• Përshëndetje Vizitor!

    Nëse ju shfaqet ky mesazh do të thotë se ju nuk jeni regjistruar akoma. Edhe pse nuk jeni regjistruar ju arrini të shihni pjesën me të madhe të seksioneve dhe diskutimeve të forumit, por akoma nuk gëzoni të drejten për të marrë pjesë në to dhe në avantazhet e të qënurit anëtar i këtij komuniteti. Ju lutem : REGJISTROHUNI që të dërgoni postime dhe mesazhe në Forum-Al.

    Regjistrohu !

Zyrtare: HTC EVO Shift 4G del më 9 janar

SEa

Anëtar i ri
Anëtar
Jan 15, 2010
Postime
1,516
Pikët
0
Vendndodhja
marina di massa



Këtyre ditëve është folur shumë për modelin më të ri të telefonit të mençur të kompanisë së njohur HTC, më saktësisht modelin e telefonit HTC Evo Shift 4G.
Tani, njëri ndër operatorët kryesor mobil në SHBA – Sprint, e ka paralajmëruar edhe zyrtarisht telefonin më të ri Android, i cili do të fillojë të shitet në dyqanet e saj që nga 9 janari 2011.

HTC EVO Shift 4G posedon ekranin e ndjeshëm në prekje me 3.6 inç, tastierën rrëshqitëse QWERTY si dhe kamerën me 5 mega-piksel e cila mund të incizojë video-përmbajtje në formatin HD 720p.

Modeli më i ri i prodhuesit të njohur - HTC EVO Shift 4G, vjen me Android 2.2 Froyo, Wi-Fi të integruar, GPRS, Bluetooth, si dhe microSD kartelë e cila mund të rris kapacitetin e memories deri në 32GB.

Telefoni i ri do të fillojë të shitet nga 9 janari i këtij viti, për një çmim prej 150 dollarësh, ndërsa ky çmim vlen për përdoruesit e këtij operatori mobil.
 
Top