![]() |
||
Fakte qe deshmojn per Tradhetine e enver hoxhes, dhe vrasjen e popullit shqiptare
|
||
| Historia shqiptare Historia kombėtare shqiptare dhe ajo botėrore ndėr shekuj. |
![]() |
|
|
Mundėsitė nė temė | Mėnyra e shfaqjes |
|
|
#1 |
|
V.I.P
![]() Data e antarėsimit: Aug 2011
Postime: 2,405
Shuma e pikėve qė jep: 15 ![]() ![]() ![]() ![]() ![]() ![]() ![]() ![]() ![]() |
14-03-2009 / Nga Ramiz Lushaj
Zonja e zezė duhet tė flasė pėr Enverin, si kuisling i Titos 1. Vejusha Nexhmije, pėrndryshe “Zonja e Zezė e Kombit”, nėperkon, edhe sot (13.03.2009) nė njė media kundėr projekt-ligjit pėr ish-tė pėrndjekurit politik, duke vjellur me frymėn e Enveriadės lidhur me keqinterpretimin e kuqotrajtimin e etikimin e tyre si “Kolaboracionistė”, pavarėsisht faktit se ligji i pritshėm kėtė ēėshtje e vėshtron objektivisht e zbaton praktikisht rast pas rasti, etj. Mirėpo, kjo si kjo, bėn mirė tė flasė pėr vet Enverin si “Kuisling i Titos”. Enveri, me spaleta gjeneral-leitnant i luftės partizane, njė ushtar-leckė i Titos, i bylmyer e kaplyer nga sindroma sulltanore, kreu zgjedhjen e zgjidhjen tradhtare duke ia hipotekuar Jugosllavisė nė mėnyrė diplomatike e gjeo-politike Kosovėn Dardane e treva tė tjera etnike shqiptare,nė Konferencėn e Jaltės, (4-11 shkurt 1945), pėr tė marrė e mbajtur privilegjet e dhjamura e tė pėrgjakshme si “Sulltan i kuq i RPSH e RPSSH”. 2. Jo vetėm themelimin e PKSH, por edhe Luftėn nė vitet 1941-1945, e sinkronizoi, motivoi e montoi sipas direktivave tė Titos pėr “...ngritjen e lėvizjes partizane nė Kosovė e Metohi (KOSMET) pėr tė zbutur ndjenjėn antiserbe mes kosovarėve” Nė kėto 5 vite, i pėrdredhur ideologjikisht e vjelur politikisht nėn ombrellėn e oreksin e Titos, nė cilėsinė formale si Komandant i Pėrgjithshėm i UNCLSH, nuk ka asnjė vendim zyrtar publik e botėrisht qė i shpallė luftė “diktaturės sė zezė” fashiste, pėrkundrazi ka me dhjetra vendime, akte e marrėveshje tė aliazhuara me Titon e PKJ pėr instalimin e institucionalizimin nė Shqipėri tė “diktaturės sė kuqe” tė komunizmit jugosllav nė vitet 1941-1948, qė vazhduan me infiltrime e inspirime nė mes tyre deri edhe nė botėn e pėrtejme. 3. Me udhėr tė Titos i ēoi mbi 20 mijė forca partizane tė inkuadruara nė Divizionin V-S, VI-S e formacione tė tjera nė Kosovėn Dardane, etj. duke nisur nga fundtetori 1944 duke e legalizuar ripushtimin jugosllav tė kėsaj treve etnike shqiptare. Ndėrkohė qė: a) Kosova ishte e cliruar para Shqipėrisė e Jugosllavisė, si Gjakova mė 15 tetor 1944 e deri edhe Mitrovica mė 21 nėntor 1944), b) Nga Kosova, sipas njė burimi nė MPJ Britanike, “trupat gjermane u tėrhoqėn nga 19 nėntori 1944”. c) “Pėrpjekjet e Ushtrisė NacionalClirimtare Jugosllave pėr tė dėrguar trupa nė Kosovė ishin tė dėshtuara” dhe, sipas dokumentave, “pėr shkak tė dėshtimit tė