• Përshëndetje Vizitor!

    Nëse j’u shfaqet ky mesazh, do të thotë se ju nuk jeni regjistruar akoma. Edhe pse nuk jeni regjistruar, ju arrini të shihni pjesën më të madhe të seksioneve dhe diskutimeve të forumit, por akoma nuk gëzoni të drejten për të marrë pjesë në to dhe në avantazhet e të qënurit anëtar i këtij komuniteti. J’u lutem:REGJISTROHUNI që të dërgoni postime dhe mesazhe në Forum-Al.

    Regjistrohu !

Kuriozitete nga bota e kafsheve

Skydive

Anëtar i ri
Anëtar
Mar 22, 2012
Postime
2,240
Pikët
0
Është vështirë të besohet se grabitqarët dhe preja e tyre mund të miqësohen, por kjo ka ndodhur, së paku për disa minuta.

Fotografi Marius Croetzee ka arritur të fotografojë një leopard duke luajtur me një antilopë të porsalindur në rezervatin Sabi Sand Game në Afrikën e Jugut.

Fatkeqësisht, pas atyre “minutave të miqësisë”, natyra e ka bërë të veten dhe antilopa ka përfunduar si ushqim i leopardit. /Telegrafi/.


f.0419133750297_m.jpg

Leopard1.jpg

Leopard2.jpg
 
Përgjigje e: Kuriozitete nga bota e kafsheve

Akuariumi me i madh ne Bote

Quhet Churaumi Aquarium dhe ndodhet ne Okinawa, ne Japoni.
Akuariumi gjigand eshte i thelle 10 metra, i gjere 35 dhe i gjate 37 metra. Eshte aq i madh sa per t’i rezistuar presionit te ujit xhamat e akuariumit kane nje trashesi prej me shume se gjysme metri. Ne videon me poshte mund te shikoni disa pamje spektakolare nga ky akuarium:

akuarium.jpg
 
Përgjigje e: Kuriozitete nga bota e kafsheve

Është vështirë të besohet se grabitqarët dhe preja e tyre mund të miqësohen, por kjo ka ndodhur, së paku për disa minuta.

Fotografi Marius Croetzee ka arritur të fotografojë një leopard duke luajtur me një antilopë të porsalindur në rezervatin Sabi Sand Game në Afrikën e Jugut.

Fatkeqësisht, pas atyre “minutave të miqësisë”, natyra e ka bërë të veten dhe antilopa ka përfunduar si ushqim i leopardit. /Telegrafi/.


f.0419133750297_m.jpg

Leopard1.jpg

Leopard2.jpg

Ndoshta e prete, gjere sa te ritet?
 
Përgjigje e: Kuriozitete nga bota e kafsheve

Takim me nje ari polar

Sa i rrezikshem mund te jete nje ari polar? Shume! Por…, jo gjithmone!
Ja disa foto per tu bindur:
ariu-polar.jpg

ariu-polar2.jpg

ariu-polar4.jpg
[/IMG]
ariu-polar5.jpg

ariu-polar6.jpg
 
Përgjigje e: Kuriozitete nga bota e kafsheve

Sa mbajnë mend kafshët?


monkey.jpg



Kujtesa e kafshëve gjithmonë ka qenë sfidë për hulumtimet e shkencëtarëve. Kështu është konfirmuar se macet kanë kujtesë më të mirë për një kohë më të shkurtër, kurse luanët e detit kanë kujtesë më të mirë për një kohë më të gjatë, oktopodët i mbajnë mend të gjitha situatat e rrezikshme me të cilat janë përballur dhe elefantët kanë trurin më të madh ndër të gjitha kafshët.

Edhe pse është në qendër të evolucionit, njeriu nuk mund të krahasohet me kujtesën fotografike të majmunëve. Një majmuni i mjafton vetëm një shikim dhe të mbajë mend numra në ekran dhe pamje fotografike. Kjo kujtesë vizuale tek majmunët nuk dobësohet edhe nëse dikush iu tërheq vëmendjen.



