• Përshëndetje Vizitor!

    Nëse ju shfaqet ky mesazh do të thotë se ju nuk jeni regjistruar akoma. Edhe pse nuk jeni regjistruar ju arrini të shihni pjesën me të madhe të seksioneve dhe diskutimeve të forumit, por akoma nuk gëzoni të drejten për të marrë pjesë në to dhe në avantazhet e të qënurit anëtar i këtij komuniteti. Ju lutem : REGJISTROHUNI që të dërgoni postime dhe mesazhe në Forum-Al.

    Regjistrohu !

Zgjedhjet parlamentare ne Shqiperi.25 prill 2021.

juanito02

V.I.P
Anëtar
Aug 28, 2010
Postime
1,279
Pikët
63
Un besoj do jete spektakolare humbja e Rames. Dhe per kete do votojne socialistet e rinj e te vjeter kunder. Te rinjte sepse duan te ardhme ne vend te vet e ky sja ka krijuar. Te vjetrit se u copetuan nga sekti rilindje e gjithe ps tradicionale eshte jashte loje. Piriamida kriminale e Rames ka ushtruar kaq presion ne baze sa baza po shkoqitet dita dites e Rama do jete ne krye te nje piramide me 10 gure pas votimeve.
 

ciarli

V.I.P
Anëtar
Apr 25, 2018
Postime
1,081
Pikët
83
nese PS fiton vertet 60 deri 70 perqind por edhe te klaneve ne pushtet, aleatet po e ndihmojne shqiperine. nese ia japin PD dhe i japin okej kataleve boteror qe ta ndajne ne luftra, atehere shqiperia do kete gjithnje vrasje biznesmenesh.
 

Elvis_Mason

V.I.P
Anëtar
Sep 20, 2020
Postime
1,164
Pikët
113
Vendndodhja
Ne kerkim te kohes se humbur
Sikur Sali Berisha si doktor dhe politikan te kishte kuruar popullin nga plaget e komunizmit, atehere populli do te ishte me i shendetshem, por fatkeqesisht ai i shtoi dozen e dhimbjes popullit.
...Edi Rama si artitekt dhe politikan te kishte ndertuar parajsen ne Shqiperi, atehere populli do te ishte me i lumtur , por fatkeqesisht dhe ky ndertoi ferrin e Dantes.
....Ilir Meta si boksier dhe politikan sikur te kishte mbrojtur popullin , atehere populli do te ndihej me i sigurt ne vendin e vet dhe nuk do te largohej prej vendit.
Te tre keta ndihmuan njeri-tjetrin, per te perfituar ne kurriz te popullit.
I thoni :JO VOTES!
 

murik

peace and love
Anëtar
Jul 28, 2015
Postime
4,236
Pikët
113
Vendndodhja
philadelphia
Kushtetuta para likja mbrapa.Gjithcka me merite.
Per mua kjo klase politike qe futi vendin ne nje tranziciin pa fund duhet te zhduket. Por si? Kane pasuri maramendese dhe nje ushtri militantesh e gangsteresh qe i mbron. Nuk e shoh se si mund te ndryshoje dicka ne ate vend. Nje gje mbetet fakt,po keta riciklohen ne politike qe prej 30 vjetesh dhe eshte populli qe largohet nga Shqiperia dhe keta mbeten po aty gjithmone e me te pasur. Nuk ka aty as te majte e as te djathte. Kjo eshte nje fabul,nje iluzion qe e krijuan per ta mbajtur popullin ne llogore te ndryshme qe te sundojne rrehate.
 

Zana

🇦🇱e....Thjeshte🇦🇱
Anëtar
Oct 21, 2013
Postime
45,504
Pikët
113
Vendndodhja
🌑
K’to partite qe kapen ne flagrance duke paguar leke per votat... per mendimin tim duhet qe te perjashtohen direkt nga lista .
 

doganieri

V.I.P
Anëtar
Jan 3, 2013
Postime
24,772
Pikët
113

Si na monitoron Rilindja nr e telefonit, nr ID, vendet e punës, të dhënat konfidenciale për 910 mijë votues të Tiranës

