• Përshëndetje Vizitor!

    Nëse ju shfaqet ky mesazh do të thotë se ju nuk jeni regjistruar akoma. Edhe pse nuk jeni regjistruar ju arrini të shihni pjesën me të madhe të seksioneve dhe diskutimeve të forumit, por akoma nuk gëzoni të drejten për të marrë pjesë në to dhe në avantazhet e të qënurit anëtar i këtij komuniteti. Ju lutem : REGJISTROHUNI që të dërgoni postime dhe mesazhe në Forum-Al.

    Regjistrohu !

Xhuli stilistja që do të bëhet mjeke

Forum-Al

Aty ku shqiptarët mblidhen
Anëtar
Jan 5, 2010
Postime
560
Pikët
28
Vendndodhja
Forum
Xhuli, fal bukurisë së saj, dhunti e natyrës, më 2005 është shpallur “Miss Diaspora” në Finlandë, kurse ka punuar edhe si manekine, moderatore dhe organizatore e shumë spektakleve humanitare. Së fundi pretendon edhe pjesëmarrjen në “Miss World 2010”, dhe fal vetëbesimit të saj, konsideron se nuk do të jetë vetëm figurante e këtij spektakli të bukurisë në shkallë botërore.




E lindur në Finlandë, vajza sharmante dhe pasionante, Xhulije (Xhuli) Nura, qysh si fëmijë shfaqet talent për shumë profesione atraktive, sikurse është stilizmi, manekinizmi, moderimi deri tek dëshira e fjetur thellë në zemër, por e shpalosur sivjet, për t’u bërë mjeke dhe atë, kirurge e njohur.
Modeste deri në sinqeritet, Xhuli, tashmë ndjek studimet në fakultetin e Mjekësisë së UP dhe është e mrekulluar që ka arritur të përballojë konkurrencën dhe të bëhet studente e këtij fakulteti, gjithnjë e më atraktiv.

E rritur në një vend skandinav, Finlandë, ku jeta zhvillohet pa ekuivokë, d.m.th. pa korniza dhe komplekse dhe ku demokracia është në shkallën më të lartë, Xhuli ka trashëguar shumëçka nga kjo kulturë e madhe, por edhe ka ruajtur tiparet shqiptare. Bija e Prekazit legjendar, Xhuli, ndonëse e ka përjetuar luftën nga larg, kurrë nuk i harron tmerret e saj dhe, sikur i ka vënë vetes një obligim human, që, së paku si mjeke, të arrijë që të shërojë plagët e saja të jashtme, por edhe të brendshme.
Xhulin e takuam në Prishtine dhe zhvilluam këtë bisedë.

Xhuli, si po kalon në Kosovë?
Jam shumë e lumtur që mund të shëtis rrugëve me diell të Kosovës pas gjithë asaj që ka ngjarë. Jam edhe krenare që lufta jonë ka përmbushur deri diku aspiratat tona për Liri dhe Pavarësi. Nuk kemi nevoje të jemi të kompleksuar, por kemi nevojë të punojmë shumë. Unë, punoj shumë dhe ndihmoj shumë, përmes koncerteve dhe tryezave të ndryshme, ku flasim për luftimin e dukurive negative në shoqërinë tonë. Mirëpo, edhe shoqëria duhet të merret më shumë me të rinjtë dhe t’i përkrah ata, mos të lejojë që ata t’i rrok pasiguria. Pasiguria, krijon, pastaj probleme gjithfare.
Unë, falë edukatës familjare kam arritur të veçohem edhe në Finlandë, madje, e them pa modesti, se atje kam krijuar shume miq dhe, besoj, një përshtypje të shkëlqyer. Këtë përshtypje po punoj që ta krijoj edhe në Kosovë dhe jam në rrugë të mirë që ta bëjë këtë.

