• Përshëndetje Vizitor!

    Nëse j’u shfaqet ky mesazh, do të thotë se ju nuk jeni regjistruar akoma. Edhe pse nuk jeni regjistruar, ju arrini të shihni pjesën më të madhe të seksioneve dhe diskutimeve të forumit, por akoma nuk gëzoni të drejten për të marrë pjesë në to dhe në avantazhet e të qënurit anëtar i këtij komuniteti. J’u lutem:REGJISTROHUNI që të dërgoni postime dhe mesazhe në Forum-Al.

    Regjistrohu !

Sheshi “Skënderbej”, Basha flaku 4 milionë euro duke ndryshuar projektin

peshkaqeni33

nje ze midis jush
Anëtar
Jan 29, 2011
Postime
37,070
Pikët
113
Vendndodhja
Zoti ne qiell. Une ne det. Po ne toke kush do jet?
Gazeta TemA

Sheshi “Skënderbej”, Basha flaku 4 milionë euro duke ndryshuar projektin

Deri me tani llogariten 4 milionë euro te shkuara dem ne sheshin “Skenderbej” vetem per shkak te nderrimit te administratave dhe ndryshimit të projektit të mëparshëm.

4632725935_3ea6e2395e_b.jpg

Tashmë është bërë e qartë, se projekti i nisur nga administrata e Ramës, i cili parashikonte një shesh për këmbësorët dhe pa makina, nuk do të zbatohet nga administrata e Bashës. Sipas një burimi brenda stafit zbatues të projektit, për të gjitha punimet e nëntokes që u përmbyllen, u shpenzuan rreth 4,5 milionë euro. Ndërkohë 500 mijë euro u shpenzuan për konkursin ndërkombëtar dhe studion fituese që paraqiti projektin.

Ndërsa pritej që të niste faza e dytë e projektit mbi tokë, ku ishin parashikuar të shpenzoheshin 5 milionë euro dhënë nga qeveria e Kuvajtit, posacërisht për rikonstruksionin e sheshit “Skënderbej”, madje bazuar në një marrëveshje qeveritare, administrata e re e bashkisë vendosi të permbyste projektin ekzistues, të miratuar si në Këshillin Bashkiak, ashtu edhe në KRRT.
Ajo cfarë bëjnë me dije drejtuesit e rinj është se kanë nisur punimet për të asfaltuar dhe gjelbëruar sheshin provizorisht dhe ndonëse Top Channel ka tentuar disa here, askush nuk na informon se sa do të kushtojne këto punime, sa do të jetë koha provizore dhe nese ka apo jo leje për punimet e reja, pasi projekti provizor nuk është bërë publik për qytetarët.

Ndonese shpenzimet nuk behen transparente, llogarite e perafërta të urbanisteve flasin per rreth 2 milionë euro të shpenzuara për asfaltim, gjelbërim, ndricim apo dhe mbjelljen e pemëve, edhe pse projekti eshte provizor.
Vetem nga punimet qe po kryhen aktualisht ne sheshin “Skenderbej”, përllogariten edhe 2 milionë euro te shkuara dem nga punimet e nentokes, nje pjese e te cilave jane demtuar dhe nje pjese tjeter dalin jashte funksionit, sic jane Dhoma Teknike me vlere rreth 1 milion euro, linjat e shatervanit, apo kanalizimet, qe do te grumbullonin ujerat e shirave per t’u ricikluar ne shatervan. Me punimet qe po kryhen tani, sheshi i kryeqytetit shqiptar nuk ka me shatervan. Deri me tani llogariten 4 milionë euro te shkuara dem ne sheshin “Skenderbej” vetem per shkak te nderrimit te administratave.

Burime brenda bashkise Tiranes thone se keto punime qe po kryhen do te sherbejne per nje periudhe tre vjecare, deri ne realizimin e nje studimi, qe perfshin bashke me sheshin edhe zgjatimin e Bulevardit “Zogu i Pare” pertej Stacionit te Trenit.

