• Përshëndetje Vizitor!

    Nëse ju shfaqet ky mesazh do të thotë se ju nuk jeni regjistruar akoma. Edhe pse nuk jeni regjistruar ju arrini të shihni pjesën me të madhe të seksioneve dhe diskutimeve të forumit, por akoma nuk gëzoni të drejten për të marrë pjesë në to dhe në avantazhet e të qënurit anëtar i këtij komuniteti. Ju lutem : REGJISTROHUNI që të dërgoni postime dhe mesazhe në Forum-Al.

    Regjistrohu !

Zogu mundohet te mobilizoi 150,000 ushtar per te cliruar Shqiperine

doganieri

V.I.P
Anëtar
Jan 3, 2013
Postime
26,303
Pikët
113
Vallahi une skam nerva te bej aurokritike para kolektivit pas kesaj flete rrufeje mano dogana ju si mendoni 😁😁😋
Une te isha 20 vjet me i ri, di shkoja te punoja dhe jwtoja pergjithmone ne fshat,..:p

Po me vjen keq, qe kur isha i ri smesova dot gjuhen e Bukur greke, te kalimeroja ca ketu. Po o flas shqip...

P.s

Cdo kush preket kur i preket prona.

Tani, kta kapitalistet e rinj, gjithnje e quajne vitin zero, sikur me qene jesusa,..

Kur e pyeten, dike qe ne 24 kishte denuar Ahmet Zogun ne kohen e qeverisjes se Nolit, kur po kalonin me barke nga Buna per ne Itali,

Ore po Enveri si eshte ne krahasim me zogun?

Me pak fjale Ju pergjigj,

Edhe Djallit i vjen ndot nga Enveri,...

P.s

Kush e mbron, nuk mbron Enverin, por perfitimet, qe ka pasur...
 

iDeA

DiNaMiKe
Staff member
Anëtar
Nov 20, 2011
Postime
2,836
Pikët
113
Vendndodhja
BLITZKRIEG
😁😁 e ke vene re qe ne nuk i imponojme mendimin askujt thjesht shprehim cka mendojme lirshem mirepo ste lene ore vetem gjykojne dhe japin mend... Ky eshte ndryshimi
Te gjithe kemi ato anet tona. E filloj nga vetja - kur ngul kemb si mushka dhe rri aty e komentoj ne tema :) duke perseritur te njejtat gjera.

Eshte e veshtire ndonjehere te veshim kepucet e dikujt dhe te kuptohemi.
 

Mano

V.I.P
Anëtar
Aug 8, 2011
Postime
13,868
Pikët
113
E para, ty nga tani e tutje do të të përgjigjem me vonesë sepse ti ke një gjë të keqe që e ndryshon përmbajtjen e mesazhit shpesh, edhe pasi ke marë përgjigjen. Nuk bën thjesht redaktime por ndryshim total të përmbajtjes së asaj që ke shkruar më parë sepse shton dhe heq fjali.

E dyta, në lidhje me këtë:


Ky debat midis nesh filloi sepse ti nuk vlerëson artistët e komunizmit dhe unë mendoj të kundërtën. Më quajte komunist të solla disa arësye për të të vërtetuar që s'kam asnjë lidhje me komunizmin, vazhdove me "etiketime" të tjera, e mbylle me "Kot sa meresh ti me mua seriozisht".

Tani fillove prapë... Pse ?! Sepse të kam vënë gishtin në plagë.
Ti je hipokrit, ti je servil, ti je njeri me cmirë, po ta shpjegoj pse kam këtë mendim:



Ti je njeri me cmirë sepse kritikon kolegët e tu artistë, kolegët e tu (ta përsëris qëllimisht).

Artistët o kokbosh janë si puna e atij zogut që këndon edhe në kafaz edhe jashtë tij, po e mbylle në kafaz ai që di të këndojë bukur do e bëjë edhe aty. E njëjta gjë vlen edhe për aktorin, regjizorin, poetin, shkrimtarin, piktorin, skulptorin, etj... brenda korrnizës që i lejohet prapë do e shprehi talentin ai. Ti këtë e di mirë por bën sikur nuk e di sepse për ta pranuar të pengon cmira. Ti në fushën e artit je si "djali i zotit Galip" ke filmi "Tinguj Lufte".

Në lidhje me 99%: Je jashtë realitetit fare, ti edhe të tjerë që i bëni qejfin vetes këtu duke sjllë dhe komentuar lajme negative nga Shqipëria sepse diskutime të tilla ju japin një vetkënaqësi perverse. Realiteti shqiptar nuk është vetëm ai i rrogave mujore 250 euro dhe i padrejtësive që bëhen përditë, si kudo tjetër (mbase këtu më shumë ) dhe që më pas i diskutoni ju këtu me fraza të tipit "Shqiperi", "S'bëhet ai vend", etj...

