• Përshëndetje Vizitor!

    Nëse ju shfaqet ky mesazh do të thotë se ju nuk jeni regjistruar akoma. Edhe pse nuk jeni regjistruar ju arrini të shihni pjesën me të madhe të seksioneve dhe diskutimeve të forumit, por akoma nuk gëzoni të drejten për të marrë pjesë në to dhe në avantazhet e të qënurit anëtar i këtij komuniteti. Ju lutem : REGJISTROHUNI që të dërgoni postime dhe mesazhe në Forum-Al.

    Regjistrohu !

William Shakespeare

Mandi

ஜ۩۞۩ஜ
Staff member
Anëtar
Feb 8, 2009
Postime
8,992
Pikët
113
Vendndodhja
William Shakespespear është dramaturgu me i njohur anglez dhe është bërë i njohur me "Hamletin"
pastaj me veprën e "Makbeth-it" etj. Uiliam Shekspir lindi në Stratford mbi Avon më 23 prill të vitit 1564.
Interesante është fakti se 23 prilli përkujtohet njëkohësisht edhe si dita e vdekjes së tij, 23 prill 1616.

Uiliami ishte biri i tretë i John dhe Mary Shakespeare.
Nga tetë fëmijët e tyre mbijetuan katër, dy prej të cilëve u bënë aktorë:
Uiliami dhe vëllai i tij më i vogël Edmund, lindur më 1580, i cili shkoi me të në Londër.

Shekspiri konsiderohet si shkrimtari më i shkëlqyer i gjuhës angleze dhe, në mënyrë absolute,
një ndër shkrimtarët më të mëdhenj të të gjitha kohërave.
Ai ka qenë komediograf, dramaturg, por edhe aktor.
Ai jo vetëm që shkroi disa tragjedi të jashtëzakonshme të cilat hynë në historinë e letërsisë botërore,
por edhe shumë komedi dëfryese që nuk u shfaqen kurrë nëpër skenat angleze.
Shekspiri ishte edhe autor i 154 sonatëve dhe i një numrit të madh të poemave, disa prej të cilave
janë konsideruar si shembuj më të shkëlqyer të letërsisë angleze që është shkruar ndonjëhere.

Aftësia e tij qëndronte në të hedhurit e rrëfimit-përtej, për të përshkruar kështu pamjet e brendshme
dhe të thella të natyrës njerëzore. Mendohet se pjesën më të madhe të veprave të tij t’i ketë shkruar
mes viteve 1585 - 1611, edhe pse datat dhe kronologjia e veprave që i atribuohen atij nuk njihen
me saktësi, duke shkaktuar kështu mangësi në lidhje me hartimin e një biografie
të thellë dhe të plotë për këtë figurë madhore të letërsisë.

Disa nga tragjeditë më të famshme të Shekspirit janë:
Hamleti, Romeo e Xhuljeta, Henriku IV, Makbeth,
ndërsa nga komeditë përmendim:
Shumë zhurmë për asgjë, Nata e dymbëdhjetë, etj.
 

SubZ

A Legend Never Dies
Anëtar
Aug 8, 2010
Postime
744
Pikët
0
Vendndodhja
Underground
William Shakespeare ose Eduard De Ver!