Si e vlerësoni bukurinë?
Unë konsideroj se bukuria është begati, por ajo nuk duhet të (keq)përdoret për qëllim meskine dhe të ulëta. Krejt çka duhet të arrijë njeriu, duhet ta arrijë me forcat e veta dhe me dinjitet dhe pa nënshtrim. Njeriu, duhet të mos dorëzohet kurrë, por të ketë vetëbesim të madh, sepse, për çdo gjë në jetë, duhet të të prijë dëshira. E di, që, dëshirat gjithmonë janë më të mëdha se sa mundësitë, por nëse punohet me përkushtim, dëshirat shumë lehtë mund të realizohen, pse jo? Femrat tona janë të bukura, ambicioze dhe të zgjuara, por duhet punuar me to dhe duhet pasur besim tek to.
Për sukseset e mia e falënderoj familjen time të shkëlqyer, e cila më ka kuptuar dhe më ka përkrahur në çdo hap. Kam pasur fatin që të kam një familje të tillë dhe që të rritem në një vend, sikurse është Finlanda, ku vlera e njeriut është shumë e madhe. Pra, jam vajzë që nuk kënaqem me pak, por vazhdimisht jam në kërkim.
E falënderoj edhe Zotin që më ka dhënë këtë bukuri, por bukuria e humb bukurinë, po qe se nuk plotësohet me mençuri. Femra e bukur do të dukej sikur një kukull: e ftohtë dhe e zbrazët, po qe se nuk mbushet me dije, mençuri (dija është fuqi, vj). Femra e bukur duhet të dijë ta çmojë veten e vet dhe të mos bëhet pre e mjedisit, ose interesit.

Çka i karakterizon të rinjtë tanë?
Janë të bukur, plot vullnet për jetë, plot vetëbesim dhe sinqeritet. Mirëpo, ata, nuk duhet të kënaqen me pak, duhet të bëhen vetja e vet, të formojnë karakterin e vet, të kenë ego të fortë dhe të thonë atë që e mendojnë pa frikë dhe pa paragjykime.
Pra, morali, sinqeriteti, dinjiteti, këto do të ishin tri shtyllat kryesore të cilat e formojnë personalitetin e një femre, apo mashkulli.

Duket se keni talent edhe për aktrim?
Edhe ky talent më ka provokuar, por kam shumë angazhime dhe nuk po arrij të shpërndahem gjithandej. Pikësëpari, e kam fakultetin, pastaj vijnë angazhime të tjera artistike, të cilat më mbushin shpirtërisht. Shumë jam e dhënë pas leximit dhe për mua libri është i shenjtë, kurse kultura është çelësi i vetëm për të hyrë në Evropë.

Keni filluar të keni fansa edhe në Kosovë?
Po, këtë po e vërej dhe kjo më gëzon shumë. Unë jam shumë miqësore dhe di ta ruajë miqësinë e sinqertë. Të rinjtë tanë, janë, po ashtu miqësor dhe nuk janë arrogant. Unë jam shumë e shoqëruar, por di të bëjë edhe refuzime. Unë, nuk jam e prirë për aventura false, por për miqësi dhe shoqëri të kujdesshme. Kam menduar se nuk do të dija të përshtatesha në këtë mjedis, por mund të them se kur të largohem një ditë, për të specializuar në Finlandë, do të më mungojë shumë Kosova dhe njerëzit e saj.
Por, kurrë nuk do ta braktisë dhe harrojë Kosovën. Jam shumë e lidhur me të, si mishi për thoni, sikurse thuhet.

ili është mesazhi juaj për të rinjtë?
Punë, dinjitet, krenari dhe vetëbesim. Unë, jam krenare që jam shqiptare dhe këtë nuk e fsheh askund. Unë çmoj vlerat tona dhe krenohem me emrat që ka dhënë kombi im, sikurse është Kadare e shumë të tjerë.

Faleminderit, Xhuli për këtë intervistë, të cilën e zhvilluam nxitimthi. Unë iu falënderoj juve për përkrahjen dhe ndihmën tuaj të vyer.

Jam në hapat e parë, por …hapi i parë është vendimtar…Foto: Arton Humolli./Telegrafi/



Forum-Al.com
Aty ku shqiptarët mblidhen!
 
Top