• Përshëndetje Vizitor!

    Nëse ju shfaqet ky mesazh do të thotë se ju nuk jeni regjistruar akoma. Edhe pse nuk jeni regjistruar ju arrini të shihni pjesën me të madhe të seksioneve dhe diskutimeve të forumit, por akoma nuk gëzoni të drejten për të marrë pjesë në to dhe në avantazhet e të qënurit anëtar i këtij komuniteti. Ju lutem : REGJISTROHUNI që të dërgoni postime dhe mesazhe në Forum-Al.

    Regjistrohu !

Zbulohet fejesa dy vjeçare e Bertines

Forum-Al

Aty ku shqiptarët mblidhen
Anëtar
Jan 5, 2010
Postime
560
Pikët
28
Vendndodhja
Forum
Flitet për një histori pasionate, që ka përfunduar vetëm një muaj para se Bertina Mehmeti të hynte në shtëpinë e “Big Brother 3”, “reality show-n” që po transmetohet në “Top Channel”.


Fakti që tani Bertina ka krijuar intimitet me Erion Zeqirajn, banorin tjetër të BB3, ndoshta e ka penguar që ajo të tregohet e hapur në bisedat brenda shtëpisë për të rrëfyer detaje më shumë rreth të kaluarës së saj në lidhje me djemtë që ka njohur në jetë.

Flitet për një histori pasionate, që ka përfunduar vetëm një muaj para se Bertina Mehmeti të hynte në shtëpinë e “Big Brother 3”, “reality show-n” që po transmetohet në “Top Channel”. Fakti që tani Bertina ka krijuar intimitet me Erion Zeqirajn, banorin tjetër të BB3, ndoshta e ka penguar që ajo të tregohet e hapur në bisedat brenda shtëpisë për të rrëfyer detaje më shumë rreth të kaluarës së saj në lidhje me djemtë që ka njohur në jetë.

Dhe historinë e saj të fundit të dashurisë që ka zgjatur dy vjet, ajo e ka përmendur shumë pak, duke mos lënë aspak të kuptohet nëse ishte një histori e bukur ose jo. Ndaj ka ngjallur interes fakti se sa e rëndësishme ka qenë për të kjo histori dashurie, dhe cila ishte arsyeja pse vajza 25 vjeçare i dha fund vetëm një muaj para se të hynte në këtë garë “c”?!

Bertina kishte aplikuar në mënyrë të fshehtë për të marrë pjesë në “Big Brother 3”, ndërsa e kishte ende të freskët shkëputjen pas dy vjet lidhjeje me Kushtim Junikun, djalin 27 vjeçar nga Gjakova (Kosovë). Ndoshta pjesëmarrja në BB3 ka qenë një arsye që Bertina t’i largohej realitetit për të nisur në jetë të re me më shumë emocion, si për të harruar historinë e saj të dashurisë, që kishte nisur po ashtu me shumë pasion. Por ajo i kishte dhënë fund kësaj historie dhe bashkëjetese që zgjati dy vjet me Kushtrimin, djalin me profesion dizajner, shumë simpatik dhe i njohur në Tiranë si profesionist në fushën e tij.

Bertina dhe Kushtrimi ishin njohur në mjediset e televizionit muzikor BBF, ku Kushtrimi punonte si dizajner ndërsa Bertina ishte e punësuar si vajzë promocioni pranë kësaj kompanie. Sipas rrëfimeve të miqve të tyre, ata kanë qenë një çift shumë i lidhur me njëri-tjetrin, që kalonin mjaft kohë bashkë dhe frekuentonin ambientet e argëtimit gjithnjë të dy. Madje njohja e tyre ishte thelluar dhe më tej, pasi Bertina e cila në atë kohë jetonte në konvikt vendosi të bashkëjetonte në shtëpinë e të dashurit të saj në Tiranë.