Ke plot moshatarë e moshatare të tuat që i ke biznesmenë dhe as që t'i hedhin sytë ty apo ndonjë tjetri këtu që pashaporta ju duket arritja e jetës. Ke bashkmoshatrë tuajt që kanë marë eksluzivitetinpër distribucionit të markave të ndryshme të kafesë, që marin toka me qera dhe mbjellin kërmij të cilët i shesin jashtë, që mbjellin bimë medicinale, që kanë nga 3+ restorante apo nga 3+ hotele që fitojnë nga 20 000 eu/muaj me marketing online, që lëvizin në këmbë apor kanë nga 10 apo 400 makina me qera në Rinas, që kanë rrjet taksish, etj... etj... Janë bashkëmoshatarët tuaj.

Po tregoj një histori interesante për këtë realitet: Një i njohuri im punon prej vitesh ke një tjetër i njohuri im që ka një biznes me makina me qera në Rinas. Ka ndodhur para dy apo tre vitesh, në sezonin e verës, para se të fillonte pandemia. Vjen një tip për të marë makinën me qera nga SHBA, kishte qenë në universitet me pronarin e biznesit të makinave me qera. I kërkon ky punonjësi kartën për të mbajtur depozitën 300 eu për raste aksidentesh, gërvishtje, etj... Ky i përgjigjet me arrogancë qe është miku i pronarit, por hajde më se nuk e kam problem për aq dhe ja jep kartën.

Më vonë në bisedë me pronarin, punonjësi je tregon historinë.
Pronari i përgjigjet shkurt në tel: A ja mbajte depozitën ?!
Punonjësi: Po
Pronari: Shum mirë ke bo se është rrk ai.

Aq desha unë më thotë ky që po tregonte historinë. Vjen prapë ky tipi nga SHBA që dorzon makinën. Në bisedë e sipër e pyet si "i painteresuar"sa makina kishte pronari, a po i ecën si punë. I përgjigjet punonjësi 400 makina. U mek fare tha. Si për t'a acaru edhe më keq i them: Po shih se kaq vetëm në Rinas, se kemi edhe në Mal të zi, Maqedoni, Kosovë, Austri. U bo keq fare, ka ik si i hutum, t'u fol me vete.

Kështu është edhe puna jote, apo ndonjë tjetri këtu...

Atij në Theth ju dogjën hotelet dhe ju u morët me "nga dolën 3 mln euro", sepse për ju kushdo që ka një prespektivë të mirë ekonomike këtu ose do jetë marë me drogë, ose me vjedhje, ose ka lidhje me politikën. Pse të gjithë ata që venë përpara një aktivitet në Shqipëri i fusni ke ky thes ? Cmira.




Nuk kam ndonjë detyrim për t'i dhënë përgjigje gjithë pyetjeve të tua! Veç kësaj, ti edhe të tjerë këtu abuzoni me informacione të tilla.

Gjithsesi,
Nga ana e gjyshit nga babi tokat në mashkullorë i kemi patur që para se të shpallej pavarësia, sepse është familje e vjetër. Çerçiz Topulli dhe çeta e tij kanë patur mbështetje nga gjyshi im, edhe me njerëz edhe me ushqime dhe veshje. Janë të dokumentuara.

Nga ana e gjyshit nga mami, mirë kanë qenë edhe ato me toka në fshatin e tyre, më mirë se shumë të tjerë por kjo s'ka lidhje me tokën në Tiranë që blenë gjyshi me shokun e tij pasi u mbyllën kufijtë. Mos u merr kot me cic-mice, jo po si i bëri aq lekë, jo po sa e bleu sepse ata (bashkë me shokun e tij nga i njëjti fshat kanë qenë të djem të shkathët në tregti) dhe në Tiranën e pas luftës dhe me afrimin në pushtet të komunistave 800 m2 tokë nuk është kaq habi. Toka është blerë ke një nga familjet më të vjetra Tiranase, pronare tokash ke ajo zonë, me të cilën kemi patur dhe kemi mardhënie të mira.

Të tregova historinë e shpronsimit të 400 m2 tokë dhe ndërtimit të pallatit 5-katësh në 74 thjesht si një fakt që s'kam asnjë lidhje me "enverist i thekur" e këto epitetet që i lëshon si lopa bajgën dhe pasi del bllof meresh me një tjetër, ose do mundohesh të më nxjerrësh si gënjeshtar ose si naiv sepse s'po mallkoj lart e poshtë komunizmin si bën ti dhe kopeja "të dukemi më katolik se papa"

Unë vetë e kam kapur komunizmin në vitet e fundit kur situata ekonomike ka qenë katastrofë. As nuk e kam mbrojtur as nuk e mbroj. Mendimet që jap këtu herë pas here i jap nga ato që kam dëgjuar, lexuar dhe parë nga dokumentarët, dhe i qëndroj atyre mendimeve.