EDUARD DE VER
I njohur me emrin
UILLIAM SHEKSPIR


Dramaturgu dhe poeti i madh anglez, Uilliam Shekspir, ne pergjithesi, Eshte njohur si shkrimtari me i madh i te gjitha koherave. Per identiteti e tij ka shume thashetheme, qe do ti shohim me poshte, ndersa talentin dhe arritjet asnjeri nuk ia ka vene ne dyshim.
Shekspiri shkroi se paku 36 drama, 154 sonete te vecanta dhe disa poezi. Midis dramave jane: Hamleti, Makbethi, Mbreti Lir, Jul Cezari, Othello etj.
Ne njefare menyre, krijimtaria artistike ka permbajtje te dukshme deri diku filozofike, fakt qe mund te ndikoje ne arsyetimet tona. Per shembull: kur ne dramen “Romeo & Zhulieta” (paragr. III, skena I) Princi thote: “Por i vrari ka vrare i pari dhe kush do ta paguaj gjakun e pare?”- fitojme bindjen e nje permbajtjeje filozofike dhe eshte e vertete qe kjo ndikon ne pikepamjet tona te pergjithshme politike.
Vendosja e Shekspirit ne vend te pare midis krijuesve nuk ka mosmarreveshje. Ne ditet tona, te paket jane ata qe lexojne Cezarin, Virgjilin apo Homerin. Nga ana tjeter, nje shfaqje e dramave te Shekspirit perfshin publik te madh. Aftesia e tij per te dhene fraza te persosura eshte e paarritshme. Madje, ai shpesh eshte cituar edhe nga njerez qe as e kane lexuar dhe as i kane pare veprat e tij. Pra, eshte e qarte qe popullariteti i tij nuk eshte nje mode e shkuar. Krijimtaria e tij jep kenaqesi estetike si per lexuesit ashtu dhe per shikuesit qe prej 400 vjetesh. Perderisa krijimtaria e tij i ka qendruar kohes, kemi te drejten te mendojme se pullariteti i tij do te vazhdoje dhe ne shekujt e ardhshem. Edhe pse shkruante ne anglisht, Shekspiri me plot kuptimin e fjales eshte shkrimtar i perbotshem. Dramat e tij jane perkthyer, lexohen dhe luhen ne gjithe boten. Krijimtaria e tij sa vjen dhe vleresohet gjithnje e me shume si nga kritiket letrare ashtu dhe nga masat e gjera te popullsise. Ndersa me identiteti e njeriut qe shkroi keto vepra letrare nen kete emer, kane lindur mjaft dyshime. Mendimi i pergjithshem eshte se behet fjale per te njejtin Uilliam Shekspir qe ka lindur ne vitin 1564 ne Stratford-On-Ejvn dhe qe ka vdeku po aty, nga viti 1616. Megjithate kur vleresojme me vemendje argumentet e skeptikeve dhe kunderargumentet, arrijme ne perfundimin se skeptiket kane te drejte dhe argumentet e tyre te arta dhe te fuqishme i pranojme:
Shumica e dokumenteve pohojne se Uilliam Shekspiri eshte pseudonimi i grofit XVII nga Oksfordi, Eduard de Ver, ndersa Uilliam Shekspiri eshte emri i nje tregtari te suksesshem, te cilin puna e shpuri ne Londer, por qe s’ka pasur asnje lidhje me teatrin e, aq me pak, me te shkruarit e dramave. Ne pergjithesi nuk pohojme qe De Veri t’i kete shkruar veprat e tij me emrin Shekspir. Gjate kohes se vet, Shekspiri nuk njihej si autor i dramave dhe asnjehere nuk ka patur pretendime te tilla. Ideja, qe Shekspiri eshte dramaturgu i madh Uilliam Shekspir, doli ne vitin 1623, shtate vjete pas vdekjes se tregtarit Shekspir, kur u botuan fashikujt e pare te veprave te Shekspirit. Botuesit kane perfshire ne to nje parathenie, ku aludohej (po nuk thuhej acik) se autori i veprave ishte nje njeri nga Stratford-On-Ejvn.
Qe te kuptohet pamundesia e te qenit te Shekspirit si dramaturg, duhet njohur, se pari, versioni i pergjithshem i pranuar i biografise se Shekspirit.
I ati i Shekspirit, Xhon, dikur shume i pasur, ra ne nje situate te veshtire dhe i vogli Uilliam u detyrua te rritej ne varferi. Perballe kesaj, ai u shkollua ne shkollen klasike te Stratfordit, ku u njoh me letersine klasike dhe gjuhen italiane. Kur ishte 18 vjec, Uilliami pati miqesi me vajzen e re, En Hatavaj, me te cilen shpejt u dashurua. Sic ishte zakoni, ata u kurorezuan dhe pas disa muajsh Eni lindi. Pas dy vjet e ca, lindi per se dyti, por kete radhe binjake. Keshtu, Uilliami, i ndodhur para faktit, ende pa mbushur 21 vjec ishte i detyruar te mbante gruan dhe tre femijet. Nuk ka te dhena per veprimtarine e tij dhe as per vendin se ku ndodhej gjashte vitet e fundit te jetes. Por, ne fillim te vitit 1590, ai ishte ne Londer si anetar i nje trupe aktoresh. Uilliami ishte nje aktor shume i mire, por kohen e kalonte me teper duke shkruar me teper drama apo poezi. Ne vitin 1598, vleresohej si shkrimtari me i madh i te gjitha koherave. Uilliami qendroi ne Londer gati 20 vjet, kohe gjate se ciles shkroi 36 drama, 154 sonete dhe disa poezi. Pas disa vitesh u be aq i pasur, sa arriti te bleje nje shtepi te shtrenjte ne Stratford. Gjate gjithe kesaj kohe, familjen e kishte ne Stratford, ndersa ai shkonte here pas here aty.
Sado qe te duket e cuditshme, ai nuk botoi asnje nga dramat e tij te njohura. Megjithate, botuesit jo skrupuloze kuptuan se ne to fshihej nje bashkepunim, ndaj ilegalisht botuan gjysmat e dramave. Edhe pse keto botime te jashteligjshme ishin te paarrira dhe te ngaterruara, Shekspiri nuk nderhyri.
Ne vitin 1612, ne moshen 48 vjecare, krejt papritur ndaloi se shkruari dhe u kthye per se dyti tek e shoqja, ne Stratford. Aty vdiq, ne prill te vitit 1616 dhe u varros ne oborrin e kishes. Edhe pse varri nuk mban emrin e tij, jo shume vone, ne murin e afert eshte ngritur nje permendore e tij. Tri jave para vdekjes, ai shkroi testamentin, ku pothuajse gjitha pasurine ia linte vajzes se madhe, Suzanes. Ajo dhe pasardhesit e saj jetuan ne shtepine e mire ne Stratford, derisa vdiq edhe anetari i fundit i gjinise, ne vitin 1870.
Duhet nenvizuar se pjesa me e madhe e biografise se ekspozuar deri tani eshte marre nga biografe qe kane mbrojtur versionin e pergjithshem te miratuar. Nuk ka dokumenta ose te dhena qe te vertetojne se Shekspiri ka mesuar ne shkollen klasike te Stratfordit. Nuk ka te dhena as nga bashkenxenes dhe as nga mesues qe t’i kene dhene mesim shkrimtarit te madh. Vec kesaj, me asnje te dhene nuk argumentohet te qenit e tij si aktor. Ne kundershtim me keto, ne shikim te pare, versioni zyrtar pranohet si i vertete. Por, me nje studim me te detajuar, evidentohen menjehere pasaktesira, shfaqen dyshime.
Problemi i pare, i pohuar edhe nga shume biografe te “besuar”, eshte fakti se ne dore kemi informacione te pakta per jeten e Shekspirit , me pak se sa mund te pritej per nje figure te till te shquar. Ne orvatjen per te sqaruar mungesen e te dhenave, ndonje studiues thote: “Por ai ka jetuar para 400 vjetesh dhe eshte e natyrshme qe shumica e dokumenteve per te te kene humbur”. Po te arsyetohet keshtu, atehere duhet vleresuar numri i informacioneve qe disponojme nga koha e Shekspirit:
Ai, se paku, nuk jetoi ne nje shtet te prapambetur, apo ne nje epoke te ngrysur, por jetoi ne Angline e mbretereshes Elisabet dhe ne epoken e lulezimit, kur kishte shtypshkronja, kur mjetet per te shkruar ishin mall i zakonshem dhe kur shume njerez dinin te shkruanin dhe te lexonin. Kuptohet qe dokumentet humbasin, por nga ajo kohe kane mbetur miliona dokumente origjinale.
Keshtu, breza te tere studiuesish kane kerkuar informacione per gjeniun me te madh te letrave ne bote. Sipas renditjes se te dhenave te asaj kohe, del se shumica e dokumentave flasin per cdo poet tjeter te asaj kohe, madje edhe per ndonje krijues me pak te njohur, ndersa per Shekspirin jane gjetur vetem rreth tridhjete shenime te rastesishme, ku nuk flitej sadopak qe ai te kete qene poet apo dramaturg.
Kemi ne doreshume dokumenta per jeten e Frensis Bekonit, per mbretereshen Elisabet, Ben Xhonsonin apo Edmund Spenserin, po per Shekspirin pothuajse nuk kemi asgje. Madje dime me teper per poetin qe ka jetuar para tij, Xhon Lilin. Gjithashtu ka shume informacione te detajuara per Galilein, qe ka lindur ne vitin 1313. Per 20 vjetet (1592-1612) e qendrimit te dramaturgut te madh ne Londer, ne nuk gjejme asnje shenim, qe dikush ta kete pare ne te gjalle, ne skene, apo te kete biseduar me te per poezine a te kete shkruar se bashku me te, apo te jene takuar ne rruge ose ne shetitje.
I vetmi argument sqarues eshte se autori ka shfrytezuar me sukses pseudonimin Uilliam Shekspir per te fshehur identitetin e tij. Ata qe e kane takuar nuk e kane ditur qe ai te kete qene dramaturgu i madh, Uilliam Shekspiri. Sido qe te jete, Shekspiri emri i te cilit eshte aq i ngjashem, nuk mund te fshihej pas nje pseudonimi te tille.
Nje moskuptim me i madh i versionit zyrtar eshte dhe sjellja e qytetit te lindjes ndaj tij. Ne qofte se Shekspiri ishte nje aktor i shkelqyer dhe dramaturgu me i madh i Anglise, si eshte e mundur qe asnjeri te mos e dinte kete? Por cfare mund te thuhet per doreshkrimet e dramave te shkruara me doren e vete Shekspirit? Padyshim ato duhet te tregonin se kush eshte autori. Fatkeqesisht, doreshkrime te tilla nuk ekzistojne. Madje, nuk ka as shenime, pjese te pashfaqura ose te pambaruara. Faktikisht, pervec gjashte firmave ne dokumentat gjyqesore, nuk kemi asgje te shkruar nga dora e tij. Nga sa gjykohet prej dokumentave ekzistuese, del se Shekspiri jo vetem qe nuk eshte autori, por ai ka qene gjysme analfabet ose analfabet i plote.
Mbetet problem edhe testamenti i Shekspirit: Ekziston origjinali, qe perbehet nga tri faqe, ku ne menyre te hollesishme shenohet pasuria dhe nje varg kerkesash te tjera, ndersa nuk shenohet asgje per poezite, dramat, per pjeset e pambaruara apo per te drejtat e autorit. Asgje nuk shenohet per ndonje liber personal apo dokument. Nuk shenohet as se kujt do t’ia linte dramat e pabotuara. Ky eshte testamenti i nje njeriu te paarsimuar, madje, edhe i nje tregtari pa shkolle fare.
Dokumentat e ekspozuara jane te mjaftueshme dhe nuk duhen te dhena te tjera per te vertetuar se Shekspiri nuk eshte dramaturgu i madh dhe se Uilliam Shekspiri eshte pseudonim i perdorur per te fshehur identitetin e autorit te vertete.
Thuhet shpesh se shumica e drameturgeve dhe romanciereve ne veprat e tyre trajtojne ngjarje nga jeta e tyre. Jo rralle, ato jane edhe te dhenat kryesore qe mund te shpien deri te biografia e Shekspirit. Ne veprat e tij duket qarte se ishte njeri shume i arsimuar, bie ne sy pasurimi i pabesueshem i fjalorit dhe njohja e gjuhes frenge dhe latine. Nga ana tjeter, te gjithe jane te te njejtit mendim qe Shekspiri jo vetem qe nuk ka shkelur ne universitet, por eshte edhe shume e dyshimte qe te kete vazhduar edhe gjimnazin. Per kete flet shume libri i Carlton Odbergut, me titullin “Enigmatiku Uilliam Shekspir”.
Mire qe Shekspiri nuk eshte autori i dramave, por kush tjeter eshte?
Dalin shume pikepyetje, por me e besueshmja eshte qe autori I vertete te jete filozofi i njohur, Frensis Bekon. Por vitet e fundit kane dal te dhena qe pa dyshim te drejtojne tek Eduard De Veri. Per Eduard De Verin dihen shume gjera: Ka bere nje jete plot aventura, ngjarje te cilat i gjejme te pasqyruara ne keto drama. Ka lindur ne vitin 1550. Ka qene bir dhe trashegimtar i grofit XVI nga Oksfordi, shume i pasur dhe aristokrat i larte. Eduardi i ri u stervit me stilin e zakonshem per lordet e rinj: studioi per kaloresi, gjueti, kulture ushtarake si dhe per muzike e dans. Me mesues privat ai studioi per frengjisht, latinisht e lende te tjera. Diplomen e mori ne universitetin e Kembrixhit, ndersa magjistraturen e mbrojti ne universitetin e Oksfordit. Pas kesaj studioi per drejtesi dhe punoi ne nje nga kater shoqerite kryesore te avokateve te Londres. Kur ishte 12 vjec, i vdes i ati, keshtu qe per vite me rradhe jetoi me te emen, e cila u martua per se dyti. Pas kesaj, Eduardin e mori nen kujdestari UilliamSesili, besnik mbreteror i Anglise dhe shume vite anetar i keshillit personal te mbretereshes Elisabet. Keshtu, ai ka qene nje nga njerezit me te shquar te Anglise. De Veri u be anetar i familjes se Sesilit. Fale ndikimit te ketij te fundit, De Veri arriti t’i shpetoje gjyqit per vrasjen e nje lakeu te Sesilit, gje qe e kishte bere vertet. Ne moshen 20 vjecare, De Veri u vendos ne oborr, ku u njoh me shume njerez te shquar, midis te cileve edhe me mbretereshen Elisabet, se ciles i la pershtypje shume te mira, jo vetem pse ishte i zgjuar, por pse ishte shume i rregullt, simpatik dhe me nje pamje te jashtezakonshme. Shpejt u be edhe i dashuri i saj.
Gjate pese vite divorc me gruan e tij, De Veri u dashurua me nje dame te oborrit qe u nda prej tij. Mbreteresha Elisabet, e terbuar per kete, dha urdher qe ta burgosnin ne burgun e Londres. Pas disa muajsh u lirua. Por, nje nga miqte e dames se re, i zemeruar nga kjo, e qelloi dhe e plagosi rende De Verin. Midis dy familjeve shperthyen grindje te renda qe u sheshuan me kercenimin qe u beri mbreteresha. Kjo ngjarje na shpie tek “Romeo dhe Zhuljeta”.
Ne vitin 1586, kur ishte 36 vjec, mbreteresha Elisabet i lidhi nje pension prej 1000 funt sterlinash ne vit, afersisht 100 mije dollare te sotem.
De Veri ishte i pajisur me interesa te gjera per poezine dhe teatrin, kishte miqesi me shume shkrimtare.
Problemi i vetem qe mbetet pa pergjigje, eshte mbajtja fshehur e identitetit te tij. Per kete ekzistojne disa sqarime te mundshme:
1- Ne ate kohe ekzistonte ligji, qe ndalonte fisniket te shkruanin vjersha per botim ose drama per teatrot komerciale.
2- De Veri ishte i njohur si oborrtar. Duke pare qe ne dramat e tij paraqitej jeta e oborrit, ne qofte se dihej autoresia, atehere njerezit, ne menyre te natyrshme dhe me te drejte, do te identifikonin ngjashmerine e personazhit me personin real te oborrit, gje qe mund te shkaktonte edhe skandale. Ne ate kohe, nje gje e tille, se paku te shpinte ne proces gjyqesor, ne mos ne duel.
3- Shume nga sonetet e tij, Uilliam Shekspiri ia adresonte marredhenieve me ndonje te dashur. Po te njihej autoresia e shoqja do te shqetesohej shume.

