• Përshëndetje Vizitor!

    Nëse ju shfaqet ky mesazh do të thotë se ju nuk jeni regjistruar akoma. Edhe pse nuk jeni regjistruar ju arrini të shihni pjesën me të madhe të seksioneve dhe diskutimeve të forumit, por akoma nuk gëzoni të drejten për të marrë pjesë në to dhe në avantazhet e të qënurit anëtar i këtij komuniteti. Ju lutem : REGJISTROHUNI që të dërgoni postime dhe mesazhe në Forum-Al.

    Regjistrohu !

Vlera e LinkedIn ka arritur në 2 miliardë dollarë

SEa

Anëtar i ri
Anëtar
Jan 15, 2010
Postime
1,516
Pikët
0
Vendndodhja
marina di massa
Vlera e LinkedIn ka arritur në 2 miliardë dollarë
Një raport i ri sugjeron se rrjeti social për profesionistët, LinkedIn.com është duke u rritur edhe sa i përket vlerës si biznes.
Në këtë raport thuhet se vlera e tregut për LinkedIn ka tejkaluar shifrën prej 2 miliardë dollarësh, dhe ky vlerësim vjen nga investimet e fundit që janë bërë në faqe dhe investitorëve të jashtëm.

Sipas Bloomberg, Tiger Global Management ka shpenzuar më shumë se 20 milion dollarë që të përvetësojë përafërsisht një për qind të aksioneve në këtë rrjet social. Më saktësisht, fondi ka paguar rreth 21.50 dollarë për një aksion, ndërsa bëhet e ditur se LinkedIn ka në qarkullim më shumë se 105 milion aksione.

Përfundimisht, ne mund të themi se LinkedIn tani është një kompani multi-miliardëshe. Edhe pse, nëse e krahasojmë me Facebook, vlera e LinkedIn është e vogël, mirëpo me siguri se askush nuk do të ankohej të ketë në pronësi një kompani e cila prapë se prapë vlen disa miliard dollarë.
 
Top