• Përshëndetje Vizitor!

    Nëse ju shfaqet ky mesazh do të thotë se ju nuk jeni regjistruar akoma. Edhe pse nuk jeni regjistruar ju arrini të shihni pjesën me të madhe të seksioneve dhe diskutimeve të forumit, por akoma nuk gëzoni të drejten për të marrë pjesë në to dhe në avantazhet e të qënurit anëtar i këtij komuniteti. Ju lutem : REGJISTROHUNI që të dërgoni postime dhe mesazhe në Forum-Al.

    Regjistrohu !

Xhejms Belushi (prozë humoristike)

Askushi

Anëtar i ri
Anëtar
Sep 7, 2012
Postime
2,159
Pikët
0
Vendndodhja
Neverland
James Belushi

James Belushi (Xhejms Belushi) ose Jim Belushi (Xhim Belushi), lindi më 15 qershor të vitit 1954 në Çikago (Ilinois), është aktor shqiptarë i kinematografisë, teatrit dhe televizionit në SHBA .
Fëmijërinë e rininë e kaloi në Veaton (Ilinois). Është fëmija i tretë nga katër fëmijët e Adem dhe Agnesë Belushit. Babai i tij, Ademi, emigroi në SHBA, duke lënë vendlindjen fshatin Qytezë në vitin 1934 në moshën 15 vjeçare. Ndërsa nëna e tij, Agnes Belushi, lindi në SHBA, bijë e një emigranti shqiptar. Vëllai i tij më i madh ishte John Belushi (lexo; Xhon Belushi), po ashtu aktor i famshëm i skenës së Hollivudit dhe shoqërisë në SHBA.
Belushi studioi në universitetin e Ilinoit të quajtur Southern Illinois University Carbondale dhe u specializua në degët e Artit: Të shprehurit dhe Teatri.
Nga viti 1977 deri më 1980-in, Xhimi punoi së bashku me grupin teatror të Çikagos të quajtur: The Second City. Gjatë kësaj periudhe prezantohet si deputant në televizion më 1978-ën, në :Who's Watching the Kids po ashtu kishte disa pjesëza në serinë: Brian De Palma's The Fury.
Roli i tij i parë i gjatë ishte në filmin: Michael Mann's Thief (1981). Që nga 1983 deri më 1985, shkroi dhe mori pjesë në programin e mbrëmjes së shtunës:Saturday Night Live. Kulmin e famës së tij, drejt rolit kryesor e arriti me rolet ndihmëse në: About Last Night dhe Salvador (të dy më 1986). Luajti role në filmat:Real Men (1987), The Principal (1987), Red Heat (1988), K-9 (1989), Taking Care of Business (1990), Mr. Destiny (1990), Royce (1994), Retroactive (1997).
Po ashtu Xhimi, punoi në filmat vizatimor. Një ndër sinkronizimet, është edhe ai në filmin vizatimor Geppetto, një version i filmit artistik Pinokio (org.:pinocchio).
Është martuar tri herë, dhe ka tre fëmijë. Tani gjendet në mardhënje bashkëshortore me Jennifer Sloan, i kurorëzuar më 2 maj 1998.
Sipas prezantimeve të tij në skenën e shoqërisë amerikane, dhe në përgjithësi me intervistat e tij, ai mburret me prejardhjen e tij. Në një intervistë të dhënë ZDF (Radio Televizion Shtetëror Gjerman), ai flet me kënaqësi për vizitën e fundit të tij me të atin në vendlindje. Ai thotë se "kur, isha në vendlindjen e babait, nga të gjitha anët shikoja si në pasqyrë, figurën time, të gjithë më dukeshin të njëjtë si unë".[1]
Në vitin 2001 Xhimi luan në serialin According to Jim rolin kryesore me Courtney Thorne-Smith.

Gratë krijuan lojën... burrat sjellin topin​

Duket specialist. Ka të ngjarë që tri martesat e tij të kenë pasur efekt sa i përket njohjes tërësore rreth femrave. Por jo vetëm. Gjithsesi, Jim Belushi duket specialist. Mjaft t'i hedhësh një sy librit të tij “Burrat e vërtetë nuk thonë kurrë më fal” dhe kupton se ky shqiptar, është vëzhgues i vëmendshëm ndaj seksit tjetër edhe pse thuhet rëndom se nuk është karakteristikë shqiptare kjo. Dhe mjaft duke iu referuar Belushit, vetë gratë mund të njohin më mirë veten. Sado që ngjan paradoksale, femrat mund ta ndiejnë veten si para pasqyrës, të cilën ia vë përballë pikërisht një burrë. Ama është Jim Belushi, burri që është martuar tri herë: Me gruan e tij të parë Sandra Davenport është martuar në maj të vitit 1980 dhe një vit më pas ka lindur djali i tyre Robert. Pas divorcit të parë u martua me Marjorie Bransfield. Një martesë jetëshkurtër që zgjati nga viti 1990 deri në 1992. Në maj të vitit 1998 Belushi u martua me Jennifer Sloan, me të cilën ka një vajzë, Jamison të lindur në vitin 1999 dhe djalin Jared të lindur në vitin 2002.
Sigurisht, jo të gjithë e dinin më parë se ai ishte më shumë sesa një komedian, aktor apo këngëtar… Fundja, para se lexuesit të mund të shihnin emrin e tij në një kopertinë libri, kush mund ta dinte se ai mund të shkruante. Ende pa lexuar mandej përmbajtjen e librit, vetëm, ata që e dinin nga afër aktorin e dinin se sa njohës i thellë i femrës është.
“Burrat e vërtetë nuk thonë kurrë më fal”, është vërtet një libër pro femëror dhe tregon shumë respekt për fuqinë dhe inteligjencën e grave dhe se sa e vështirë është për një mashkull që të qëndrojë në sintoni me të, në të njëjtën fushë. Kështu ka shumë mjete dhe karakteristika për “mashkullin gatitu”, me qëllim që ai të tregojë forcën e duhur për të qëndruar pranë këtyre krijesave të mrekullueshme, shumë të forta dhe inteligjente. Gratë!”. Kështu do të shprehej vetë Jim Belushi. Dhe kështu është në fakt... Diku, diku, duket sikur e ka me shaka. Por edhe qoftë kështu, brenda shakasë, mund të zbulosh të vërtetën. Dhe burrat ia vlen t'i marrin në konsideratë mendimet e Belushit.