Elefantët bëjnë harta vizuale

elefantiii.jpg


Përderisa edukatorja apo nëna mundet të ruaj më së shumti katër deri në pesë fëmijë në të njëjtën kohë, nënat elefant arrijnë që të ruajnë deri në 30 fëmijë. Super nëna e madhe në çdo moment e din se ku ndodhen 30 anëtarët e familjes së saj, pa marrë parasysh se në cilin drejtim ata ecin apo sa janë larg. Truri i elefantit nuk është më i zhvilluari por është më i madhi ndër kafshët e tokës që kanë aftësi për të krijuar harta komplekse. Nëse ndjejnë aromën e urinës së fëmijës së tyre, nëna elefant menjëherë krijon një hartë, si në kompjuter dhe e di se në cilin drejtim kanë shkuar fëmijët e saj.



Oktopodi gjithmonë mban mend armiqtë


oktopodiii.jpg


Kujtesa kohë shkurtë dhe e gjatë tek oktopodët është e lidhur me gjysmë miliardi neurone. Në situatat kur e kanë në rrezik jetën, kujtesa e oktopodëve hyn në të ashtu quajturën turbo faza dhe atë situatë oktopodi e mban në mend përgjithmonë, duke e ditur kështu çdo detaj.



Macja nuk harron se ku i ka lënë çelësat
macjaa.jpg



Deri sa kujtesa e njeriut formohet për disa minuta, ajo e maces formohet për dhjetë minuta por kështu macja mban mend më mirë se ku lë gjërat e veta, kurse njeriu pas një kohe dhe pas fokusimin në gjëra tjera harron për një kohë ndonjë element të rëndësishëm si për shembull fshehja e çelësave.



Luanët e detit dinë t’i përsërisin trikat edhe pas 10 viteve

luanidetit.jpg





Deri sa trajnerët në parqet e ujit mundohen që t’i mësojnë luanët e detit që të bëjnë trika të thjeshta, kanë vërejtur se këto kafshë janë mjaft të mençura dhe kanë një kujtesë që zgjat shumë kohë. Edhe pse ata jetojnë deri ne 25 vjet, luani i detit ka aftësi që të mbajë mend çfarë a mësuar para 10 viteve..
 
Përgjigje e: Kuriozitete nga bota e kafsheve

Qeni vuan humbjen e “të dashurës”

Fotografitë e një qeni të pikëlluar, i cili qëndroi pranë partneres së tij, kanë prekur mijëra njerëz.
Javën e kaluar një pitt bull femër është goditur nga një automjet, ndërsa pitt bulli mashkull ka qëndruar 14 orë pranë saj, pas ngordhjes.

Qeni ka vazhduar vuajtjen edhe pasi është dërguar në një qendër për kujdesin ndaj kafshëve në Arizona.

Ai e ka refuzuar ushqimin dhe ujin dhe ka qëndruar i shtrirë në një skaj të azilit duke “mbajtur zi”.

246506_450827104928716_141388129205950_1851351_657565725_n.jpg
 
Përgjigje e: Kuriozitete nga bota e kafsheve

Ja zogu me dy koka dhe tre sqepa i gjendur ne SHBA





Images.ashx

April Britt nga Masachusetts e gjeti krijesen rreze nje peme ne oborrin e saj




Një zog me dy koka dhe tre sqepa është gjetur nga një grua në oborrin e shtëpisë së saj në Masachusetts. April Britt tregoi se e kishte gjetur krijesën rrëzë një peme, mirëpo e vetëdijshme se shpendi nuk mund të kishte mbijetuar gjatë, kërkoi folenë nga ku ishte larguar dhe e riktheu atje. Në këtë moment, gruaja kuptoi se zogu i vogël s’arrinte të hante në mënyrë autonome, por falë prindërve të tij. Gjithashtu, një prej sqepave të tij, saktësisht ai qendrori, nuk ishte ploësisht i lidhur me trupin.

