• Përshëndetje Vizitor!

    Nëse ju shfaqet ky mesazh do të thotë se ju nuk jeni regjistruar akoma. Edhe pse nuk jeni regjistruar ju arrini të shihni pjesën me të madhe të seksioneve dhe diskutimeve të forumit, por akoma nuk gëzoni të drejten për të marrë pjesë në to dhe në avantazhet e të qënurit anëtar i këtij komuniteti. Ju lutem : REGJISTROHUNI që të dërgoni postime dhe mesazhe në Forum-Al.

    Regjistrohu !

Zogu mundohet te mobilizoi 150,000 ushtar per te cliruar Shqiperine

Mano

V.I.P
Anëtar
Aug 8, 2011
Postime
13,876
Pikët
113
Ne kete interviste historiani Bello tregon per levizjen komuniste te hershme te Shqiperise e cila sipas tij eshte perdorur nga Italia fashiste e kohes per te destabilizuar Shqiperine nga perberenda me qellim rrezimin e Zogut. Ka shume gjerat te tjera interesante ne kete interviste per publikun shqiptar qe ende i referohet historigrafise komuniste.

Akrepi

Anëtar
Anëtar
Jan 3, 2012
Postime
65,082
Pikët
113
Dale se s'keni par gjë akoma ka thën ai shoku jot. 🤣
Sa të poshtër që paskan qën komunistët, avash avash do ja nxjerrësh të gjitha ti Mano.
Ti Mano vdes dhe nuk heq dorë nga këto, mirë e ke komunistët nuk dorëzohen. 😜
 
e ndrova titullin vetem per inatin tend 😁 😄
 
Mano

V.I.P
Anëtar
Aug 8, 2011
Postime
13,876
Pikët
113
Shikoje intervisten te tere mos kerce kot.

Sipas historianit thote qe Greqia e sabotoje kete plan duke nderhyre tek anglezet miqte e tyre te vjeter. Per faktin se greket e shihnin Zogun si person non-grada sepse ai e kishte luftuar influencen shoviniste greke ndaj Shqiperise.
 
E**A**

V.I.P
Anëtar
Jan 7, 2014
Postime
5,512
Pikët
113
Vendndodhja
Tiranë

Kur ja mbathi nga Shqipëria, nga kaloi mo valltar ?! -qesh-
 
Mistrece

...
Staff member
Anëtar
Aug 21, 2011
Postime
17,152
Pikët
113
Ketu jane llogaritur edhe te miturit, grate dhe pleqte?
 
Mano

V.I.P
Anëtar
Aug 8, 2011
Postime
13,876
Pikët
113
Kur ja mbathi nga Shqipëria, nga kaloi mo valltar ?! -qesh-
Po pse cfar mendon ti se mund t'i benin greket ati. Kaloi aty me statusin e Mbretit. Apo nuk ke degjuar ti ndonje here per protokolle nderkombetare!

Cfar llogjike infantile qe perdor!
 
E**A**

V.I.P
Anëtar
Jan 7, 2014
Postime
5,512
Pikët
113
Vendndodhja
Tiranë
Po pse cfar mendon ti se mund t'i benin greket ati. Kaloi aty me statusin e Mbretit. Apo nuk ke degjuar ti ndonje here per protokolle nderkombetare!

Cfar llogjike infantile qe perdor!
Edhe dhi e zgjebosur edhe bishtin përpjetë i thonë llogjikës tënde. Tradhtar ka qenë, tradhtar mbetet.

