• Përshëndetje Vizitor!

    Nëse ju shfaqet ky mesazh do të thotë se ju nuk jeni regjistruar akoma. Edhe pse nuk jeni regjistruar ju arrini të shihni pjesën me të madhe të seksioneve dhe diskutimeve të forumit, por akoma nuk gëzoni të drejten për të marrë pjesë në to dhe në avantazhet e të qënurit anëtar i këtij komuniteti. Ju lutem : REGJISTROHUNI që të dërgoni postime dhe mesazhe në Forum-Al.

    Regjistrohu !

Zgjedhjet parlamentare në Shqipëri 2021.

doganieri

V.I.P
Anëtar
Jan 3, 2013
Postime
28,043
Pikët
113
'500 komisionerë të PS-së erdhën nga Greqia dhe nuk u karantinuan'
10:15, 12/05/2021
LSI ka kërkuar shpalljen e pavlefshme të rezultatit në Bashkinë Dropull e për rrjedhojë në të gjithë Qarkun Gjirokastër.
Në mbledhjen e Komisionit të Ankimimeve dhe Sanksioneve (KAS), përfaqësuesi i LSI-së, Altin Kaziaj, tha: “Kërkojmë shpalljen e pavlefshme të rezultatit në Bashkinë Dropull e për rrjedhojë në të gjithë Qarkun Gjirokastër. Kemi të bëjmë me shkelje të lirive sa i takon të drejtës për të zgjedhur dhe për t’u zgjedhur. Kjo shkelje ka ardhur nga vendimi i Ministrisë së Shëndetësisë që vendosi karantinën e detyrueshme 14-ditore. Pa u futur në Fletoren Zyrtare, janë marrë masa që të mos lejohen qytetarët të vijnë në Shqipëri. Ndërkohë që shumë qytetarë të tjerë, të paktën 500, hynë nga pikat e kalimit kufitar të jugut dhe nuk u karantinuan sipas urdhrit. Këta kanë qenë komisionerë të PS-së. Ka qenë vetë ministri i Brendshëm, i cili ka ndikuar në nxjerrjen e këtij urdhëri të jashtëligjshëm”.

Ministri Bledi Çuçi kandidonte vetë në Gjirokastër dhe arriti të fitonte mandatin e deputetit.

“Qytetarët nuk ushtruan dot të drejtën kushtetuese në këtë bashki dhe kjo ndikoi në mandatin e parë të LSI-së në këtë qark. Kjo ka çuar në humbjen e mandatit të përfaqësuesit tonë në atë qark. Urdhri ka pasur për qëllim goditjen e LSI-së”, shtoi Kaziaj.


Në fund, Kaziaj ftoi KAS-in të merrte në shqyrtim kërkesën e LSI-së për marrjen e informacionit për personat që kanë hyrë nga sistemi TIMS.
 

doganieri

V.I.P
Anëtar
Jan 3, 2013
Postime
28,043
Pikët
113
Marash Logu pas hapjes së kutive në Berat: Vetëm 3 prej tyre nxorrën mbi 100 shkelje, imagjino nëse KAS nuk do i shërbente Ramës

