• Përshëndetje Vizitor!

    Nëse ju shfaqet ky mesazh do të thotë se ju nuk jeni regjistruar akoma. Edhe pse nuk jeni regjistruar ju arrini të shihni pjesën me të madhe të seksioneve dhe diskutimeve të forumit, por akoma nuk gëzoni të drejten për të marrë pjesë në to dhe në avantazhet e të qënurit anëtar i këtij komuniteti. Ju lutem : REGJISTROHUNI që të dërgoni postime dhe mesazhe në Forum-Al.

    Regjistrohu !

Zbulohet telefoni i mençur ViewPad 4 në Android

SEa

Anëtar i ri
Anëtar
Jan 15, 2010
Postime
1,516
Pikët
0
Vendndodhja
marina di massa

ViewSonic e ka zbuluar modelin më të ri të telefonit të mençur në Android 2.2 gjatë panairit të CES 2011 që po mbahet në Las Vegas.
Ky model i telefonit është i pajisur me procesorin Qualcomm 1GHz MSM8255 bashkë me ekranin e ndjeshëm në prekje me 4.1 inç, WVGA, kamerën me pesë mega-piksel, e cila posedon auto-fokus si dhe kamerën e cila ka mundësi incizimi në 720p, GPS, Bluetooth, lidhje Wi-Fi si dhe daljen HDMI.

Modeli i ri i telefonit ViewPad 4 është gjithashtu i pajisur me kamerën e përparme me 3 mega-piksel e cila mundëson edhe realizimin e thirrjeve telefonike edhe me video.

Thuhet se kur ky telefon të dal në dyqanet e shitjes, i njëjti do të kushtojë rreth 549 dollarë, ndërsa shpërndarja e tij do të fillojë jo më herët se mesi i vitit 2011
 
Top