Keto argumente e te tjera, te gjitha se bashku sqarojne pse De Veri ka fshehur identitetin e tij.
 

SubZ

A Legend Never Dies
Anëtar
Aug 8, 2010
Postime
744
Pikët
0
Vendndodhja
Underground
Fan. S. Noli, analize Makbethi-t.

Imzot F.S.Noli e konsideron tragjedinë Makbeth si një gjëmë të madhe ,si tragjedinë më të tmeruar që ka dalë nga pena e Shekspirit .

Gjithkush është intriguar nga fakti i ekzistencës së te madhërishmes në këtë kryevepër të letërsisë botërore ; i simpatisë që të përvjedhin çifti Makbeth , që e harxhojnë tërë heroizmin e tyre sipas imzot Nolit , për të shtypur të tjerët dhe për të vrarë vetveten.

Duke respektuar gjithë ata që u përpoqën për të zgjidhur këto enigma letrare po i afrojmë lexuesit interpretimin tonë.

Nuk është e rastit që Shekspiri parapëlqen kastën e Glamsit për heronj të tragjedisë së tij , duke e konsideruar shtresën e mesme të shoqërisë si inicuesen e vlerave re reja njerëzore .

Ishte fisnikëria e mesme aktive , që kërkoi e provoi të udhëprinte në epokën e re .

Në këtë kuptim tragjedia Makbeth është historia e fisnikut anglez , që tenton të shpërbëjë strukturën e murosur shpirtërore ,morale e jurudike të kupolës mesjetare : apatike,parazitare , të asaj hijene gjakpirëse , që ndodhej në udhëkryq .

Për ta shpërbërë atë kupolë , Shekspiri rikrijon mitin e dioskurëve Makbeth- Banko, binomin e sfidës së kundërshtarëve të denjë Makbeth- Makdaf ,shfaq një mendësi te pazakontë të çifti Makbeth dhe risjell mitin e tri fatthënave pellazge(sipas të lashtëve jeta e njeriut ndjek rrjedhen e një filli që: fillimisht zgjatet , pastaj pështjellohet dhe dikur të pritet , si ta parathonë tri mojrat (te mirat)ku : e para e tjerr fillin e jetës , e dyta e pështjellon dhe e treta e pret atë) Me këto modele letrare parathuhet fundi i qerthullit mesjetar të tradhëtive , helmimeve ,vajit në vesh, kamës në gjumë ,si dhe nxitet katarisi shpirtëror te sprektatori për të pranuar e gjetur shembëlltyrat alternative humane ,që na i propozon Shekspiri në tërësinë e mozaikut të personazheve të tragjedisë.

