• Përshëndetje Vizitor!

    Nëse ju shfaqet ky mesazh do të thotë se ju nuk jeni regjistruar akoma. Edhe pse nuk jeni regjistruar ju arrini të shihni pjesën me të madhe të seksioneve dhe diskutimeve të forumit, por akoma nuk gëzoni të drejten për të marrë pjesë në to dhe në avantazhet e të qënurit anëtar i këtij komuniteti. Ju lutem : REGJISTROHUNI që të dërgoni postime dhe mesazhe në Forum-Al.

    Regjistrohu !

Zgjedhjet parlamentare në Shqipëri 2021.

Marya

V.I.P
Anëtar
Mar 31, 2011
Postime
10,867
Pikët
113
qenkan bere shkurtime pune ciuditerisht tek puna e nje te njohure sepse nuk paskan votuar per personin ,
nuk them dot me shume
per ke e per cilin ,
tmerr
 
Last edited:

edlin

V.N.P
Anëtar
Apr 22, 2010
Postime
12,431
Pikët
113
Po po akoma e keni në fuqi parrullën "Me ne fitojnë të xhithë"? 🤣
Jo e kanë harruar...
Ata nuk po kujtojnë dot atë parullën...
"Hap kutitë ose largohu "...
Apo nuk është e tyre kjo .. ?
 

ana_gend

V.I.P
Anëtar
Mar 5, 2013
Postime
6,845
Pikët
113
me kujtohet ku ikem me tren te votonim :unsure: shife edhe 1932 burrat jane vesh me tirqi pantullona dhe jo me qashtu zhele-tumane,pigjama dimija te sulltanit 😆

Qekur hoqen kto veshje edhe plisin qeleshen e zevendesuan me kasketat dhe beretat i mor lumi ju shkoi pazari sa nje gjel deti!!!
 

edlin

V.N.P
Anëtar
Apr 22, 2010
Postime
12,431
Pikët
113
Nuk ka sens llogjike. Ndragheta eshte gjithmone ne qeveri.
Ndrageta është foshnjarake përballën erdohanit...
E dëgjove më lartë... filluan ndëshkimet për të pa bindurit
 

ana_gend

V.I.P
Anëtar
Mar 5, 2013
Postime
6,845
Pikët
113
Ndrageta është foshnjarake përballën erdohanit...
E dëgjove më lartë... filluan ndëshkimet për të pa bindurit
del qe ai avokati ka te drejte fleta e votimit tregon voten dmth vullnetin e votuesit edhe pse kushtetuta ja "garanton" fshehtesine e votes 😋😋
 

par

V.I.P
Anëtar
Oct 30, 2015
Postime
8,226
Pikët
113
Vendndodhja
Diku nëpër Shqipëri, lindur anës së Drinit të Zi.
qenkan bere shkurtime pune ciuditerisht tek puna e nje te njohure sepse nuk paskan votuar per personin ,
nuk them dot me shume
per ke e per cilin ,
tmerr
Mbaron një hale shkollë dhe të kushtëzojnë mendimin e lirë për bukën e përditshme.
E ku tjetër!!!!
Me një infermiere të infektivit në bisedë.
Arta, për kë votove (i shoqi mu shpreh se do votojmë kundër bandës së Velinave)
Për Manastirliun, mu përgjigj (i shoqi kishte votuar kundër bandës së sipërcituar)
Sikur do votonit kundër e ri ngacmova.
Manastirliu më mban familjen me punë, prandaj nuk kam zgjidhje tjetër.
Si vallë u tjetërsuam kaq të nëpërkëmbur!!
 

edlin

V.N.P
Anëtar
Apr 22, 2010
Postime
12,431
Pikët
113
Edhe mos harroni të duartrokisni...
Nuk u takon më të ankoheni...
Korrni suksese nga zgjedhja në zgjedhje me Erdohan në krie
 

doganieri

V.I.P
Anëtar
Jan 3, 2013
Postime
28,043
Pikët
113
Yll i plakur me tuta sporti e zinxhirë floriri’/ Analiza e DW: Pse liderë si Rama që cilësohen “autoritarë” fitojnë në Ballkan? Ku gaboi opozita

