• Përshëndetje Vizitor!

    Nëse ju shfaqet ky mesazh do të thotë se ju nuk jeni regjistruar akoma. Edhe pse nuk jeni regjistruar ju arrini të shihni pjesën me të madhe të seksioneve dhe diskutimeve të forumit, por akoma nuk gëzoni të drejten për të marrë pjesë në to dhe në avantazhet e të qënurit anëtar i këtij komuniteti. Ju lutem : REGJISTROHUNI që të dërgoni postime dhe mesazhe në Forum-Al.

    Regjistrohu !

Xhovani Bokaço,"Dekameroni"- Mitridanesi dhe Natani ( ose dëshira për famë ... )

Gi de Masha

The untouchables ...
Anëtar
Apr 21, 2010
Postime
18,351
Pikët
113
Vendndodhja
Danimarkë
Dëshira për famë e njeriut që do të shquhet e të dalë mbi të tjerët shpesh ia zbeh vetëdijen dhe mund ta shpjerë edhe në vepra të liga e të turpshme.

Këtu po sjell këtë novelë, nga "Dekameroni" i Xhovani Bokaços, personazhe të së cilës janë Mitridanesi dhe Natani.

Mitridanesi vete të vrasë Natanin nga smira e bujarisë dhe e fisnikërisë së tij dhe, pa e njohur, takohet me të. Natani vetë i tregon mënyrën se si ta vrasë. Mitridanesi, sipas udhëzimeve të Natanit, e gjen këtë në mëngjes herët në një korije; i turret që ta vrasë, por papritur e njeh, mbetet i turpëruar dhe bëhet mik i tij.

Përfundimisht kur Natani i propozon: “ Dëgjo, ti do të bësh si të them unë. Ti do të mbetesh kështu i ri si je, këtu në shtëpinë time, dhe do të mbash emrin Natan: unë do të vete në shtëpinë tënde dhe do të mbaj përngaherë emrin Mitridanes".

Mitridanesi i turpëruar nga vepra që kishe menduar ta bënte ndaj një njeri kaq fisnik, iu përgjigj: “ Po të dija të veproja me oborrësi kaq të madhe si ju, do ta pranoja menjëherë mendimin tuaj. Por tani që jam thuajse i sigurt se veprimet e mia do të zvogëlonin bujën e zulmës së Natanit, s’dëshiroj të prish ndër të tjerët atë që s’ndërtoj dot në veten time; prandaj jam i shtrënguar të mos pranoj ".


Porosia e novelës, sipas meje:

Mitridanesi, ndonëse fillimisht smira ia kishte vrarë arsyen, kur u kthjellua tha një gjë që të gjithë duhet ta mbajmë vath në vesh: "s’dëshiroj të prish ndër të tjerët atë që s’ndërtoj dot në veten time

Lum si ai që arrin ta vrasë smirën që ka në shpirt!

Lexim të këndshëm mike e miq!
 

Gi de Masha

The untouchables ...
Anëtar
Apr 21, 2010
Postime
18,351
Pikët
113
Vendndodhja
Danimarkë
Mitridanesi dhe Natani - Rrëfenja e tretë

RRËFENJA E TRETË

Që një klerik të bënte një punë me kaq zemërgjerësi iu duk si një mrekulli të gjithëve. Por si morën fund komentet e vajzave, mbreti i dha urdhër Filostratit që të vijonte: edhe ky filloi menjëherë.

-Shoqe bujare, madhështore dhe e shkëlqyer ka qenë oborrësia e mbretit të Spanjës dhe ndofta e padëgjuar kurrë ajo e abatit të Klynsë; por të dyja këto do t’ju duken si fare pa rëndësi, kur të dëgjoni se si një burrë për të dhënë prova të oborrësisë së tij, pranoi pa u tronditur fare t’i jepte gjakun ose, më mirë të them, shpirtin, një njeriu që me paramendim dëshironte ta vdiste, dhe kishte për t’ia dhënë, po të kishte dashur armiku t’ia merrte. Këtë ngjarje do t’ju tregoj në rrëfenjën time të shkurtër.