Gjenia shekpirjane ka kuptuar se : epoka e re kërkon individ aktiv ,të lirë ,imponues e të barabartë në kontribut pa dallim gjinor dhe shoqëror.Dioskurët Makbeth Banko, antipodët Makbeth -Makdaf jane sfidues te mesjetës parazitare të Dunkanit. Por sfida e epokës së re kapitaliste padyshim është Ledi Makbeth , heroina e pare në gjininë dramatike , figura e femrës potente, jetësore, inspiruese e gjithpushtetshme e pavarur aktive ,e cila rezëllen afirmim ,barazi dhe pushtet sensual tek Makbethi, bashkëshorti dhe patriarku tipik, që zë fill në letërsi me 28 shekullorin Uliks famëmadhin(1180 pere TROJA -1603 ere ).

Heronjtë e Shekspirit veprojnë në situata apokaliptike, ku kurora verbon arësyen,dhe si të tillë, ata shëndrohen në pishtarë të ndezur me gjenialitet , për të ndriçuar monopatet e ferrtë të mesjetës të mbytur në qerthullin e gjaktë . Gjenialiteti shekspirjan është në gjendje të konturojë të ardhmen edhe atje ku mund të duket e pamundur .Për këtë , ai sjell ,në skenë, heronjë me individualitete të spikatura dhe që janë vetvetja e pa përsëritshme , që përpiqen me çdo kusht të mbrijnë diku , por spektatori e sheh qorsokakun e heronjve dhe nuk çuditet nga fundi i gremintë i tyre.

Një spektator i vemendshëm sheh se, subkoshienca është e përbindshme , kur nuk ka ndrojtje të shfaqet si virtyt te heronjtë e tragjedisë..

Makbethit ia tronditin natyrën njerëzore mendimi i vrasjes . Në fillim , mendimi i tij e kërkon si fat kurrorën, pa lëvizur fare. Mendimi për kurorën nuk e le ore e çast të qetë. Të qënit princ i Kemberlendit është si një gurë që i zë udhën , që e përmbys , po se kaperceu.Lakmite e zeza e të thella kërkon t’i fsheh nga syri.Dora duhet të mbarojë veprën ,që syri druhet ta shikojë.

Zonja Makbeth fillimisht prezantohet si një zemer tepërplotë me qumështin e zemërbutësisë njerëzore .Ambicja për tu bërë mbretëreshë,pas profetësisë së fatthënave , përcillet prej saj me ligësi. Ledi Makbeth e përballon me kurajon e nje gruaje qëllimin për të arritur qarkun e Artë duke përjashtuar me gjuhë të ashpër , çdo gjë që e ndalon.

Zemërngurtësuar,gjakmpiksur ndaj mëshirës e dhemsurisë njerëzore ,ajo kërkon:

- Nga kraharori femër –mermëni qumështin dhe nemni vrrerin ,nemni natën e errët të veshur me tymin me të dendur te skëterrës që të mos shoh thikën që plagën shpon ,

-ajo këshillon : Për të gënjyer kohën ,duku sipas kohës ;në sy në dorë e në gjuhë kij mikpritjen; duku si delja e pafajshme , por ji gjarpër i fshehur nën gur; fajëso të tjerët,bërtit,çirru dhe vajto për viktimat e krimit tënd...

Ledi Makbeth , për mendimin tonë ,është heroina më komplekse dhe njëherazi dhe brilanti më rezëllues i universit shekspirjan.Thëniet e saj i kalojne kufijtë e sensuales ,brishtësisë, pafajsisë,ëngjëllit të dashurisë toksore , ripërtëritëses së jetës ,që duhet ta karekterizojnë si femër. Fillimisht e kujton se është një fatthënese e katërt e tragjedisë dhe kur e nxit të shoqin në krim e kujton si një shpirt të së keqes.Dhe për imazhin negativ që të krijon mendon, për një çast, se do të dalë shumë shpejt nga skena . Por jo ,është e pamundur. Arësyeja ? Nga akti në akt kupton se është ajo ,që i ve në lëvizje subjektin e tragjedisë duke u përplotësuar në planin shoqëror.

Na bën përshtypje fakti që ka një dashuri të panjollë dhe të pa tronditur ndaj të shoqit.Endërra e saj ishte kurora mbretërore e jo brinjtë e turpit në kokën e te shoqit.Plotëria e planeve shoqërore në figurën e ledit Makbeth përvijohen në një atmosferë kaosi ; ku pabesia ,dhuna e krimi ishin modeli jetësor dhe ushqimi shpirtëror për këdo brenda atij qerthulli.Për shkallën e emancipimit dhe të ndërgjegjësimit të Ledit Makbeth , përgjegjëse është shoqëria e kohës së saj.Figura e saj nuk idealizohet . Jo rastësisht,asaj i mungon plani nënës ,të cilën ja plotëson skematikisht ledi Makdaf . Si inspiruese e të shoqit në krim , ledit Makbeth , i mohohet të riprodhojë jeten sepse kohës së re nuk i lipsen trashigimtar pëbindësha -njerivrasës.E zotëruar nga instikti, ajo është dëshmitare e vazhdueshme në krimet e të shoqit.Shekspiri na bind se asaj , hap pas hapi , i zgjohet ndërgjegja ,por kjo nuk mjafton .Imazhet e krimit ja kanë helmuar shpirtin në atë masë sa ,sëmuret nga samnabulismi dhe vdes çdo natë nga pak e çmendurisht.

Kur ambicja për pushtet tek Makbethët i kalon kufijtë e ferrit me vepra tmeruese , atëhere vetedija e tyre kalon në drejtësi se paanshme :

- Na zgjat kupën , të pimë helmin ,që përgatitëm vet ; të vrasësh gjumin e pafajshëm ,që ripërtërinë jetën e largon vdekjen ,si banjo pas lodhjes kapitese ,si balsam për shpirtin e plagosur,si gjellë e dytë që ushqen dasmën e jetës - ke tradhëtuar vetveten.Dorën vrasëse nuk e lan dot uji i oqeanit ,ajo skuq e përgjak të gjitha detet.

-Makdafi-Sketera ka bëre kryeveprën ,vrasja sakrilegje hyri tinës në tempullin e Zotit të bekuar dhe vodhi jetën nga altari.

-Makbethi – Vdiq nderi dhe fama ,vera e jetes rrodhi dhe mbeti vetem krund i fundërisë.

Makbethi , pas kësaj , shndërrohet në nje kriminel hakmarrës e për poshtërimin që i bëri jetës , ai zotërohet nga ndjenja e të lodhurve nga mjerimi dhe të shtypurve nga fatëkeqësitë.Për të tradhetia është nje hije tmerruese . Për një burrë është më mirë te ndeshet me një ari Rusie,rinoqeront a tigër Hirkanije ,të ndeshet me shpat në mes te shkretirës, pa ju drithëruar shpirti si një doç kurve.

