• Përshëndetje Vizitor!

    Nëse ju shfaqet ky mesazh do të thotë se ju nuk jeni regjistruar akoma. Edhe pse nuk jeni regjistruar ju arrini të shihni pjesën me të madhe të seksioneve dhe diskutimeve të forumit, por akoma nuk gëzoni të drejten për të marrë pjesë në to dhe në avantazhet e të qënurit anëtar i këtij komuniteti. Ju lutem : REGJISTROHUNI që të dërgoni postime dhe mesazhe në Forum-Al.

    Regjistrohu !

Visual Basic

SubZ

A Legend Never Dies
Anëtar
Aug 8, 2010
Postime
739
Pikët
0
Vendndodhja
Underground
Kapitulli I​

Prezantimi i pare me Visual Basic 6.0


Nje pershkrim i shkurter i Gjuhes Visual Basic


Visual Basic 6.0 eshte rruga me e shpejte dhe me e thjeshte per krijimin e aplikacioneve per Microsoft Windows. Edhe nese jeni nje programues me eksperience, por edhe nese jeni fillestar ne programim, tek Visual Basic do te gjeni nje bashkesi mjaft te plote instrumentesh te nevojshme per te thjeshtesuar krijimin e shpejte te apliakcioneve. VISUAL BASIC eshte nje gjuhe programimi e nivelit te larte e evoluar nga versioni i hershem per DOS i quajtur BASIC. Pjesa “Visual” i referohet metodes per krijimin e nderfaqjes grafike te perdoruesit (Graphical User InterfaceGUI). Me “Basic” kuptojme Beginners' Allpurpose Symbolic Instruction Code (kodi i instruksioni simbolik te pergjithshem i fillestareve). Visual Basic eshte nje gjuhe mjaft e lehte per tu kuptuar dhe mesuar. Kodi ngjan pak a shume si gjuha angleze. Kompani te ndryshme software kane prodhuar versione te ndryshme te BASIC, sic jane QBASIC, QUICKBASIC, GWBASIC, IBM BASICA etj. VISUAL BASIC eshte nje gjuhe programimi VIZUALE dhe e drejtuar nga eventet (events). Keto jane edhe divergjencat me kryesore nga BASICu i vjeter. Ne BASIC, programimi behet ne nje file text dhe programi ekzekutohet ne menyre sekuenciale. Ne VISUAL BASIC, programimi behet ne nje mjedis grafik. Perdoruesi mund te klikoje mbi cfardo objekti i cili ka funksionet dhe pronesite (properties) e tij dhe mund te shkruhet nje kod programimi ne cdo event, keshtu qe cdo objekt duhet te programohet ne menyre te pavarur per te qene i afte t’i pergjigjet eventeve te ndryshme. Keshtu, nje program VISUAL BASIC eshte i perbere nga shume nenprograme, ku secili ka kodin e tij dhe secili mund te ekzekutohet i pavarur dhe ne te jejten kohe te gjithe mund te lidhen se bashku ne nje rruge apo nje tjeter. Gjuha Visual Basic eshte mjaft e fuqishme. Pothuajse cdo detyre programimi mund te kryhet me kete gjuhe. Sic edhe mund ta merrni me mend, duhet mjaft pune per te konsideruar veten tuaj eksperte te kesaj gjuhe, por menjehere sapo ju te kuptoni koceptet baze te Visual Basic ju menjehere do te shikoni se mund te jeni mjaft productivee me kete gjuhe. Kjo gjuhe programimi eshte me e perdorura ndret te gjitha gjuhet ne historine informatikes. Gjuha e programimit Visual Basic eshte e nderfutur ne nje sere aplikacionesh te tjera per Microsoft Windows si Microsoft Excel, Microsoft Access etj.
 

SubZ

A Legend Never Dies
Anëtar
Aug 8, 2010
Postime
739
Pikët
0
Vendndodhja
Underground
Instalimi i Visual Basic