Mesohet se shuma prej 5 milion euro dhene nga qeveria e Kuvajtit, per te cilen eshte garant qeveria shqiptare, do te perdoret pikerisht per kete qellim.Ne marreveshjen e nenshkruar nga emiri i Kuvajtit dhe keshillli i ministrave te Republikes se Shqiperise, firmosur nga ministri i Financave Ridvan Bode thuhet se qeveria shqiptare ka si detyre te mundesoje procedurat, praktikat dhe mundesimin e kushteve per implementimin e projektit.

Ne nje tjeter pike eshte rene dakord perjashtimi i ketij projekti nga te gjitha llojet e taksave direkte dhe indirekte perfshire ato doganore qe zbatohen ne Republiken e Shqiperise.Ne marreveshjen e firmosur nga te dy palet thuhet se, cdo njera nga palet qe kerkon ndryshimin e marreveshjes gjate fazes se projektit me konsensus te perbashket te paleve, duhet te kryhet ne forme te shkruar, perpara se te tilla ndryshime te realizohen . Kjo marreveshje eshte ratifikuar ne parlamentin shqiptar.Nderkohe nga ana tjeter keshillaret socialiste ne Keshillin Bashkiak kane gati padine ndaj bashkise se Tiranes per shkelje te procedurave ligjore ne ndryshimin e projektit per sheshin “Skenderbej”. /TCH

Gazeta TemA
 
Përgjigje e: Sheshi “Skënderbej”, Basha flaku 4 milionë euro duke ndryshuar projektin

Bir selman i nenes, cfare te te qaj me pare... Dukesh njeri, por je gomar!

Politikan idiot qe me maskaralliqet qe bejne masin pulsin e popullit dhe duke pare qe ky milet nuk reagon, duart e tyre futen gjithmon e me thell ne xhepin tone.

Po tallen me leket qe i paguan ti o popull i pa ditur. Nuk ka fjale qe te barazoje maskarallikun e tyre! Keta duan, qe nga me i madhi deri tek me i vogli, shkuar ne S.A.T.E.R
 
Përgjigje e: Sheshi “Skënderbej”, Basha flaku 4 milionë euro duke ndryshuar projektin

Paskemi Mero Bazen ne forum haha

Po dy vjet qe korrupsioni dhe maskaralliku i Rames e kishte lene sheshin po citoj fjalet e nje qytetari kur e pyeten tha : ishte bere gervisht e fito lol

Mjere me Ramen kryebashkiak e lum me Bashen qe ai shesh po shnderrin sot me bukur se kurre ne nje Tirane te re te se ardhmes .

Socialisteve ju vret syte se sa bukur e modern e komod eshte bere ai shesh e nuk po qajne hallin e lekeve te Emirit te Kuvajtit haha
 
Përgjigje e: Sheshi “Skënderbej”, Basha flaku 4 milionë euro duke ndryshuar projektin

Po këto 4 ml euro u hoqën nga rroga e socialistave? Apo nga llogaria bankare e Edvinit?
 
Përgjigje e: Sheshi “Skënderbej”, Basha flaku 4 milionë euro duke ndryshuar projektin

Po këto 4 ml euro u hoqën nga rroga e socialistave? Apo nga llogaria bankare e Edvinit?

Ato leke u hoqen nga taksapaguesit shqiptare. Problemi qendron se kur zihen dy te medhenj e paguajne te vegjlit reth e rrotull, ne kte rast populli. Se han inat Lul gomari me Ed psikopatin i bie qe ta paguaj populli. Kur te vij prap socialistja ne bashki do e germoj prap sheshin dhe kshu me rradhe sa here qe ndrohet kryetari. E gjithe kjo eshte gjoja per inat te njeri tjetrit por qe ne thelb ka te beje me tenderat e rinj qe lindin me rinisjen e punime ne shesh. Kta legenat perfitojne nga injoranca e popullit qe i vete pas dhe i mbeshtet per inat te forces se kunder politike. Dikush i mbeshtet se ha ndonje kore buke nga forca ne pushtet dhe dikush i mbeshtet thjesht se jane nga i njejti katund. Fatkeqsisht kjo eshte Shqiperia jone e dashur... Moton "perca e sundo" dikur e perdorte pushtuesi i huaj kurse tani e perdorin politkanet tane.
 