tyre tė plotė nė Kosovė dhe tė ashpėrsisė sė shqiptarėve kundėr serbėve shumica e partizanėve (jugosllavė) e shihnin me pesimizėm mundėsinė e marrjes sė Kosovės pa luftė”. d) Kosova i kishte formacionet e veta luftarake nė luftė kundėr forcave pushtuese serbo-malazeze-maqedonase pėr tė mbrojtur tokėn e identitetin e vet etnik, pėr tė sanksionuar e ndėrtuar ardhmėrinė e vet sipas Kartės sė Atlantikut tė vitit 1941 e vendimeve tė Konferencės sė Bujanit tė 2 janarit 1944... 4. Kėtė luftė enveriano-titiste nė Kosovė, propaganda helmuese komuniste, e keqcilėsoi, jo vetėm si “nacional-clirimtare”, por edhe “internacionaliste” nė “ndihmė tė popujve vėllezėr tė Jugosllavisė” (!) Ndėrkohė qė: a) Nuk ishte “nacionale”, por u kthye nė njė “luftė civile” nė pėrmasa tragjike, pėr nga rastet e aktet, nė tė gjitha rajonet e Kosovės, si, p.sh. nė zonėn epike tė Drenicės martire, nė fshatrat rreth Cicavicės si nė Dervar, Mihaliq, Shallc, Reznik, i pushkatuan 21 shqiptarė, mes tyre dy djemė 13 e 15 vjecarė e dy pleqė 80 vjecarė, etj., etj. b) Nuk ishte “clirimtare”, sepse e la Kosovėn tė okupuar ushtarakisht e nė gjakderdhje dhe tė aneksuar padrejtėsisht e forcėrisht Serbisė e RSFJ. c) Nuk ishte as “internacionaliste”, sepse luftohej nė toka etnike shqiptare, nė njė trevė qė pas luftės ishte shprehur me vendim legjislativ pėr bashkim me Shqipėrinė, etj. d) Faktikisht nuk ishte as nė ndihmė tė “popujve vėllezėr tė Jugosllavisė”, sepse formacione ushtarake serbe, malazeze e maqedonase, i pushtuan pėrgjakshėm trevat shqiptare, si Kosovėn legjendare (8 shkurt 1945-12 qershor 1999), sepse emisari besnik i Titos e bashkėpunėtori i ngushtė i Enverit, antishqiptari Vukmanovic Tempo, jo vetėm i quajti shqiptarėt “gjarpėrinj”, por u ngrit edhe kundėr Marrėveshjes sė Mukjes, e vrau dhe vllaun e vet pėr njė takim me “cetnikėt shqiptarė...”,etj. e) Kjo “dėrgatė luftarake e Enverit” ishte nėn kontrollin e plotė tė Titos, nė bashkėpunim efektiv me forcat shoviniste sllave, nė bashkėrendim operativ me OZN-an (UDB) Jugosllave dhe OZN-an nė Kosovė tė krijuar nga Rankovici (01.09.1944), cka e dėshmojnė vėrtetėsisht misionarėt e huaj, emisarėt jugosllavė e historianėt shqiptarė. f) Nė trevat shqiptare si nė Kosovė, etj. u kryen rekrutime me forcė tė shqiptarėve nė kėto formacione, si dhe u kryen nga forcat partizane shqiptare vrasje, pushkatime, plagosje e deri djegje shtėpish tė shqiptarėve, etj. Pėrkundrazi, shqiptarėt vendali i mirėpritėn e ruajtėn si vėllėzėr tė gjakut e tokės sė vet, cka e tregon dhe fakti se patėn vetėm rreth 700 tė vrarė nga plumbat e sllavėve okupatorė, ku, shumica e tyre, nga sėmundjet e vėshtirėsitė e motit, ndėrsa, shqiptarėt e Ish-Jugosllavisė, gjatė kėsaj lufte (1941-1948 e vecanėrisht 1944-1945) numėrojnė rreth 50 mijė tė vrarė nga sllavėt, ku njė