Tom Lautzenheiser, shkencëtar i “Massachusetts Audubon Society”, ka shpjeguar se anomali të një lloji të tillë verifikohen herë pas here, por pjesa më e madhe e kafshëve nuk mbijetojnë, prandaj ky rast bëhet akoma më i çuditshëm, sepse zogu kishte arritur deri edhe të largohej nga foleja.(leggo)
 
Përgjigje e: Kuriozitete nga bota e kafsheve

Images.ashx



Langurët, koalat dhe djajtë e Tazmanisë kane nje konstrukt ndryshe nga gjitaret e tjereKangurët dhe disa kafshë të tjera që futen në kategorinë e "marsupialëve" kanë tre vagina, në vend të një, siç kanë gjitarë të tjerë. Këtë e ka zbuluar programi shkencor britanik “Inside Nature’s Giants”, transmetim ku anatomistët seleksionojnë trupa kafshësh me prerje të madhe, për të ekzaminuar sesi funksionojnë dhe sesi kanë evoluar trupat e tyre.

Organet seksualë femëror të "marsupialëve", grup gjitarësh që rrisin këlyshët e tyre në një “farë” xhepi dhe që përfshin për shembull kangurët, koalat dhe djajtë e Tazmanisë, paraqiten me dy vagina anësore, që drejtojnë spermën drejt dy mitrave dhe një vaginë qendore e nevojshme për nxjerrjen e të lindurave. “Te gjitarët e tjerë, për shembull si njerëzit, perkusorët e tubave riprodhues si përfundim përfundojnë në një vaginë të vetme, ndërsa te kategoria e 'marsupalëve' mbeten të ndarë”. Ky është shpjegimi i veterinerit Mark Evans, që ka bërë diseksionin e kafshës gjatë programit. “Kjo strukturë është ndoshta shkaku përse këlyshët e marsupalëve lindin veçanërisht të vegjël - vijon ai -, ndonjëherë edhe me dimensionet e një groshe, për t’u rritur më pas në 'xhep': me tubat anësorë aq të ngushtë, përmes të cilëve kalohet nga mitra në ambientin e jashtëm, është e pamundur të ketë një rritje në dimension”. (giornale)
 
Përgjigje e: Kuriozitete nga bota e kafsheve

Ka nje HUMAN per kafshet.
 
Përgjigje e: Kuriozitete nga bota e kafsheve

Delfinet, kane shume menyra per te luajtur. Njera prej tyre eshte me unazat e ajrit.
Arrijne deri ne ate pike, saqe hane inat me njeri tjetrin kush ben unazen me te rregullt, kush e mban gjalle per nje kohe sa me te gjate, kush e manipulon ne sa me shume menyra, si dhe nganjehere ia pasojne njeri tjetrit ne forme stafete (ndonese me shume unazat i konsiderojne personale duke i thene tjetrit "bej unazen tende po deshe, mos u merr me timen").

http://www.youtube.com/watch?v=bT-fctr32pE
 
Përgjigje e: Kuriozitete nga bota e kafsheve

Dolphins are the only species to have sex for fun besides humans and certain types of monkeys.

Generally speaking, animals cannot afford to waste precious energy that is needed for hunting or defending themselves. Animals have competition so they often get injured or even killed in attempting to find a mate.