Arratisja[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]
Mëngjesin e 7 prillit 1939 filloi agresioni ushtarak italian kundër Shqipërisë.[56] Një orë e gjysmë para sulmit, mbreti e nisi mbretëreshën me të birin për në Greqi.[57] Mëngjesin e 7 prillit mbreti dhe ministrat e tij kishin braktisur zyrat nga frika e bombardimeve dhe ishin mbyllur në shtëpi. Nga aty i dha udhëzimet e fundit përfaqësuesit që u nis për të biseduar me gjeneralin italian Guxoni në Durrës. Më pas Zogu urdhëroi të hartohej një thirrje drejtuar shqiptarëve e cila u transmetua në Radio Tiranë afër drekës, pasi kishin arritur njoftimet për pushtimin e Durrësit, Vlorës, Sarandës dhe Shëngjinit. Thirrja akuzonte Italinë se kishte shkelur traktatet në fuqi, marrëdhëniet miqësore midis dy vendeve dhe pavarësinë e Shqipërisë. Mbreti ftonte popullin të bashkohej për shpëtimin e atdheut dhe pavarësisë, për tu mbrojtur deri në pikën e fundit të gjakut.[58][56] Ky ishte akti i fundit zyrtar i Zogut. Të gjithë menduan se do të vihej në krye të rezistencës, apo do të dilte në male për ta udhëhequr luftën kundër pushtuesve, siç e kishte deklaruar, mirëpo tri orë pasi u kishte bërë thirrje qytetarëve për të luftuar dhe ishte betuar që qeveria do të luftonte për çdo pëllëmbë tokë, mbreti Zog u largua nga Tirana në krye të një karvani të madh qeveritar. Natën arriti në Zemblak ku qëndroi për të pushuar dhe mesditën e 8 prillit kaloi kufirin në Kapshticë.[59]

Është e dokumentuar zyrtarisht që mëngjesin e 7 prillit para se të largohej nga Tirana mori nga thesari i shtetit një shumë të madhe në ar dhe monedha ari që arrinin në 183kg ar. Mbi shumën e saktë ka pasur gjithnjë debate. Sipas italianëve mori 550 mijë franga ari, të tjerë flasin për 18 arka me flori, ndërsa burime tjera flasin që mori me vete 50 mijë stërlina por kishte depozituar jashtë shtetit edhe 2 milionë dollarë.[60]

Arratisja e Zogut krijoi në Shqipëri vakuum institucional, i cili i dha mundësi Benito Musolinit për të manipuluar statusin politik të Shqipërisë sipas interesave të Italisë fashiste. Më 12 prill një Asamble Kombëtare e përbërë nga kolaboracionistë të rekrutuar nga qarqet monarkiste zogiste dhe qarqet antizogiste në emigracion shpalli se në Shqipëri nuk kishte ndodhur okupacion ushtarak, por vetëm ndërrim i kreut të shtetit.[61] Në mërgim mbajti qëndrim të rezervuar ndaj rezistencës antifashiste shqiptare.[62]

ps.
Boll u bëtë qesharakë
 
SystemA

V.I.P
Anëtar
Sep 14, 2010
Postime
56,369
Pikët
113
Dale se s'keni par gjë akoma ka thën ai shoku jot. 🤣
Sa të poshtër që paskan qën komunistët, avash avash do ja nxjerrësh të gjitha ti Mano.
Ti Mano vdes dhe nuk heq dorë nga këto, mirë e ke komunistët nuk dorëzohen. 😜
Ene kte se kisha dgju...Ducja perkrahu largqoftat me rrezu....lal erin -qesh--qesh--qesh--qesh-
Zot na ruj ka............laskuriqi.
Me PACAHVURE qe e bojne VETEN.
PRIT...TANI kur te vije ai qetri ka Burreli ose ka Scutari.
 
Mano

V.I.P
Anëtar
Aug 8, 2011
Postime
13,876
Pikët
113
Edhe dhi e zgjebosur edhe bishtin përpjetë i thonë llogjikës tënde. Tradhtar ka qenë, tradhtar mbetet.