Është më tepër e sigurtë që – po t’u zëmë besë fjalëve të disa gjenovezëve dhe të shumë udhëtarëve të tjerë – në anët e Katajos ka qenë dikur një burrë fisnik shumë i pasur, i quajtur Natan, që banonte në një çip toke buzë rrugës nëpër të cilën ishin pothuaj të shtrënguar të kalonin të gjithë ata që vinin nga Perëndimi në Lindje ose anasjelltas. Ky njeri shpirtmadh e dorëhapët, duke dashur që emri itij të njihej me vepra dërgoi e mblodhi një numër të madh mjeshtrish dhe brenda një kohe fare të shkurtër ngriti atje një nga pallatet më të mëdha e më luksoze që mund të ishin parë ndonjëherë, të cilin e pajisi me mobiljet dhe me sendet e tjera më të përshtatshme për të pritur e përcjellë me nderim të gjithë fisnikët që do të kalonin andej pari. Kështu ai, i ndihmuar nga shërbëtorët e tij të shumtë e të zgjedhur, priste e përcillte me nderim, me gëzim e përzemërsi këdo që kalonte së andejmi. Këtë sjellje të lavdishme e vazhdoi me kaq ngulm, saqë zulma e dorëhapësisë së tij u përhap jo vetëm në Lindje, por thuajse edhe në gjithë Perëndimin.

Kur u bë plak i vjetër, por i palodhur në punë oborrësie, zulma e tij ra edhe në vesh të një të riu të quajtur Mitridanes, prej një vendi jo shumë larg nga i tiji. Ky, duke qenë jo më pak i pasur se Natani, i pati smirë famës e virtytit të këtij dhe vendosi që ose t’ia errësonte, ose t’ia shuante fare me një oborësi e dorëhapësi më të madhe nga e atij. Prandaj ndërtoi edhe ky një pallat të madh e të bukur, si ai i Natanit, dhe filloi të tregonte një oborrësi të tepruar, që s’ishte dëgjuar e parë kurrë, për gjithë ata që venin e vinin nga ato anë dhe pa dyshim brenda pak kohësh u bë mjaft i famshëm.

Por një ditë, ndërsa po rrinte vetëm në oborrin e pallatit, qëlloi që një grua e varfër hyri nga njëra portë e pallatit, i lypi lëmoshë, e mori dhe doli; pas pak hyri nga porta e dytë dhe mori përsëri lëmoshë nga porta e tij dhe kështu vijoi gjer te porta e dymbëdhjetë. Kur u kthye të trembëdhjetën herë, Mitridanesi i tha:
-Shumë ngulmoke në të lypur, grua e mbarë, - dhe megjithëkëtë, i dha edhe këtë radhë.
Po plaka kur dëgjio fjalët e tij, thirri:
- O derëhapësi e Natanit, sa e mrekullueshme qenke! Në të tridhjetë e dy protat e pallatit të tij, që është si ky, kam hyrë për të lypur dhe ai kurrë s’e bëri veten se më kishte njohur dhe kurrë s’m’u kursye; kurse këtu, pa arritur akoma te prota e trembëdhjetë, i zoti më paska njohur dhe më hiqka vërjetjen.

Dhe duke thënë këto fjalë, u largua e s’u duk më kurrë.

Mitridanesi, i fyer dhe i tërbuar nga zemërimi nga fjalët e plakës, e meqenëse çdo lavd që dëgjonte për Natanin, mendonet se i pakësonte të tijin, tha:
- Ah, i mjeri unë! Si do të mund t’ia arrij dorhëhapësisë së Natanit në gjera më me rëndësi, le t’ia kaloj, siç ma do zemra, gjersa s’jam i zoti as t’i afrohem dhe në gjerat më të vogla! Me të vërtetë unë po mundohem kot, në qoftë se nuk e zhduk atë nga faqe e dheut. Meqenëse pleqëria s’po ia merr jetën, duhet t’ia marr vetë pa vonesë me duart e mia.

Dhe në këtë hov dëshpërimi e zemërimi, pa i treguar njeriu qëllimin e tij, mori pak njerëz me vete, ia shaloi kalit dhe pas tri ditë udhëtimi arriti te vendi i Natanit. Njerëzit që kish marrë me vete i porositi të mos zinin në gojë se kishin ardhur me të, të bënin sikur s’e njihnin dhe të shikonin të gjenin vend banimi gjersa t’u jepte urdhër të dytë. Mitridanesi arriti atje në të ngrysur, ndërsa Natani, i veshur sidokudo, po shetitëte vetëm afër pallatit të tij të bukur. Mitridanesi, pa ditur se cili ishte, e pyeti në mund t’i dëftonte se ku banonte Natani.
-S’ka njeri në këto anë që të dijë të ta tregojë më mirë se unë, biri im,- iu përgjigj Natani me plot gëzim, - prandaj kur të dëshirosh, të shpie unë.
- Faleminderit shumë, - i tha djaloshi, - por, po të jetë e mundur, unë dëshiroj që Natani të mos më shohë dhe të mos më njohë.
- Edhe këtë do ta bëj, - i tha Natani, - meqenësë kështu të pëlqen.

