• Përshëndetje Vizitor!

    Nëse ju shfaqet ky mesazh do të thotë se ju nuk jeni regjistruar akoma. Edhe pse nuk jeni regjistruar ju arrini të shihni pjesën me të madhe të seksioneve dhe diskutimeve të forumit, por akoma nuk gëzoni të drejten për të marrë pjesë në to dhe në avantazhet e të qënurit anëtar i këtij komuniteti. Ju lutem : REGJISTROHUNI që të dërgoni postime dhe mesazhe në Forum-Al.

    Regjistrohu !

Vjehrra në muajin e mjaltit, nusja kërkon divorcin

PuffetiNa

V.I.P
Anëtar
Apr 28, 2010
Postime
14,102
Pikët
113

Një nuse e re ka kërkuar divorcin, pasi në muajin e mjaltit, burri i saj kishte marrë me vete dhe nënën e tij. Kjo ndodhi në Romë, ku, Marianna C., 37 vjeçe, estetiste u paraqit në gjykatë pak më shumë se një muaj nga martesa e saj me Stephen O.. Ngjarja që bëri të prishej marrëdhënia martesore filloi më 13 dhjetor, dy ditë pas martesës, kur të porsamartuarit ishin paraqitur në aeroportin Fiumicino (Romë) për tu nisur në Paris.
“Në aeroportin romak – lexohet në deklaratën e lëshuar nga nusja në gjykatë, e cila mbrohet nga avokatët Anna Orecchioni dhe Giacinto Canzona – është paraqitur edhe nëna e dhëndrit”. I shoqi i 37 vjeçares ka deklaruar se nuk mund ta linte vetëm nënën e sëmurë.
Pas muajit të mjaltit dhe pas festës së krishtlindjeve, dhe kjo kaluar me vjehrrën, nusja e re nuk ka duruar më dhe është kthyer në Napoli, te prindërit e saj.
Sipas gjykatës lidhja emocionale e tepruar e burrit për nënën e tij ka krijuar pamundësinë e një marrëdhënie të shëndetshme martesore.
 

unejsa

Anëtar i ri
Anëtar
Aug 27, 2010
Postime
386
Pikët
0
Vendndodhja
Shijak
Përgjigje e: Vjehrra në muajin e mjaltit, nusja kërkon divorcin

o zot o zot te kesh vjerren me vete dhe ne muaj te mjaltit kjo eshte tija besh bam bam
 

dbh

Anëtar i ri
Anëtar
Nov 19, 2010
Postime
598
Pikët
0
Përgjigje e: Vjehrra në muajin e mjaltit, nusja kërkon divorcin

Vallai bilai, me pas i nuse si ajo ke fotografia ma ciper dhe me mor dhe mamin me vete per muajin e mjaltit do te thote qe tu ka blloku automatiku dhe nuk te shkref mo. Ma mire ta hudhesh n'plena... ose kepute dhe hidhja moces, si thot poplli!
 

BATO

______
Anëtar
Jan 23, 2011
Postime
5,944
Pikët
0
Përgjigje e: Vjehrra në muajin e mjaltit, nusja kërkon divorcin

Kjo nuk është arsye për t'u ndarë, por duket se nusja nuk e ka dashur dhëndrin.

Në kohët e kaluara nuset jetonin gjithnjë me vjehrrat.
 

[email protected]

♡ KaFe Pa SHeQeR ♡
Anëtar
Apr 11, 2010
Postime
12,436
Pikët
113
Vendndodhja
N'shpin Time :P
Përgjigje e: Vjehrra në muajin e mjaltit, nusja kërkon divorcin

Hajt te jetosh me te eshte ndryshe por dhe ne muaj te mjaltit ...JOOOOOOO :O :O
 

Kryqi

Kristianizues
Anëtar
Jan 20, 2011
Postime
66
Pikët
0
Vendndodhja
Moske
Përgjigje e: Vjehrra në muajin e mjaltit, nusja kërkon divorcin

Ne fund te fundit nena eshte nene pak e ekzagjiruar me duket divorci. ka qene preteks besomeni nuk ndahet njeriu per kete, pastaj nusja do te kishte nje jete mjalti per nje muaj u merzit! Nuk me duket e drejte.
 

BATO

______
Anëtar
Jan 23, 2011
Postime
5,944
Pikët
0
Përgjigje e: Vjehrra në muajin e mjaltit, nusja kërkon divorcin

Hajt te jetosh me te eshte ndryshe por dhe ne muaj te mjaltit ...JOOOOOOO :O :O
Po mirë, se vjehrra nuk flinte në një krevat me ta, dhe ndoshta ajo rrinte në hotel kur ata dilnin.

Fundja, le të rrinë edhe pa muaj mjalti, se nuk bëhet nami. Ata që kanë mendje, i kanë muaj mjalti të gjitha vitet e martesës.
 

mary

DELIRIO
Anëtar
Sep 20, 2010
Postime
1,009
Pikët
38
Vendndodhja
diku ne univers
Përgjigje e: Vjehrra në muajin e mjaltit, nusja kërkon divorcin

si nuk e paskam degjuar kete lajm une qe jetoj ne Rome? kur lexova emrin thash kur qenkam martuar e ndare e se paskam marre vesht :p

e di cfare me vjen cudi ne kete mes, fakti qe keta kane arritur deri ne martese e pas nje muaji jane ndare. dreqi ta haje nuk e nihte qe para marteses kete djalin, nuk e kishte pare sa i lidhur ishte me mamane e tij?
e keqja eshte se njeriu eshte kaq i fiksuar te beje ate qe deshiron saqe nuk shikon me tutje.. kjo thjesht sepse ne koken e saj kishte enderruar nje martese a nje burre si e donte vete, nuk ka dashur te shohe situaten e pastaj ne momentin qe plotesoj ate ''endrren'' e marteses u zgjua dhe pa qe vjehrra nuk durohej ..
mire burri qe eshte cun mamaje e i tille do jete gjithe jeten, po kjo vete ku i kishte trute?
 

Linda

❤❤❤❤❤❤
Staff member
Anëtar
Apr 18, 2010
Postime
15,123
Pikët
113
Përgjigje e: Vjehrra në muajin e mjaltit, nusja kërkon divorcin

Pse vetem ne shqiperi te ndodhin kto gjera?:D

Mir qe paska ndodh dhe jasht njeher:D:p
 

dbh

Anëtar i ri
Anëtar
Nov 19, 2010
Postime
598
Pikët
0
Përgjigje e: Vjehrra në muajin e mjaltit, nusja kërkon divorcin

Si nuk qenka arsye per tu ndare?! I shoqi ja paska pas me te futme nuses. I ka thene 'a do te martohesh me mua?' dhe pas martese nusja vuri re qe eshte martuar edhe me mamin e burrit.
 

utopia

Anëtar i ri
Anëtar
Feb 5, 2010
Postime
610
Pikët
0
Përgjigje e: Vjehrra në muajin e mjaltit, nusja kërkon divorcin

hahahhahahahhaahahahhahahahahhaha e bukur kjo .
 
Top