Tragjedia shekspirjane nuk përfundon këtu. Ajo përplotësohet ne dialogun Malkolm –Makdaf.

Malkolmi—Jam shartuar me çdo bërthamë vesi e ligësie ,që kur të lulëzojnë , do ju duket Makbethi i zi më i bardhë se dëbora ,si shqerrë e ëmbël pranë një kuçedre .Vërtetë Makbethi është gjakatar ,kurvar,avar,dinak e i pabesë ,gjakënxehtë e zemërligë i përmbytur në mëkate e vese që kanë një emër.Por pusin e asganllëkut tim të pafund nuk e mbushin gratë dhe vajzat tuaja. Dëshira ime nuk njeh asnjë kufij.Më mirë mbret Makbethin ,se sa në fron një njeri si unë .Avar i pangopur si unë , rrezikoni çifligje e kështjella të të parëve ,xhevahire ,dhe shtëpi e nderin .Sa më shumë vjedh aqa më shumë më rritet urija ,dita ditës.Kjo avaricje është vesi më i egër që ka rrënjë më të thella dhe më të rrezikshme se asganëria pranverore .Kjo është shpata që u pret kokën mbretërve. S’kam asnjë hir që i ka hije mbretit si:drejtësi,besnikëri e masë, qëndrim madhështor e mirësi ,durim ,kurajo e zemërmadhësi. S’kam gjurmë prej këtyre ,por jam plot me vese e krime lulëzuar ,që u rritën e stërvitën gjer në kulm ,po dhe sikur te kem fuqi në dorë hedh mjalten e pajtimit ne sketerrë dhe i ve pishtarin(flakën) paqes së përbotshme dhe çdo bashkëri të dheut e shkallmoj.

Plotësohet në këtë dialog pak a shumë thelbi epokës mesjetare , që domosdoshmërisht duhej larguar. Shekspiri risjell në skenë heronj të tipit homerian si : Makbeth –Banko dhe e hap tragjedinë e tyre në një situate fantastike , kur ju parathuhet e ardhmja nga fathëneset.

Dihet tashme se Makbethi qe një nga figurat reale të historisë e së Skocisë (1110) që mbretëroi për 25 vjet , ndërsa Banko është sozia e tij artistike .I pari na shfaqet si vezullim i fundit i mesjetes dhe i dyti na propozohet si model i mundshëm i i kohës së re . Dallohen prej njëri tjetrit nga ajo çka fati u rezervon kur u pritet filli i jetës. Mabethi pas medyshjes së fillimit, priret nga egoja për kurordhe zgjedh rrugën e krimeve , pas parathenies së fatave dhe inspirimi që i bën Ledi Makbeth . A nuk ju kujton çifti Makbeth bashkëshortët ideal ,model për këdo që beson vërtet tek besnikëra bashkëshortore.

Bankoja u bë viktima e parë se,qe dëshmitar në parathënien e Fatit të Makbethit .

Sipari i vetasgjesimit brenda llojit ,fataliteti i zhdukjes se njeriut nga njeriu ,si kufiri i apokalipsit të pritshëm , ishte hapur. Bankoja i nënshtrohet fatit për hir të të bijëve, që sipas të thënave , do të ishin trashigimtar të fronit mbretëror.

Makbethi për kurrorën vret Dunkanin dhe njëherazi gjumin dhe qetësinë e tij, vret mikun e tij Bankon dhe njëherazi vret sigurinë, vret Ledin Makdaf me fëmijet e saj ,pra pafajsinë dhe njëherazi vret dhe të drejtën për të sjellë në jetë trashigimtarin e tij. Egoizmi i vret atij lumturinë e në këtë kuptim , egoizmi ekstrem është vetasgjesues.

Një gjë është e vërtetë që, pse në përfundim të tragjedisë pushtohesh nga ndjenja e keqardhejes për çiftin Makbeth? Shfaqja realist si i vlerave dhe i egoizmit ekstrem te heronjë e tragjedisë na bën ne të mos i shohim ata vetëm bardh e zi .Ashtu si në jetë të mirën dhe të keqen një çast i ndan. Mund të kërkosh modelin tënd dhe do ta gjesh brenda këtij mozaiku vlerash e instiktesh te të gjithë heronjtë e tragjedisë dhe nuk mund të përjashtosh qoftë edhe njerin prej tyre , në se të duhet të strukturosh modelin human ,që kërkon të ngjiz tek ty Shekspiri.

Individin aktiv do ta gjeni te Makbethi e Bankua ,hierarkun pompoz tek Dunkani,bashkëshortësinë ideale te çifti Makbeth,vendosmërim shpaguese tek Makdafi ,pafajsinë te ledi Makdaf dhe te femijtë e saj,inspiruesen e pushtetshme të pa epurën të vendosurën per kurorën e lavdinë te ledi Makbeth.

Ajo që duhet të përjashtosh e të mos bëhesh pjesë,në këtë tragjedi , është; kaosi mesjetatar , ku pabesia, krimi e instikti i përvjedhin jetën heronjve Kryefjala a tragjedisë është : Kush mbjell vdekjen , gjen prehje tek ajo.
 

Meri

.
Anëtar
Sep 26, 2009
Postime
13,658
Pikët
113
Vendndodhja
...aty-këtu, tutje-tëhu`...
Përgjigje e: William Shakespeare

Historia perseritet, karakteret njerezore percillen neper shekuj....
Qellimi justifikon Mjetin - me menyra e mjete me te sofistikuara por ambicja, etja per pushtet, ligesia, egoizmi, po ato jane edhe sot.
 

Askushi

Anëtar i ri
Anëtar
Sep 7, 2012
Postime
2,159
Pikët
0
Vendndodhja
Neverland
Përgjigje e: William Shakespeare

UILLIAM SHEKSPIR
(1564-1616)



Shqipëroi Fan Noli



HAMLETI
(fragmente)


THUAJ YJTË S’JANË ZJARR

Thuaj yjtë s’janë zjarr,
Thuaj dielli u shua,
Thuaj jeta është varr,
Po mos thuaj që s’të dua.

TË RROSH A TË MOS RROSH

Të rrosh a të mos rrosh - kjo është çështja:
M’ e lartë është vallë të durosh
Hobe*, shëgjeta fati të tërbuar
A të përballsh një det të turbull helmesh.
Me arm’ e funt t’u japsh? Të vdeç - të flesh
Jo më! - dhe me një gjumë të mbarosh
Çdo zëmër - dhëmbje, mijëra tronditje,
Që trupi prej natyrës trashëgon,
Ja një qëllim që duhet dëshëruar
Me gjithë shpirt. Të vdeç - të flesh, të flesh?
E nofta t’ëndërrosh! Ah, këtu ngec;
Se ç’ëndrra shohim n’atë gjumë vdekje,
Pasi na shkundet kjo pështjellj’ e mortme**,
Kjo frikë na qëndron; ja arësyja
Që aq e zgjat një jetë me mjerime;
Se kush duron përbuzjen dhe kamçikn e botës,
Zullumn*** e shtypësit, përdhunën e krenarit,
Lëngimn’ e dashuris’ së papërfillur,
Vonimn’ e ligjës, gojë-çthurrjen e zyrtarit,
Dhe shkelmet, që çdo vlerë zemër-gjerë
Nga të pavlershmit merr, kur munt t’a lanjë
Hesapin fare me një copë thikë?
Kush vallë barra mban e kush dërsin,
Rënkon nënë një jetë të mërzitur,
Po vetëm tmerr’ i saj diç pas vdekjes
Vëndit të pazbuluar nga s’na kthehet
Kurr’ udhëtari - na trullos vullnetin,
Dhe vuajmë të ligat që po kemi
Se sa të hidhemi n’ato që s’dimë.
Kështu na bën ndërgjegja gjith’ frikaçë;
Kështu me ngjyr’ e gjall’ e rezollutës****
Sëmuret, verdhet nga hij’ e mejtimit,
Dhe pllane të mëdha e rëndësore
Ndalen, përçajnë rrjedhjen, dhe humbasin
Emrin e vepërimit. Hesht tani!
E bukura Ofeli! Engjëll, në lutjet
Mëkatet m’i kujto të gjitha…

-------------------
*Hobe – vegël me një rryp lëkure a llastiku, për të gjuejtë me gur.
**E mortme – vdekje, vdekësore.
***Zullum – fj. arab., dëm, mizor, vandalizëm.
****Rezollutë – fj. neol., vendim.