The mating process is difficult and time-consuming. Most species look at reproduction as a more natural process and not as a leisurely activity.


~~~~~~~~~~~~`

Delfinet jane te vetmet specie qe bejne sex per kenaqesi, pervec njerezve dhe disa lloje majmunesh.

Ne pergjithesi, kafshet nuk mund te perballojne humbjen e kesaj energjie te cmuar qe eshte e nevojshme per gjueti ose per te mbrojtur veten. Kafshet kane konkurrence, keshtu qe ata plagosen apo vriten ne perpjekje per te gjetur partnerin e tyre.

Ciftezimi eshte shume i veshtire dhe kohe konsumuese. Shume specie e shikojne si nje lloj riprodhimi, si nje proces te natyrshem dhe jo si nje aktivitet qe kerkon nge.
 
Përgjigje e: Kuriozitete nga bota e kafsheve

Ja zogu me dy koka dhe tre sqepa i gjendur ne SHBA





Images.ashx

April Britt nga Masachusetts e gjeti krijesen ...


Një zog me dy koka dhe tre sqepa është gjetur nga një grua në oborrin e shtëpisë së saj në Masachusetts. April Britt tregoi se e kishte gjetur krijesën rrëzë një peme, mirëpo e vetëdijshme se shpendi nuk mund të kishte mbijetuar gjatë, kërkoi folenë nga ku ishte larguar dhe e riktheu atje. Në këtë moment, gruaja kuptoi se zogu i vogël s’arrinte të hante në mënyrë autonome, por falë prindërve të tij. Gjithashtu, një prej sqepave të tij, saktësisht ai qendrori, nuk ishte ploësisht i lidhur me trupin.

Tom Lautzenheiser, shkencëtar i “Massachusetts Audubon Society”, ka shpjeguar se anomali të një lloji të tillë verifikohen herë pas here, por pjesa më e madhe e kafshëve nuk mbijetojnë, prandaj ky rast bëhet akoma më i çuditshëm, sepse zogu kishte arritur deri edhe të largohej nga foleja.(leggo)
ngjan si ai ekzemplari qe eshte pikturuar ne flamurin tone
 
Përgjigje e: Kuriozitete nga bota e kafsheve

Në fotograf i guximshëm ka arritur të kapë këto imazhe të rralla, ku shfaqet peshkaqeni më i frikshëm në botë. Krijesa e rrallë gjendet në Groenlandë dhe mund të jetojë deri në 200 vjet.

Ajo jeton në akujt e Arktikut dhe është më i madh se famëkeqi peshkaqeni i bardhë. Janë aq të rrezikshëm sa mund të hanë edhe arinjtë polarë. Kjo specie peshkaqenësh jeton më në veri se asnjë tjetër dhe zakonisht ushqehet me foka të mëdha.

Këto peshkaqenë janë gjuajtur vazhdimisht nga banorët e Groenlandës dhe Islandës. Lëkura e tyre shërbente për të bërë çizme kurse dhëmbët ktheheshin në vegla pune. Mishi është pjesë e një pjate tradicionale në Islandë- e quajtur hakarl..

images-71.jpg


Info kuriozitete-enigma
 
Përgjigje e: Kuriozitete nga bota e kafsheve

Peshku i rallë që sfidon krokodilin

Gjate nje ekspedite ne lumin Kongo ne Afrike, eksploruesi anglez Jeremy Wade ka peshkuar nje ekzemplar te madh te llojit “Goliat tiger fish”, nje peshk mostruoz me i madhi i ujrave te embla.

Ky “peshk tiger” konsideriohet me vdekje prures se Piranja. Ka nje goje nese mund te quhet keshtu, te perbere nga 32 dhembe dhe te mprehte ne madhesine e dhembeve te nje peshkaqeni te bardhe, ai ishte mesuar te sulmoje njerzit dhe krokodilet. Ka nje nofull shume fuqishme sa qe eshte ne gjendje te shkulle pjese dhe lekure te krokodilit, ai sulmon gjera te permasave te veta ne pergjithesi.

Per te gjuajtur kete peshk eshte shume veshtire pasi jeton ne zonate e largeta te lumit Kongo te cilat nuk perfshihen ne hartat turistike. Per kapjen e ketij “Peshku Tiger” eshte dashur nje karrem i posacem me nje ‘peshk mace’ dhe me nje kallam qe mund te duroje deri ne 91 kg peshe. Mbasi ky peshk tiger u fotografua u la i lire ne habitatin e tij..

