• Përshëndetje Vizitor!

    Nëse ju shfaqet ky mesazh do të thotë se ju nuk jeni regjistruar akoma. Edhe pse nuk jeni regjistruar ju arrini të shihni pjesën me të madhe të seksioneve dhe diskutimeve të forumit, por akoma nuk gëzoni të drejten për të marrë pjesë në to dhe në avantazhet e të qënurit anëtar i këtij komuniteti. Ju lutem : REGJISTROHUNI që të dërgoni postime dhe mesazhe në Forum-Al.

    Regjistrohu !

Xbox 360 shitet më shumë se Nintendo Wii dhe PS3

SEa

Anëtar i ri
Anëtar
Jan 15, 2010
Postime
1,516
Pikët
0
Vendndodhja
marina di massa
Konsola e Microsoft, Xbox 360 ishte në krye të listës së shitjeve gjatë muajit korrik, dhe kjo ka ndodhur për herë të parë në pothuajse tre vite, ndërsa industria e video-lojëra si një e tërë ka pësuar rënie të shitjeve për rreth 1 për qind, thuhet në një hulumtim të tregut të NPD Group.
Lansimi i konsolës së hollë të Microsoft - Xbox 360 ka çuar në 443.500 njësi të shitura gjatë muajit korrik, duke mposhtur me lehtësi edhe konsolat e famshme si Nintendo Wii dhe Sony PlayStation 3, thotë NPD Group në raportin e saj mujor.

Hera e fundit kur Xbox 360 ishte më lartë se rivalët e saj ishte në shtator të vitit 2007, kur shitjet e konsolës ishin nxitur nga "Halo 3," lojë ekskluzive në Xbox, e cila është ndër lojërat më të popullarizuara të industrisë.

Shitjet në industrinë e video-lojërave pritet të kenë një ngritje të rëndësishme më vonë gjatë këtij viti, kur Microsoft dhe Sony pritet të lëshojnë produkte të cilat mund të ndjehen dhe të krijojnë emocione gjatë lojës, në konsolat e tyre respektive.
 
Top