NgaXhudit
17 sekonda me pare

0




Nga Marash Logu
Komisioni i Ankimeve dhe Sanksioneve (KAS), me kërkesë të dy anëtarëve Z. Braho dhe Z. Cefa, pranoi të merrte vetëm tre prova. Konkretisht:
Në foton e parë kemi të dhënat e kryqëzuara të pajisjeve PEI për qarkun Gjirokastër. Aty rezulton se shenjat e gishtërinjve të 14 personave janë përdorur për identifikimin e 74 zgjedhësve. E thënë ndryshe, potencialisht 14 persona kanë votuar 74 herë ose mesatarisht 5 herë/secili.
Në foton e dytë kemi të dhënat e kryqëzuara të pajisjeve PEI për qarkun Berat, nga ku rezulton se shenjat e gishtërinjve të 21 personave janë përdorur për identifikimin e 57 zgjedhësve ose 21 persona kanë votuar 57 herë, ose rreth 3 herë/secili.
Në foton e tretë kemi vendimin e KZAZ Nr. 82, qarku Gjirokastër për emërimin e anëtarëve të Grupit të Numërimit Nr. 4. Numërues i parë është shtetasi Thanos Andrea Karameno (PS). Ky shtetas rezulton se është futur në Shqipëri nga Greqia, pas datës 19 prill kur u vendos karantinimi 2-javor i personave që vinin nga Greqia dhe Maqedonia.
Vetëm me tre prova të thjeshta, faktohen mbi 100 shkelje flagrante të ligjit. Merreni me mend se sa shkelje të rënda do të zbardheshin, nëse KAS-i, nuk do të sillej si shërbëtor i Edi Ramës dy herë rradhazi, por do të pranonte 19 kërkesat tona për marrje provash. Sepse ata e dinë që po i morën provat, do të faktohet para të gjithë shqiptarëve dhe partnerëve ndërkombëtarë masakra zgjedhore e 25 prillit.
Megjithatë, ne nuk do të ndalemi. Beteja jonë do të vazhdojë deri në zbardhjen e plotë të vjedhjes më të madhe të shqiptarëve në historinë e zgjedhjeve.
 

shoku_tanku

Fatos Nano president.
Anëtar
Jan 2, 2011
Postime
32,838
Pikët
113
Vendndodhja
ne vithen e peles se hazdisur
Marash Logu pas hapjes së kutive në Berat: Vetëm 3 prej tyre nxorrën mbi 100 shkelje, imagjino nëse KAS nuk do i shërbente Ramës

NgaXhudit
17 sekonda me pare

0




Nga Marash Logu
Komisioni i Ankimeve dhe Sanksioneve (KAS), me kërkesë të dy anëtarëve Z. Braho dhe Z. Cefa, pranoi të merrte vetëm tre prova. Konkretisht:
Në foton e parë kemi të dhënat e kryqëzuara të pajisjeve PEI për qarkun Gjirokastër. Aty rezulton se shenjat e gishtërinjve të 14 personave janë përdorur për identifikimin e 74 zgjedhësve. E thënë ndryshe, potencialisht 14 persona kanë votuar 74 herë ose mesatarisht 5 herë/secili.
Në foton e dytë kemi të dhënat e kryqëzuara të pajisjeve PEI për qarkun Berat, nga ku rezulton se shenjat e gishtërinjve të 21 personave janë përdorur për identifikimin e 57 zgjedhësve ose 21 persona kanë votuar 57 herë, ose rreth 3 herë/secili.
Në foton e tretë kemi vendimin e KZAZ Nr. 82, qarku Gjirokastër për emërimin e anëtarëve të Grupit të Numërimit Nr. 4. Numërues i parë është shtetasi Thanos Andrea Karameno (PS). Ky shtetas rezulton se është futur në Shqipëri nga Greqia, pas datës 19 prill kur u vendos karantinimi 2-javor i personave që vinin nga Greqia dhe Maqedonia.
Vetëm me tre prova të thjeshta, faktohen mbi 100 shkelje flagrante të ligjit. Merreni me mend se sa shkelje të rënda do të zbardheshin, nëse KAS-i, nuk do të sillej si shërbëtor i Edi Ramës dy herë rradhazi, por do të pranonte 19 kërkesat tona për marrje provash. Sepse ata e dinë që po i morën provat, do të faktohet para të gjithë shqiptarëve dhe partnerëve ndërkombëtarë masakra zgjedhore e 25 prillit.
Megjithatë, ne nuk do të ndalemi. Beteja jonë do të vazhdojë deri në zbardhjen e plotë të vjedhjes më të madhe të shqiptarëve në historinë e zgjedhjeve.
Mos hapni kutine e pandores juve nashi.
 

Pirati

makeyourday and myday holiday !
Anëtar
Sep 28, 2010
Postime
14,231
Pikët
113
Ta 10-sha shtetin drogiraq te Odhbenias! 😲

Ja pamja e Shqiperise qe deshet, per Rropjanizimin e Tumanqenefe Countrys!