Analistja gjermane, Johanna Deimel analizon fitoren e PS në zgjedhjet e 25 Prillit, "patronazhistët", gabimet e PD, që me bojkotin i hoqi vetes çdo mundësi ndikimi dhe ndryshimin e imazhit të Edi Ramës.
Featured image of article: ‘Yll i plakur me tuta sporti e zinxhirë floriri’/ Analiza e DW: Pse liderë si Rama që cilësohen “autoritarë” fitojnë në Ballkan? Ku gaboi opozita
Zgjedhjet
5 Maj, 2021 8:08
Deutsche Welle: Zgjedhjet në Shqipëri përfunduan me fitoren e Partisë Socialiste. Kreu i saj, Edi Rama ia doli për herë të parë të kapë një mandat të tretë, një risi në Shqipëri. Si e shpjegoni ju fitoren e socialistëve?
Johanna Deimel: Vërtet për herë të parë pas vitit 1991, Edi Rama ia doli që të fitojë një mandat të tretë. Suksesi i Edi Ramës mund të jetë objekt analizash e pyetjesh të tjera, kur kujtoj vitet e fundit: protestat e studentëve, shembja e Teatrit Kombëtar, ligji i kontestuar i medias, opozita brenda dhe jashtëparlamentare, përgjimet e bëra të njohura nga gazeta BILD për manipulime – këto janë vetëm disa aspekte. E vështirë ishte edhe rruga para hapjes së negociatave të anëtarësimit, ku duhej të plotësohej një katalog kushtesh. Lufta e llogoreve mes partive PD dhe PS por edhe mes Edi Ramës dhe presidentit Ilir Meta e kanë helmuar klimën dhe kanë vështirësuar reformat. Premtimin e tij elektoral të vitit 2017, si “shërbimin shëndetësor falas për të gjithë” Rama nuk mundi ta përmbushë.
Të gjitha këto do të bënin të mendoje, që populli do dëshironte një ndryshim themelor, të drejtohej nga ide të reja dhe fuqi të reja. Por sistemi politik i përçarë thellë duket shumë rezistent dhe ndarja në dy kampe mes PS dhe PD është shumë dominuese, që të thyhet edhe pas kaq vitesh dhe ngjarjesh turbulente. Duhet të na bëjë të mendohemi, që sipas sondazheve, vetëm 38% besojnë që përmes zgjedhjeve mund të ndryshojnë një qeveri. Ndërkohë tani armiqësia e ashpër mes Edi Ramës dhe presidentit Meta kalon në një raund të ri, ku pritet të iniciohet një procedurë shkarkimi, sipas vullnetit të Ramës. Autori komedian bavarez, Karl Valentin ka pasur një shprehje: Më parë e ardhmja ishte më e mirë!
E si ia doli atëherë Edi Rama të fitojë sërish këto zgjedhje?
Nëse filloj të kërkoj gjurmët, si mund të shpjegohet fitorja e Edi Ramës, arrij në disa përfundime. Sido që të jetë suksesi i socialistëve në zgjedhje i nuk i dedikohet një programi vizionar zgjedhor, në këtë pikë nuk pati asgjë. As tek demokratët. Kjo ishte një luftë zgjedhore bosh nga ana programatike dhe shumë e personalizuar, që kryesisht operoi me denigrimin e kundërshtarit politik. Në fitoren e socialistëve luajti një rol të madh vetë opozita, që përmes bojkotit të saj parlamentar dhe zgjedhor jo vetëm solli një parlament jofunksional, por ajo nga fundi i vitit 2019 i hoqi vetes mundësinë për çdo lloj ushtrimi të ndikimit në nivel lokal. PD dhe Lulzim Basha e nxorrën veten jashtë loje dhe thjesht i lanë skenën Edi Ramës si edhe burime institucionale dhe shtetërore. Fitorja e Edi Ramës kështu është me shtrirje të gjerë.
Përkrahësit socialistë festojnë fitoren
Domethënë këto zgjedhje Rama i fitoi falë gabimeve të opozitës?
Vetëm në qarkun zgjedhor Shkodër fitoi PD-ja tani. Ishte sigurisht një gabim taktik, që PD sërish doli bashkë në një fushatë me LSI-në, megjithëse pikërisht ky koalicion qeveritar u rrëzua në vitin 2013. Dhe PD-ja vetë ishte e përçarë mes atyre që qëndruan në parlament dhe atyre jashtë tij. Të larguarit, ish-demokratët si Topalli, Patozi, Hajdari, Shabani, i kanë kushtuar shumë vota PD-së, pa i dalë që me partitë e tyre të reja të kalonin kufirin minimal të 1%. Edhe ata duhet t’i kishin bashkuar forcat.
