• Përshëndetje Vizitor!

    Nëse j’u shfaqet ky mesazh, do të thotë se ju nuk jeni regjistruar akoma. Edhe pse nuk jeni regjistruar, ju arrini të shihni pjesën më të madhe të seksioneve dhe diskutimeve të forumit, por akoma nuk gëzoni të drejten për të marrë pjesë në to dhe në avantazhet e të qënurit anëtar i këtij komuniteti. J’u lutem:REGJISTROHUNI që të dërgoni postime dhe mesazhe në Forum-Al.

    Regjistrohu !

Pesë mijë hapa në ditë zgjatin jetën

iDeA

✨DiNaMiKe✨
Staff member
Anëtar
Nov 20, 2011
Postime
9,460
Pikët
113
Vendndodhja
⚡️BLITZi⚡️
Vetëm 5 mijë hapa në ditë do t’iu mjaftonin për të përgjysmuar rreziqet nga vdekja. Sipas Organizatës Botërore të Shëndetësisë, secili prej nesh duhet të ecë të paktën 3 kilometra në ditë për të shmangur një mori sëmundjesh dhe për t’u ndjerë i shëndetshëm, duke rritur mundësinë për të jetuar më gjatë. Për më tepër, në këtë mënyrë do të kursenit edhe rreth 700-800 euro benzinë në vit, duke lënë veturën në garazh. Llogaritet që jetesa sedentare shkakton vdekjen e rreth 600 mijë njerëzve në vit në Evropë dhe konsiderohet si një nga 10 shkaqet kryesore të vdekshmërisë dhe paaftësisë fizike në botë. “Diabeti, kardiopatitë, hipertensioni, kanceri, osteoporoza janë sëmundjet kronike që më së shumti godasin ata që kanë një stil jetese sedentare”, shpjegon Claudio Cricelli, president i Shoqatës Italiane të Mjekësisë së Përgjithshme për gazetën italiane La Stampa, transmeton Ikub. Mjekët këshillojnë për të gjithë ata që e shohin jetën të pandashme nga automjeti që të bëjnë përditë një shëtitje të shëndetshme. Kjo për arsye se aktiviteti fizik ndihmon edhe kundër traumave të vogla e të herëpashershme të shëndetit. Por, përveç aktivitetit fizik, mjekët këshillojnë edhe ushqim të shëndetshëm. Burimi i lajmit: /rtvfan.net/
 
Përgjigje e: Pesë mijë hapa në ditë zgjatin jetën

Më duket se tre kilometra në ditë janë pak, megjithatë janë më mirë se hiçi.
Unë mendoj se tetë deri në dhjetë kilometra në ditë janë të domosdoshme.
 
Nje artikull thojke qe nese nje mashkull shiqon cica te femrave ju shtohet jeta, tash cila eshte e vertet?
 
Stupid HAHAHAHHAHAHAHAHAHAHAHHAHAHAHHAHAHAH
Shkencëtarët gjermanë pohojnë se shprehia e meshkujve për të parë drejt gjoksit të femrave zgjat jetën e tyre dhe i sjell dobi shëndetit të tyre, dhe për këtë arsye ata iu rekomandojnë meshkujve (sidomos atyre mbi 40 vjeç) që së paku dhjetë minuta brenda një dite të shikojnë drejt gjoksit të femrave.

Autorët e studimit thonë se ngulitja e syve te gjinjtë e femrës është një shprehi e shëndetshme e meshkujve dhe ka efekt të njëjtë në jetëgjatësi sikurse ushtrimet intensive, dhe mund të zgjatë jetën deri në pesë vjet më shumë.
 
Ti je idjot
Edhe e paske me fakte HAHHAAHHAJAJAJAJAHHAHAHAH-pis-
 
Back
Top