Përgjigje e: Sheshi “Skënderbej”, Basha flaku 4 milionë euro duke ndryshuar projektin

Basha i mori me te drejte rikthimi 200 mln euro rruges se Kombit, ju qaheni per 4 mln e sheshit Skenderbe. :p
 
Përgjigje e: Sheshi “Skënderbej”, Basha flaku 4 milionë euro duke ndryshuar projektin

Nuk ka problem;leket e popullit jan.
Po prishin gjith keto lek per 500 metra katror lulishte.Harxhojn me shum lek per projeketet se sa per punen.

Duket qe Basha eshte ndryshe nga Rama;Se ndryshon projektin,ndersa leket njesoj i harxhojn.
 
Përgjigje e: Sheshi “Skënderbej”, Basha flaku 4 milionë euro duke ndryshuar projektin

354ef1f04c.jpg
 
Përgjigje e: Sheshi “Skënderbej”, Basha flaku 4 milionë euro duke ndryshuar projektin

Epo te te tregoje Tiranen qe e shkel perdite lloj lloj militanti qe ben propagande ketu , kjo duhej te ndodhte ... :)

S'po zgjatem per ate psikopatin Rama se çfare masakre urbane ka bere , eshte e kote te diskutosh me militante te vonuar qe syte i kane nga perfitimi i familjes , korrupsioni e vjedhja .

Po boll eshte vjedhur e shkaterruar , le te ndertohet pak Shqiperia o bukeshkale socialiste .
 
Përgjigje e: Sheshi “Skënderbej”, Basha flaku 4 milionë euro duke ndryshuar projektin

Daniel, po flet si nje adoleshente e dashuruar.
Dashuria per Saliun te ka erresuar shikimin. Po vazhdove keshtu, heret a vone do kesh nevoj per syze miopie.

Tirana ka patur nje plan rregullimi. Tani ka nje kafshe qe ia fute kuturu e ku te dali.
Ketu ku jetoj une nje qytet si Tirana konsiderohet fshat apo geto. Kurse nje si Basha nuk e pranojne as te punoj ne bashki me makinen e plehrave sepse konsiderohet me arsimt te pa mjaftueshem. Nese duam te behemi si bota, duhet me pare te pastrojme bashkin dhe gjithe pushtetin nga plehrat anadollake si Basha. Nuk eshte zgjuarsia te vjedhesh, por te ndertosh dicka qe do t'u ngelet brezave, por nga t'i kuptoj nje si ti keto gjera...
 
Përgjigje e: Sheshi “Skënderbej”, Basha flaku 4 milionë euro duke ndryshuar projektin

Po ku sheh ti çfare ka nevoje Tirana o i vonuar haha

Po ti mesa duket nuk ja ke pas idene se sa vjet ka aty qe po mbytet njerezia e po asfiksohet populli me pluhur e me bllokim qarkullimi i cili ishte pasoje e bllokimit politik .

Po te njejten rruge qe e ka germuar Rama dhe e ka shtruar tre here para ministrive a e di ti e pse nuk u fol per harxhime te fondeve me tre ndryshime projekti qe beri , se njerezit jane torturuar aty , ka dashur thjesht ta mbaronte pa i kerkuar me as llogari , po ku ta dish ti se ty te ushqen me çorbe Mero Bazja o tranvestit i ngrate i Rames .