Po ashtu Kushtrimi ishte prezantuar me të ëmën e Bertinës, ndërsa Bertina kishte kaluar pushime në Kosovë pranë familjes së Kushtrimit duke jetuar si dy të fejuar. Po pse lidhja e tyre mori fund?! Sipas rrëfimeve të miqve të tyre ka qenë një lidhje që nuk ka përfunduar mirë e në mënyrë shumë të paqtë. Arsyeja ishte pasi Bertina kërkonte nga ish-i dashuri i saj më shumë liri dhe nuk e duronte kontrollin prej tij. Gazeta “Panorama” kontaktoi me Kushtrimin për t’i marrë një prononcim për lidhjen e tij, por ai nuk pranoi të jepte asnjë detaj duke e konsideruar këtë lidhje një kapitull të mbyllur të jetës së tij.

Gjithsesi nga miq të tyre të përbashkët thuhet se edhe pse lidhja ishte bërë shumë e njohur dhe ishte thelluar mjaft, në fakt Bertina që njihet për tip i vështirë kërkonte të bënte një jetë të pavarur, dhe pa u kontrolluar nga askush. Kjo shpjegohet edhe me pasionin e saj të fshehtë për t’u bërë pjesë e televizionit, duke gjetur mundësinë që t’u afrohej gjithnjë e më shumë djemve të njohur të ekranit për t’u përfshirë në të tjera rrethe miqësore. Pikërisht njëri prej tyre ka qenë dhe Erioni, së fundi spiker lajmesh dhe drejtues i emisionit “Kioska” në televizionin “Ora news”, me të cilin njihej para se të hynte në shtëpinë e “Big Brother 3”. Thuhet se njohja e Erionit me Bertinën kishte ndodhur pasi ishte gjendur rastësisht në një tavolinë me miq të përbashkët.

Bertina, tip i mbyllur dhe E egër me meshkujt
Pas ndarjes nga i dashuri, Bertina para se të hynte në shtëpinë e “Big Brother”, jetonte në një apartament me qira me disa shoqe. Nuk dihet se sa shumë e lidhur është me to pasi asnjëra prej tyre nuk shkon në studion e “Top Channel” për ta mbështetur të shtunave të spektaklit. Por sipas disa të njohurve të saj, Bertina konsiderohet një vajzë shumë pak mëndjemadhe, tip i mistershëm, që nuk e jep veten lehtë dhe për më tepër shumë e egër dhe e vështirë me meshkujt.

Në biseda tavolinash ajo mbahet për tipi që do të dominojë tavolinën dhe nuk ngurron të tregohet edhe arrogante. Në fakt ndoshta kjo për faktin se jashtë shtëpisë ka qenë një vajzë e pëlqyer për shkak të pamjes së saj, pamje që e ka arritur vetëm pas fillimit të studimeve në Tiranë, në degën e Inxhinierisë së Mjedisit. Më parë Bertina njihej si një vajzë e zakonshme, e njohur për stilin e saj tejet sportiv dhe flokët e shkurtra. Bertina nuk bën lehtë shoqe dhe pothuaj nuk ia rrëfen askujt sekretet e jetës së saj.

Familjarët nuk ishin dakord që të hynte në BB
Por në këtë garë, Bertina duket se nuk e ka me vete edhe familjen e saj, pikërisht dy motrat Floridën e Danielën, dhe vëllain Elion të cilët nuk kanë qenë aspak dakord që Bertina të hynte në një garë të tillë “reallity show”. Dy motrat e saj dhe vëllai, të tre më të mëdhenj në moshë se Bertina nuk kanë denjuar të jenë të pranishëm në studion e “Big Brother” për ta përkrahur motrën e tyre. Nga Delvina për Bertinën ka udhëtuar disa herë vetëm nëna e saj, e cila e ka pranuar këtë vendim të vajzës së saj të vogël.

Bertina, e cila ka humbur babain që kur ishte 9 vjeç, e mori krejtësisht e vetme vendimin për të hyrë në këtë “reality show”, iniciativë që e mbajti të fshehtë deri në momentin e fundit të fillimit të spektaklit. Nuk dihet se si do të jenë marrëdhëniet e saj me dy motrat që jetojnë në Greqi, dhe vëllain në Delvinë pasi ajo të dalë nga shtëpia e “Big Brother”./Panorama/



Forum-Al.com
Aty ku shqiptarët mblidhen!
 
Top