Gratë në Bulqizë, thyejnë gur me krah
Puna e vështirë e grave të Bulqizës.
Çdo ditë thyejnë gurë kromi për 8 orë rresht ose edhe më shumë.
Përveç punës dhe kushteve si në mesjetë, paguhen për 20.000 Lekë/muaj. (162 €)
Edhe pse jetojnë në një nëntokë të pasur, familjet e Bulqizës janë të varfra.


 

par

V.I.P
Anëtar
Oct 30, 2015
Postime
8,224
Pikët
113
Vendndodhja
Diku nëpër Shqipëri, lindur anës së Drinit të Zi.

par

V.I.P
Anëtar
Oct 30, 2015
Postime
8,224
Pikët
113
Vendndodhja
Diku nëpër Shqipëri, lindur anës së Drinit të Zi.
BIRN/ ‘Para të errëta’ dhe këshilltarë izraelitë pas zgjedhjeve të 25 prillit

Reklamat politike të paguara nga “para të errëta” anonime u panë më shumë se 50 milionë herë përpara zgjedhjeve parlamentare të 25 Prillit, sipas të dhënave të analizuara nga BIRN.
Featured image of article: BIRN/ ‘Para të errëta’ dhe këshilltarë izraelitë pas zgjedhjeve të 25 prillit
Foto Ilustruese
1 Qershor, 2021 22:00
TIRANË- Tri javë përpara zgjedhjeve të kontestuara parlamentare të 25 prillit, një faqe në Facebook e titulluar ‘Untold Stories of Albania’, publikoi ekstraktin e një interviste televizive të liderit të Partisë Demokratike, Lulzim Basha, ku gazetari thotë me humor se gjumi i Bashës ishte kthyer në një çështje elektorale.
“Është rutina ime e përditshme. Fle gjumë,” duket se përgjigjet Basha. “Qytetarët e kanë parë se si unë, edhe Partia Demokratike kemi qenë nga mëngjesi deri në darkë në gjumë”!
Videoja, e cila përmban edhe pamjet e një burri që fle në një kolltuk lëkure, shfaqet e trukuar. Në thelb ishte e tillë, e megjithatë mori 203,844 shikime në Facebook –një rezultat mbresëlënës për pak më shumë se 300 USD të shpenzuara për promovimin në Facebook, përmes një llogarie me vetëm 1833 ndjekës.
Videoja është një shembulli i vrazhdë i “deep fake”-një video që portretizon dikë të thotë diçka, që në të vërtetë nuk e ka thënë.
Ajo nuk ishte reklama e vetme politike e transmetuar në “Untold Stories of Albania” që sulmonte Bashën apo drejtues të tjerë të opozitës përpara zgjedhjeve të 25 prillit, të cilat u fituan nga Partia Socialiste në pushtet e kryeministrit Edi Rama.
Në fakt, kjo faqe publikoi 218 reklama politike nga dhjetori deri në prag të votimeve, duke regjistruar miliona shikime. Pas sigurimit të fitores nga socialistët, ajo ndaloi së postuari.
Reklamat u publikuan me shënimin se u paguan nga “Untold Stories of Albania”, por një entitet i tillë nuk ekziston, ndërsa në librarinë e reklamave të publikuara nga Facebook nuk jepet asnjë e dhënë se kush e zotëron faqen apo kush e financon atë.
Duke përdorur të dhënat e mbledhura përmes Crowdtangle, një aplikacion në pronësinë e gjigandit të medias sociale, BIRN mundi të identifikonte pesë faqe të ngjashme në Facebook, të cilat regjistruan dhjetëra milionë shikime të videove përpara zgjedhjeve në Shqipëri, ndonëse ndajnë së bashku vetëm pak mijëra ndjekës.
Ndërsa burimi i financimit të këtyre reklamave është i panjohur, kjo formë e shpenzimeve politike referohet shpesh si “para e zezë”.
Një anonimitet i tillë i inkurajon aktorët politikë që të shkelin kufijtë e normave demokratike –thotë Anthony Nadler, profesor i asociuar i Studimeve të Medias dhe Komunikimit në kolegjin Ursinus në Pensilvani.
“Kur burimi i financimit mbrapa një fushate reklamash nuk është i identifikuar, askush nuk frikësohet se mund të mbahet përgjegjës nëse reklamat janë manipulative, nxisin urrejtje apo shpërndajnë keqinformim,” tha Nadler.
“Për më tepër, paratë e errëta i lejojnë reklamuesit që përfshihen në përpjekjet për t’u shtirur si grupe të tjera interesi, ndoshta me qëllimin e nxitjes së ndasive ose keqdrejtimit të rivalëve të tyre,” shtoi ai.
BIRN u përpoq pa sukses që të kontaktonte me administratorët e “Untold Stories of Albania” përmes Facebook-ut dhe emailit. Edhe Facebook nuk iu përgjigj një kërkese për koment.
Problemi global i “parave të errëta”
Partia Socialiste e kryeministrit Edi Rama fitoi mandatin e tretë radhazi të paprecedentë në zgjedhjet e prillit, duke marrë 74 nga 140 deputetët e Kuvendit. Për shkak të masave kufizuese të COVID-19, shumica e fushatës elektorale u zhvillua në mediat sociale.
“Fushata elektorale u zhvillua në kushtet e kufizimeve të COVID-19, pjesa më e madhe e grupeve shoqërore ishin gjithashtu të kufizuar,” thotë Afrim Krasniqi, drejtori ekzekutiv i Institutit Shqiptar të Studimeve Politike.
“Për këtë arsye ishte e pritshme që lajmet online dhe reklamat online do të kishin audiencë shumë më të madhe sesa mjetet tradicionale të komunikimit direkt,” shtoi ai.
Në fillim të marsit, Facebook-u, rrjeti social më popullor në Shqipëri me rreth 1.6 milionë përdorues, i detyroi llogaritë që reklamonin çështje politike dhe sociale që të regjistroheshin në mjetin e vet të Transparencës së Reklamave.
Sipas të dhënave nga libraria e reklamave të Facebook, partitë politike dhe kandidatët për deputetë shpenzuan rreth 300 mijë USD në reklama politike nga 11 marsi deri në prag të ditës së zgjedhjeve.