peshku-monster-kuriozitete-enigma-249x300.jpg

peshku-monster-kuriozitete-enigma2-300x199.jpg

peshku-monster-kuriozitete-enigma3-300x189.jpg
 
Përgjigje e: Kuriozitete nga bota e kafsheve

Delfini vajton për fëmijën e
ngordhur

Fotografitë prekëse të një delfini të rritur duke tërhequr me hundë fëmijën e ngordhur drejt detit fituan një vëmendje të gjerë në shtypin boteror, duke hapur edhe një herë një debat mbi sjelljet dhe aftësitë e këtij gjitari. Imazhet u kapën nga turistët në krahinën kineze të Guangxi Zhuangut, një zonë e njohur për
praninë e shumë delfinëve dhe për xhirot turistike me qëllim vëzhgimin e këtyre kafshëve nga pranë. Ndonëse ritualet e kafshëve detare njihen pak, tërheqja e foshnjes së
ngordhur tregoi qartësisht edhe nje here me shume se delfinët janë kafshë me ndienja, ndërsa veprimi i
nënës u interpretua si një tentativë për të varrosur të voglin në det të hapur, pa e lënë që të dalë në breg,
ku mund të përdhosej apo në rastin më të keq, edhe të përfundonte në fryezën e ndonjë restoranti. Imazhet filmike treguan se delfini i
rritur, duke mbajtur të mbërthyer me dhëmbë fëmijën, dilte vazhdimisht në sipërfaqe, një ritual që e ndihmonte që të merrte frymë. Delfini i ri i vrarë kishte në trup plagë
të qarta, që duket se ishin shkaktuar nga helikat e motorit të anijeve, ironikisht mbase të ndonjë prej atyre turistike që lëvizin në zonë. Ekspertët e kafshëve kanë vërtetuar
më parë së delfinët janë veçanërisht të lidhur me foshnjat e tyre, deri në
arritjen e moshës madhore. Në rastin kur fëmija vdes në lindje apo në moshë të vogël, delfinët tregojnë
shenja të qarta trishtimi, ndërsa mund të refuzojnë që të ushqehen me ditë
me radhë. Vuajtjen për një familjar të humbur në
botën e kafshëve e ndiejnë edhe balenat, elefantët, shimpanzeja apo gorrillat.

406319_485867468091346_1278872580_n.jpg
 
Përgjigje e: Kuriozitete nga bota e kafsheve

Kuriozitete për kafshët

Suedezi Charles Linnaeus në punimin e tij Systema naturae paraqiti sistemin e parë të klasifikimit të kafshëve dhe bimëve. Qysh atëherë, filluan të formoheshn opinionet e para për funksionin e organeve të ndryshme (fiziologjinë). Lavoisier, babai i kimisë bashkëkohore realizoi shumë eksperimente dhe studioi frymëmarrjen e kafshëve.

Shek XIX: Filloi të mbizotëronte idea e zhvillimit të llojeve. Buffon interpretoi drejt rëndësinë e fosileve si dëshmi e llojeve të zhdukura. Lamarck, pedagog i Botanikës dhe Zoologjisë në vitin 1973 (Paris), përpunoi teorinë e parë të evolucionit të llojeve. Cuvier, u angazhua me anatominë krahasuese, zoologjinë sistematike dhe paleontologjinë. Darwin, në veprën e tij Origjina e llojeve, procesin e zgjedhjes natyrale e konsideronte fillim të evolucionit. Në vitin 1839, gjermanët Slaide dhe Zwann formuan teorinë qelizore. Vepra e zoologut Zwann u krahasua me atë të Darwin, për shkak të rënd
ësisë së madhe që kishte, pasi tregonte për herë të parë rëndësinë e qelizës si njësi themeltare e çdo formë jete dhe si pikënisje zhvillimi e çdo organizmi. Gjatë shek XIX u shfaqën teknika të reja të hulumtimit shkencor, ndërsa hapa të rëndësishëm bëri dhe zoologjia krahasuese, falë misioneve shkencore. Koleksionet e muzeve u pasuruan me material të ri ndërsa u krijuan dhe degë të reja zoologjie.

Shek XX: U krijua ethologjia, shkenca që merret me studimin e sjelljes së kafshëve. Në 1973 Karl von Frisch u vlerësua me çmimin Nobel për studimet e tij ethologjike.

Kafshët më të rralla në botë

