• Përshëndetje Vizitor!

    Nëse ju shfaqet ky mesazh do të thotë se ju nuk jeni regjistruar akoma. Edhe pse nuk jeni regjistruar ju arrini të shihni pjesën me të madhe të seksioneve dhe diskutimeve të forumit, por akoma nuk gëzoni të drejten për të marrë pjesë në to dhe në avantazhet e të qënurit anëtar i këtij komuniteti. Ju lutem : REGJISTROHUNI që të dërgoni postime dhe mesazhe në Forum-Al.

    Regjistrohu !

Vlorë/ kompleksi muzeal në pashaliman, ruajtje e vlerave të krijuara në histori

SEa

Anëtar i ri
Anëtar
Jan 15, 2010
Postime
1,516
Pikët
0
Vendndodhja
marina di massa



Ndërtimi i pritshëm i kompleksit muzeal në mjediset e bazës ushtarake detare të pashalimanit, 25 km në jug të vlorës, vlerësohet nga ish- efektivat e flotës ushtarake detare si një mundësi për të ruajtur dhe kultivuar vlerat e krijuara në histori.



Ndërtimi i pritshëm i kompleksit muzeal në mjediset e bazës ushtarake detare të Pashalimanit, 25 km në jug të Vlorës, vlerësohet nga ish- efektivat e flotës ushtarake detare si një mundësi për të ruajtur dhe kultivuar vlerat e krijuara në histori. Kryetari i Shoqatës së Detarisë për Vlorën, Kasëm Spahiu, thotë se vendimi i qeverisë shqiptare për të krijuar këtë kompleks muzeal është mirëpritur nga masa e ish efektivave të Flotës Luftarake Detare dhe veçanërisht prej atyre që kanë punuar në bazën e Pashalimanit si efektiva të nëndetëseve apo të mjeteve lundruese mbiujëse. “Ka qenë një projekt- ide që edhe ne e kemi menduar si shoqatë, por që tashmë po hyn në rrugën e konkretizimit”, thotë Spahiu. Duke folur edhe në emër të kolegëve të tjerë, pjesëtarë të shoqatës që drejton, Spahiu tregon se vlerat e krijuara në shekuj në mjediset e bazës ushtarake detare të Pashalimanit janë pjesë e historisë së Shqipërisë.

-Kompleksi muzeal-

Kompleksi muzeal, që do të nisë të konkretizohet prej fillimit të vitit të ardhshëm, sipas një vendimi të qeverisë, do të jetë i përbërë nga tre seksione që do të evokojnë periudhat respektive: Muzeu arkeologjik, ku do të përfshihet parku, muzeu i Marinës dhe muzeu i Luftës së Ftohtë. Secili prej tyre do të ketë profilin e vet, që do të jetë funksion i përmbajtjes dhe brendisë së kompleksit muzeal që është parashikuar të ndërtohet në hyrje të territorit të Bazës Ushtarake Detare të Pashalimanit. Për këtë do të shfrytëzohet një rrip toke që ndan lagunën e Orikumit nga deti, mjediset që kanë shërbyer për fjetore, depo armatimesh, apo zyra për komandën e dikurshme të bazës, si dhe vetë Parku Arkeologjik. Muzeu i Marinës mendohet të jetë më i vështiri për t’u realizuar, krahasuar me të tjerët. Ai do të jetë objekti i parë i kompleksit dhe për të do të shfrytëzohet një sipërfaqe toke që ndan lagunën nga deti. Për këtë qëllim, do të gërmohet dhe do të krijohet një basen i madh ujor, që do të lidhet me detin përmes një kanali, i mjaftueshëm për të vendosur në të trupin e një prej katër nëndetëseve që dispononte kjo bazë gjatë Luftës së Ftohtë, një motovedetë, si dhe dy apo tre lloje të tjera mjetesh lundruese luftarake. Vendosja e nëndetëses përbën dhe momentin më të vështirë. Kjo jo thjesht për përmasat e saj, por për mundësinë e transportit. Në pikëpamjen teknike, tërheqja e trupit “pa jetë” të nëndetëses mund të rezultojë fatal për shkak të inercisë së lëvizjes. Për ndërtimin e Muzeut të Luftës së Ftohtë do të shfrytëzohen disa godina të braktisura një katëshe, tipike ushtarake që dikur shfrytëzoheshin si fjetina për ushtarakët, apo mjedise zyrash. Këto godina do të rehabilitohen dhe do të rikonceptohen ashtu si dikur, në peiudhën e Luftës së Ftohtë. Muzeu Arkeologjik, do të jetë në qytezën antike të Orikut, rikonceptuar si pjesë dhe në funksion të kompleksit muzeal, ku do të përfshihen edhe dy tre godina, dikur depo armatimesh që do të përshtaten për vendosjen e objekteve arkeologjike që do të zbulohen gjatë gërmimeve.

-Baza Ushtarake Detare e Pashalimanit-

U krijua në vitin 1958, kur mes mjeteve të para lundruese që u vendosën këtu ishin edhe katër nëndetëse që erdhën nga baza e Sevastopolit. Ideja për ndërtimin e kësaj baze u hodh gjatë vizitës që zhvilloi në Shqipëri, në tetor të vitit 1957, ministri i Mbrojtjes i ish-BS, mareshalli Zhukov. Në fillm të vitit 1960, bazës së Pashalimanit, respektivisht Brigadës së Nëndetëseve të vendosur aty, iu shtuan edhe tetë nëndetëse të tjera në kuadrin e projektit të emërtuar C 613, së bashku me bazën lundruese “Katjelnikov”. Brigada e nëndetëseve u kompletua me 12 anije të tilla të tonazhit të mesëm dhe dy baza lundruese.

-Oriku-

Oriku u shfrytëzua prej romakëve në luftërat kundër ilirëve dhe maqedonasve, luajti rol ne luftën civile midis Çezarit dhe Pompeut, në vitin 48 para Krishtit. Në periudhën bizantine dhe në mesjetë, njihet si një port i vogël me emrin Jeriko, ndërsa në periudhën e pushtimit osman, mori emërtimin Pashaliman, duke u shndërruar në bazën kryesore të marinës turke në perëndim të perandorisë.
 
Top