Në këtë llogari përfshihen edhe shpenzimet nga faqe të ngjashme me “Untold Stories of Albania”, e cila shpenzoi 16,003 dollarë për reklama në Facebook dhe Instagram gjatë kësaj periudhe. Por se kush apo çfarë i siguroi në të vërtetë këto para mbetet një mister.
Reklamat e financuara nga “paratë e errëta” nuk janë një problem që haset vetëm në zgjedhjet shqiptare. Sipas Nadler, financime të tilla vazhdojnë të mbeten problem edhe në Shtetet e Bashkuara, pavarësisht hapave të ndërmarrë nga kompanitë e mëdha të teknologjisë.
“Facebook dhe Google kanë ndërmarrë disa hapa për verifikimin e identitetit të entiteteve ligjore që sponsorizojnë reklama, në mënyrë që të godasin aktorët e huaj të financimit të reklamave politike,” tha Nadler.
“Por nuk ka pasur asnjë përpjekje në dijeninë time për të ndaluar reklamën e targetuar nga grupet e “parave të errëta”, të cilat janë entitete amerikane pa asnjë detyrim ligjor për të bërë transparencë mbi financuesit e tyre të mëdhenj,” shtoi ai.
Lidhja izraelite
“Untold Stories of Albania” filloi të rriste shikueshmërinë e videove të saj në dhjetor 2020.
Sipas të dhënave të siguruara përmes Crowdtangle, nga dhjetori 2020 deri në prill 2021, “Untold Stories of Albania” publikoi 44 video, të cilat u panë 3.75 milionë herë.
Duke përdorur Crowdtangle, BIRN arriti të identifikonte edhe pesë faqe të tjera Facebook-u që publikuan reklama politike dhe regjistruan një normë shikueshmërie jashtëzakonisht të lartë në periudhën parazgjedhore, pavarësisht se ato kanë së bashku vetëm disa mijëra ndjekës.
Këtu përfshihet “Çorapja”- një faqe e satirës politike, që ndonëse ka vetëm 6,839 ndjekës, ishte megjithatë e aftë që të siguronte 11.7 milionë shikime të videove të postuara prej saj nga shtatori 2020 deri në shkurt 2021.
Një tjetër faqe e quajtur ‘Pakez Drite’, e cila promovon projektet qeveritare të turizmit rural publikoi gjithashtu reklama negative kundër opozitës dhe regjistroi 18.25 milionë shikime, ndonëse ka vetëm 5,326 ndjekës.
Faqja ‘Pune Pune’ ka 1,364 ndjekës, por reklamat e saj politike u panë 7.9 milionë herë. Të tre këto faqe u krijuan në të njëjtën ditë –më 3 shtator 2020. Dy faqe të tjera, të cilat u krijuan më 11 dhe 13 nëntor 2020 – ‘Ligj dhe Rend’ dhe ‘Te Jesh Grua’ – patën sukses të ngjashëm. “Ligj dhe Rend” regjistroi 3.39 milionë shikime me vetëm 896 ndjekës, ndërsa “Te jesh Grua” mori gati dyfishin e shikimeve, ndërsa ka të regjistruar vetëm 1,785 ndjekës.
Një analizë e fjalëve të përdorura në rreth 800 reklamat e publikuara në këto faqe tregon se ato përmbajnë shpesh mesazhe politike të përdorura në fushatë nga Partia Socialiste; përfshirë termat “mandati i tretë”, “punë jo gjumë”, “s’ka kohë për pushim”, “Voto PS” ose “Voto 12”.
Sipas të dhënave të Crowdtangle, gjashtë faqet e identifikuara të Facebook-ut për përdorimin e parave të errëta regjistruan në total 51.44 milionë shikime të videove nga shtatori 2020 deri në ditën e zgjedhjeve, një shifër kjo 18 herë më e lartë sesa popullsia prej 2.8 milionë e Shqipërisë.
Numrat e telefonit të listuara në këto faqe të Facebook-ut ishin jashtë shëbimit, ndërsa përpjekjet për t’i kontaktuar përmes mesenxherit dhe emailit mbetën pa përgjigje.
Sipas librarisë së reklamave të Facebook, këto gjashtë faqe shpenzuan në total 36,810 dollarë në reklama politike nga 11 marsi deri ditën e zgjedhjeve.
Numri jashtëzakonisht i lartë i shikueshmërisë së videove dhe mesazhi politik në favour të Partisë Socialiste nuk janë lidhja e vetme mes gjashtë faqeve.
Sipas raporteve të tyre të transparencës, secila prej këtyre faqeve e ka llogarinë e administratorit të listuar me adresë primare në Izrael. Sipas një shkrimi të publikuar më 7 maj në Times of Israel, të paktën tetë këshilltarë politikë nga Izraeli ishin përfshirë në fushatën elektorale të Shqipërisë, të punësuar si nga socialistët, ashtu edhe nga demokratët.
P.s
Këto lajmtarët janë vegluca të shoqërisë së hapur, por hedhin kështu si tym për t'na u dukur zjarri.
Buxheti shqiptarë përfundon në Izrael e gjetkë, këtë e dimë por atë që nuk dimë është se si lidhen Vilma Nushët etj si këto me Izraelin dhe gjetkë.
 