pjesė e tyre edhe nga “lufta vėllavrasėse”... si nė Drenicė, Tragjedinė e Tivarit, etj. etj. 5. Enveri kishte dhėnė prova e kishte dėshmi se nuk ishte nacionalist, por as internacionalist, por vetėm njė “kuisling i Titos”. a) Tutorėt e tij jugosllavė, emisarėt e Titos, si Popovic, Mugosha, Tempo, etj. kishin relatuar se Enveri nuk kishte as vizione e as iluzione pėr Kosovėn, as pėr bashkimin me Shqipėrinė tė trevave shqiptare nė Ish-Jugosllavi, prandaj e pėrzgjodhėn me piketim e sforco nė krye tė PKSH. b) Enveri dha prova besnikėrie ndaj Titos edhe me sulmin ndaj Marrėveshjes sė Mukjes tė 1 gushtit 1943, edhe me ekzekutimet e porositura e “luftėn civile” tė nisur nė Shqipėri me e ndaj tė gjithė atyre nacionalistėve qė ishin pėr bashkimin kombėtar shqiptar. c) Enveri nuk ka asnjė dokument zyrtar, nė emėr tė PKSH apo si Komandant i Pėrgjithshėm, (1941-1945) dėrguar Titos apo PKJ ose Stalinit apo Kominternit, qė t’iu kėrkohet liria, pavarėsia apo tė drejta kushtetuese e demokratike pėr shqiptarėt nė Kosovė, Malin e Zi e Maqedoni, sic i kishin popujt e republikat e tjera nė Jugosllavinė Federale tė para apo pas LDB. d) Enveri jo vetėm e imitoi formėn e praktikat e qeverisjes jugosllave sipas modelit tė Konferencės sė AVNOJ-it, nė Jajcė nė Bosnje-Hercegovinė, mė 29 nėntor 1943, por edhe nė frymėzim e zbatim tė tyre, e organizoi nė maj 1944 Kongresin e Pėrmetit, nė ditėlindjen e Titos ( 25 maj 1892). e) Enveri, mė tepėr se vasal i Titos, ishte “kuisling” i tij, sepse me dėrgimin e forcave partizane nė trevat shqiptare si nė Kosovė, etj. kontriboi efektivisht pėr ripushtimin jugosllav tė Kosovės mė 8 shkurt 1945 dhe nuk u largua prej andej gjersa u garantua plotėsisht e terėsisht se ato kishin mbetur nė e nėn Jugosllavinė Federale tė Marshallit Tito. 6. Nisur nga tė gjitha kėto e tė tjera theksojmė se Tito e keqpėrdori Luftėn Antifashiste Shqiptare e Enver Hoxhėn pėr interesat e tij politike, diplomatike e shoviniste. Kjo duket nė disa aspekte: a) Duke e ngritur figurėn e vet nė sytė e tryezat e Koalicionit Antifashist Botėror si lider i Lėvizjes Antifashiste nė Ballkan, duke e pėrvetėsuar, privuar e privatizuar si kontribut tė vetin luftėn nė Shqipėri, etj. b) Nėpėrmjet Enverit e emisarėve tė tij nė Shqipėri, u pėrpoqė tė spostonte e sfumonte ndikimin e kontributet anglo-amerikane nė Shqipėri. c) Tito, nėpėrmjet kanaleve (in)formale dhe me tė deleguarit e Curcillit e Stalinit nė Shtabin e tij, iu kishte relatuar me kohė e hap pas hapi “Tė Mėdhenjėve tė Kohės” e kėshilltarėt diplomatikė tė tyre, lidhur me qėndrimet garantuese e veprimet projugosllave tė Enverit e PKSH pėr Cėshtjen Shqiptare nė terėsi e nė vecanti nė Jugosllavi, lidhur me Kosovėn, etj. Prandaj, Tito, me vizionin e tij diplomatik dhe duke mirėshfrytėzuar shėrbesat e shėrbimet