E sa per plan , ku ka pasur ndermend te beje nje plan qyteti Rama ndonjehere ? Ka paguar studio , ka bere ca konkurse me ca plane te pjeseshme sa per t'u hedhur hi syve njerezve dhe ne te vertete eshte mbushur pallate qe i zene frymen njeri tjetrit çdo meter hapesire qe mund te ndertohej .

Ty te ka tregu Mero Baze se çfare duhet te thuash o i ngrate , kurse une i kam pare dhe i shoh me syte e mi veprat si te Rames qe te ben klaustrofobik edhe me qiellin mbi koke prej lagjeve geto si te Brazilit qe ka krijuar e si te Bashes qe sa ka ardhur ne drejtim vetem po mban fjalen qe i ka dhene popullit dhe po mundohet te riparoje te pariparueshmen pasi do te duhej te shembeshin me mijera pallate qe jane dhene me leje te rames per 20 perqindsha qe Tirana te kishte urbanistike , e pra kjo nuk mund te ndodhe dot .

Po pse nuk e pyet veten o trupeshk se pse nuk ka dashur te vendose as ligje e as rregullore qe po vihen tani me se fundmi per distance ndermjet pallateve siç e ka gjithe bota ? Po pse pallate qe duhet te ishin 20 metra larg rama i jep lejet ngjitur me njeri tjetrin ?

A e di ti qe te KOmuna e Parisit lagjia e re e ndertuar dhe e mbushur me militante jugu te ps qe kane shitur droge , deri sa kane blere apartemente te ndertuara nga firmat klienteliste te Rames e gjithe kjo qe edhe te behen tiranas , zgjedhes te atij kryetari ne menyre qe kryeqyteti te mbetet bastion socialist megjithe pakenaqesite e qytetareve te saj .

E pra ne ate lagje te Komunes se Parisit shkolla me emer te babait te Rames ( Kristaq Rama ) u ka zene edhe trotuarin njerezve , as 30 cm trotuar nuk ka ajo rruge me kryesorja qe eshte , vetem prej asaj shkolle private .

E te te rradhis te gjithe rastet e pallateve qe jane ndertuar brenda çdo oborri dhe hapesire qe kane pasur pallatet , edhe token e rruges publike ndermjet pallateve te rruga e stacionit te trenit ja ka dhene me qera Rama , njeriut te vet dhe aty ne ate hapesire sot eshte nje pallat gjigand .

Po nuk ja vlen te flas se te jane qelbur trute e peshkut perderisa me tregon mua Tiranen qe nuk sheh ndaj meje qe e jetoj me rruge e me trotuare me plehra e me zhurme , me tymera e me pluhera , me parkime e me aksidente ndaj kembesoreve , une i shoh te gjitha ketu dhe po me tregoke mua ti .

E pike e zeze ! Thuaj se si e ke hallin , cilin ke njeri tendin qe do zere post me socialisten e ti biem shkurt e mos ta zgjasesh me derdellitjet e tua nga Honoluluja .
 
Përgjigje e: Sheshi “Skënderbej”, Basha flaku 4 milionë euro duke ndryshuar projektin

Miremengjes o trendafil me vese. Si u gdhive ti mire!
O Daniel, vetem ti nuk e paske kuptuar qe Saliu dhe Basha bashke me ca anadollak te tjere kishin bllokuar fondet dhe gjitheska kishin ne dore qe te bllokohej Bashkia. Nejse, fli gjume se te ben mire te rritesh!
 
Përgjigje e: Sheshi “Skënderbej”, Basha flaku 4 milionë euro duke ndryshuar projektin

Me demokratë të tillë nuk është çudi që po përparon kaq shumë ky vend.
 
Përgjigje e: Sheshi “Skënderbej”, Basha flaku 4 milionë euro duke ndryshuar projektin

O Daniel...
Po ti emrin Daniel e ke, apo Selman?!

E kupton ti cfare po thuhet ketu?!