Arratisja[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]
Mëngjesin e 7 prillit 1939 filloi agresioni ushtarak italian kundër Shqipërisë.[56] Një orë e gjysmë para sulmit, mbreti e nisi mbretëreshën me të birin për në Greqi.[57] Mëngjesin e 7 prillit mbreti dhe ministrat e tij kishin braktisur zyrat nga frika e bombardimeve dhe ishin mbyllur në shtëpi. Nga aty i dha udhëzimet e fundit përfaqësuesit që u nis për të biseduar me gjeneralin italian Guxoni në Durrës. Më pas Zogu urdhëroi të hartohej një thirrje drejtuar shqiptarëve e cila u transmetua në Radio Tiranë afër drekës, pasi kishin arritur njoftimet për pushtimin e Durrësit, Vlorës, Sarandës dhe Shëngjinit. Thirrja akuzonte Italinë se kishte shkelur traktatet në fuqi, marrëdhëniet miqësore midis dy vendeve dhe pavarësinë e Shqipërisë. Mbreti ftonte popullin të bashkohej për shpëtimin e atdheut dhe pavarësisë, për tu mbrojtur deri në pikën e fundit të gjakut.[58][56] Ky ishte akti i fundit zyrtar i Zogut. Të gjithë menduan se do të vihej në krye të rezistencës, apo do të dilte në male për ta udhëhequr luftën kundër pushtuesve, siç e kishte deklaruar, mirëpo tri orë pasi u kishte bërë thirrje qytetarëve për të luftuar dhe ishte betuar që qeveria do të luftonte për çdo pëllëmbë tokë, mbreti Zog u largua nga Tirana në krye të një karvani të madh qeveritar. Natën arriti në Zemblak ku qëndroi për të pushuar dhe mesditën e 8 prillit kaloi kufirin në Kapshticë.[59]

Është e dokumentuar zyrtarisht që mëngjesin e 7 prillit para se të largohej nga Tirana mori nga thesari i shtetit një shumë të madhe në ar dhe monedha ari që arrinin në 183kg ar. Mbi shumën e saktë ka pasur gjithnjë debate. Sipas italianëve mori 550 mijë franga ari, të tjerë flasin për 18 arka me flori, ndërsa burime tjera flasin që mori me vete 50 mijë stërlina por kishte depozituar jashtë shtetit edhe 2 milionë dollarë.[60]

Arratisja e Zogut krijoi në Shqipëri vakuum institucional, i cili i dha mundësi Benito Musolinit për të manipuluar statusin politik të Shqipërisë sipas interesave të Italisë fashiste. Më 12 prill një Asamble Kombëtare e përbërë nga kolaboracionistë të rekrutuar nga qarqet monarkiste zogiste dhe qarqet antizogiste në emigracion shpalli se në Shqipëri nuk kishte ndodhur okupacion ushtarak, por vetëm ndërrim i kreut të shtetit.[61] Në mërgim mbajti qëndrim të rezervuar ndaj rezistencës antifashiste shqiptare.[62]

ps.
Boll u bëtë qesharakë
O koke bosh nuk behet historia me Wikkin.

Ne Wikki mund te shkruash edhe ti po te duash, pa patur asnje lloj kompetence rreth asaj qe shkruan!
 
E**A**

V.I.P
Anëtar
Jan 7, 2014
Postime
5,512
Pikët
113
Vendndodhja
Tiranë
O koke bosh nuk behet historia me Wikkin.

Ne Wikki mund te shkruash edhe ti po te duash, pa patur asnje lloj kompetence rreth asaj qe shkruan!
Njëherë thua që Zogu ishte non-grata në Greqi pastaj i gjen justifikime për arratisjen e Zogut duke kaluar nga Greqia. Pse ?! Se i ka dhënë ca prona gjyshit a stërgjyshit tënd të cilat ja ka marë dikujt tjetër si shumë padrejtësi shqiptare.

Ps.
Se si funksionon Wikki dhe website të tjera shumzoi me 20 ato njohuritë e tua të cekta dhe mbase afrohesh ke njohuritë e mia.
Ju e hani turpin me bukë. Lat nam.
 
Me njohurite e tua te cilat i ke 'shpalosur' ketu nuk vlejen as per leter higjenike. Ne histori je totalisht injorant, ama injorant i thekur..

Nuk kam thene asnjegje qe nuk tha historiani ne videon qe prura.

Jam mese i sigurte qe nuk e ke pare videon sepse ajo qe shkruajta une te dha te kuptosh se nuk do te te pelqej.

Kam faj une qe harxhoj kohen me nje koke bosh si ti!

Edhe dicka tjeter o kelysh komunistesh dicka qe po e verteton cdo dite e me shume. Mos fol per familjen time se nuk di asgje gje rreth saj. Mos i kalo gjerat personale!
 
Anëtar
Jan 30, 2012
Postime
11,209
Pikët
113
O koke bosh nuk behet historia me Wikkin.