par

V.I.P
Anëtar
Oct 30, 2015
Postime
8,224
Pikët
113
Vendndodhja
Diku nëpër Shqipëri, lindur anës së Drinit të Zi.
Kur vidhen zgjedhjet, populli përgjigjet me flakë
Fatos Lubonja
Përgjigjja e pyetjes para pasqyrës personalisht më çon në titullin që i kemi vënë atij peticioni: “Ndal politikës, krimi ndjell krimin”. Vjedhja, blerja, deformimi i votës si krime elektorale kanë lindur dhe vazhdojnë të kryhen pa ndalur në Shqipëri si pasojë e krimeve gjatë qeverisjeve.
Featured image of article: Kur vidhen zgjedhjet, populli përgjigjet me flakë

Në vitin 2016, në Austri u përsëritën zgjedhjet presidenciale për shkak se në dy qendra votimi ndodhën dy gabime thjesht formale. Në njërën komisionerët kishin hedhur firmën para mbylljes së qendrës, te tjetra ajo ishte mbyllur paraprakisht në orën 13:00, sepse ishte një vend i vogël e nuk prisnin më votues. Por zgjedhjet u përsëritën në nivel kombëtar. Ky fakt, që po e përsëris dhe nënvizoj edhe në këtë shkrim, duhet të shërbejë si një pasqyrë, përpara së cilës të shohin veten të gjithë shqiptarët e ndërkombëtarët e përfshirë në problemet e Shqipërisë, duke kërkuar përgjigjen e pyetjes: cilat janë arsyet që pas tridhjetë vjetësh Shqipëria ka mbetur një vend ku zgjedhjet janë vite dritë larg çdo vendi europian?