SI T’ A NJOH TRIMIN QË MË DO VËRTET


I

Si t’ a njoh trimin që më do vërtet
Nga ndonjë tjatër trim?
Nga syri dhe nga zëmra që m’i flet?
Zemrës e syrit t’im.
Më vdiq, o shoqe, dhe më la,
M’a vunë në qivur,
Mi varrin bar tani më ka,
Mi kokën ka një gur.
Të bardhë si dëbor’ e kish savanin*
Me lule të stolisur,
I vogël e i math me lot e qanin
Me zemër të zalisur.

----------------------
*Savan - qefin


II

Shën Valentinin* nesër po kremtoj
Dhe ngrihem në mëngjes
Dhe, vajzës, nga dritarja po i shkonj,
Se nukë munt të pres.
U-ngrit ay ahere dhe u-vesh
Dhe derën po ia çel.
Në dhomën brënda vajza hyn e qesh,
Po vajzë jashtë s’del.

III

Për Zotin Krisht, për Zonjën Shën Mëri,
Ajme, sa turp, sa keq!
E bën, kur e gjen rasjen djal’i ri,
Dhe vajza shkon në dreq.
I thot ajo: “Më bëre be, pa shtrirë,
Që do t’më merrnje grua!”
I thotë ay: “Vërtet, po s’je e mirë,
Kur fle për turp me mua!”

KUR ISHA I RI, KISHA DASHURI

Kur isha i ri kisha dashuri,
ah dashuri,
E kisha zëmrën plot me lumtëri,
Me nuse e me dasm’ e me kurorë,
Isha si dash me brir’ e me këmborë,

Po e pabesa pleqëri më theu,
ah më theu,
Me pançën e me thonjtë më mbërtheu,
Më çthuri, m’arratisi në kurbete,
ah kurbete,
Në male, në shkëmbinj, në pronj e dete.

Një bel, një bel, një kaz’m e një lopatë,
ah lopatë,
Dhe një savan i gjërë dhe i gjatë;
Një grop’ e thellë dhe përsipër baltë,
ah moj baltë,
Kështu e do kjo mysafir’ e naltë.

OTELLO
(fragment)

E VARFËRA RRËZË NJË MANI PO RRI

E varfëra rrëzë një mani po rri,
Qaj, shelk, o shelk i zi;
Me kokën mi gjunjë, me duar në gji,
Qaj, shelk, o shelk i zi;
Dhe lumi buçizte me keng’ e me vaj,
Qaj, shelk, o shelk i zi;
Dhe shkrinin shkëmbinjtë nga lotët e saj,
Qaj, shelk, o shelk i zi;

JUL CEZARI
(fragment)

O miq romanë, qytetarë, më dëgjoni
Vij ta varros, jo ta lëvdoj Cezarin
E keqja që ka bërë çdo njeri mbetet
E mira i mbulohet shpesh në varr me kockat
Ashtu i qoftë edhe Cezarit.
Trimi Brut ju tha tani, Cezari qe ambicioz
Në paska qenë ashtu, qe faj shumë i rëndë
Dhe rëndë shumë e pagoi Cezari
Këtu, pas lejes, Brutit e të tjerëve
Se Bruti është burr' i ndershëm
Të ndershëm janë që të gjithë, ai dhe shokët.
Vij që të flas në funeralin e Cezarit
Ish miku im, më qe i drejtë dhe i besës
Po Bruti thotë qe ambicioz
Dhe Bruti është burr' i ndershëm
Cezari i solli Romës shumë robër lufte
Dhe arkat me shpërblime ia ka mbushur
Kjo qe ambicia e Cezarit? Si ju duket?
Cezari qante kur thërrisnin të vobektit
Ambicia duhet t'ish me zemër më të ashpër
Po Bruti thotë qe ambicioz
Dhe Bruti është burr' i ndershëm
E patë që të gjithë se në Luperkalet
Tri herë i dhashë një kurorë mbretërore
Edhe tri herë e hodhi; ambicie qe kjo?
Po Bruti prapë thotë qe ambicioz
Dhe Bruti është padyshim burr' i ndershëm
S'dua të kundërshtoj ato që foli Bruti
Por s'mund t'ju flas veç për ato që di
Një herë e deshët që të gjithë - jo pa shkak
Përse tani s'ju vjen asfare keq për të?
Ndër egërsirat paske ikur, o gjykim
Dhe njerëzit e paskan humbur arsyen!
Duroni pak se e kam zemrën te Cezari
Aty, dhe pres të më kthehet prapë.

ROMEO DHE ZHULIETA
(fragment)

Zhulieta

Mos do të ikësh? Ende s’është gdhirë,
Nuk ishte lauresha, por bilbili
Ai që vrau veshin tënd të frikshëm.
Ai këndon çdo natë përmbi shegë,
Besomë, i dashur, ish vërtet bilbili.

Romeo

Ish lauresha, kasneci i mëngjesit,
Nuk ish bilbili. Pa shiko, e dashur,
Rrezet nakare, si dantellë e hollë,
Qëndisin retë e zeza të agimit.
Qirinjtë e natës, dalëngadalë po shuhen,
Dhe dita e qeshur, gati për t’u nisur,
Qëndron mbi mugëtirën majë malesh.
Prandaj më duhet të iki e të rroj
Ose të rri këtu e të vdes.

Zhulieta


Ajo atje nuk është drita e ditës,
Por ësht’ një meteor që e nxori dielli,
I cili do të bëhet pishtarmbajtës
Të të ndriçojë rrugën e Mantovës.
Prandaj qëndro, se s’ke nevojë të ikësh.

Romeo

Le të më kapin, pra, dhe të më vrasin.
I lumtur jam të rri kur kërkon ti.
Pra, eja, vdekje,
Edhe mir se të vish, kur do Zhulieta!
Ç’thua, shpirt? Le të flasim, s’është gdhirë.
 