Ne Wikki mund te shkruash edhe ti po te duash, pa patur asnje lloj kompetence rreth asaj qe shkruan!
mano historiani. o ja futsh nje heshtje oooo? kamunist i dreqit. :D
 
Mano

V.I.P
Anëtar
Aug 8, 2011
Postime
13,876
Pikët
113
mano historiani. o ja futsh nje heshtje oooo? kamunist i dreqit. :D
Cfar te heshtesh? Ai thote gjyshit jot ja ka marr tokat te tjereve.

Keta debila se kane iden se per cfar flasin.

Si i mereshka toka tjetrit? Toka eshte e shenjte, kete e ka bere vetem enveri.

Toka blehej me para. Ta fusta tjetri koqen e plumbit pa paramendimin me te vogel nese ja cenoje token. Hyje ne hasmeri, e sidomos ne Veri ku ligjet e kanunit e denonin rreptesisht nje akt te tille! Nuk donte me dite kanuni per tituj bejlere apo aga.
 
Mano

V.I.P
Anëtar
Aug 8, 2011
Postime
13,876
Pikët
113
Njëherë thua që Zogu ishte non-grata në Greqi pastaj i gjen justifikime për arratisjen e Zogut duke kaluar nga Greqia. Pse ?! Se i ka dhënë ca prona gjyshit a stërgjyshit tënd të cilat ja ka marë dikujt tjetër si shumë padrejtësi shqiptare.

Ps.
Se si funksionon Wikki dhe website të tjera shumzoi me 20 ato njohuritë e tua të cekta dhe mbase afrohesh ke njohuritë e mia.
Ju e hani turpin me bukë. Lat nam.
Na trego nje here si merreshin e si jepeshin tokat ne ate kohe. Na ndricon pak?
Fisi Im ishte aty per 200 vjete kokebosh perpara se te vinin komunistet be fuqi.

Pse more njeri pa emer ketu ben deklarata te tilla?
 
Mano

V.I.P
Anëtar
Aug 8, 2011
Postime
13,876
Pikët
113
Per ju qe preferoni me shume lexoni !

“Fake news”-et e 7 prillit 1939 – Historiani Hasan Bello zbulon çfarë dinte Mbreti Zog për pushtimin italian

A kishte informacion shteti shqiptar dhe Mbreti Zog për agresionin italian më 7 prill 1939?

Dr. Hasan Bello: Mbreti Zog ishte një vëzhgues i hollë i marrëdhënieve ndërkombëtare. Ai ndiqte me kujdes zhvillimet diplomatike dhe lobonte për të ruajtur sovranitetin e shtetit shqiptar sa më gjatë që të ishte e mundur. Në një takim që ministri amerikan në Tiranë, H.Grant do të zhvilloi me të në vitin 1937, Zogu do t`i deklaroi se brenda dy viteve bota do të përfshihet nga një konflikt i përgjithshëm. Sipas Grant-it, profetësia e tij doli.

Gjatë kësaj periudhe pati edhe një sërë zhvillimesh ndërkombëtare që e bindën Mbretin Zog dhe elitën politike shqiptare që pushtimi i Shqipërisë nga Italia do të ishte i pashmangshëm. Me këtë kemi parasysh marrëveshjen e Mynihut në 1938 mes Francës, Britanisë dhe Gjermanisë; më pas deklaratën e Çembërlenit në Dhomën e Komunëve, sipas së cilës, Britania nuk kishte interesa të drejtpërdrejta në Mesdhe, duke i lënë kështu duar të lira Musolinit…etj, etj.

Por përsa i përket informacioneve konkrete, shteti shqiptar merrte të dhëna nga shumë burime. Kështu, shërbimi sekret, xhandarmëria, ushtria etj., e shikonin që Jugosllavia po përqëndronte forca në kufirin shqiptaro-jugosllav, ose Greqia në atë shqiptaro-grek. Nga Bari vinin informacione për dislokim forcash…

Në këto rrethana çfarë bëri Mbreti Zog, si ishte reagim i tij?