antishqiptare tė vasalit-kuisling tė tij, Enver Hoxhės, ndėrmori disa hapa kundėr Cėshtjes Kombėtare Shqiptare. a) Kur “Katėr tė Mėdhenjtė” SHBA, Mbretėria e Bashkuar, Bashkimi Sovjetik e Kina, mbajtėn Konferencėn e Moskės, mė 19-30 nėntor 1943, thirri menjėherė nė Jajcė Konferencėn e AVNOJ-it (29 nėntor 1943) dhe shpalli “fshurazi” Jugosllavinė Federale, duke e lėnė Kosovėn si pjesė tė Serbisė dhe pa ftuar asnjė shqiptar nė punimet e vendimet e saj. b) Kur mori vesh se do tė mblidhej njė Konferencė Ndėrkombėtare nga fundi i vitit 1943 (Konferenca e Teheranit) nga “Tre tė Mėdhenjtė”, SHBA, Mbretėria e Bashkuar e BRSS, Tito lėshoi direktivėn pėr tė cfuqizuar me cdo kusht e me cdo cmim Marrėveshjen e Mukjes e pėr tė nisur terror ndaj nacionalizmit shqiptar, etj. c) Kur nisėn takimet Curcill-Stalin, nė tetor 1944, Tito urdhėroi qė formacione partizane tė Shqipėrisė tė hyjnė nė Kosovė, Maqedoni e Malin e Zi. d) Kur Konferenca e Jaltės po vazhdonte punimet nė ditėn e pestė tė saj, Tito, nė bashkėndihmė me Enverin, kreu ripushtimin jugosllav tė Kosovės. 7. Ndėrkohė, Enver Hoxha, i ardhur nė pushtet, nė Shqipėrinė e ēliruar mė 28 nėntor 1944, me ndihmen e sipas metodave tė Titos, filloi tė veprojė si njė “Republikė e Shtatė e Jugosllavisė”, duke mos u marrė me interesat e kėrkesat e shqiptarėve tė Kosovės, etj. nėn Jugosllavi. a) Enveri i mbajti forcat partizane nė Kosovė e rrethina tė tjera shqiptare deri nė maj 1945, edhe pas ripushtimit ushtarak tė Kosovės nga Tito mė 8 shkurt 1945, duke iu krijuar premisa, kushte e dhėnė kontribute pėr tragjedinė e pashembulltė nė histori ndaj trevave shqiptare, ku, deri mė 1948, sipas tė dhėnave, rreth 50 shqiptarė janė vrarė nė Kosovė, Maqedoni, Malin e Zi, etj. si mijėra tė masakruar nė zonėn e Drenicės, nė Mitrovicė, Gjilan, etj. etj. b) Nga viti 1944 deri mė 1945, nisur nga vendimet e Konferencės sė Bujanit (31 dhjetor 1943-2 janar 1944) pėr bashkim tė Kosovės me Shqipėrinė, nisur nga Ripushtimi Jugosllav i Kosovės mė 8.02.1945 apo vendimeve tė Kuvendit tė Prizrenit, (8-10 korrik 1945) pėr aneksimin e Kosovės Serbisė Federale nė RF tė Jugosllavisė, nuk e ngriti zėrin e nuk ndėrmori veprime diplomatike, tė paktėn, qė Kosova tė gėzonte statusin si republikė e Jugosllavisė si republikat e tjera tė Jugosllavisė artificiale dhe nė kuadėr tė zbatimit tė vendimeve tė AVNOJ-it, e tė mos mbetej e ankesuar ushtarakisht e administravisht nga Republika e Serbisė?! Edhe kur shkoi pėr vizitė nė Beograd, tek Tito, mė 1946, nuk e shkeli me kėmbė e as nuk e pa me sy Kosovėn Dardane, as Plavėn e Gucinė, as Tetovėn e Strugėn, por as nuk foli ndonjė fjalė tė pritshme pėr to, pėr tė ardhmen shqiptare tė tyre? c) Edhe njė fakt tjetėr historik: Tirana, kryeqytet i Shqipėrisė dhe Prizreni, kryqendra e Qarkut tė Kosovės (1944-1947) u