Ju bëheni qesharakë duke kritikuar dhe sharë çdo gjë.

Nëse dikush ka një mendim ndryshe për ndonjë pjesë specifike të asaj që nuk ka kuptim ta shash e bëni "enverist të thekur", e ku di unë.

Nese dikush sjell një shembull pozitiv nga realiteti Shqiptar e bëni PS-ist ose injorant.

Doni me u duk më katolik se papa.

Për t'a mbyllur:
I qëndroj mendimit që kam për ty që vjen nga një familje oborrtarësh të Zogut, sepse është e pakuptimtë t'i servilosesh mbretit si bën ti. Zogu është bërë mbret si të bëhet mbret sot Meta apo Veliaj, s'ka asnjë lidhje Zogu të jetë mbret se s'ka dalë si Skënderbeu me shpatë në dorë me luftu turqit, Zogu ka ardh në pushtet me ndihmën e mbretit të Serbisë, ka hy në kufijtë Shqiptarë i shoqëruar me trupa Serbe, ka shit Shën Naumin ke Serbët, ka zhyt në borxhe Shqipërinë ke Italia fashiste, ja ka mbath nga Shqipëria me floririn me vete. Ky është Zogu.

Vetëm oborrtarët dhe servilat i thurin lavde dhe i gjejnë justifikime Zogut.

I qëndroj mendimit për ty edhe për disa të tjerë këtu që mezi prisni fatkeqsinë e rradhës dhe të përsërisni refrenin "nuk bëhet ai vend".

Jeni njerëz hipokritë, servilë, me cmirë.
Hipokrizinë, servilizmin, cmirën, i keni edukatë familjare dhe këtë gjë e reflektoni me sjelljen tuaj në forum.
Ti shikon ate qe do te shohesh dhe shkruan ate qe te ben ty te ndjehesh mire dhe tregon komplekse inferioriteri te thella me ate qe shkruan. Po ta them edhe nje here jo biznese te keni por edhe detin ta keni te tuajin nuk me shikon mua atje kurr, jo se nuk e dua ate vend por per mentalitetin qe ke ti dhe ata si puna jote! Ti aludon per cdo gje qe shkruan se nuk di asnje gje rreth meje. Une e shikoj se kush je edhe pa te njohur, sepse nuk do shume mend te njohesh nje kokebosh kur thote 'ne 74 ja moren tokat gjyshit' dhe pastaj shkruan 'u ben shume arritjr deri ne 45' c'te duheshin arritjet e diktatures ty dhe familjes kur te marrin token dhe pronen private me force. A e kuptim sa idiotlliqe qe shkruan. Ky eshte akt i paster servilizmi i paster ndaj nje sistemi qe sipas teje te paska persekutur.

Persa i perket shkrimeve te mia une ndrroj ndonje rresht porsa e kam shkruajtur se telefoni mi ndrron fjalet ne anglisht. Ti merr kohe te pergjigjesh jo per kete arsye por sepe te duhet kohe te mbledhesh informacion per te dhene pergjigje.

E para punes gjyshi im nga nena ka qene kundershtar i Zogut ai nga babai ishte kunder shpalljes se monarkise, ishte per Republike.

Familjet e mia kan qene shtet beres dhe faktor te rendesishm jo vetem ne zona lokale por edhe te shtetit qe nga 1911 me kryengritjen e malesoreve (edhe me pare) deri ne '44 dhe ne mergim deri me vitet 60. Po nga ta di brezi jot i kote se akoma ju referoheni historise se partise.

Persa i perket cmires time rreth kolegeve te mi artist?

Ata qe i sherbejne te keqes me vetedije nuk mund t'i konsideroje kurre kolege edhe sikur te ishim. Ata jane te pakten 40 vjete mbi moshen time.

Historikisht persa i perket Zogut mbreterise dhe Serbise je totalisht i indoktrinuar dhe nuk eshte detyra ime te te nxe me dije per ate kohe. Bej c'te duash se nuk me interesin. Une hapa teme per te she'll informacion te ri rreth nje perjudhe me shume mjegull.

Arsyeja perse te quajta klysh komunist eshte e sepse shprehesh tamam si ata.

Ne rradh te pare akuzove familjen se ja ka marr tokat te tjereve dhe se qekemi oborrtar dhe duhet te i kemi vjedh votat. Pastaj me bere servil te Zogut, se ku e sheh ti kete servilizem nuk e di, me beri gjith familjen te tille, servila, njerez me cmire.

Ti pra ben me mua ate qe me akuzon mua.

Ti je ose klysh komunisti ka shume ngjasa ose je aq naiv sa nuk merr vesh nga keta jete. Shpresoje te jete e fundit se po te jeshe e para nuk rregullohesh dot!


