• Përshëndetje Vizitor!

    Nëse ju shfaqet ky mesazh do të thotë se ju nuk jeni regjistruar akoma. Edhe pse nuk jeni regjistruar ju arrini të shihni pjesën me të madhe të seksioneve dhe diskutimeve të forumit, por akoma nuk gëzoni të drejten për të marrë pjesë në to dhe në avantazhet e të qënurit anëtar i këtij komuniteti. Ju lutem : REGJISTROHUNI që të dërgoni postime dhe mesazhe në Forum-Al.

    Regjistrohu !

Vjersha revolte!

KILI MERTURI

Anëtar i ri
Anëtar
Oct 17, 2010
Postime
86
Pikët
0
Hymni mbi tradhtarët!

Jan mbledh horra , e jan mbledh morra,
Është bashkura hasë govna me lahpera e lakej,
Kan msy kto hije të zeza , kan msy,
Kosven me shit , e mi bo kombit sherr!

Nuk është i pari i sojit tradhta
Hasë govna me shokë proletarë,
Po toka shqiptare ka dit , për ditë e mot,
Ti denoi këta klysh tradhëtarë.


Kili Rock
 

Robbery

V.I.P
Anëtar
Dec 29, 2010
Postime
6,895
Pikët
113
Përgjigje e: Vjersha revolte!

VRULL - ZEF SEREMBE


Zogj të bukur këndojnë me hare,
Po zëmra do më plasë mua në gji.
I helmuar e shkoj jetën te ky dhe:
Mërzitem në katund, në vetëmi.

Tërë shkëlqim m’hapet përpara deti,
Që zgjon te trutë e mi mendime shumë,
Zëmra m’u shqerr nga tmerri mua të shkretit,
Aq sa vetëm pushoj kur bje në gjumë.

Arbria matanë detit, na kujton
Se ne të huaj jemi te ky dhe!
Sa vjet shkuan! E zëmra nuk harron
Që ne turku na la pa Mëmëdhe...

Hakmarrja na jep shpresë e na ndriçon,
Por fryn era dhe akulli me zë,
Se ç'ka qenë Arbëreshi po harron:
Dhe s'i vjen turp aspak, po rri e fle.
 

busavata

Moderator
Staff member
Anëtar
Aug 30, 2010
Postime
8,748
Pikët
113
Vendndodhja
Gjilan
Përgjigje e: Vjersha revolte!

Pritja në parkun e qytetit

Në parkun e qytetit , naten vonë
syt' e sajë shendrisin në erësirë
nata , është koha ma e mirë të jesh me dikënd që e donë
ku me miliona kandila të ndezur shëndrisin ...

shkëlqim i rrejshëm...

E qka bëhet me atë
që shkon shumë larg , pret shumë gjatë
dhe vuan me gjith zemër ?

Kur rrezet e para të diellit e shkatrojnë terrin
ajo i shkund nga fustani pluhurin edhe gjethet
ngadalë e në qetsi largohet
si ta shikosh nje shkëndije e cila shëndrohet në hije
dhe tretet në erësirë...

Dikund ma larg , ndëgjohet muzika
e cila e përcjell kufomën e ushtarit
në drejtim të varresave
grumbulli i njerzve me flamura në gjysmë shtizë
shkojnë tek vendi ku
nga njeriu mbetet vetem pluhuri edhe hija e tij
e cila do të bredhë
netëve të errta
në parkun e qytetit...
__________________

Busavata ( 2010 )
 
Top