• Përshëndetje Vizitor!

    Nëse ju shfaqet ky mesazh do të thotë se ju nuk jeni regjistruar akoma. Edhe pse nuk jeni regjistruar ju arrini të shihni pjesën me të madhe të seksioneve dhe diskutimeve të forumit, por akoma nuk gëzoni të drejten për të marrë pjesë në to dhe në avantazhet e të qënurit anëtar i këtij komuniteti. Ju lutem : REGJISTROHUNI që të dërgoni postime dhe mesazhe në Forum-Al.

    Regjistrohu !

Windows Phone 7 bëhet me 3000 aplikacione

SEa

Anëtar i ri
Anëtar
Jan 15, 2010
Postime
1,516
Pikët
0
Vendndodhja
marina di massa



Microsoft ka thënë se platforma e saj mobile Windows Phone 7 ka arritur të grumbullojë më shumë se 15 mijë zhvillues të aplikacioneve, ndërsa kompania pretendon ta mbyll javën me 3000 aplikacione të publikuara në dyqanin e saj virtual.
Gjiganti amerikan i softuerit i cili tashmë është futur edhe në ujërat e industrisë mobile duhet të angazhohet mjaft shumë për ta zënë hapin me rivalët si Apple iOS apo Google Android, mirëpo 15 mijë zhvillues janë një garanci e mirë që kompania është duke u munduar shumë të marrë pjesë të rëndësishme të tregut.

Kur krahasohet me sistemet operative të Apple, atë iOS, ose me Android të kompanisë Google, Windows Phone 7 është platformë mjaft e re mobile, e cila ka qenë prezent në treg për vetëm disa javë.

Në ditët në vijim, do të jetë interesante të shihet se si do të zhvillohet platforma e Windows Phone 7, ndërsa një gjë është e sigurt – Microsoft është duke investuar shumë nga resurset e saj për ta zhvilluar këtë platformë, ndërkohë që krijon pengesa të reja për rivalët e saj direkt.
 
Top