Ne vijim po paraqes shkurtimisht disa informacione mbi instalimin e Microsoft Visual Basic ne sistemin tuaj, rrugen se si hiqen apo shtohen komponente te Visual Basic, menyra se si mesohet apo merret informacion shtese me Visual Basic. Ju mund te instaloni Microsoft Visual Basic nepermjet programit Setup. Programi setup gjendet ne diskun e pare te instalimit. Ky program Setup mund te ekzekutohet automatikisht mbasi ju e keni future CD perkatese ne CDDrive. Programi Setup do te instaloje komponentet e Visual Basic nga CDROM ne Hard Diskun tuaj. Gjithashtu do te instalohen edhe skedaret e nevojshem per informacion, ndihme apo dokumetime te tjera per programuesin. Perpara se ta instaloni, ju duhet te siguroheni qe kompjuteri juaj dhe sistemi i perdorur kenaq kerkesat e Visual Basic. Per te punuar me Visual Basic kompjuteri juaj duhet te kete parametrat e hardware dhe sistemin e operimit si me posht:

  • Microsoft Windows 95 ose me lart, ose Microsoft Windows NT Workstation 4.0 (Service Pack 3 e keshillueshme) ose me lart.
  • 486DX/66 MHz ose me frekuence me te madhe (Rekomandohet Pentium ose procesor me i avancuar), ose ndonje procesor Alpha me Microsoft Windows NT Workstation te instaluar.
  • Nje CDROM disk drive.
  • Rezolucion ekrani VGA ose me te avancuar per Microsoft
  • Windows.
  • 16 MB RAM per Windows 95, 32 MB RAM per Windows NT
  • Workstation.
  • Nje mouse ose nje tjeter device te pranueshme te ngjashme.

Me siper permendem parametrat e kerkuar Hardware dhe Software per instalimin e Gjuhes VB. Duhet te njihemi edhe me parametrat e kerkuar per ekzekutimin e nje aplikacini te realizuar me VB, te cilet jane:

  • Pentium ® 90MHz ose mikroprocesor me i avacuar.
  • VGA 640x480 resolution screen me i avancuar i suportuar nga Microsoft Windows.
  • 24MB RAM per Windows 95, 32MB per Windows NT.
  • Microsoft Windows NT 3.51 ose me i avancuar, ose Microsoft
  • Windows 95 e me lart.
  • Microsoft Internet Explorer versioni 4.01 ose me i avacuar (versioni 4.01 Service Pack 1 ose me i avancuar per DHTML krijuesa aplikacionesh).
  • Duhet te paraqesim edhe hapesirat minimale te domosdoshme te
  • kerkuara per instalimin e Visual Basic 6.0.
  • Standard Edition: instalimi tipik (typical installation) 48MB, instalimi i plote (full installation) 80MB.
  • Professional Edition: instalimi tipik (typical installation) 48MB, instalimi i plote (full installation)80MB.
  • Enterprise Edition: instalimi tipik (typical installation) 128MB, instalimi i plote (full installation) 147MB.
  • Komponentet shtese (nese kerkohen): MSDN (per dokumentacionin ndihmes): 67MB, Internet Explorer 4.x: afersisht 66MB.

Pasi siguroheni per sa me lart, ndiqni kete hapa per te instaluar Gjuhen e programimit Visual Basic.

  • Fut Kompakt diskun me numrin 1 ne CDROM drive.
  • Perdor komanden me te pershtatshme per te ekzekutuar skedarin Setup, i cili ndodhe sic thame ne direktorine rrenje ne diskun
  • Nese sistemi juaj suporton opsionin Autorun, atehere ky skedar me emrin Setup do te ekzekutohet automatikisht sapo te futni kompakt diskun.
  • Zgjidh Install Visual Basic 6.0.
  • Ndiq instruksionet e Setupit ne ekran.

Ndersa per te hequr apo vendosur komponente te Visual Basic duhet te ndiqen hapat e meposhtem:

  • Fut Kompakt diskun me numrin 1 ne CDROM drive.
  • Perdor komanden me te pershtatshme per te ekzekutuar skedarin Setup, i cili ndodhe sic thame ne direktorine rrenje ne diskun.
  • Nese sistemi juaj superton Autorun, atehere ky skedar me emrin Setup do te ekzekutohet automatikisht sapo te futni kompakt diskun.
  • Zgjidh butonin Custom ne kutine e dialogut Microsoft Visual
  • Basic 6.0 Setup.
  • Selekto komponentet per tu instaluar (ose deselokto komponentet qe duhet te hiqen ) ne liste kutine te kutise se dialogut Custom.
  • Ndiq instruksionet e Setupit ne ekran.

Ndersa perte marre informacion apo ndihme per nivele te ndryshme te punes ne Visual Basic Duhet te instaloni Microsoft Developer Network MSDN, i cili eshte i ndare ne dy CD.
 
Top