Dhe se fundi ne nje diktature te stilit mafjos qe ka drejtuar ate vend qe ne '45 nuk te le njeri te ecesh perpara po te mos jesh i lidhur me krimin e organizuar sa me i pasur te jesh aq me i lidhur je. Ti nuk e paske idene si funksionon ai vend.
 
Last edited:

Mano

V.I.P
Anëtar
Aug 8, 2011
Postime
13,868
Pikët
113
Te gjithe kemi ato anet tona. E filloj nga vetja - kur ngul kemb si mushka dhe rri aty e komentoj ne tema :) duke perseritur te njejtat gjera.

Eshte e veshtire ndonjehere te veshim kepucet e dikujt dhe te kuptohemi.
E pe interviste qe prura une ne krye te faqes?
Eshte Historian tjetri!
 

ana_gend

V.I.P
Anëtar
Mar 5, 2013
Postime
6,715
Pikët
113
Te gjithe kemi ato anet tona. E filloj nga vetja - kur ngul kemb si mushka dhe rri aty e komentoj ne tema :) duke perseritur te njejtat gjera.

Eshte e veshtire ndonjehere te veshim kepucet e dikujt dhe te kuptohemi.
Nejse aman se mori drejtim shume melodramatic tema 😁😂 nuk mbahet as Mano mo 😁 se e akuzuan kot per fajin Tim zogist🤣
 

iDeA

DiNaMiKe
Staff member
Anëtar
Nov 20, 2011
Postime
2,836
Pikët
113
Vendndodhja
BLITZKRIEG
Nejse aman se mori drejtim shume melodramatic tema 😁😂 nuk mbahet as Mano mo 😁 se e akuzuan kot per fajin Tim zogist🤣
Epo duhet ti zbusim pak tonet se s´jemi ketu per te ndare tokat.
Mesaduket -paqe-

Une i mburrem me 1meter katror toke ulliri qe me ka lene gjagji Enveji : p

Kur shoh ndonje gjerman qe me shet mend. Kam shtepi ketu e kam shtepi atje

Dhe une i kam nja 4 Shtepi ne 3 shtete te ndryshme.
 

ana_gend

V.I.P
Anëtar
Mar 5, 2013
Postime
6,715
Pikët
113
Epo duhet ti zbusim pak tonet se s´jemi ketu per te ndare tokat.
Mesaduket -paqe-

Une i mburrem me 1meter katror toke ulliri qe me ka lene gjagji Enveji : p

Kur shoh ndonje gjerman qe me shet mend. Kam shtepi ketu e kam shtepi atje

Dhe une i kam nja 4 Shtepi ne 3 shtete te ndryshme.
Shiko andej nga temat argetuese ti ate bej😁 na ler neve qe e kemi vuajtur ne kurriz xhaxhi dullen
 

iDeA

DiNaMiKe
Staff member
Anëtar
Nov 20, 2011
Postime
2,836
Pikët
113
Vendndodhja
BLITZKRIEG
Shiko andej nga temat argetuese ti ate bej😁 na ler neve qe e kemi vuajtur ne kurriz xhaxhi dullen
Kam nostalgji une per kohen kur behej FORUM me te madhe i mban mend temat e trajtuara
Ishim me te rinj e kush fliste per sekse e te mekur
Lere me mire do bej logout per sonte :)

-hug- kenaqesi :) dhe vazhdoni temen -hug-
 

Robbery

V.I.P
Anëtar
Dec 29, 2010
Postime
6,964
Pikët
113
Ne kete interviste historiani Bello tregon per levizjen komuniste te hershme te Shqiperise e cila sipas tij eshte perdorur nga Italia fashiste e kohes per te destabilizuar Shqiperine nga perberenda me qellim rrezimin e Zogut. Ka shume gjerat te tjera interesante ne kete interviste per publikun shqiptar qe ende i referohet historigrafise komuniste.

CFare eshte saktesisht akti i kapitullimit ?
 

Mano

V.I.P
Anëtar
Aug 8, 2011
Postime
13,868
Pikët
113
Nejse aman se mori drejtim shume melodramatic tema 😁😂 nuk mbahet as Mano mo 😁 se e akuzuan kot per fajin Tim zogist🤣
Per Manon keta kokeboshet eshte zbavitje.
Jane te paket ata qe mund t'i rrin debatit drejte me mua. Jo per the por ne oborrtaret nuk jemi do si do kane cmire yzmeqaret.

Ngjarje e vertet Ana. Ne shkollen e mesme kishim nje mesues gjeometrie.

Babai i tij kishte kishte punuar tek gjyshi. Ja kishte vene emrin e gjyshit djalit te tij. Mendo tani sa te keqinje ishin bejleret! Ja mirnin tokat fshatareve dhe ata si shperblim u vinin femijeve emrat e bejlereve.
 
Top