• Përshëndetje Vizitor!

    Nëse ju shfaqet ky mesazh do të thotë se ju nuk jeni regjistruar akoma. Edhe pse nuk jeni regjistruar ju arrini të shihni pjesën me të madhe të seksioneve dhe diskutimeve të forumit, por akoma nuk gëzoni të drejten për të marrë pjesë në to dhe në avantazhet e të qënurit anëtar i këtij komuniteti. Ju lutem : REGJISTROHUNI që të dërgoni postime dhe mesazhe në Forum-Al.

    Regjistrohu !

Yahoo filloi kalimin në Bing

SEa

Anëtar i ri
Anëtar
Jan 15, 2010
Postime
1,516
Pikët
0
Vendndodhja
marina di massa
Yahoo ka filluar me kalimin e shërbimit të vet të kërkimeve në Microsoft Bing, mirëpo ndryshimet, tani për tani, janë të dukshme vetëm në Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe në Kanada.
Duke filluar nga kjo javë kërkimet në faqet e Yahoo do të fillojnë të bëhen me shenjën dalluese “Powered by Bing” me të cilën gjë nënkuptohet fillimi i partneritetit publik në mes të Microsoft e Yahoo në afarizmin e kërkimeve.

Në blogun e saj zyrtar Yahoo ka publikuar se ky është një hap i rëndësishëm në realizimin e marrëveshjes së vitit të kaluar në mes të dy kompanive. Tani për tani, realizimi i shërbimit të kërkimeve Bing të Microsoft është e kufizuar vetëm në SHBA e Kanada, e më vonë ai do të shpërndahet në mbarë botën.
 
Top