Krijimi dhe përdorimi i këtij Database për qëllime elektorale është provë se për të fituar zgjedhjet, Rilindja nuk po ndalet në kufijtë e ligjit dhe nuk ka skrupuj të vjedhë të dhënat përsonale për cilindo.
hena e PS
11 Prill, 2021 13:16
Çdo parti politike tenton që të hartojë një regjistër sa më real të votuesve të saj potencialë ditën e zgjedhjeve, për të krijuar një projeksion të përafërt mbi rezultatin. Me këtë qëllim krijohen lista me emra votuesish që kanë lidhje me strukturat. Këto lista organizohen, sipas Qendrave të Votimit dhe në bazë të llogaritjeve krijohet një objektiv i përafërt i rezultatit.
Por nën ethet e “mandatit të tretë” në 25 Prill, Partia Socialiste e ka çuar gjurmimin e votuesve në një nivel tjetër, duke i kaluar caqet e ligjshmërisë.
Në zyrat elektorale të PS-së është vënë në dispozicion një sistem të dhënash, që ngre dyshime të forta për përdorimin e database shtetërore të E-Albania në funksion të partisë në pushtet.
Lapsi.al ka arritur ta sigurojë këtë database ku janë të përfshira të dhëna konfidenciale të 910 mijë votuesve të Tiranës nga 19 deri në moshën 99 vjeç. Dokumenti përmban të dhënat personale të secilit prej nesh, si numrat e telefonit, numrin e kartës së identitetit, numrin e qendrës së votimit, vendin e punës për shumicën e të regjistruarve dhe një përshkrim të përkatësisë politike për secilin prej qytetarëve të Tiranës, praktikisht është fryti i një pune monitorimi të qytetarëve, që ka në themel të saj, të dhënat që ne ia kemi besuar shtetit.
Në dokumentin e siguruar nga Lapsi.al, qështë afërsisht 234 MB, përkatësia politike e secilit është përshkruar shkurt me PO ose me JO në një kollonë, nga personat që janë pjesë e skemës së “patronazhit”.
“Patronazhistët” quhen ndryshe anëtarët e PS-së që përmes kontakteve, telefonatave apo të njohurve të përbashkët krijojnë një ide të përafërt të bindjeve politike të secilit prej nesh. Sistemi i patronazhit është përdorur edhe në zgjedhje të kaluara, por diferenca për “mandatin e tretë” është se, dikur të dhënat për votuesit potencialë mblidheshin në mënyrë vullnetare, kurse në database që përdor sot Partia Socialiste ka informacione sensitive tonat, që po keqpërdoren për fushatën zgjedhore.
Në database, përmbajtja e të cilit përbën vepër penale, janë të dhënat për 910 mijë qytetarë të Tiranës të cilët nuk i kanë dorëzuar me vullnetin e tyre informacionet për Partinë Socialiste, por ato i janë vjedhur secilit prej nesh, që nga numrat e telefonit, numri ID i kartës së identitetit apo vendi i punës etj.
Lapsi.al mësoi se njësoj siç ky dokument është shpërndarë në kompjuterat e selisë së PS të Tiranës, ku bëhet përpunimi i të dhënave, e njëjta procedurë antiligjore ndodh në selitë e degëve të PS në qarqet e tjera, duke e shpërndarë këtë skemë pune për të gjithë votuesit e Shqipërisë.
Nga një verifikim i thjeshtë, rezulton se të dhënat e qytetarëve janë azhornuar në muajt e fundit. Gjatë kohës së pandemisë, E-Albania ka qenë një ndër aplikacionet jetike, kur secili prej nesh është detyruar ta përdorë për një qëllim apo një tjetër. Gjithsesi disponimi i të dhënave personale nga PS mund të jetë bërë edhe nga institucionet e tjera shtetërore.
Krijimi dhe përdorimi i këtij Database për qëllime elektorale është provë se për të fituar zgjedhjet, Rilindja nuk po ndalet në kufijtë e ligjit dhe nuk ka skrupuj të vjedhë të dhënat përsonale për cilindo.
Sistemi i të dhënave përfshin informacione për ministra, familjarë të tyre, drejtorë të Rilindjes, prokurorë, avokatë, gjyqtarë, policë, gazetarë të të gjitha mediave në Tiranë, aktorë të angazhuar apo jo në politikë, personazhe të shoqërisë civile dhe të jetës publike, të gjithë nën vëzhgimin syrit magjik, që sheh përtej ligjit.
Për ta parë vetë mënyrën se si është organizuar database, Lapsi.al po publikon të dhëna të pjesshme për disa emra të njohur të jetës publike, duke nisur nga vetë drejtuesit e portalit.





Më poshtë do të gjeni disa të tjerë personazhe publike sipas raportimit që i kanë bërë patronazhistët e Partisë Socialiste në Database që përdoret për fushatën e 25 Prillit, ku janë edhe të dhëna konfidenciale që disponohen nga institucionet shtetërore. Marrë nga Lapsi.al

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

















 

doganieri

V.I.P
Anëtar
Jan 3, 2013
Postime
24,772
Pikët
113
Gallata me sondazhet, gazetari tregon si e morën tre herë brenda 24 orëve: Me të njëjtin numër më morën tri kompani të ndryshme… vras mendjen si (E PLOTË)

Duke vënë në diskutim seriozitetin e tyre, Erebara thotë se si është e mundur që në një sondazh me 2500 të pyetur, vetëm një person telefonohet tri herë.
Featured image of article: Gallata me sondazhet, gazetari tregon si e morën tre herë brenda 24 orëve: Me të njëjtin numër më morën tri kompani të ndryshme… vras mendjen si (E PLOTË)
Foto ilustruese
11 Prill, 2021 13:27
TIRANË- Gazetari Gjergj Erebara ka ndarë në rrjetet sociale një ndodhi personale në më pak se 24 orë me sondazhet që po zhvillohen në prag të zgjedhjeve të përgjithshme të 25 prillit. Erebara rrëfen se është telefonuar 3 herë me të njëjtin numër, nga 3 kompani të ndryshme sondazhesh. Duke vënë në diskutim seriozitetin e tyre, Erebara thotë se si është e mundur që në një sondazh me 2500 të pyetur, vetëm një person telefonohet tri herë.
POSTIMI I PLOTË:
Më erdhi një telefonatë dje, nga një kompani sondazesh. Pas gjysmë ore, më erdhi një e dytë nga i njëjti numër telefoni, por nga një kompani tjetër sondazhesh. Sot në mëngjes më erdhi një telefonatë tjetër gjithashtu nga njëra prej këtyre sondazheve, numri sërish i njëjtë. Vras mendjen se sa është probabiliteti që në sondazhe me 2500 pjesëmarrës në një popullsi prej 2 milionë njerëzisht të të qëllojë ty të të marrin në telefon tre herë.
Pra i kam dhjerë mu në sondazhe.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al
Prej kohësh në media dhe në opinionin publik është përfolur se sondazhet që publikohen janë jo serioze dhe të ndikuara nga partitë politike. Rezultatet pak herë përputhen me rezultatin dhe pritet që të shohim këtë 25 prill se çfarë do të ndodhë.
(F.g/dosja.al)
 

YOKO

V.I.P
Anëtar
Feb 6, 2011
Postime
30,641
Pikët
113
Po c’lodheni kot, aman! U vodhen votat ashiqare ne US, jo me aty tek ju.
 
Top