• Përshëndetje Vizitor!

    Nëse ju shfaqet ky mesazh do të thotë se ju nuk jeni regjistruar akoma. Edhe pse nuk jeni regjistruar ju arrini të shihni pjesën me të madhe të seksioneve dhe diskutimeve të forumit, por akoma nuk gëzoni të drejten për të marrë pjesë në to dhe në avantazhet e të qënurit anëtar i këtij komuniteti. Ju lutem : REGJISTROHUNI që të dërgoni postime dhe mesazhe në Forum-Al.

    Regjistrohu !

Wyclef Jean kandidon për president të Haitit

SEa

Anëtar i ri
Anëtar
Jan 15, 2010
Postime
1,516
Pikët
0
Vendndodhja
marina di massa
Ylli i muzikës hip-hop, Wyclef Jean, do të garojë për president të Haitit, pasi edhe zyrtarisht ka konfirmuar kandidimin e tij të enjten.
AFP njofton se ish-anëtari i “Fugees” i ka pohuar spekulimet deritanishme duke udhëtuar në vendlindjen e tij, drejt zyrës së këshillit elektoral në kryeqytetin Port-Au-Prince.

Jean në këtë moment të rëndësishëm për të dhe vendlindjen e tij, ishte i shoqëruar nga gruaja Marie Claudinette dhe vajza e tyre e adoptuar Angelina.

Ai ka njoftuar se kandidimi tij për president ishte nxitur nga populli i Haitit, që ende po përballet me vuajtjet, si pasojë e tërmetit shkatërrues që e goditi vendin në janar të këtij viti.
 
Top