Është një pyetje që duhet ta shtrojë cilido nga ne, duke filluar që nga Edi Rama, i cili në vitin 1997 firmoste së bashku me 16 intelektualë të tjerë (përfshirë edhe autorin e këtij shkrimi) një peticion drejtuar shqiptarëve dhe komunitetit ndërkombëtar ku shprehej shqetësimi i madh për rrezikun që i kanosej Shqipërisë edhe si pasojë e grabitjes së votës në vitin 1996 nga Sali Berisha. Në atë peticion, mes të tjerash, shkruhej: “Është e pritshme që një popull, që nuk e lë t’i korrigjojë institucionet e pushtetit me votën dhe opozitën e tij, t’i korrigjojë ato me flakë”. (Përpjekja 9, 27 janar 1997, f. 2).

Përgjigjja e pyetjes para pasqyrës personalisht më çon në titullin që i kemi vënë atij peticioni: “Ndal politikës, krimi ndjell krimin”. Vjedhja, blerja, deformimi i votës si krime elektorale kanë lindur dhe vazhdojnë të kryhen pa ndalur në Shqipëri si pasojë e krimeve gjatë qeverisjeve.

Në shkrimin para zgjedhjeve të 25 prillit, me titull “Rotacioni si frenim për të mundësuar kthesën”, kam dhënë tetë argumente se pse politikat “krimi ndjell krimin” kanë avancuar në krahasim me vitin 2013 dhe kam parashikuar rrezikun e thellimit të tyre nëse nuk do të ndodhte frenimi që ka ndodhur çdo tetë vjet gjatë këtyre tri dekadave nëpërmjet rrotacionit (fatkeqësisht frenim i përkohshëm). Sipas meje, procesi zgjedhor, rezultati dhe zhvillimet pas tij e provuan këtë. Provat janë të shumta, por ndoshta më emblematikja është ngjarja e Elbasanit. Aty pamë të lidhur zinxhir, si në një linjë montazhi industrial, krimin e marrjes së të dhënave personale, me krimin e organizuar për të blerë vota, me krimin e Policisë dhe Prokurorisë për t’i mbuluar, me një ushtri mediatike, që në vend se t’i hetonte e denonconte, transmetonte gënjeshtrat e Policisë dhe Prokurorisë dhe, si qershia mbi tortë, pamë kapon e kësaj “makinerie”, siç e quajti partinë e tij Edi Rama, t’u drejtohej punëtorëve të vet të krimit me fjalët: “unë jam krenar për ju!”.


Legjitimimi që po u bëjnë këtyre zgjedhjeve institucionet që kanë tagrin për t’i anuluar, është hapi i mëtejshëm i politikës “krimi ndjell krimin”. Edhe iniciativa për shkarkimin e Presidentit, ashtu sikurse edhe rihapja e dosjeve të vjetra ndaj opozitarëve nga një drejtësi që ka mbyllur sy e veshë ndaj krimeve flagrante të kryera nga pushtetarët e rinj, ku një pikë kulminante ishte edhe masakra zgjedhore, është pjesë e këtij procesi.

Pikërisht duke ndjerë këtë rrezik kam hedhur para zgjedhjeve tezën se forcat opozitare duhet të bashkoheshin të gjitha në krahun tjetër të anijes së batuar – pa humbur identitetin dhe diferencat programore ideologjike – sepse anija e demokracisë (por edhe vetë Shqipëria) po rrezikonte të mbytej nga pesha e politikave “krimi ndjell krimin”. Ndoshta, e përsëris, ndoshta, (sepse nuk jam i sigurt) vetëm një bashkim i tillë do të mundësonte ekuilibrimin sidokudo të anijes nëpërmjet mobilizimit maksimal të njerëzve për mbrojtjen e votës.

