• Përshëndetje Vizitor!

    Nëse ju shfaqet ky mesazh do të thotë se ju nuk jeni regjistruar akoma. Edhe pse nuk jeni regjistruar ju arrini të shihni pjesën me të madhe të seksioneve dhe diskutimeve të forumit, por akoma nuk gëzoni të drejten për të marrë pjesë në to dhe në avantazhet e të qënurit anëtar i këtij komuniteti. Ju lutem : REGJISTROHUNI që të dërgoni postime dhe mesazhe në Forum-Al.

    Regjistrohu !

Viti i Ri 2011 në “Times Square” të Nju Jorkut me moton "Le të ketë dashuri"

PuffetiNa

V.I.P
Anëtar
Apr 28, 2010
Postime
14,105
Pikët
113

Viti i Ri në Nju Jork City
NEW YORK CITY : Sa i takon Vitit të Ri, në New York City, ai merr ngjyrat e një feste të mahnitëshme . Sidomos në natën e ndrrimit të moteve në sheshin qendrorë të qytetit - Times Square ku bie dhe Topi i famshëm në majë të shtizës së një "Qiellgërvishtësi - Skyscrapers". Nata e Vitit të Ri në Times Square, ka qenë një traditë që daton qysh në vitin 1906. Çdo vit, qindra e mijëra njerëz vijnë në Nju Jork, dhe qëndrojnë një natë në Times Square, të përjetojnë këtë ngjarje të bukur dhe të paharrueshëm!

Topi i Vitit të Ri në sheshin Times Square, fillon të bjerë më 31 dhjetor, 2010, nga shtiza 12 metra e gjatë në orën 11 e 50 minuta dhe duke u numëruar 10 sekondat e fundit një "korë" afro një milion njerëzish fillojnë duke brohoritur çdo sekondë. Kristalet e gobit te Topit prodhojnë miliona ngjyras të gjallë dhe modelet e panumërta te shkëlqimit. Topi i famshëm i ndritur i Vitit të Ri në Nju Jork është gati të shënojë rënjen e tij - duke numëruar 10 sekondat e fundit të vitit, që po e lëmë pasë - vitit 2010 - dhe do të shënojë ardhjen e Vitit të Ri 2011 në Nju Jork. Topi në prag të një të ri Vitit të Ri në qytet, është vendosur në shtizë dhe thuhet se kësaj rradhe Topi është më i madhi dhe më i ndritshme se ai i viteve të kaluara . Topi i Vitit të Ri 2011, në sheshin qendror të qytetit në Times Square është me një diametër 5 metra dhe peshon 11.875 kilogram, dhe përmban 32.256 drita Philips, të tipit LED, secila prej tyre ka 22 wats dhe ka 2.668 copa i kristali KS.


Në emisionin e mëgjesit "Good Morning Amerika" shikuesve, njujorkez i u zbulua, sot më parë se të bjeri Topi, një video që na tregoi se, modeli i tij kësaj radhë ka të bëjë me modele që imagjinojnë diellin, ujin, ylberin, dhe ngjyrat e simbolet e flamurit amerikan. Kësaj radhë Topi i Vitit të Ri 2011 - është një model i ri i krijuar nga disa specialist njujorkez, ku motoja e saj është "Let There Be Love - Le të jetë Dashuria". Moto kjo e re e Vitit të Ri 2011, që do të zëvendësojë atë Vitit 2010, moto, e cila, e mbylli gjithë këtë vitë, 365 ditët e tij, me "Le te ketë kurajo". Kjo, moto e re e Vitit të Ri 2011, është "Let There Be Love - Le të jetë Dashuria", mbasi ajo është e zgjedhur, që të lexohet nga të gjithë, qytetaret e Nju Jorkut, në 365 ditët e vitit - për më shumë dashuri në mes njeri tjerit.
Megjithatë, ky Top në sferën kristaltë KS do të mbetet në Times Square, gjatë gjithë vitit! Newsday raporton se topi do të jetë në njëjtin vend për të festuar, edhe festat e tjera - duke përfshirë edhe Ditën e Shën Valentinit, Ditën e Katërt e Korrikut, dhe Krishtlindjet e vitit 2011."