Dr. Hasan Bello: Në këto rrethana Mbreti Zog u përpoq të kërkonte ndihmën e përfaqësuesve të shteteve europiane, ballkanike dhe SHBA-ve. Por të gjitha shtetet në fjalë, përjashto SHBA-të që ishin larg, ishin të trembura dhe të lidhura nga kalkulimet gjeopolitike që kishin bërë me Gjermaninë dhe Italinë. Kështu, jugosllavët të cilët kishin premtuar një farë ndihme për ta lejuar Mbretin dhe forcat shqiptare për ta organizuar qëndresën në pjesën veriore në afërsi të kufirit shqiptaro-jugosllav, pas presionit të Hitlerit, u tërhoq. Madje, deklaroi se në rast se Shqipëria do të sulmohej nga Italia, Jugosllavia do të futej 15-20 km në brendësi të territorit shqiptar. Kjo pamundësonte organizimin e rezistencës afatgjatë. Greqia dhe kryeministri Metaksa flirtonte hapur me Musolinin.

Në një takim që Mbreti Zog do të zhvilloi me ministrin amerikan në mbasditen e 6 prillit 1939, kur ky i fundit do ta pyes nëse kishte diçka për presidentin Ruzvelt, ai, me sy të përlotur i thotë “Pyeteni presidentin se çfarë kënaqësie ndjejnë Fuqitë e Mëdha kur shikojnë se si gëlltiten kombet e vegjël?

Gjithësesi Mbreti Zog kishte përgatitur një plan mbrojtje. Ai është i pari plan operativ ushtarak mbrojtjeje i shtetit shqiptar. Sipas planit, vija bregdetare dhe territoriale nga mendohej të vinte sulmi ndahej në katër zona: Shkumbin-Milot, Milot-Shkodër, Shkumbin-Vjosë, Vjosë-Sarandë. Në Durrës, i cili ishte porti më i madh, dhe nga ku pritej zbarkimi kryesor i forcave italiane, Zogu emëroj major Abas Kupin. Thelbi ishte që ndaj Italisë të organizohej një qëndresë simbolike, që do t`i tregonte botës se shqiptarët e pritën fashizmin me armë në dorë.

Realisht cili ishte raporti i forcave? A mund t`i bënte ballë Shqipëria Italisë?

Dr. Hasan Bello: Italia ishte një shtetet më të militarizuara të kohës. Shqipëria e atyre viteve me 800.000 banorë e kishte të pamundur t`i bënte ballë. Jo vetëm Shqipëria e asaj kohe, por as ajo e Enver Hoxhës. Pse? Sepse për pushtimin e Shqipërisë më 7 prill 1939, morën pjesë 22.000 ushtarë italianë, të shoqëruar me 64 topa, 124 tanke të lehtë, 860 automjete, 1200 motoçikleta, 5500 biçikleta, 2500 kuaj e mushka. Sipas burimeve britanike, trupat prej 22.000 vetësh i shoqëronin rreth 400 aeroplanë, 300 tanke të lehtë dhe 12 anije lufte.

Si vijoi qëndresa?

Po marim rastin e Durrësit. Sepse qëndresë pati në çdo mol, në Shëngjin, Sarandë, Vlorë etj. Në Durrës sulmi nisi në 5:25 të mëngjesit. Mbrojtësit e qytetit të drejtuar nga Abas Kupi i pritën me të shtëna mitralozi. Disa herë italianët tentuan të zbrisnin, por nuk mundën duke lënë sipas burimeve të kohës deri në 12 të vrarë. Kjo është shifra minimale. Pas disa orëve qëndresë dhe disa viktimave nga pala shqiptare, me në krye pjestarin e xhandarmërisë shqiptare, Mujo Ulqinakun, rezistenca mori fund. Misioni ishte realizuar. Shtypi ndërkombëtarë botoi mjaft shkrime ku thuhej se italianët u pritën me pushkë.

Po në arenën ndërkombëtare si reagoi Mbreti Zog?

Dr. Hasan Bello: Ai dhe qeveria shqiptare morën masa dhe me anën e përfaqësuesit shqiptarë në Lidhjen e Kombeve denoncuan agresionin italian me 8 prill, duke e konsideruar Shqipërinë si viktimë të Boshtit nazi-fashist.

A justifikohet largimi i Mbretit Zog?