cliruan nė tė njėjten ditė: mė 17 nėntor 1944. Atėherė, pse nuk e shpalli kėtė ditė si datė tė Clirimit tė Shqipėrisė, pasi shumė shtete tė botės ditėn e clirimit tė kryeqytetit tė tyre e kanė edhe “Ditė tė Clirimit” si Polonia, Rumania, Bullgaria, Cekosllovakia?! Pse e zgjodhi 29 nėntorin 1944, njėlloj dhe nė njė ditė me Jugosllavinė, kur mė 1944 e shpalli e festoi si Ditė tė Clirimit 28 Nėntorin?! d) Nė mars-prill tė vitit 1945, ishte bashkorganizator nė Tragjedinė e Tivarit, ku u masakruan 3.760 shqiptarė, tė cilėt kaluan besėprerė nėpėr territorin e Republikės Popullore tė Shqipėrisė(!). e) Nisi njė luftė tė fshehtė dhe tė hapur kundėr Amerikės e Mbretėrisė sė Bashkuar, duke krijuar nė bashkėpunim me Titon “Precedentin e Kanalit tė Korfuzit”, fabrikimin e grupit armiqėsor tė Kėnetės sė Maliqit, tė grupit tė deputėtėve, etj.. deri nė largimin e misioneve diplomatike tė kėtyre dy vendeve mike e aleate nga Shqipėria, keqtrajtimin nė koordinim me Beogradin e Moskėn tė cėshtjes shqiptare si me minat ne Korfuz, etj. nė OKB, etj. f) Tregtinė shkėmbyese tė Tiranės me Beogradin lidhur me marrjen si “pengje” tė nacionalistave shqiptarė qė iknin nga pėrndjekjet inkuizicioniste tė rregjimit komunist bolshevik tė Enverit. Pra, e thėnė shkurt e saktėsisisht, teksa vejusha Nexhmije nis e flet e pėrflet pėr rishkrimin e historisė, i duhet kujtuar nga politika e vepruar nga historia, pėr tė dhėnė tė plotė portretin e Enverit si “Kuisling i Titos”, si tradhtar i Ēėshtjes Kombėtare Shqiptare, qė e la Shqipėrinė pa Kosovėn e Kosovėn pa Shqipėrinė, qė e la Kombin Shqiptarė tė coptuar brenda Jugosllavisė Federale, Bashkimit Sovjetik tė vogėl, nė tre republika tė saj, tė Serbisė, Malit tė Zi e Maqedonisė. Nė kėtė ēėshtje pėrgjegjėsia historike e Enver Hoxhės ėshtė e mbetet qė nuk deshti tė ndėrmerrte hapa pėr parandalimin e kėsaj tragjedie kombėtare, qė u hodh nė veprime politiko-ushtarake kundėr interesave kombėtare shqiptare, qė nuk e ngriti zėrin as pėr tė drejtat e Kosovės, etj. siē i kishin republikat e tjera tė kėsaj federate tė shpikur, qė bėri ato cka donte Tito e Titizmi me tė vetmin qėllim pėr tė mbetur vetė si njė “Sulltan i kuq bolshevik” nė RPSH e RPSSH, qė e pėrdori si “Sulltanat” tė tij e tė Nexhmijes. |
|
|
|
|
|
#2 |
|
ஜ۩۞۩ஜ
![]() Data e antarėsimit: Feb 2009
Vendndodhja: Venezia
Postime: 1,981
Shuma e pikėve qė jep: 50 ![]() ![]() ![]() ![]() ![]() ![]() ![]() ![]() ![]() ![]() ![]() |
http://www.youtube.com/watch?v=x5EqT...eature=related
__________________
![]() |
|
|
|
|
|
#3 |
|
Anti Busavata
![]() Data e antarėsimit: Aug 2010
Postime: 6,059
Shuma e pikėve qė jep: 28 ![]() ![]() ![]() ![]() ![]() ![]() ![]() ![]() ![]() ![]() ![]() |
Maqo,tradhetoi,mund ta zevendesosh me bashkepunoi.Se po behemi si Enveri,do ti nxjerrim te gjithe tradhetar.
