• Përshëndetje Vizitor!

    Nëse ju shfaqet ky mesazh do të thotë se ju nuk jeni regjistruar akoma. Edhe pse nuk jeni regjistruar ju arrini të shihni pjesën me të madhe të seksioneve dhe diskutimeve të forumit, por akoma nuk gëzoni të drejten për të marrë pjesë në to dhe në avantazhet e të qënurit anëtar i këtij komuniteti. Ju lutem : REGJISTROHUNI që të dërgoni postime dhe mesazhe në Forum-Al.

    Regjistrohu !

Xbox Live vjen në Windows Phone 7

SEa

Anëtar i ri
Anëtar
Jan 15, 2010
Postime
1,516
Pikët
0
Vendndodhja
marina di massa
Duket se Microsoft më në fund ka arritur të bëjë atë që të gjithë analistët e teknologjisë i kanë rekomanduar kësaj kompanie për një kohë të gjatë - inkuadrimin e video-lojërave në sistemin e saj operativ dedikuar telefonave mobil.
Tani, Windows Phone 7 u lejon përdoruesve që në çdo moment të luajnë dhe të lidhen me miqtë e tyre, kudo që ata janë, duke përdorur funksionet e njëjta që i posedon edhe konsola Xbox.

Për më shumë, përdoruesit e këtij sistemi operativ në pajisje mobile mund të ndjekin edhe rezultatet dhe fitoret e tyre në kohë reale.

Në anën tjetër, Microsoft tashmë e ka bërë publike një listë me 50 lojërash të cilat janë të gatshme në Windows Phone 7, ndërsa pritet që pajisjet mobile me këtë sistem operativ të dalin në shitje gjatë kësaj sezone.

Disa prej lojërave interesante që do të jenë në Windows Phone 7 janë: 3D Brick Breaker Revolution (Digital Chocolate), Age of Zombies (Halfbrick), Armor Valley (Protégé Games), Asphalt 5 (Gameloft), Assassins Creed (Gameloft), Bejeweled LIVE (PopCap), Deal or No Deal 2010 (i-Play), Guitar Hero 5 (Glu Mobile), Halo Waypoint (MGS), Star Wars: Battle for Hoth (THQ) etj.
 
Top