I zbriti pra kalit dhe duke shkuar me Natanin që e kënaqte me bisedime të këndshme, arriti gjer te pallati i tij i bukur.

Këtu Natani i tha njërit prej shërbëtorëve që t’i merrte kalin djaloshit dhe duke iu afruar e porositi fshehurazi në vesh të vente me të shpejtë të njoftonte gjithë njerëzit e shtëpisë që të mos i tregonte njeri djaloshit se ai ishte Natani. Dhe kështu u bë. Pastaj e shpuri mysafirin në një dhomë fort të bukur, ku s’mund ta shihte njeri veç shërbëtorëve që ishin caktuar për shërbimin e tij. Natani, duke i bërë nderime të mëdha, i bëri shoqëri vetë.

Mitridanesi, duke qëndruar me të, megjithëqë e nderonte si baba, e pyeti se kush ishte.

-Unë jam një shërbëtor i vogël i Natanit, - iu përgjigj plaku. – Që kur isha foshnjë gjersa u plaka kam qenë gjithnjë me të, por gjer tani kurrë s’më ngriti ndonjëherë në gjendje më të mirë, si më sheh, prandaj, sado që gjithë të tjerët përgjërohen për të, unë mund të përgjërohem më pak se çdo njeri.

Këto fjalë i dhanë shpresë Mitridanesit që të mundte ta kishte ndihmë për të plotësuar me lehtësi dhe pa rrezik qëllimin e tij të mbrapshtë. Natani e pyeti me shumë njerëzi se cili ishte dhe ç’nevojë e kishte sjellë ndër ato anë, duke i premtuar ndihmë e këshilla, sipas mundësive të tij.

Mitridanesi mendoi pak para se t’i përgjigjej; pastaj, si vendosi që t’ia hapte zemrën, me një bisedë të gjatë që mbajti, i kërkoi besën dhe pasi i tregoi se kush ishte, pse kishte ardhur dhe ç’e kishte shtyrë, i lypi këshilla dhe ndihmë.

Natani, kur dëgjoi fjalët dhe qëllimin mizor të Mitridanesit, u llahtaris i tëri, po menjëherë e mblodhi veten dhe iu përgjigj burrërisht dhe me fytyrë të patronditur:

- Mitridanes, burrë fisnik ka qenë yt atë dhe ti kërkon të mos mbetesh parapa tij në ndrëmarrje të shkëlqyera, se s’mund të ketë tjetër kuptim dera jote e hapur për çdo njeri që qëllon pranë shtëpisë sate. Edhe smira që i ke virtytit të Natanit është e nderuar dhe, po të ishin kështu si ti të gjithë njerëzit, kjo botë e mjerë kishte për t’u bërë menjëherë më e lumtur. Të jesh i sgurt se qëllimi që më shfaqe do të mbetet i fshehtë; por dua të të them se unë mund të të ndihmoj në plotësimin e qëllimt tënd më tepër me këshilla të dobishme sesa me ndonjë ndihmë tjetër dhe ja se si. E sheh aty afër, nja gjysmë milje larg, një korije të vogël? Atje Natani çdo mëngjes vete vetëm dhe shetit për një copë herë të madhe; atje mund ta gjesh me lehtësi dhe mund të bësh atë që dëshiron. Në qoftë se e vret, për t’u kthyer në shtëpinë tënde pa ndeshur pengime, s’duhet të shkosh nga rruga prej së cilës ke ardhur, por nga ajo tjetra, që del nga korija në anën e majtë, se, megjithëse është pak më e keqe, është më e shkurtër dhe më e parrezikshme.

Mitridanesi, si mori këto njftime, kur u largua Natani, u bëri të ditur fshehurazi njerëzve të tij, që banonin në pallat, se në ç’vend ta prisnin të nesërmen.

Me t’u gdhirë dita, Natani, duke mos ndërruar aspak mendimin në lidhje me këshillat që i kishte dhënë Mitridanesit, u nis e shkoi vetëm në korijen e vogël për të gjetur vdekjen. Edhe Mitridanesi nga ana tjetër u ngrit, mori harkun e shpatën, se s’i ndodhje tjetër armë, i hipi kalit dhe shkoi në korije. Prej së largu pa Natanin vetëm dhe vendosi që para se ta sulmonte ta shihte dhe t’i dëgjonte zërin. Rendi pra drejt tij dhe si e kapi prej shamisë që kishte hedhur në kokë, i tha:
- Prite, o plak!
Natani s’i tha veç këto fjalë:
- E pra, e meritokam.