Megjithate,do isha kurioz ta shikoja njeher Enverin te vendoste kufirin Shqiptar. Duhet ta dish ate te Haxhi Lleshit,qe gjate luftes shkoi per te mbledhur o organizuar si partizan,andej nga Dibra, ne kufirin jugosllav, se ishin shqiptar.U terbuan Jugosllavet,e ben Haxhi Lleshin e shkrete per "uje te ftohte".I dhan urdher Enverit,asnje shqiptar te mos hyje ne kufirin Jugosllav pa lejen ton.E gjasme, ishin ne lufte te perbashket kunder gjermanit.
__________________
Bluz i paster,si pik loti.(H.M) |
|
|
|
|
|
#4 |
|
V.I.P
![]() Data e antarėsimit: Jan 2012
Postime: 2,563
Shuma e pikėve qė jep: 15 ![]() ![]() ![]() ![]() ![]() ![]() ![]() ![]() ![]() |
Gruaja e Ali Ēenos: Si e gjeti im shoq trupin e pajetė tė Mehmet Shehut
Lajmi i Fundit, Specialee Hėnė, 17 Dhjetor, 2012 | 09:05 am Jeta Ēeno e Mehmet Shehu Edhe pse kanė kaluar mbi 30 vite nga ngjarja e bujshme qė do ti ndryshonte krejtėsisht jetėn, ende vorbulla e misterit vijon tė lėrė tė paqarta detajet apo dėshmitė kontradiktore qė emetohen nė adresė tė saj. E kanė vrarė apo ėshtė vetėvrarė, ish-kryeministri i regjimit komunist, personi i dytė mė i rėndėsishėm pas Enver Hoxhės pikėrisht nė Pushtetin Popullor. Njė raport jo i largėt ishte ai i tė shoqit, Ali Ēenos, i cili nė cilėsinė e truprojės personale tė Mehmetit, atė mbrėmje kish ardhur nė shtėpi pas mbylljes sė turnit tė punės, por i shqetėsuar dhe gati i shpėrfytyruar nė fytyrė Nuk kishte pikasur lėvizje tė dyshimta, por ishte i vetėdijshėm se pas gjithė ngjarjeve tė njėpasnjėshme qė prekėn familjen Shehu, nga krushqia me familjen Turdiu, tek autokritika e ish-kryeministrit para shokėve tė Byrosė Politike, gjėra tė kėqija priteshin! Pas telefonatės urgjente dhe gjetjes sė kufomės sė Mehmet Shehut, Jeta Ēeno e pa tė shoqin gjithmonė e mė rrallė. Dy vitet e tmerrshme tė hetuesisė dhe torturat ndaj tė shoqit, deri te internimi i saj me dy fėmijė tė vegjėl nė fshatrat e Gramshit. 10 vitet e masės sė dėnimit nė burgun e Burrelit tė Ali Ēenos dhe gjithė shqetėsimet familjare qė erdhėn mė pas. Ali Ēeno nė oborrin e vilės sė Mehmet Shehut Jeni bashkėshortja e njeriut qė pėr dhjetė vite me radhė kish nė dorė jetėn dhe sigurinė e Mehmet Shehut. Si u bė Ali Ēeno, njeriu i besuar i ish-kryeministrit tė regjimit komunist? Kjo detyrė tim shoqi iu besua nė vitin 1971. Si shef i parashutizmit nė Ministrinė e Mbrojtjes, nė njė stėrvitje speciale Aliu kishte bėrė njė hedhje tė jashtėzakonshme me parashutė, dhe ky manifestim ushtarak i kishte pėlqyer Mehmet Shehut. Pasi pyeti gjeneralėt pėrreth, tė