• Përshëndetje Vizitor!

    Nëse ju shfaqet ky mesazh do të thotë se ju nuk jeni regjistruar akoma. Edhe pse nuk jeni regjistruar ju arrini të shihni pjesën me të madhe të seksioneve dhe diskutimeve të forumit, por akoma nuk gëzoni të drejten për të marrë pjesë në to dhe në avantazhet e të qënurit anëtar i këtij komuniteti. Ju lutem : REGJISTROHUNI që të dërgoni postime dhe mesazhe në Forum-Al.

    Regjistrohu !

Votoni për Kthjellu në MTV Awards!

SEa

Anëtar i ri
Anëtar
Jan 15, 2010
Postime
1,516
Pikët
0
Vendndodhja
marina di massa
Rok grupi “The Grips”, i njohur te ne si “Kthjellu”, mund t’i sjellë Kosovës një çmim të MTV-së, nëse mbledh votat e duhura për në MTV Evrope Music Awards.
Grupi ferizajas po marshon drejt suksesit evropian me hitin e tyre të ri “Tonight is Your Night”.

“Kthjellu” (The Grips”), janë në listën e ngushtë të nominimeve për çmimin Best Adria Act për ceremoninë e ndarjes së shpërblimeve MTV Europe Music Awards (EMA), ngjarje që do të organizohet më 7 nëntor 2010 në Madrid të Spanjës.

Çdokush që dëshiron të japë votën për grupin kosovar, mund ta bëjë atë në faqen e MTV Adria në linkun e mposhtëm:

Votoni këtu!

Fillimisht duhet të regjistroheni që të mund të jepni votën tuaj. Votimi i fundit për fazën e parë është deri më datën 26 gusht, kur është edhe dita e fundit e votimit.

Rreth këngës “Tonight is Your Night”

Kënga e “The Grips”, “Tonight is Your Night”, sjell një tregim rreth një vajze të re, e cila arrin t’u ikë kthetrave të trafikantëve të njerëzve.

Videoklipi është i treti i financuar nga MTV Exit, që është një iniciativë për ngritjen e vetëdijes dhe shtimin e parandalimit të trafikimit të qenieve njerëzore në Evropë dhe Azi.

MTV Exit më herët kishte mbështetur edhe realizimet e dy grupeve me famë botërore, Radiohead për videoklipin “All I Need” (2009) dhe The Killers për “Good Night, Travel Well” (2010).
Në vazhdim videoklipi i këngës “Tonight is Your Night”:
 
Top