Mitridanesi, kur dëgjoi zërin e tij, e vështroi drejt në fytyrë dhe menjëherë e njohu që ishte njeriu që e kishte pritur njerëzisht e me nderim, që i kishte bërë shoqëri përzemërsisht dhe që kishte këshilluar besnikërisht; parandaj përnjëherë u shtang, hodhi poshtë tërbimin që e kish kapur dhe zemërimi i tij u ndërrua në turp që e pushtoi të tërin. E flaku pra poshtë shpqtën që e kishte nxjerrë për ta goditur, i zbriti kalit, rendi e i ra ndër këmbë duke qarë dhe i tha:
- E shoh shquar, atë fort i dashur, shpirtmadhësinë tuaj, se pasi ju shfaqa dëshirën se do t’ju vrisja – dhe pa pasur asnjë arsye – ju pa u tronditur fare, keni ardhur këtu vetë të më jepni jetën. Por Perëndia, që u tregua më e kujdesur se unë vetë ndaj nderit dhe detyrës sime, në çastin më të nevojshëm më hapi sytë, që një smirë e ulët m’i pati vërbuar. Sa më tepër keni qenë i gatshëm të më kënaqnit, aq më shumë e ndiej veten fajtor; merrni pra kundër meje hakun sipas fajit tim.

Natani e ngriti Mitridanesin nga dheu, e pushtoi, e puthi me dhembshuri dhe i tha:
- Biri im, për veprën që kërkoje të kryeje, në daç ta quash të poshtër, në daç ndryshe, s’është nevoja të kërkosh dhe të kesh ndjesë, sepse ti nuk e bëje për shkak të urrejtjes, por që të mund të dukeshe më i mirë ndër të gjithë njerëzit. Mos ki pra fare frikë nga unë dhe ji i sigurt se s’ka njeri në botë që të të dojë më tepër se unë, që e çmoj shpirtin tënd bujar, se ti nuk mendon si të grumbullosh të holla, si bëjnë koprracët, por përpiqesh si të shpenzosh me oborrësi të holla të grumbulluara. Mos të të vijë turp që deshe të më virtje për të marrë nam dhe mos pandeh se unë çuditem për këtë gjë. Perandorët e shquar dhe mbretërit e mëdhenj për të zgjeruar mbretërinë e tyre dhe për të shtuar famën, s’kanë vrarë vetëm një njeri, si do të bëje ti, por shumë e shumë; ata kanë djegur fshatra e shembur qytete. Prandaj në qoftë se ti, për t’u bërë i famshëm, deshe të më vritje mua, s’ do të bëje ndonjë gjë të çuditshme dhe të padëgjuar, por një gjë që e kanë bërë të gjithë ata që kanë ndjekur rrugën që dëshiron të ndjekësh edhe ti.

Mitridanesi nuk e pa më të arsyeshme të shfaqësonte veten për qëllimin e tij të mbrapshtë, por kur pa në ç’mënyrë të hijshme po e shfajësonte Natani, në vijim të bisedimit me të, arriti t’i shprehte çudinë e tij të madhe se si Natani kishte vendosur jo vetëm t’i jepte jetën, por i kishte treguar dhe vetë mënyrën se e kishte këshilluar se si t’ia arrinte qëllimit.

-Mitridanes, - i tha Natani, - unë s’dua të çuditesh me vendimin që mora dhe me udhëzimet që të dhashë për vrasjen time, sepse unë qysh prej kohës që u bëra i zoti i vetes sime dhe që vendosa të bëja atë që doje ta bëje ti, isha betuar t’ia falja çdo njeriut që të vinte në shtëpinë time çdo gjë që të më kërkonte dhe që varej prej meje. Erdhe ti me dëshirë që të më merrje jetën dhe unë nuk e quajta të arsyeshme të ta mohoja, se s’doja që ti të ishe i vetmi njeri që të largoheshe nga shtëpia pa pasur atë që dëshiroje; ja ku qëndron arsyeja që më bëri me të shpejtë të të tregoja mënyrën dhe të të këshilloja, ashtu si m’u duk më mirë, se si të mbeteshe i kënaqur duke ma marrë jetën, pa pësuar për veten tënde asnjë rrezik. Prandaj po të them dhe një herë dhe të lutem se po qe se të pëlqen, merrma jetën dhe kënaqe shpirtin tënd. Unë s’di si ta harxhoj më mirë se kështu këtë jetën time. Sot i kam arritur të tetëdhjetat dhe tërë jetën time e kam kaluar me të mira e me gëzime dhe e di se, sikundër ndodh me gjithë nejrëzit e sendet e kësaj bote, tani mund të jetoj dhe vetëm pak vjet akoma. Jeta ime tani ka pak vlerë. Më duket më mirë të ta fal ty, sikundër kam falur dhe harxhuar përherë pasurinë time sesa ta ruaj që të ma marrë natyra kundër dëshirës sime.