Çfarë duhet të bëjë opozita tani pas humbjes së zgjedhjeve për herë të tretë?
Që tanë janë shtuar zërat që kërkojnë largimin e Lulzim Bashës është rrjedhojë logjike. Demokratët duhet të riformatohen nga përmbajtja dhe personeli. Tjetra: Edi Rama fitoi edhe për shkak të mungesës së alternativave. Kritikët e brendshëm të partisë, si Ditmir Bushati, ai i mënjanoi dhe ish-kritikë të dikurshëm si kryebashkiakun e Tiranës, Erion Veliajn, besoj unë, ai e solli në linjën që donte. Forca të reja nuk duken gjëkundi. Edhe përpjekja e “Vetëvendosjes” së sukseshme në Kosovë për t’u futur në parlament e sistemin partiak shqiptar dështoi qartësisht në Shqipëri.
Po ashtu ishte e qartë, se duhej të ishin mobilizuar më shumë votues, që me këtë rast të votonin për ndryshimin. Pjesëmarrja në zgjedhje me më shumë se 46% megjithë pandeminë tregon, se zgjedhjet parlamentare i mobilizojnë votuesit. Por kjo nuk mjaftoi për një erë të re dhe ndryshim. Ka gjasa që rezultatet zgjedhore pa ndryshimin e vërtetë të peizazhit mediatik, mund të lidhen edhe me atë që rreth 1,3 milionë shqiptarë që jetojnë jashtë Shqipërisë për shkak të COVID-it nuk erdhën dot në vend. Sipas një publikimi të institutit studiomor Eliamep për zgjedhjet në Shqipëri, ky kontigjent mund të jetë zë i pavarur kritik i ndryshimit, sepse nuk janë të varur nga rrjetet klienteliste si bashkëvendasit e tyre dhe kështu do të ishin më të lirë në vendimet e tyre. Zgjedhjet e fundit në Kosovë e bënë të qartë rolin e diasporës për fitoren e Albin Kurtit.
Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al
Interesant është këtë herë qëndrimi i shtypit gjerman ndaj Edi Ramës para e pas zgjedhjeve, ai shihet shumë më tepër me sy kritik se më parë, nuk shihet më si ai “shpresëdhënësi”, madje Neue Zürcher Zeitung e cilësoi “autoritar”, një cilësim për disa liderë në Ballkan ky, e megjithatë ata votohen. Pse?
E vërtetë. Po të bëj një retrospektivë të shtypit gjerman, shpresëdhënësi, Edi Rama me sharmin “jokonvencional” dhe elegant në një farë mënyre është bërë sot një yll të plakur me tuta sporti dhe zinxhirë floriri, që flet me slogane futbolli, i zemëruar me BE që të mos përzihet në punët e brendshme, sepse një komisionere e BE ishte e shqetësuar për situatën e rinisë në Shqipëri, një Ramë që është shkëmbim me kryeministrin slloven për një non paper, që ndër të tjera e paramendon edhe një Shqipëri të Madhe. Ai nuk i tërheq më simpatitë.
Partia Demokratike gjatë fushatës elektorale
Kësaj i shtohet vërtet një stil politik që po shfaqet gjithnjë e më autokrat. Polarizimi i skajshëm dëmton demokracinë, siç e shënoi Freedom House në raportin e fundit. Ditmir Bushati duhej të largohej, sepse ai hapur ngriti një problem, që pasuria kombëtare e vendit me gjasë ndodhet në duart e katër pesë oligarkëve. “State capture”- kapja e shtetit është për fat të keq e kudogjendur në Shqipëri. Si në Hungari, ku një rrjet patronazhi kontrollon institucionet shtetërore dhe individët afër pushtetit. Veton Surroi e ka thënë mirë – nuk ka rëndësi kush qeveris në Shqipëri, kapja e shtetit sido që të jetë shihet si një gjë “normale.” Deviza “fitimtari i merr të gjitha”, – edhe nën demokratët ishte kështu- , tani do të forcohet edhe më tej në favor të socialistëve në mandatin e tretë dhe kam frikë se do të gjenerojë më shumë para nga shteti i kapur. Prandaj qeveria e SHBA-së në një raport në shkurt 2021 shprehet, se Shqipëria për shkak të korrupsionit, krimit të organizuar dhe strukturave të dobta mbetet një terren ushqyes për larjen e parave, edhe nga jashtë.