Askushi

Anëtar i ri
Anëtar
Sep 7, 2012
Postime
2,159
Pikët
0
Vendndodhja
Neverland
William Shakespeare - vargje

UILLIAM SHEKSPIR
(1564-1616)



Shqipëroi: Skënder Luarasi



Mbreti Lir
(fragment)

Liri: Jo, jo, jo jo! Të vemi shpejt në burg;
Atje të dy ne vetëm do këndojmë
Si zogjtë në fole. Kur të kërkosh
Uratën time, unë do të bie
Më gjunjë që të lyp prej teje ndjesë.
Kështu do rrojmë e do falemi.
Do të këndojmë këngën e tregojmë
Përralla njëri-tjetrit, nga të moçmet,
Do t'admirojmë fluturat krahë-shpuara.
Atje do t'marrim vesh nga të burgosur
Se ç'ngjasin në pallat, do bisedojmë
Se kush fitone e kush humbet dhe kush
E ka fuqinë sot dhe kush e humbi.
Dhe të kuptojmë shtytjet më të fshehta
Që po sundojnë punët njerëzore,
Se t'ishim ne përgjonjës të dërguar
Me porosi prej perëndisë vetë.
Në burg do shohim se si vinë e zhduken
Tarafet e lavditë e të mëdhenjëve,
Që hipin e që zbresin sipas hënës.

Edmundi: Po, nxirrini.

Liri: Mbi theroritë e tilla, moj Kordelja,
Hyjnitë hedhin themjan. A të kam Ty?
S'na ndajnë dot, veçse ndë marrçin urë
Prej qiellit, të na tymosin burgun
Sikundër nxjerrin dhelprat jashtë shtrofkës.
Mos qaj! Murtaja t'i përpinjë ata
Që duan të na bëjnë ne të qajmë.
I pafshim duke ngordhur prej urisë.
Eja bijë! (Dalin Liri dhe Kordelja me rojën).
 

Askushi

Anëtar i ri
Anëtar
Sep 7, 2012
Postime
2,159
Pikët
0
Vendndodhja
Neverland
William Shakespeare - vargje

UILLIAM SHEKSPIR​
(1564-1616)​



Shqipëroi: Vedat Kokona



Soneti XLVI

Sytë e mi dhe zemra janë në luftë të rreptë;
Se kush do ta fitojë nurin tënd të rrallë,
Sytë ia mohojnë zemrës këtë të drejtë,
As zemra syve këtë thesar s’ua fal.
Zemra kërkon të të ketë në gji,
Kthinë ku s’depërtojnë sytë e kulluar,
Por sytë nuk pranojnë kurrsesi
Që t’u shpëtojë ky thesar i çmuar.
Në një kuvend aherë na u mblodhën
Mendimet këtë punë për ta shoshitur,
Se ç’do t’u jepej palëve vendosën,
Syve të kulluar dhe zemrës së zhuritur:
Syve t’u falin gjithë bukurinë,
Zemrës të zemrës sate dashurinë.
 

Iness

Ƹ̵̡Ӝ̵̨̄Ʒ••Ƹ̵̡Ӝ̵̨̄Ʒ
Anëtar
Sep 8, 2013
Postime
4,619
Pikët
0
Përgjigje e: William Shakespeare

Kam mësuar që të rritesh nuk do të thotë të festosh përvjetoret.
Që heshtja është përgjigja e duhur kur dëgjohet një idiotësi.
Që të punosh nuk do të thotë vetëm të fitosh para.
Që miqtë fitohen duke treguar se cilët jemi realisht.
Që miqtë e vërtetë qëndrojnë me ne deri në fund.
Që gjërat e këqia shpesh fshihen pas një pamje të parë të mirë.
Që natyra ëshë gjëja më e bukur e kësaj jete.
Që kur mendoj se di gjithçka, ende nuk di asgjë.
Që një ditë e vetme mund të jetë më e rëndësishme se shumë vite.
Që mund të bisedosh me yjet.
Që mund t'i rrëfehesh hënës.
Që mund të udhëtosh në pafundësi.
Që është e shëndetshme të dëgjosh fjalë të mira.
Që është e nevojshme të ëndërrosh.
Që mund te jesh femijë gjatë gjithë jetës.
Që qënia jonë eshtë e lirë.
Që Zoti nuk të ndalon të bësh diçka në emër të dashurisë.
Që të vetëgjykohemi nuk është dhe aq e rëndësishme, kur në të vërtet ajo që ka rëndësi është paqja shpirtërore.
E më në fund kam kuptuar që nuk mund të vdesësh për të mësuar të jetosh...
 

gurax

Super Moderator
Anëtar
Mar 19, 2011
Postime
3,047
Pikët
48
Vendndodhja
Virgo Supercluster, Local Group, Milky Way, Orion-
Përgjigje e: William Shakespeare

(perkthyer nga une ne 2007)

Sonet 55
-----------
As mermeri, as monumentet me aq shije dekoruar
te princerve, sesa kjo poeme e fuqishme s'do jetojne me gjate;
Por ti edhe me teper do rrezellitesh ne 'kto vargje shkruar
sesa gur' i ashper, llangosur me kohen shkerdhate.
Kur luft' e cuar dem statujat t'i rrezoje,
dhe cmendia te shkule punen n'skulpture derdhur safi'
as e Marsit shpate apo flaka e luftes do shkrumboje
gjurmen plot jete te kujtimit qe je ti.
Kunder vdekjes dhe armiqve qe cdo gje shkaterrojne
Perpara do t'vazhdosh; admirimi yt prape do t'kete vend
edhe kur syte e atyre qe do t'pasojne
kur e lodhin kete bote drejt fundit qe merr cdosend.
Keshtu, deri kur dit' e gjykimit per ku je nisur, do te vi'
ti tek kjo jeton, dhe ne syte e atyre qe ndiejne dashuri.

- William Shakespeare -
 

Sopoti

V.I.P
Banned
Anëtar
Mar 7, 2013
Postime
11,121
Pikët
63
Përgjigje e: William Shakespeare

Kam shfletuar sonetet e penes Shekspiriane,e secila ka boten e saj zhytese .
Adhuroj demostrimin e tij

Per te gjithe dhunen e ushtruar mbi te...
Per te gjitha fyerjet qe keni derdhur mbi te...
Per inteligjencen e saj te shkelur...
Per trupin e saj qe keni shfrytezuar...
Per lirine qe i keni mohuar...
Per gojen qe i keni mbyllur ...
Per injorancen me te cilen e braktiset...
Per krahet e saj te prere...
Per te gjitha keto: Ne kembe zoterinj, perpara nje GRUAJE!
|William Shakespeare|
 

Jetmira

Gata
Anëtar
Apr 19, 2014
Postime
3,605
Pikët
113
Përgjigje e: William Shakespeare

Uiliem Shekshpir Sonete

LXXV

Ti je ushqim për sytë e mi t'uritur,
Sikur për tokën shiu që bie pareshtur,
Për shkakun tënd vec mbeta duk'u grindur,
Si një koprrac për arin që mban fshehur.

Tani krenar për arin që zotron,
Pastaj pa gjumë nga frika se ia marrin,
Herë arin që të shohë ai shpreson,
Herë e tërbon një sy prej kureshtari.

Shpesh herë i etur për ndonje vështrim,
Mjaft rrallë i gëzuar që të kam parë,
Nuk kam dhe as që pres ndonjë gëzim,
Përvec atij që jep a vetë e marr.

Kështu gëzoj e vuaj ditë per ditë,
Kur jam i nginjur, etja më sfilit.


Shqiperoi Cezar Kurti
"Flaka e vellazerimit" (Redaksia e botimeve)
Shkup, 1993

Perkthyesi Cezar Kurti, i cili jeton ne ShBA, deri tani ka perkthyer keto vepra: "Prometheu i lidhur (Eksil), "Toka e njerezve" (Fransua de Sent Ekzyperi), "Shpetimi i Forsajteve" (Gollsuorth).
 

