• Përshëndetje Vizitor!

    Nëse ju shfaqet ky mesazh do të thotë se ju nuk jeni regjistruar akoma. Edhe pse nuk jeni regjistruar ju arrini të shihni pjesën me të madhe të seksioneve dhe diskutimeve të forumit, por akoma nuk gëzoni të drejten për të marrë pjesë në to dhe në avantazhet e të qënurit anëtar i këtij komuniteti. Ju lutem : REGJISTROHUNI që të dërgoni postime dhe mesazhe në Forum-Al.

    Regjistrohu !

Yahoo e di saktësisht se ku gjendeni

Alb_LoVeR

Anëtar i ri
Anëtar
Nov 1, 2009
Postime
1,559
Pikët
0
Vendndodhja
LosT In YouR EyeS
Gjiganti i internetit Yahoo më në fund ka lëshuar për përdorim shërbimin i cili deri më sot ka qenë në fazën testuese. Fire Eagle që tani mund ta përdoret nga të gjithë ata të cilët duan që nëpërmes internetit të zbulojnë saktësisht në cilën pjesë të globit tokësor gjenden.
Më thjesht, Fire Eagle është shërbim i cili ruan të dhënat personale dhe lokacionin e secilit përdorues i cili dëshiron që pjesës tjetër të botës tëi ndajë këtë lloj informate. Nëse posedoni ndonjë pajisje me lidhje në internet, mund të futni lokacionin tuaj aktual dhe në këtë mënyrë, të gjithë përdoruesit tjerë, pajisjet apo aplikacionet përkatëse do të mund të marrin ato informata.

Fire Eagle dallon nga shërbimet tjera për atë që përcakton gjeolokacionin e përdoruesve, derisa shërbimi mund të përdoret brenda disa shërbimeve tjera ekzistuese të internetit si Pownce apo blog platformës Movable Type.

Shërbimin e ri të gjigantit të internetit Yahoo mund ta përdorin të gjithë shfrytëzuesit e cilitdo shërbimi tjetër të kësaj kompanie dhe ata të cilët dëshirojnë të regjistrohen. Shërbimi Fire Eagle është tërësisht pa pagesë.

fireeagle.yahoo.net
 
Top