Thirrjen për këtë lloj bashkimi ua kam drejtuar disa herë opozitave të sistemit oligarkik kriminal, d.m.th., PD-së, LSI-së e partive rreth tyre, por ato nuk bënë asgjë në këtë drejtim, as në raport me njëra tjetrën, as edhe me opozitarët antisistem, të cilët, duke i mëshuar tezës se opozita dhe maxhoranca ishin njëlloj, dy gjymtyrë të të njëjtit sistem, zgjodhën baraslargimin, duke u vendosur në qendër të anijes. Edhe ndaj të baraslarguarve (nuk e kam fjalën për ata që kishin mision thjesht marrjen e votave, opozitës në funksion të maxhorancës) e kam formuluar këtë kërkesë duke argumentuar se ndonëse vërtet kishte pak shpresa që partitë opozitare të sistemit të mbanin fjalën për disa ndryshime antisistem që kishin premtuar, rrotacioni gjithsesi do të krijonte më shumë hapësira për ta luftuar atë, pasi populli do të jepte një sinjal të qartë se nuk e duron dot më këtë sistem kriminal, kurse fitorja në zgjedhje e kryepartisë së sistemit do të legjitimonte gjithçka ajo ka bërë duke forcuar kësisoj edhe më shumë këtë sistem. Por edhe nga ata nuk pati ndonjë përpjekje për bashkim, madje shumë syresh arsyetonin se ishte më mirë të fitonte edhe një herë Edi Rama, pasi një fitore e tij, duke hequr qafe këtë opozitë, do t’u hapte rrugën pikërisht atyre që premtojnë të përmbysin bashkë me Ramën, edhe sistemin oligarkik kriminal.

Sot, kur flasim për opozitarizmin paszgjedhor, i shoh të gjithë aktorët e sipërpërmendur të lëvizin në bordin e anijes në emër luftërash për pushtet brenda grupit, luftërash të grupeve me njëri-tjetrin, hedhjes së fajit te të tjerët; shoh dëshpërim, thërrmim, pazare me fitimtarët, takime me ambasadorë për t’i mbështetur ndaj kundërshtarëve, por nuk i shoh të ndajnë ndjenjën e përdhunimin që i shkaktuan këto zgjedhje të gjithë shqiptarëve dhe as të bëjnë një analizë serioze, komplekse, historike e vetëkritike të politikave “krimi ndjell krimin”, që na çuan te ky përdhunim i ri, se çfarë vërtetuan dhe çfarë përgënjeshtruan këto zgjedhje në raport me qëndrimet e tyre parazgjedhore, as se çfarë duhet të korrigjojnë dhe në cilin drejtim. Metaforikisht konstatoj një miopi – kopje e miopisë së fitimtarëve, – që nuk i le ta shohin nga jashtë bordit ku ndodhen gjendjen dhe trajektoren e anijes ku po lundrojmë të gjithë. E pra, të merresh me atë se kush do të ishte më i aftë për t’ia marrë drejtimin e anijes Edi Ramës pas katër vjetësh dhe jo me batimin dhe trajektoren e frikshme të saj nën peshën gjithnjë e më të rëndë të politikës “krimi ndjell krimin”, do të thotë të mos kuptosh asgjë ose të kuptosh, por të bësh sikur nuk kupton për shkak interesash meskine. Debati dhe projektet që duhen bërë sot në kampin opozitar nuk janë ata se çfarë duhet bërë për të marrë timonin e anijes pas katër vjetësh, por se çfarë duhet bërë ditë për ditë, duke filluar nga dje, për t’i rezistuar politikës “krimi ndjell krimin”. Vetëm kështu mund të evitohen dy rreziqe që i kanosen anijes në këtë lundrim anormal: mbytja e saj përfundimtare, ose kthimi i vitit famëkeq ‘97 kur një popull, që nuk u lejua t’i korrigjojë institucionet e pushtetit me votën dhe opozitën e tij, i korrigjoi ato me flakë. Marrë nga Panorama
 
Top