Nata e Vitit te Ri, ne NjuJork, është një natë e veçantë në historinë 103-vjeçare e rënies topit, në Nju Jork , që shënon dhe ndërrimin e viteve këtu. Duke tërhequr vëmendjen e afro një milion njerëzve në shesh, dhe miliona të tjerëve, që e ndjekin në të gjithë Amerikën, e mbarë botën. New York City, ka si simbol të tij një "Mollë të Madhe - Big Apple". Topi i Vitit të Ri, thuhet se i është referuar disa herë "Mollës së Madhe - Big Apple" si vetë emri i qytetit, te Nju Jorkut.
Në 100 vitet e fundit "Topi duke rënë" në krye të një shtize, vendosur në majë të gradaçieli më të lartë në këtë shesh -Times Square, në New York City, është transmetuar të gjitha kanalet televizive të Amerikës (dhe ritransmetimin në shumë vende të tjera të botës). Topi duke rënë natën e Vitit të Ri në Nju Jork, është një komponent i rëndësishëm i kremtimit të Vitit të Ri.

Vti i Ri, përdryshe nga të gjitha vendet perëndimore në SHBA-ës, dhe sidomos në qytetin e Nju Jorkut, është një ngjarje e madhe festive. Çdo gjë këtu shndërrit nga zbukurimet e kësaj feste, dhe ka një atmosfere festive, qe ndihet kudo deri në natën e ndërrimit të viteve,kur pothuajse të gjitha rrugët në qendër të qytetit janë të mbyllur. Ndërsa turmat e njerëzve fillojnë të të mblidhen dhe të drejtohen së bashku për të festuar Vitin e Ri, në sheshin e famshëm Time Square, qysh në orët e para të mëngjesit.

Kjo mbetet një natë e paharrushme.
Festimet e ngjashme me festimin vjetor që mbahen në Times Square - Nju Jork, për të shënuar ardhjen e Vitit të Ri, mbahen edhe në një mori të qyteteve të mëdha, Amerikane, duke përfshirë Chicagon, Atlanta, Cleveland, New Orleans, Las Vegas dhe San Franciskon e Los Angelos-Hollivudin.
Nata e Vitit të Ri - New Year's Eve, tradicionalisht, në Nju Jork, është nata më e ngarkuar e vitit, ku parqe, klube dhe restorante, teatrot dhe kinematë, sallat e koncerteve qëndrojnë të hapura gjatë gjithë ditës e natës. Deri sa në fund të ndërrimit të viteve fillon, dhe një "bombardim" spektakolar nga fishekzjarre me figura të jashtëzakonshme që zgjasin deri në 30-45 minuta.

Është e zakonshme, që në Times Square për Natën e Vitit të Ri, momentin kur numërojmë edhe sekondat e fundit, të dashurit fillojn të puthen në tyre në mesnatë si një shenjë e madhe dashurie e fati për gjithë Vitin e Ri. Ka raste që jo vetëm të dashuruarit nga Nju Jorku, por, në Times Square , vijnë pothuajse nga çdo shtet i Amerikës, dhe të dashuruar nga vende të ndryshme të botës, që gjithashtu e kanë Vitin e Ri, në këtë shesh, një rast popullorë, për propozimet e martesës dhe "firmosjen" me një të puthur të fort të dashurisë vjetore.
Turistë nga e gjithë Bota, vijnë për të festuar natën e Vitit të Ri në Nju Jork, dhe fillimin e vitit tjetër . Për banorët, vendas, megjithatë, kjo është një ngjarje e madhe, që nuk mund të festohet në kë shesh, pasi janë turistët e huaj ata që zënë sheshin në këtë Vit të Ri, të klasit botëror.- Durimi i tyre megjithë temperaturat e ulta që janë zakonisht në "palcën e dimirit" disa gradë celcius nën zero, është një durim i shfrenuar dhe është e pamundur për të gjithë njujorkezët , që të jenë në natën mes dy viteve në sheshin e famshëm Times Square.