Ai eshte akoma ne Big Brother..
Daniel sinqerisht e kam, ne vend qe te lexosh cfare ben Rihanna, zemra, lexo cfare po ndodh vertete..Te ndihmoj une po deshe, te kaloj ca video, ca lajme cfare te duash, vetem deshire te kesh.
 
Përgjigje e: Sheshi “Skënderbej”, Basha flaku 4 milionë euro duke ndryshuar projektin

Roby , shiko te lyesh buzet e bukura me buzkuq e te festosh se jeta eshte e bukur ne Itali pastaj hajde na trego se si i ka punet Tirana .

Po pate gje per temen , une mendimin e kam dhene te shkruar shkoqur e gjate , mund te me citosh apo debatosh po pate ndonje argument te vobekte ne ate koken e bukur .

E sa per batuta gjasme te zgjuara nga ty dhe fare boshe siç me duken mua , s'kam nge .

Kalofsh mire !
 
Daniel ishte nje keshille e sinqerte..guxova shume..kerkoj ndjese..
Megjithate mendimi im mbetet i njejti..
Rama apo jo Rama nuk na intereson se cfare eshte dhe c'ben..thelbi i problemit eshte qe hidhen lek dhe nuk perfundohet asgje..Projekti u nis pse nuk perfundon? Apo se eshte administrata e Rames?
Ne tere ate postim nuk flitej per problemin real por cfare ka bere Rama..Dmth fjale me mbush rreshtat se duhet me mbrojt nji mendim, kot!
Edhe leji buzkuqrat se s'te preku njeri te jeta personale, per mendimin tend politik fola..edhe ti aty pergjigju nese je kaq i zoti..

P.s: Mos mendo se eshte fushe me lule jeta ne Itali lal, sidomos per ke jeton me ndershmeri..se ju rren shum men'ja ju anej..
 
Përgjigje e: Sheshi “Skënderbej”, Basha flaku 4 milionë euro duke ndryshuar projektin

Daniel, po flet si nje adoleshente e dashuruar.
Dashuria per Saliun te ka erresuar shikimin. Po vazhdove keshtu, heret a vone do kesh nevoj per syze miopie.

Tirana ka patur nje plan rregullimi. Tani ka nje kafshe qe ia fute kuturu e ku te dali.
Ketu ku jetoj une nje qytet si Tirana konsiderohet fshat apo geto. Kurse nje si Basha nuk e pranojne as te punoj ne bashki me makinen e plehrave sepse konsiderohet me arsimt te pa mjaftueshem. Nese duam te behemi si bota, duhet me pare te pastrojme bashkin dhe gjithe pushtetin nga plehrat anadollake si Basha. Nuk eshte zgjuarsia te vjedhesh, por te ndertosh dicka qe do t'u ngelet brezave, por nga t'i kuptoj nje si ti keto gjera...

Një plan urbanistik ishte një nga premtimet e para të Ramës në vitet 2000-2003 .

Gjat 3 mandateve te Rames ka pasur vetem projekte te pjesshme dhe kjo eshte shkruajtur e zeze mbi te bardhe , por edhe e vertetuar prej jush qe jetoni ne Tirane.
 
Përgjigje e: Sheshi “Skënderbej”, Basha flaku 4 milionë euro duke ndryshuar projektin

Me kujtohet qe ai e nisi me koken e vet sepse nuk pati mbeshtetje dhe prape ia prishen..
Dalim tek fakti qe politikaneve te pd (se tani i bie ta permendesh partine) nuk ia ka ndjere nej here per te permiresuar shtetin apo kryeqytetin ne kete rast, por t'i shkojne kunder atit qe kane inat..
 
Përgjigje e: Sheshi “Skënderbej”, Basha flaku 4 milionë euro duke ndryshuar projektin

Rama e prishi Tiranen me plan,e kishte ne plan per ta prishur.Ndersa Saliu e shkateroi pa plan.
Duke mos ditur se; vendosja e kjoskave dhe ardhja e barbareve ishte apo jo e planifikuar.
 
Back
Top