• Përshëndetje Vizitor!

    Nëse j’u shfaqet ky mesazh, do të thotë se ju nuk jeni regjistruar akoma. Edhe pse nuk jeni regjistruar, ju arrini të shihni pjesën më të madhe të seksioneve dhe diskutimeve të forumit, por akoma nuk gëzoni të drejten për të marrë pjesë në to dhe në avantazhet e të qënurit anëtar i këtij komuniteti. J’u lutem:REGJISTROHUNI që të dërgoni postime dhe mesazhe në Forum-Al.

    Regjistrohu !

Ia vjedhin telefonin në Durrës, turisti kosovar kërcënohet edhe nga policia

Superstar

V.I.P
Anëtar
Mar 8, 2013
Postime
29,217
Pikët
113
Ia vjedhin telefonin në Durrës, turisti kosovar kërcënohet edhe nga policia

Durres-plazhi-780x439.jpg


Një burrë nga Vushtrria ka thënë se u kërcënua në Durrës nga policët shqiptarë, pasi që iu vodhën edhe telefonat celularë.

“Nuk folke me mu, veç piskatke. Thojke: ‘Që i gjejmë telefonat kemi me të dërgu në burg’”, tregon ai, për Klan Kosova.

Madje në qytetin shqiptar ai ishte me familje.

Mërgimtari thotë se ai u kërcënua edhe nga pronari i banesës.

“Në prezencë të Policisë do ta kisha treguar qefin, po kam frikë se më ngel në dorë”, rrëfen ai.

Turisti kosovar tha se këto kërcënime i ka paraqitur edhe në Policinë e Kosovës.

[ame="https://www.youtube.com/watch?v=_sYBLkJFeqc"]https://www.youtube.com/watch?v=_sYBLkJFeqc
 
Kërcënoi turistin nga Kosova, suspendohet polici shqiptar

Screenshot_8-5-1-780x439.jpg


Autoritet në Shqipëri kanë suspenduar nga puna policin që dyshohet se kërcënoi turistin kosovar.

Lajmin e ka bërë të ditur për Klan Kosovën, Sylë Ukshini, ambasadori i Kosovës në Shqipëri.

“Sapo u informova se polici shqiptar është suspenduar dhe ndaj tij është hapur procedurë administrative si dhe do merren masat konform rezultatit të hetimeve”.

Ukshini ka treguar se për rastin ka kontaktuar edhe me ministrin e Brendshëm shqiptar, Sandër Lleshin.

“Morën angazhime se ky rast do të qartësohet deri në fund dhe do të vendoset një komunikim i rregullt me qëllim që te sqarohen në kohën e duhur rastet e tilla”, tha Lleshin

Ndryshe, turistit nga Kosova i janë vjedhur telefonat në Durrës dhe i njëjti është kërcënuar nga policia atje.
 
Rast i poshter sigurisht.
Po qe po jau tregoj nji rast tjeter nga Durresi.
Antaret e familjes teme kan qene atje para 3-4 vjete dhe kan banue privat.
Mbas disa ditesh atyre ju bashkohet vllau i grues teme.Ai nuk kishte pas vend per parkim.E zoja e baneses i thote : makinen ti e parkon ne oborrin tone e burri im e parkon te vetin jashte!
Jo vec zoja e baneses, po e gjithe familja durrsake kishte qene shum e mire
Familje mikpritese ne kuptimin shqip te fjales.
Edhe keto raste duhet me i thane,ashtu sic jan.
 
Vallai sikur 100 vjet pa plazh te kalonin dhe ne ate zhulin dhe rremujen e durresit nuk do beja plazh.
 
Kesaj i thone te hysh ne halle me gjen tende.
 
Sjellje tipike .. barbaresh, e kane nga injoranca .. dhe akoma me injorance qe te shkosh e te harxhosh para tek barbone te tille.
 
Si mund te jete "turist" ne vend te vet nje Shqiptar i Dardanis?

Atij policit asht me ja pre do lata dru e vetem me lopet duhet me e cu.....kafsha me dy kam.
 
O je pushues ose je turist...smundesh te jesh tek te dyja statistikat.....
Po e njëjta gjë është o cool, ka turistë të huaj (ata që vinë nga jashtë kufijëve) ka edhe turistë vëndas që lëvizin brënda vëndit për turizëm.


TURIST m. sh.

Ai që bën udhëtime në vende të ndryshme për të pushuar, për t'u argëtuar, për të parë gjërat e rralla, veprat e mëdha, bukuritë e natyrës etj.; ai që shëtit në vende të bukura e të panjohura për kënaqësinë e vet. Turistë të huaj. Udhëtonte si turist. Shoqëron turistët.
 
TURIST m. sh.

Ai që bën udhëtime në vende të ndryshme për të pushuar, për t'u argëtuar, për të parë gjërat e rralla, veprat e mëdha, bukuritë e natyrës etj.; ai që shëtit në vende të bukura e të panjohura për kënaqësinë e vet. Turistë të huaj. Udhëtonte si turist. Shoqëron turistët.
----------------------------------------------------------------------------------------------
Rezultatet e kërkimit në fjalorin shqip-shqip

Nuk u gjet asnjë fjalë që fillon me [ "pushues*" ]
-------------------------------------------------------------------------------------------------
tecken e meckes me paska shkuar fjalori si turist ne pdhazh.
 
Ashtu si pushtues e invador
Pushuar me fireduar
Ndal me stop
 
Back
Top