Një problem që vihet re në Shqipëri është sistemi klientelist që kanë krijuar partitë. A është ky tanimë faktori vendimtar për të fituar zgjedhjet e jo më vullneti i popullit?
Politikanë si Edi Rama janë votuar gjithmonë në Ballkan, sepse ata – dhe janë gjithmonë burra – (dua të përmend shprehimisht presidenten Vjosa Osmani si shenjë ndryshimit të trendit) i ndikojnë zgjedhjet përmes klientelizmit zgjedhor. Një sistem favorizues përgjues partiak dhe depërtues e njoh nga kohët e Gruevskit në Maqedoninë e Veriut, po ashtu si u bë tani publik para zgjedhjeve në Shqipëri. Se sa rezistent e relativisht pa drojë mund të vazhdojë përdorimi i strukturave të përgjimit edhe 30 vjet pas diktaturës është një këmbanë alarmi. Presidenti serb, Aleksandar Vuçiç përdor për përgjim inteligjencën artificiale kineze që verifikon votuesit pas votimit në qendrën zgjedhore, siç kemi parë në video përkatëse. Socialistët e Edi Ramës krijojnë para zgjedhjeve 9000 karta për 910.000 votues në rajonin e Tiranës me të dhëna për punën e tyre (shumë prej tyre në sektorin publik) dhe preferencat zgjedhore dhe si dhënia e votës mund të ndikohej me dhurata. Kush do ta mbajë punën kështu voton përkatësisht.
Që Edi Rama këta përgjues, patronazhistët dhe mbledhjen e të dhënave që bëjnë ata e quan “normale” tregon se sa është larguar ai nga koncepti i demokracisë liberale, ku votimet në kabina duhet të jenë të fshehta. Kjo duhet të ketë një pasojë juridike, edhe në kontekstin e BE, nuk duhet pranuar kaq lehtë. Në Tiranë dhe Shkodër janë bërë të njohura raste, ku janë fotografuar me gjasë fletëvotime për votimin “e duhur”. ODIHR dhe BE e prekën këtë problem të blerjes së votës. Megjithatë, nëse kjo ka qenë në masë të gjerë është e vështirë të provohet. Për këtë, janë shumë të rafinuara “teknikat” e ndikimit ndaj vendimit personal të votuesve.
A është afruar më shumë Shqipëria me BE pas këtyre zgjedhjeve?
Me ato që ndodhën rreth zgjedhjeve, nuk është bërë më e lehtë për Shqipërinë të bindë kritikët brenda BE. Në tërësi brenda vetë BE atmosfera nuk është patjetër pozitive lidhur me zgjerimin, për ta formuluar me kujdes. E nuk duhet shumë që të rrezikohet miratimi i negociuar me aq mundim për çeljen e negociatave të anëtarësimit. Qeveria dhe opozita duhet të kuptojnë mirë fjalët e qarta të përfaqësuesit të BE për Politikën e Jashtme, Josep Borrell dhe komisionerit të zgjerimit, Oliver Varhelyi. “Të gjithë forcat politike, duhet si rezultat i këtyre zgjedhjeve të sigurojnë funksionimin efektiv dhe demokratik të institucioneve të vendit. Kjo përfshin edhe përgjegjësinë për ndjekjen e parimit demokratik të respektimit të rezultatit.” Sfidat e këtij mandati kërkojnë fuqi veprimi, politikë të përgjegjshme dhe aftësi për kompromis. Pasojat e tërmetit janë ende të rënda dhe pandemia është një sfidë e jashtëzakonshme. Sipas të gjitha gjasave të paktën parlamenti po rikthehet sërish në normalitet. Për hapa të tjerë në drejtim të BE-së Edi Rama ka nevojë për mbështetjen e opozitës.
DW
 

