• Përshëndetje Vizitor!

    Nëse ju shfaqet ky mesazh do të thotë se ju nuk jeni regjistruar akoma. Edhe pse nuk jeni regjistruar ju arrini të shihni pjesën me të madhe të seksioneve dhe diskutimeve të forumit, por akoma nuk gëzoni të drejten për të marrë pjesë në to dhe në avantazhet e të qënurit anëtar i këtij komuniteti. Ju lutem : REGJISTROHUNI që të dërgoni postime dhe mesazhe në Forum-Al.

    Regjistrohu !

Winfrey më e paguara e televizionit

SEa

Anëtar i ri
Anëtar
Jan 15, 2010
Postime
1,516
Pikët
0
Vendndodhja
marina di massa
Oprah Winfrey paguhet plot 315 milionë dollarë në vit për shoun e saj televiziv, :The Oprah Winfrey Show”.
Ylli televiziv, shou i të cilës do të përfundojë në shtator të vitit 2011 pas 25 sezonesh, ka kryesuar listën e nikoqireve të emisioneve televizive në SHBA, me një shumë tronditëse prej më shumë se sa mbledhja e fitimeve të katër të tjerëve të renditur më pas.

Judge Judy Sheindlin dhe David Letterman, të cilët zënë pozitat dy dhe tre, fitojnë nga 45 milionë dollarë dhe 28 milionë respektivisht, ndërsa nikoqiri i shout “Tonight Show”, Jay Leno, mbledh 25 milionë dollarë në vit. Të tre këta së bashku me të pestin e renditur, Conan O’Brien, i cili fiton 10 milionë, nuk arrijnë të fitojnë as sa gjysma e asaj sa fiton Winfrey.

Charlie Sheen ka qenë komiku më i shumi i paguar, me 1.25 milionë dollarë për episod për “Two and a Half Men”, 550 mijë më shumë se bashkë-aktori i tij Jon Cryer,i cili është i dyti në listë.
 
Top