Jetmira

Gata
Anëtar
Apr 19, 2014
Postime
3,605
Pikët
113
Përgjigje e: William Shakespeare

perkthyer nga C. Kurti

Shakespeare - Sonnet

LXXXVII

Pra, lamtumirë! Si të rrish me mua
Kur vetë e di se vlen ti shumë më tepër!
Cdo gjë mes nesh e ke në duart e tua -
Në do të rrish, a te ikësh me një tjetër.

Të mbaja dot po mos të doje vetë?
E meritoj të kem kaq pasuri?
Mëbëre një dhuratë të vërtetë,
Dhe, ja, më duhet të ta kthej tani.

Ma dhe ti vetë, vlerën pa ia ditur,
O me një tjetër më ke ngatërruar?
Tek ti po kthehet prapsh dhuratë e ndritur,
Gjykimit rishtmas duke iu nënshtruar.

Me ty - m'u duk si në ëndërr vetja mbret,
Pa ty - u zgjova si njeri i shkretë!
 

Jetmira

Gata
Anëtar
Apr 19, 2014
Postime
3,605
Pikët
113
Përgjigje e: William Shakespeare

Shakespeare

CXVII

Më thuaj se kam qenë dorështrënguar,
Të mirat ty kur duhej t'i shpërbleja,
Se zemëremblën paskërkam harruar,
Kur pranë times duhej ta mbërtheja;

Se kohën tënde bukur shtrenjtë blerë
Me të panjohur paskërkam kaluar,
Se velat erëave u paskam nderë
Prej teje sa më larg për të lundruar.

M'i mblidh harbimet, trillat, cdo mynxyrë,
Që të provosh dyshimn' e grumbulluar,
Përplasmi ti, po deshe, në fytyrë,
Por mos më vrit me sytë e zemëruar.

Nuk desha tjetër vetëm të provoj
Në dashuria jote do qëndrojë.
 

Jetmira

Gata
Anëtar
Apr 19, 2014
Postime
3,605
Pikët
113
Përgjigje e: William Shakespeare

CXII

Me dashuri e fshive dhe mëshirë
Një damkë shpifësish nga balli im,
Më kokën s'caj në flasin keq a mirë,
Kur ty të kam dhe mbrojtje, dhe shpëtim.

E gjithë bota je për mua ti,
Dhe në se jam i mire apo i keq,
Prej teje vetëm dua që ta di,
Sa për të tjerët - vafshin mu në dreq!

E flaka ndrojtjen tutje në humnerë,
Më s'pyes për nepërkat gjuhëgjata,
Që rrinë duke vjellë vetëm vrerë
Dhe shpirtin kanë më të zi se nata.

Ashtu sic më pëlqen ti je trajtur,
Pa ty kjo botë duket e mbaruar.
 

Jetmira

Gata
Anëtar
Apr 19, 2014
Postime
3,605
Pikët
113
Përgjigje e: William Shakespeare

CXXVIII

Sa herë ti, që je muzika ime,
Me gishtat tu mbi drurin e bekuar
Muzikë luan dhe plot drithërime
I shkrin aq ëmbël tingujt e kulluar,

Ia kam zili kërcimit të cdo tasti,
Që hidhet lart të puthi dorën pak,
Të shkretat buzë, që u ikën rasti,
Nga trimëri' e tyre skuqen flakë.

Sa shumë të preken buzët dëshërojnë,
Të nd'rrojnë vend me tastet kërcimtare,
Aq butë gishtat nëpër to kalojnë,
Sa druri s'duket më i vdekur fare.

Ti falua gishtat tasteve të lumtur
Dhe mua buzët falmi për t'i puthur.
 

Jetmira

Gata
Anëtar
Apr 19, 2014
Postime
3,605
Pikët
113
Përgjigje e: William Shakespeare

Soneti 27

I vrarë nga mundi, ngutem për në shtrat,
Prehrin që shplodh gjymtyrët nga udhëtimi;
Po at’herë në kokë nis një shtegtim më i gjatë -
Me ta lënë punë trupi ia nis mendimi:
Se at’ kohë mendimet fort nga malli kapur
Të gjith në pelegrinazh drejt teje shkojnë
Dhe m’mbajnë qepallat e rënduara hapur
Të kqyr errësirën që të verbrit shohjnë:
Por shpirti im, me sytë e imagjinatës
Sjell hijen tënde n’sytë e mi t’padritë
Që si brilant i varur në terr të natës
Natën e zezë e bën të ndrij si ditë
.....K’shtu, ditën trupi, natën, truri im
.....Për shkakun tënd dhe timin s’gjejnë pushim

përktheu Napolon Tasi
 

Jetmira

Gata
Anëtar
Apr 19, 2014
Postime
3,605
Pikët
113
Përgjigje e: William Shakespeare

Soneti 24

Syri m’u be piktor dhe kopjoi
Formen e bukurise ne zemren time;
Trupi im iu be suaze dhe e rrethoi:
Doli nje kryeveper e rralle n’kundrime
Se me ane t’piktorit vepren duhet ta shohesh
Te gjesh portretin tend besnik, aty ku u vu:
N’dyqan te zemres varur m’rri prej kohesh
E ka per xham dritaresh syte e tu
Shih, pra, syte e sho-shojt ç’dobi na sjellin
Te mite te pikturuan, kurse te tute
M’u bene dritare n’gji dhe fusin diellin
Qe kenaqet kur te puth fytyren e bute
...Po prape syri eshte i mete n’ate qe shpreh:
...Kopjon çfare sheh, por zemren nuk e njeh

perktheu Napolon Tasi
 

ciarli

Super Anëtar
Anëtar
Apr 25, 2018
Postime
376
Pikët
28
...shekspiri si ato petullat,doughnut, e mbretereshes.
e fryne e fryne kot, vetem pse i kendonte borgjezise, aristokracise se pamerituar. puthadoreve te mbreterise pa vend.
sikur te ishte moljer.
 

YOKO

V.I.P
Anëtar
Feb 6, 2011
Postime
24,510
Pikët
113
Përgjigje e: William Shakespeare

Uiliem Shekshpir Sonete

LXXV

Ti je ushqim për sytë e mi t'uritur,
Sikur për tokën shiu që bie pareshtur,
Për shkakun tënd vec mbeta duk'u grindur,
Si një koprrac për arin që mban fshehur.

Tani krenar për arin që zotron,
Pastaj pa gjumë nga frika se ia marrin,
Herë arin që të shohë ai shpreson,
Herë e tërbon një sy prej kureshtari.

Shpesh herë i etur për ndonje vështrim,
Mjaft rrallë i gëzuar që të kam parë,
Nuk kam dhe as që pres ndonjë gëzim,
Përvec atij që jep a vetë e marr.

Kështu gëzoj e vuaj ditë per ditë,
Kur jam i nginjur, etja më sfilit.


Shqiperoi Cezar Kurti
"Flaka e vellazerimit" (Redaksia e botimeve)
Shkup, 1993

Perkthyesi Cezar Kurti, i cili jeton ne ShBA, deri tani ka perkthyer keto vepra: "Prometheu i lidhur (Eksil), "Toka e njerezve" (Fransua de Sent Ekzyperi), "Shpetimi i Forsajteve" (Gollsuorth).

E ka Antoine, jo Fransua ai Exupéry-ja. E kane shkruar gabim ata te gazetes o Jetmire. 😜
 
Top