• Përshëndetje Vizitor!

    Nëse ju shfaqet ky mesazh do të thotë se ju nuk jeni regjistruar akoma. Edhe pse nuk jeni regjistruar ju arrini të shihni pjesën me të madhe të seksioneve dhe diskutimeve të forumit, por akoma nuk gëzoni të drejten për të marrë pjesë në to dhe në avantazhet e të qënurit anëtar i këtij komuniteti. Ju lutem : REGJISTROHUNI që të dërgoni postime dhe mesazhe në Forum-Al.

    Regjistrohu !

Zbulon në Facebook martesën tjetër të të shoqit

Forum-Al

Aty ku shqiptarët mblidhen
Anëtar
Jan 5, 2010
Postime
560
Pikët
28
Vendndodhja
Forum
Ndonjëherë, realiteti mund të shkojë përtej fantazisë. Një 41-vjeçareje amerikane nga Cleveland, me emrin Lynne France, e cila dyshonte se i shoqi e tradhtonte, i mjaftoi të shkruajë në “Facebook” emrin e të dashurës së mundshme të bashkëshortit…


E si përfundim zbuloi e tmerruar se mes imazheve të gruas shfaqej një album martese, i përbërë nga më shumë se 200 foto, në të cilën si për çudi burri ishte pikërisht bashkëshorti i saj, John.

“Pashë fotografitë e martesës së tyre në ‘Walt Disney World’. Bashkëshorti im i veshur si Princi, ndërsa gruaja e tij e re, një bionde goxha e bukur, e veshur si ‘Bukuroshja e Fjetur’”, tregon Lynne.

Kështu, ajo që dyshohej të ishte thjesht një histori kalimtare dashurie, rezultoi të ishte* prova e një jetë të dyfishtë të të shoqit: dy lidhje, dy martesa me gra të ndryshme dhe dy familje. Lynne e John ishin martuar në vitin 2005, por në 2008-n, Lynne nisi të dyshonte te i shoqi, për shkak të udhëtimeve të shpeshta jashtë shtetit.

Ndërkohë që pas zbulimit të asaj që fshinte prej disa vitesh, burri ka dashur të mbrohet: “Nuk jam bigam. Dasma e parë nuk ishte regjistruar, prandaj nuk është e vlefshme”. Gjithesi, tashmë gruaja e tij e dytë ka nisur procesin e ndarjes.



Forum-Al.com
Aty ku shqiptarët mblidhen!
 
Top