• Përshëndetje Vizitor!

    Nëse ju shfaqet ky mesazh do të thotë se ju nuk jeni regjistruar akoma. Edhe pse nuk jeni regjistruar ju arrini të shihni pjesën me të madhe të seksioneve dhe diskutimeve të forumit, por akoma nuk gëzoni të drejten për të marrë pjesë në to dhe në avantazhet e të qënurit anëtar i këtij komuniteti. Ju lutem : REGJISTROHUNI që të dërgoni postime dhe mesazhe në Forum-Al.

    Regjistrohu !

Zanfina do të lobojë për Kosovën

Forum-Al

Aty ku shqiptarët mblidhen
Anëtar
Jan 5, 2010
Postime
560
Pikët
28
Vendndodhja
Forum
Zanfina Ismaili është zotuar se do të mundohet të lobojë për njohjen e pavarësisë në një ngjarje kulturore në Spanjë, ku ajo do ta përfaqësojë Kosovën.


Fjala është për një debat kulturor që mbahet në Galicia të Spanjës e që ka për qëllim ta afrojë kulturën Latino-Amerikane dhe atë të Evropës.

“Unë jam zgjedhur nga organizatorët që të përfaqësoj jo vetëm Kosovën por edhe gjithë Ballkanin. Ata kanë lexuar për këngëtarët kosovare në internet dhe siç duket unë ua kam mbushur syrin pakëz më shumë”.

“Ndoshta për vetë faktin se e kam përfunduar fakultetin Juridik, ndërsa ftesa më është bërë nga ambasadori i Spanjës për Bashkim Evropian, David Ballsha”, ka thënë Zanfina për “Infopress”.

Këngëtarja po ashtu ka shtuar se do të mundohet në këtë mënyrë të lobojë edhe për njohjen e pavarësisë së Kosovës.

Në këtë takim kulturor do të marrin pjesë edhe këngëtarë të njohur si meksikania Paulina Rubio, ajo greke Eleftheria Arvanitaki, kolumbiania Amparo Sandino, dhe këngëtarja suedeze Lykki Li.

Së fundi u tha se Zanfina kishte vështirësi për të siguruar vizë për hyrje në Spanjë.



Forum-Al.com
Aty ku shqiptarët mblidhen!
 
Top