Dr. Hasan Bello: Për mendimin tim justifikohet për shkak se po të qëndronte këtu do të kapej rob, do të bëhej kukull në duart e italianëve, për të nënshkruar gjëra jasht vullnetit të tij personal. Shqipëria është i vetmi vend që nuk ka nënshkruar akt kapitullimi me pushtuesit fashistë. Kjo do ta ndihmojë atë edhe për rastin e luftës italo-greke dhe ligjit të luftës që Greqia ruan ndaj Shqipërisë. Për historianët dhe juristët e së drejtës ndërkombëtare ai ligj është nul, i paqenë. Por imagjinoni sikur Zogu të mbetej këtu dhe të detyrohej t`i shpallte luftë Greqisë. Nga ana tjetër largimi i tij është bërë me vendim të Asamblesë Kombëtare. Provesverbalet e këtyre mbledhjeve dhe vendimet, që përshkruhen nga shumë dëshmitarë e protagonistë, ende nuk dihet se ku janë. Unë mendoj se janë zhdukur qëllimisht pas 1944-s, për të kompromentuar figurën e Zogut.

Ai ishte rast unikal largimi i Mbretit Zog?

Dr. Hasan Bello: Jo! Pothuajse të gjithë mbretërit e vendeve fqinjë kanë vepruar njësoj. Ata u larguan drejt Londrës e Parisit, në pamundësi për të bërë diçka tjetër. Megjithëse ishin mbretër të vendeve më të fuqishme se sa Shqipëria. Nuk kishte asnjë alternativë tjetër. Fati i vendeve të vogla, deri diku është i ngjashëm. Por askush si shqiptarët nuk i kanë denigruar mbretërit e tyre me epitete nga më fyeset.

Burimi: faktor.al
 
E**A**

V.I.P
Anëtar
Jan 7, 2014
Postime
5,512
Pikët
113
Vendndodhja
Tiranë
Nuk kam asnjë lidhje me komunistat unë o debil. Gjërat i ke kaluar ti në personale që kur ke filluar me "etiketime" të tilla apo edhe të tjera.

Çështjen e pronave në komunizëm dhe më pas e kam "vuajtur" më shumë se ti apo të tjerë Zogista këtu që thjesht bëni rolin e viktimës.

Gjyshin nga ana e babit e kam nga Mashkullora/Gjirokastër dhe në 2010 kemi marë me letra gjysmën e pronave të asaj që realisht na takon. Gjyshin nga ana e mamit e kam Shqiptar nga Maqedonia e veriut nga një fshat që quhet Tuz. Në kohën e luftës merej me tregti, ishte ndër të paktët që kishte makinë. Kur u mbyllën kufijtë mbeti këtej. Bashkë me një shokun e tij blenë 800 m2 tokë ke rr. Durrësit, paratë i fusin të dy por toka regjistrohet e gjitha në emër të gjyshit tim sepse ai tjetri nuk kishte pashaportë Shqiptare. Ndërtojnë një shtëpi me çati të përbashkët dhe me një mur ndarës (i binin gjyshet murit me grusht kur kishin orarin e kafes). Në 72 gjyshi im sëmuret dhe ndron jetë, në 74 komunistat na shpronsojnë 400 m2 dhe aty bëjnë pallat 5 katësh, si të mos mjaftonte kjo në kohën e PD me maskaralliqet e PD mundohen t'a nxjerin tokë shtet që më pas t'a përvetësonte dikush tjetër sepse zona ka prespektivë për ndërtime pallatesh shumkatëshe. Pas shumë angarish në 2018 kemi marë çertifikatën e pronësisë (kjo vetëm për pjesën ku janë shtëpitë) dhe në 2019 i kemi dhuruar komishiut gjysmën e tij që t'a kishte me dokumenta spse ka shtëpi dykatëshe me dy dyqane, por pronarë figuronim ne (fëmijët, nipat, mbesat e gjyshit tim)

Ça lesh morali më bën ti për emër e mbiemër. Bëni lloj lloj provokimesh ti edhe të tjerë, i lëshoni si lopa bajgën, kur jua kthen me të njëjtën monedhë, bëni rolin e viktimës. Më shkruaj në pm kur të jesh në Shqipëri se ti jap unë me emër, mbiemër, nr telefoni. Hipokrit.
 
Top