cilėt i folėn pėr trimėrinė dhe profesionalizmin e Aliut, ai kėrkon ta marrė pėr shoqėrues personal. Sigurisht qė nuk e prita me shumė entuziazėm emėrimin e tij, sepse e dija se vėshtirėsitė e punės, lėvizjet e shpeshta e ngarkesat pėr shkak tė detyrės do e largonin gjithnjė e mė shumė nga familja. Dhe kėshtu ndodhi. Pėr gati 10 vite qė shėrbeu si truprojė dhe shef i sigurisė sė ish-kryeministrit, ai ishte gjithė kohės nė shėrbime. Pėr disa vite, familja juaj ka jetuar nė zonėn e ish- Bllokut, sepse bashkėshorti juaj duhet tė ishte gjithė kohės pėrkrah Mehmet Shehut dhe i kudondodhur nė lėvizjet e tij. Si e kujton kėtė kohė? Ishte pėrgjegjėsi e madhe pėr njė individ qė tė kishte nė dorė sigurinė e kryeministrit tė vendit. Shėrbimi specifik, gatishmėria dhe shpesh lėvizjet e paprogramuara ia shtonin intensitetin dhe vėshtirėsitė punės sė tim shoqi. Ngandonjėherė mė dukej sikur kishte marrė hijen e tij, i sertė, i rreptė nė detyrė dhe gjithnjė i prerė nė pėrgjigjet e tij. Por, Aliu gjithnjė duhet tė ishte pėrkrah Mehmet Shehut nė lėvizjet e tij, ndaj pėr katėr vite ne jetuam nė njė godinė pėrkrah vilės sė Rita Markos, e nė kėtė godinė qėndronin kryesisht familjet e truproja e shefat e sigurisė sė pushtetarėve komunistė. Vetėm Mehmet Shehu kishte 13 veta qė pėrgjigjeshin pėr sigurinė e tij. Ndaj, ne jetuam nė kushte shumė tė mira, me sistem ngrohjeje e kushte komode, qė natyrisht populli nuk i gėzonte dot. Ishte njė privilegj pėr familjen tuaj, edhe pse nė jo pak situata ju ka qėlluar tė jeni me zemėr tė ngrirė Nė shumė tė tilla, nė fakt. Ka pasur jo pak tėrmete nė jetėn tonė, sepse njė shqetėsim sado i vogėl qė prekte Mehmet Shehun, reflektohej pėrmes bashkėshortit edhe nė familje. Dhe unė frikėn e kisha nė ēdo kohė. Ka qenė njė moment gjatė pushimeve nė plazhin e Durrėsit, kur familja e kryeministrit ishte e vendosur nė vilat qeveritare atje, dhe sigurisht edhe Aliu si truprojė e tij duhet tė ishte i pranishėm aty. Familja jonė ishte nė njė shtėpi tjetėr pranė. Pati njė konflikt me Fiqerete Shehun, dhe im shoq hoqi xhaketėn, duke i thėnė se nuk do tė punonte mė pėr ta. Erdhi nė shtėpi dhe mė tha se kish kundėrshtuar Fiqereten dhe e kishte punėn pisk. Fiqreteja kishte njė pretendim nė lidhje me shėrbimin aty nė vilė,ndaj ata u atakuan pėr personelin qė do tė shėrbente dhe kjo i turbulloi situatat, derisa Aliu e gjykoi qė duhej tė largohej nga detyra. U deshėn shumė diskutime mė pas, ku me ndėrhyrjen e vet Mehmetit situatat u qartėsuan. Duke qenė pranė ēdo lėvizjeje tė ish-kryeministrit