• Përshëndetje Vizitor!

    Nëse ju shfaqet ky mesazh do të thotë se ju nuk jeni regjistruar akoma. Edhe pse nuk jeni regjistruar ju arrini të shihni pjesën me të madhe të seksioneve dhe diskutimeve të forumit, por akoma nuk gëzoni të drejten për të marrë pjesë në to dhe në avantazhet e të qënurit anëtar i këtij komuniteti. Ju lutem : REGJISTROHUNI që të dërgoni postime dhe mesazhe në Forum-Al.

    Regjistrohu !

Windows 7 grabit 25 për qind të tregut

SEa

Anëtar i ri
Anëtar
Jan 15, 2010
Postime
1,516
Pikët
0
Vendndodhja
marina di massa


Afërsisht dhjetë muaj kanë qenë të nevojshme që Windows 7 të grabisë pjesëmarrjen prej 20 për qind në tregun e sistemeve operative, duke krahasuar atë me versionet tjera të Windows, e shifra prej 25 për qind të pjesëmarrjes është arritur gjatë muajit të kaluar.
Versioni i fundit i Windows ka dalë në treg në tetor të vitit 2009 dhe që atëherë po gjen rrugën pandalshëm drejt numrit më të madh të përdoruesve. Gjatë gushtit të këtij viti Windows 7 kishte arritur Vistan për kah pjesëmarrja, e siç raportojnë analistët e kompanisë StatCounter, Windows 7 aktualisht mban pjesëmarrjen prej 25 për qind.

Para diç më shumë se një muaj Windows 7 ka festuar njëvjetorin e vet në treg kur ekipi i Microsoftit kishte njoftuar se kishte shitur më shumë 240 milionë licenca dhe se deri në fund të vitit planifikojnë te shesin rreth 300 milionë licenca.

Shifra e licencave të shitura të Windows 7 definitivisht do të rritet gjatë periudhës së festave të fundvitit, kur dihet se 93 për qind e kompjuterëve të shitur do të janë me këtë sistem operativ.
 
Top