Çfarë s’duhet bërë drejt takimit të parë:

...Merrini adresën, thojini me mirësjellje se do të shkoni ta merrni rreth orës shtatë dhe mbyllini telefonin. MOS i thoni që më parë se ku do të shkoni, por jepini një shenjë për veshjen e duhur. MOS e kontaktoni më derisa të shfaqeni në derën e saj, në orën shtatë. MOS e merrni të telefon për ta pyetur nëse qëndron ende plani i takimit. MOS e merrni në telefonon për t’iu orientuar për adresën e saktë të shtëpisë së saj. MOS e merrni në telefon për t'i thënë se jeni rrugës. Ajo do të ketë frikë se mos ndoshta ju nuk do t'i shkoni. Ju nuk doni ta qetësoni atë frikë. Është pjesë e misterit romantik.

Si t’i paraqitesh një gruaje:

Zoçkat mund të dëshirojnë një djalë të ndyrë. Por nuk e duan të ndryrë në pamje. E duan të pastër. Kujdes me xhelin e flokëve. Por, mos u vishini asnjëherë më mirë se ajo. Së fundi, do t'u rekomandoja të lini një kopsë të zbërthyer, në mes të këmishës. Do t’iu bëjë të dukeshit të prekshëm dhe asaj t'i ndihet nevoja kur ta mbërthejë.

Si të bësh për vete një grua:

Bëjini komplimente. Bëjini komplimente për flokët e sidomos për këpucët. Femrave u pëlqen kur u vënë re këpucët sepse nga gjuri e poshtë çdo femër mund të duket si Cindy Crawford. Por mos shkoni deri në detaje. Prej gruas së dytë kam mësuar aq shumë rreth rrobave sa mund të njoh këpucët Manolo Blahnik, të dalloj çantat e dorës Prada, të brendshmet La Perla. Pasi u ndamë dola me një zoçkë që kishte veshur të gjitha ato që përmenda më sipër e unë shkujdesshëm ia numërova. Më hodhi një vështrim dhe tha:
- Ditke shumë gjëra ti!
Nuk m'u dha kurrë një shans i dytë, pasi ia dija të gjitha sekretet.

Të kuptosh çfarë ajo dëshiron:

Mbani mend: gjëja e parë që thotë femra për veten është “gënjeshtra”. Është ajo çka do të donte vërtet të ishte por që nuk është. Nuk e kupton që gënjen, është thjesht natyra njerëzore që është e tillë. E shohim veten si personin ideal që duam të jemi (edhe meshkujt kështu janë). Pra nëse ajo thotë: “I urrej lojrat”, është e qartë se luan shumë. Nëse thotë: “Është hera e parë që e bëj këtë gjë”, do të thotë se është shumë e zonja në atë gjë, madje është mjeshtre. Nëse ju thotë se nuk fle me meshkujt që në takimin e parë, thërrisni kamerierin për llogarinë. Çojeni menjëherë në shtëpi

Përballë femrave:

Në përballje me femrat gjithçka kemi është beteja. Duhet të humbasim çdo shpresë se përfundimisht do të fitojmë luftën. Janë shumë të shpejta, shumë të forta, shumë dinake... Mund të bëjnë një mori punësh. Janë në gjendje të lindin, për Zotin. Kjo është një përvojë, jetë a vdekje që i çon në një rrafsh tjetër. Dhe gjëja më mahnitëse është se ato kuptojnë marrëdhëniet. Ato e krijuan lojën, në sjellim vetëm topin...

Të bukurat dhe të zgjuarat...

Quajini të bukurat të zgjuara dhe të zgjuarat të bukura. Më besoni funksionon. Sepse është diçka ndryshe. Femrave të bukura u thuhet gjithnjë sa të bukura janë. Por s’e dëgjojnë mjaftueshëm fjalën “e zgjuar”. Dhe të zgjuarave s’para u bëhen komplimente për pamjen.

Çfarë duan femrat:

Femrat thonë se e duan mashkullin të jetë i sjellshëm, i ëmbël, i kujdesshëm dhe përkëdhelës. Gjepura! Këto janë karakteristika që i kanë zoçkat. Në të vërtetë femrat kanë nevojë për një mashkull misterioz, të fuqishëm, të zjarrtë, me vetëbesim, paparashikueshmëri, e pak të rrezikshëm.
Me një mashkull të tillë do të flinin...

-----------------
“Sot në se më pyesnin se pse iu futa arteve, do të thosha për shkak të vajzave. Në klubin e dramës, ishin më shumë se 20 vajza dhe veçse gjashtë meshkuj. Dhe e njëjta gjë edhe me korrin – më shumë femra kishte aty!”, – ka rrëfyer me humor, aktori Xhejms Belushi, në një intervistë mbi zanafillat e karrierës së tij aktoriale.
 
Elsa

Anëtar i ri
Anëtar
May 9, 2018
Postime
68
Pikët
0
Vendndodhja
angli

ohhhh bless you
 
Top