Viti i Ri në Nju Jork, ka dhjetë vjet që në festimet nëpër lagjet e tjera të qytetit, me 12 milion banor, që janë të ndërprera festimet me fishekzjarre dhe me armë zjarri ceremoniale, që potencialisht mund të shkaktojnë lëndime apo vdekje. Departamentet e policisë në qytet, kan marrë masa të forta sigurie dhe për këtë natë Policia, është i ndihmuar edhe nga vullnetarë nga organizatat e sigurisë, që merren me ruajtjen e rendit e të qetësisë në qytet. Fishekzjarret, këtu në Nju Jork, janë jashtë çdo sasie. Ato lëshohen nga të, të dy anët e ishullit të Manhattanit(New York City), ku përgjatë brigjeve të dy lumenjve Hudson dhe East River, në direkun e disa luftanijeve ushtarake, për më shumë se 30 minuta, goditet pa pushim me topa që qëllojnë në lart në qiell, duke zbrazur disa qindra tonelata fishekëzjarre, për të përshëndetur, ardhjen e Vitin të Ri 2011. Zakonisht është Kryetari i Bashkisë se qytetit me personalitete të njohura, artistë dhe aktor, zyrtarë të lart Amerikan, ose studentë më të mirë të qyteti të renditur edhe në shkallë kombëtare dhe që përfaqësojnë shkollat publike, dhe të gjitha kombësitë e racat e qytetit, që bëjnë shtypjen e butonit që shkakton rënien tradicionale të Topit të kristalte, i cili pasohet si zakonisht nga një regjistrim i këngës "Auld Lang Syne" dhe pastaj "New York, New York" të legjendës së këngës, këngëtarit të famshëm njujorkez Frank Sinatra.

Viti i Ri në Times Square është një traditë, mbi 100 vjeçare
Njerëzit e festuan Vitin e Ri, duke u mbledhur së bashku atë natë të ndërrimit të viteve në Times Square në vitin 1904, duke ardhur 1905. Por u desh që të vinte vit 1907 për të krijuar më pasë traditën e Topit të Vitit të Ri, prag të Vitit të Ri për të filluar festimet. Në 1907. Topi i parë i Vitit të Ri ka qënë me diametër pesë metra dhe peshonte 700 kilogram . Ai zbriti nga shtiza në krye të një ndërtese në Times Square. Jakobi Starr, ishte një përpunues metalesh, një i ri emigrant, i cili ka ndërtuar topin e parë i përbërë nga pjesë hekuri dhe druri dhe ishte i ndezur me njëqind llamba nga 25-vat. Për shumicën e shekullit XX, pas Jakobi Starr, ishte kompania e sapo themeluar, Artkraft Strauss, e cila përgatiti dhe e uli Topin e famshëm të Vitit të Rin për çdo vit, në Times Square - New York City. Topi i Vitit të Ri ka rënë për çdo vit, nga 31 dhjetori, që nga viti 1907 e deri më sot me përjashtim të viti 1942 dhe 1943, kur zyrtarët e qyteti i patën anuluar ceremoninë, e rënjes së Topit në Times Square, për shkak të kohës së luftës dhe mungesës së dritave New York City. Megjithatë, thuhet se pavarësisht nga mungesa e një topi me drita, turmat e njerëzve vazhduan të mblidheshin në Times Square dhe mirëpritën Vitin e Ri me një minutë heshtje. Pas kësaj Topi ka ranë, për çdo vitë një vazhdim i festimeve të Vitit të Ri në Times Square - New York City , tradicional që më parë, mbahej në sheshin para një kishe Trinity Church, ku turmat u mblidheshin për të parë " një këmbon të madhe e vjetër rrjet, që zvendësohej me një të re."
 
Top