Kafsha më e rrallë në botë është breshka e ishullit Pinta (Geochelone elephantopus abingdomi) në arkipelagun Galapago. Ka mbijetuar vetëm një përfaqësues mashkull i llojit, që quhet Xhorxh i Vetëm. Pasi shpresat për t’u gjetur një i dytë janë inekzistente, ky nënlloj breshke, konsiderohet i zhdukur.

Një kafshë tjetër e rrallë është rinoceronti i ishullit Java (Rhinoceros sandaicus) prej të cilit kanë mbijetuar vetëm (60) në Indonezi dhe Vietnam.

E vetmja kafshë ujore (gjitare) në botë është delfini i ujit të ëmbël (Lipotes Vexillifer) që jeton në lumin Yangtze të Kinës. Kanë mbetur vetëm 15 përfaqësues të llojit.

Kafsha që jeton më gjatë në planet është breshka gjigande. Në vitin 2006 ngordhi Hariet, një mostër që lindi në kohën e Darwin, domethënë rreth vitit 1830.

Mosha mesatare e disa kafshëve:

Lopa – 10
Kali – 20
Ariu – 18
Macja – 12
Gorilla – 20
Delfini – 20
Dreri - 10
Elefanti – 40
Kanguri – 7
Gjirafa – 10
Gjeli – 8
Lepuri – 5
Luani – 15
Ujku – 10
Miu – 2
Delja – 12
Rinoceronti – 15
Qeni – 12
Breshka – 100
Derri – 10
419998_494157630595663_1939207746_n.jpg



Info Kuriozitete & Enigma
 
Përgjigje e: Kuriozitete nga bota e kafsheve

Peshkaqeni me një sy!

Bëhet fjalë, për zbulimin e një peshkaqeni me një sy. Peshkaqeni specifik u lokalizua diku në Meksikë dhe është 56 cm i gjatë. Sipas National Geographic, këto lloje embrionesh (që janë vënë re kohët e fundit) kanë shumë pak shanse për të mbijetuar. Sidoqoftë, fenomene të tilla nuk rreshtin së tërhequri vëmendjen sa të shkencëtarëve po aq edhe të njerëzve të thjeshtë.

561784_494076270603799_1387372717_n.jpg
 
Përgjigje e: Kuriozitete nga bota e kafsheve

● Penjtë e merimangës janë shumë të forta, merimanga mund të prodhojë perin e gjatë deri në 200 metra, andaj kirurgët dëshirojnë tashti të shfrytëzojnë disa penj për qepjen e nervave të këputura te njerëzit. Në qendrën mjekësore të Universitetit të Hanoverit në disa hapësira speciale jetojnë në qetësi 30 deri 40 merimanga. Bëhet fjalë për llojin jug-amerikan “merimangën e artë të mëndafshit”. Penjtë e merimangës janë shumë të forta, nuk këputen dhe për këtë arsye shkencëtarë nga dega për kirurgji plastike kanë vendosur t’i shfrytëzojnë për qepjen e përfundimeve (skajeve) nervore. Shefi i kësaj dege, Peter Gogt me ekipin e tij dëshirojnë që këta penj t’i shfrytëzojnë për shërimin e pacientëve që kanë pësuar në aksidente, si për shembull me rastin e dëmtimit të krahut me motoçikleta. Atyre pacientëve shpesh herë nuk mund t’iu kthehet shqisa e prekjes në duar dhe gishta. Kurimi i tyre është i pasigurt sepse fijet nervore nuk munden të ringjiten. Ndërkaq, implementimi i perit të merimangës në krahun e pacientit do të duhej t’iu “tregojë rrugën” nervave për ringjitje. Deri tashti testet janë kryer në dele dhe ato janë treguar të suksesshme. Së shpejti prova të tilla do të bëhen edhe në njerëz.
 
"INSEKTI I ZBUTUR"


Bleta është i vetmi insekt i zbutur nga njeriu. Për të prodhuar një kilogram mjaltë, një bletë i duhet të thithë nektarin e 12 milionë luleve dhe për këtë të përshkojë një rrugë me gjatësi rreth 300.000 kilometra. Mjalti mund të qëndrojë pa u prishur 3000 vjet dhe për këtë arsye dylli i mjaltit përdoret për procesin e mumizimit. Bletët merren vesh njëra me tjetrën me gjuhën e valleve. Çdo lëvizje sado e lehtë, tregon një sinjalizim për lulet, ujin apo armikun që ka zbuluar. Mjalti i gështenjës çmohet si më i pasuri në vitamina nga llojet e tjera të mjaltit.
 
Back
Top