Shehu, a kishte konstatuar Ali Ēeno ndryshime nė sjelljen e eprorit tė tij, pak kohė pėrpara ngjarjes sė bujshme tė 17 dhjetorit tė 1981-shit? Im shoq diskutonte shpesh me mua, sidomos pėr ēėshtje qė kishin tė bėnin me punėn. Aliu kishte konstatuar njė ftohje tė jashtėzakonshme tė marrėdhėnieve mes Enver Hoxhės dhe Mehmet Shehut, mandej tė tė gjithė anėtarėve tė Byrosė Politike. Dhe dihet qė ky ndryshim ndodhi menjėherė pas fejesės sė tė birit, Skėnderit me Silva Turdiun. E lėmė mėnjanė luftėn klasore edhe pse u mor vesh qė nė fisin Turdiu kishte shumė tė arratisur e deklasuar. Por unė e di mirė qė babai i Silvės ėshtė dekoruar nga vetė Enver Hoxha me medaljen e Babait tė matematikės. Fėmijėt e Enverit gjithashtu kanė marrė mėsime matematike nga ky person. Mendoj se gjithēka ndodhi mė pas ishte njė skenar i mirėfilltė. Aliu, ēdo mbrėmje qė vinte nė shtėpi, mė shprehte se Mehmeti ishte shumė i shqetėsuar, i ngrysur. Diēka e keqe do tė ndodhte.. (Intervisten e plote e lexoni sot ne Panorama) Burimi: http://www.panorama.com.al/2012/12/1...#ixzz2FIXQP5Ch |
|
|
|
|
|
#5 |
|
Syrishqiponjes
![]() Data e antarėsimit: Dec 2011
Postime: 1,948
Shuma e pikėve qė jep: 3 ![]() |
Shqipėria po fakton se ėshtė Kina e vogėl e kėtij rajoni dhe mė gjerė, pėr shkak tė rregullave dhe standardeve qė ajo po instalon,
Salih Berisha Berisha identifikohet me Kinezet. Berisha si Hoxha.
__________________
Ignore List.Illyrian rex, Busavata,Eliot, KILI MERTURI,bindi. |
|
|
|
|
|
#6 |
|
V.I.P
![]() Data e antarėsimit: Oct 2012
Vendndodhja: Cydonia
Postime: 565
Shuma e pikėve qė jep: 17 ![]() ![]() ![]() ![]() ![]() ![]() ![]() ![]() ![]() ![]() ![]() |
Nuk ka ndonje gje detyrimisht te keqe te lidhesh me Kinezet, sepse fundia gjithe Perendimi po e ben e ty spo te lejojne! Ca dhe ne nuk lejojme veten se vendosim barazime te tilla kot me kot. Shume vepra energjitike do ishin kryer me kosto minimale nese do ishe lidhur me Kinen, pervec se mund te shfrytezohej nje status unikal qe vetem Shqiperia e kishte ne boten perendimore si aleat i Kinezeve. Mirepo nuk deshi asnjera pale, as perendimi ( i cili vete per bukuri ben biznes me Kinezet ) dhe as ata qe e keshilluan Berishen mos u lidh me kete apo ate shtet per shkak te imazhit qe do ngjallte tek populli. Politika eshte dicka komplekse jo dhe aq bardh e zi sac e bejme ne.
__________________
Wake to see, your true emancipation is a fantasy. |
|
|
|
![]() |
| Bookmarks |
| Tema po shikohet nga: 1 (0 anėtarė dhe 1 vizitorė) | |
| Mundėsitė nė temė | |
| Mėnyra e shfaqjes | |
|
|