doganieri

V.I.P
Anëtar
Jan 3, 2013
Postime
28,043
Pikët
113
DYSHIMET/ A u takuan Basha dhe Rama në Rinas në ‘besën’ e Varhelyi? Minutat që sollën aludimet, koha e daljes së dy liderëve dhe reagimet respektive

Dyshimet nisën të shtoheshin në momentin që kryedemokrati dhe kryeministri dolën nga aeroporti vetëm me dy minuta diferencë nga njëri-tjetri. Ata dolën nga e njëjta derë për tu larguar me makinat respektive, por aludimet nisën të qarkullonin nëpër media. Fillimisht ‘Faxnews’ raportoi se dy liderët janë takuar me njëri-tjetrin në sallën VIP të Rinasit, në prani të komisionerit Oliver Varhelyi.
Featured image of article: DYSHIMET/ A u takuan Basha dhe Rama në Rinas në ‘besën’ e Varhelyi? Minutat që sollën aludimet, koha e daljes së dy liderëve dhe reagimet respektive

5 Maj, 2021 16:48
TIRANË– Kryeministri Edi Rama dhe kreu i Partisë Demokratike Lulzim Basha ishin sot në dy në aeroportin “Nënë Tereza” ku pritën Komisionerin për Zgjerimin në Bashkimin Evropian, Oliver Varhelyi. Ky i fundit zbriti në Rinas, pasi Shqipëria ishte pika e radhës e ndalesës së tij, në kuadër të drejtimit të procesit të shpërndarjes së vaksinave në Ballkanin Perëndimor.
Shqipëria do të përfitojë nga BE 145 mijë doza Pfizer deri në muajin gusht, ndërkohë që edhe vende të tjera do të kenë dozat e tyre. Sapo zbriti në Rinas, komisioneri mbajti një konferencë të përbashkët me kryeministrin Edi Rama. Ky i fundit e mori fjalën i pari, i cili për herë të parë para një ndërkombëtari, i shtriu opozitës dorën për bashkëpunim. Por në axhendën e Varhelyi ishte edhe një takim me kryedemokratin Lulzim Basha. Varhelyi ishte me kryeministrin Rama, në momentin që kreu i PD-së u fut në Rinas….por, pak minuta më herët se të fillonte takimi me Komisionerin dhe kjo gjë la shkak për të aluduar se Basha kishte pasur një takim me kryeministrin Edi Rama.
Dyshimet nisën të shtoheshin në momentin që kryedemokrati dhe kryeministri dolën nga aeroporti vetëm me dy minuta diferencë nga njëri-tjetri. Ata dolën nga e njëjta derë për tu larguar me makinat respektive, por aludimet nisën të qarkullonin nëpër media. Fillimisht ‘Faxnews’ raportoi se dy liderët janë takuar me njëri-tjetrin në sallën VIP të Rinasit, në prani të komisionerit Oliver Varhelyi.
Më pas, gazetarja e AbcNews, Esiona Konomi raportoi të njëjtën gjë. vetë Partia Demokratike nxitoi të hidhte poshtë të gjitha lajmet e qarkulluara në rrjet. Sipas zyrës së shtypit të partisë blu, Basha dhe Varhelyi diskutuan për zgjedhjet dhe se kryedemokrati i ka renditur të dhënat për manipulimin zgjedhor komisionerit të BE.
Më pas Partia Demokratike, sqaroi në një reagim të dytë, se mes kryedemokratit Lulzim Basha dhe kryeministrit Edi Rama nuk ka pasur një takim në në sallën VIP në Rinas. PD-ja shkruante se këto janë vetëm aludime dhe gënjeshtra për të mbuluar vjedhjen më të madhe të votave në historinë e Shqipërisë nga Rama-Doshi-Rakipi dhe bandat e tyre.
Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al
“Nuk ka patur asnjë takim midis Lulzim Bashës dhe Edi Ramës. Kjo është një gënjeshtër tjetër për të mbuluar vjedhjen më të madhe të votave në historinë e Shqipërisë nga Rama-Doshi-Rakipi dhe bandat e tyre,”– sqaroi PD.
Nga ana e kryeministrit Edi Rama u pa vetëm një foto e publikuar nga takimi me komisionerin për Zgjerimin Oliver Varhelyi. Në Instagram, Rama ka publikuar foton disa minuta fill pasi Lulzim Basha zbardhi për mediat takimin me komisionerin.
“Me Komisionerin për Zgjerim, Oliver VARHELYI”,-shkruante Rama krahas fotos, duke mos e përmendur fare kryedemokratin.
Por, pse qarkulluan fjalët se mes dy liderëve pati një takim? Ajo që bëri që të lindin dyshime, ishte ora në të cilën mbërriti kryedemokrati Basha, shumë më herët se cc’ishte lënë takimin me Verhelyi dhe fakti që dalja e tij nga Rinasi dhe e kryeministrit Rama, kishin vetëm dy minuta diferencë…
(f.m/dosja.al)
 

