• Përshëndetje Vizitor!

    Nëse ju shfaqet ky mesazh do të thotë se ju nuk jeni regjistruar akoma. Edhe pse nuk jeni regjistruar ju arrini të shihni pjesën me të madhe të seksioneve dhe diskutimeve të forumit, por akoma nuk gëzoni të drejten për të marrë pjesë në to dhe në avantazhet e të qënurit anëtar i këtij komuniteti. Ju lutem : REGJISTROHUNI që të dërgoni postime dhe mesazhe në Forum-Al.

    Regjistrohu !

Zbulohet një punishte trakase në Bullgari

Kryeplaku

Kryeplak
Anëtar
Feb 1, 2011
Postime
1,761
Pikët
0
Vendndodhja
Albania
Një punishte e pashoqe për artikuj kockorë nga Trakia e lashtë është zbuluar në afërsi të fshatit Sveshtari në Bullgarinë verilindore i cili është i famshëm për momumentet mbretërore të varrit të zbuluara aty para disa vjetësh.

Grupi i punës i arkeologut Dr. Totko Stoyanov nga Universiteti i Sofies hasi në disa gjetje të pazakonta të cilat datojnë prapa në shekullin e katërt dhe fillimin e shekullit të tretë p.e.s. . U nxorrën nga toka elementë të përdorura për të bërë armë dhe zbukurime së bashku me amfora me vula të ruajtura nga ishujt grekë të Rodit, Thasos dhe Sinope.
Punishtja ndodhet jashtë mureve të përforcuara të një qyteti trakas. Sipas Dr. Stoyanov, këto të mbetura të bëjnë të besosh se vendbanimi i afërt i lashtë është kryeqyteti i fisit Getae i quajtur Hellis. Historianët mendojnë se ky ishte qyteti i mbretit trakas Drohimedus i cili thuhet të ketë mposhtur dhe zënë rob gjeneralin Lysimachus të Lekës së Madh. Lëvruesit këmbëngulin në atë që ky qytet i lashtë ka pasur kanalet e veta të ujit.

Fundi i lulëzimit ekonomik dhe politik erdhi rreth shekullit të 34-të p.e.s kur një tërmet i fuqishëm e rrafshoi me tokën.
 
Top