Dhuratë e vogël është të falësh njëqind vjet jetë; po ç’vleftë ka të falësh gjashtë a shtatë vjet jetë, sa mund të jetoj unë akoma? Merre pra, po ta ka ënda, të lutem, sepse gjatë kohës që kam jetuar gjer sot s’ka dalë njeri të ma kërkojë, dhe nuk besoj të gjej kënd kurrë që ta hajë malli për të, po qe se s’ma merr ti që e kërkon vetë. Dhe sikur të qëllonte që të dilte njeri të ma donte, e di që sa më tepër ta ruaj, aq më e pavlefshme më bëhet; prandaj, para se të më bëhet e pavlefshme, merrma të lutem!

Mitridanesi s’e deshi veten nga turpi dhe i tha:
- Mos e dhëntë Perëndia të bëj një gjë kaq të shëmtuar! Jo vetëm s’duhet t’ju shkëput një jetë kaq të dashur, por s’duhet as ta mendoj një gjë të tillë ashtu si bëja pak më parë; përkundrazi, po të ishte e mundur, do t’jua zgjatja me ditët e mia.
- Ti thua se po të mundje, do të ma shtoje jetën me ditët e tua, - iu përgjigj Natani me të shpejtë; - po nuk e di ti se në këtë mënyrë do të më vije një barrë, të bëja ndaj teje një gjë që s’e kam bërë kurrë ndaj njeriu tjetër? Nuk e di ti se do të shtrëngohesha të merrja diçka që është jotja, duke bërë një gjë që s’e kam bërë kurrë ndonjëherë?
- Po, - i tha Mitridanesi me të shpejtë.
- Dëgjo, - i tha Natani,- ti do të bësh si të them unë. Ti do të mbetesh kështu i ri si je, këtu në shtëpinë time, dhe do të mbash emrin Natan: unë do të vete në shtëpinë tënde dhe do të mbaj përngaherë emrin Mitridanes.
- Po të dija të veproja me oborrësi kaq të madhe si ju, - iu përgjigj atëherë Mitridanesi, - do ta pranoja menjëherë mendimin tuaj. Por tani që jam thuajse i sigurt se veprimet e mia do të zvogëlonin bujën e zulmës së Natanit, s’dëshiroj të prish ndër të tjerët atë që s’ndërtoj dot në veten time; prandaj jam i shtrënguar të mos pranoj.

Këto dhe shumë të tjera fjalë të këndshme e të njerëzishme shkëmbyen Mitridanesi e Natani. Pastaj, sipas dëshirës së këtij të fundit, së bashku morën rrugën për në pallat, ku Natani e mbajti me nderime të mëdha djaloshin për disa ditë, duke e këshilluar me zotësi që të qëndronte i patundur në ndërmarrjen e tij bujare dhe të lartë.

Kur shfaqi dëshirën Mitridanesi me shokët e tij për t’u kthyer në shtëpi të vet, Natani i dha leje të shkonte pasi e bëri të kuptonte mirë se ai s’mundi t’ia kalonte kurrë në bujari e dorëhapësi.
 

Elian70

Photoshop
Anëtar
Jan 30, 2014
Postime
8,594
Pikët
0
Vendndodhja
Vlorë
Përgjigje e: Xhovani Bokaço,"Dekameroni"- Mitridanesi dhe Natani ( ose dëshira për fa

pres me respekt perditesime nese ka mundesi...
 

Gi de Masha

The untouchables ...
Anëtar
Apr 21, 2010
Postime
18,351
Pikët
113
Vendndodhja
Danimarkë
Re: Përgjigje e: Xhovani Bokaço,"Dekameroni"- Mitridanesi dhe Natani ( ose dëshira pë

pres me respekt perditesime nese ka mundesi...
Librin në tërësi nuk kam mundësi ta sjell.
Këtë rrëfenjën e tretë e kam përshkruar vetë për nevojat e mia me punën me nxënës në Danimarkë.
E pata zgjedhur këtë rrëfenjë, sepse konsiderova se ka porosi të mirë!
 

SystemA

V.I.P
Anëtar
Sep 14, 2010
Postime
57,220
Pikët
113
Përgjigje e: Xhovani Bokaço,"Dekameroni"- Mitridanesi dhe Natani ( ose dëshira për fa

BRILIANTISTA anti KONFOMISTAflamuejllapanista.
https://www.youtube.com/watch?v=pMNZLBBuZFY
RIP.

ahh POEZI....
 
Top