doganieri

V.I.P
Anëtar
Jan 3, 2013
Postime
28,043
Pikët
113
@BABA nga DURRSI ,

Thesi i miellit mbaroj,

Vlorë! Radhë të gjata në zyrat e postës, qytetarët në pritje për asistencën sociale, krijohen tensione

Gjatë pritjes, ka pasur tensione mes qytetarëve dhe punonjësve të postës.
Featured image of article: Tensione në Vlorë! Radhë të gjata në zyrat e postës, qytetarët në pritje për asistencën sociale, krijohen tensione
Radhe te gjata ne Vlore
5 Maj, 2021 13:36
VLORË– Qytetarët në Vlorë kanë krijuar radhë të gjata përballë postës. Prej dy muajsh ata nuk kanë marrë ndihmën ekonomike. Gjatë pritjes, ka pasur tensione mes qytetarëve dhe punonjësve të postës.
Nuk dihet nëse qytetarët kanë marrë pagesat që prej muajsh nuk i kanë marrë.
Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al
(a.b)/dosja.al
 

shoku_tanku

Fatos Nano president.
Anëtar
Jan 2, 2011
Postime
32,842
Pikët
113
Vendndodhja
ne vithen e peles se hazdisur
@BABA nga DURRSI ,

Thesi i miellit mbaroj,

Vlorë! Radhë të gjata në zyrat e postës, qytetarët në pritje për asistencën sociale, krijohen tensione

Gjatë pritjes, ka pasur tensione mes qytetarëve dhe punonjësve të postës.
Featured image of article: Tensione në Vlorë! Radhë të gjata në zyrat e postës, qytetarët në pritje për asistencën sociale, krijohen tensione
Radhe te gjata ne Vlore
5 Maj, 2021 13:36
VLORË– Qytetarët në Vlorë kanë krijuar radhë të gjata përballë postës. Prej dy muajsh ata nuk kanë marrë ndihmën ekonomike. Gjatë pritjes, ka pasur tensione mes qytetarëve dhe punonjësve të postës.
Nuk dihet nëse qytetarët kanë marrë pagesat që prej muajsh nuk i kanë marrë.
Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al
(a.b)/dosja.al
Ashtu i pafsha delet!Le te hane bythen e Rames tani.
 

Mistrece

...
Staff member
Anëtar
Aug 21, 2011
Postime
17,337
Pikët
113
Ore ju kisha thene une qe do fitonte prape Edi?
Kam dashur te mos ju merzis para zgjedhjeve, siç duket.
 
Anëtar
Mar 1, 2012
Postime
5,759
Pikët
113
Ore ju kisha thene une qe do fitonte prape Edi?
Kam dashur te mos ju merzis para zgjedhjeve, siç duket.
E ke thene moj, e ke thene ... po kujt nuk ia paske thene??
Por ka edhe si Shinasi Rama, i cili guxon e thote se:
Oligarkia sundon Shqipërinë, pozita e opozita luajnë role, prostituta të të njëjtit tutor
 
Top