Guest viewing is limited
  • Përshëndetje Vizitor!

    Nëse j’u shfaqet ky mesazh, do të thotë se ju nuk jeni regjistruar akoma. Edhe pse nuk jeni regjistruar, ju arrini të shihni pjesën më të madhe të seksioneve dhe diskutimeve të forumit, por akoma nuk gëzoni të drejten për të marrë pjesë në to dhe në avantazhet e të qënurit anëtar i këtij komuniteti. J’u lutem:REGJISTROHUNI që të dërgoni postime dhe mesazhe në Forum-Al.

    Regjistrohu !

Filmi "Skënderbeu"

Mandi

ஜ۩۞۩ஜ
Staff member
Anëtar
Feb 8, 2009
Postime
21,418
Pikët
113
Vendndodhja
“A don ti Gjin me luftue turqit? Du!”. Kjo batutë nga filmi “Skënderbeu”, gati-gati është bërë pjesë e së folurës së përditshme. Por, derisa të bëhej e tillë, ka kaluar një rrugë të gjatë… Dëshira për të realizuar një film mbi Heroin Kombëtar kishte nisur qysh në kohën e Zogut. Ishte viti 1929. Do të kalonin plot 20 vjet që atëherë, kur vetë Enver Hoxha do t’i dërgonte një letër Ministrisë së Punëve të Jashtme të Bashkimit Sovjetik, ku me përulësi i kërkonte që kineastët sovjetikë të realizonin një film për Skënderbeun.Ishte kjo fillesa e realizimit të filmit “Skënderbeu”, bashkëpunimit kinematografik shqiptaro-rus, i cili pati një sukses të jashtëzakonshëm aso kohe dhe u nderua me çmime të mëdha në Festivalin Ndërkombëtar të Filmit në Kanë. Të gjitha këto fakte, e shumë të tjera, na i servir në librin e tij, “Arti i shtatë në Tiranë”, autori Spiro Mëhilli. Dje, Mëhilli, autor edhe i shumë librave të tjerë artistikë dhe eseistikë, bëri promovimin e librit të tij më të fundit në ambientet e Arkivit Qendror Shtetëror të Filmit, institucion që edhe e ka mbështetur financiarisht botimin e kësaj vepre. Një libër të ndershëm e ka quajtur drejtori i Bibliotekës Kombëtare, Aurel Plasari, duke shtuar se libra të tillë u vlejnë bibliotekave dhe arkivave tona. Bëhet fjalë për një libër prej 340 faqesh, ku Mëhilli sjell në mënyrë skrupuloze gjithë historinë e kinemasë dhe të filmit në kryeqytetin shqiptar. Por ai nuk ndalet vetëm në ndërtesat e kinemave, emrat, kushtet, pronarët, ndërtimet, djegiet, shndërrimet, por edhe në filmat që shfaqeshin aty, mënyrat se si silleshin nga Moska, Pekini, Roma, ish-Republikat Popullore, Egjipti, India… pastaj fillon realizimi i filmave nga Kinostudioja “Shqipëria e Re”. Por, në krye të herës, kur Kinostudioja ishte ende e re, pati edhe bashkëpunime me vendet me një histori në fushën e kinematografisë, siç ishte ish-Bashkimi Sovjetik. Mëhilli na tregon qysh në kërkesën dërguar rusëve, tek ardhja e tyre në Shqipëri, dublimi, çmimet e fituara, shfaqjet, suksesi etj. Të gjitha këto të dhëna Mëhilli i ka grumbulluar duke hulumtuar në arkivat e Ministrisë së Punëve të Jashtme, në Arkivin e Shtetit etj.
Kërkesa
Në prill 1949, një delegacion i qeverisë sonë me në krye Enver Hoxhën, shkoi në Moskë. Vetë kryetari i delegacionit, më 4 prill i bëri një kërkesë Ministrisë së Punëve të Jashtme në BRSS. Në materialin që Spiro Mëhilli ka gjetur në Arkivin e Ministrisë së Punëve të Jashtme, Enver Hoxha u lutet që të bëjnë një film për heroin shqiptar. “Qeveria e Republikës Popullore të Shqipërisë, duke dashur të bëjë një film artistik mbi jetën e Heroit Kombëtar të popullit shqiptar, mbi Skënderbeun dhe mbi luftën e popullit të saj kundër okupatorëve otomanë, i lutet qeverisë së BRSS të ketë mirësinë të pranojë që ky film të realizohet nga kinematografia sovjetike dhe me pjesëmarrjen e artistëve sovjetikë”, shkruhet në letër. Me të njëjtën përulje Hoxha u kërkon që brenda vitit 1949 të vijë në Tiranë një shkrimtar rus për të bashkëpunuar me institucionet shqiptare për krijimin e një skenari filmi.

Ardhja
Posteri i filmit në gjuhën ruse
skenderbeu-rusisht-212x300.jpg

Sipas Spiro Mëhillit, “në mars 1953 erdhi në vendin tonë grupi artistik i kinematografisë sovjetike i filmit ‘Skënderbeu’, i kryesuar nga regjisori Sergei Jutkeviç, i cili në një rreth të ngushtë kishte deklaruar se nuk kishte dëshirë të drejtonte xhirimin e këtij filmi; Akaki Horava, Artist i Popullit, dekoruar me dy urdhra, ‘Lenin’ dhe 5 herë laureuar me çmimin ‘Stalin’, deputet i Sovjetit Suprem të Bashkimit Sovjetik, drejtor i Teatrit ‘Rustaveli’ të Tbilisit; Veriko Adzhaparidze, Artiste e Popullit, tri herë e laureuar me çmimin ‘Stalin’, shoqëruar nga artistë dhe grupi i xhirimit. Ata u pritën në Portin e Durrësit. Bashkë me regjisorin Jutkeviç, asistentin Viktor Stratobërdha dhe aktorët, erdhën dhe 6 kuaj të bardhë. Fatkeqësisht, kali që do të ishte për të kalëruar heroi ynë ngordhi, kështu që Akaki Horavës iu desh të përdorte një kalë tjetër. Në film janë përdorur karrige origjinale të kohës së Skënderbeut, të dhuruara nga një familje në Mirditë. Pjesa më e madhe dhe kryesore e filmit ishte xhiruar në BS. Në vendin tonë do të plotësohej filmi me pjesëmarrjen e artistëve tanë, si dhe do të përpunohej varianti i dublimit të filmit në shqip, në Kinostudion ‘Shqipëria e Re’. Skenari ishte i Mihal Papavas. Spektatori shqiptar mezi priste të shikonte Heroin e tij Kombëtar në ekran, kur tentativat e para nga italianët kishin dështuar”.

Dublimi në shqip
Aktori në rolin e Skëndërbeut: Akaki Horava
Akakij_Horava-215x300.jpg

Një pjesë e mirë e aktorëve pjesëmarrës në film, mes të cilëve edhe ai që luante Skënderbeun, vinin nga BS, pra flisnin rusisht, çka kërkonte edhe dublimin në

Regjisori rus, Sergei Jutkeviç
sergei-jutkevic-300x218.jpg

gjuhën shqipe. Dublimi u realizua në Tiranë, por pala ruse nuk mbeti e kënaqur. “Më 8 nëntor 1953, para se të shfaqej filmi ‘Skënderbeu’, në Moskë, Sergei Jutkeviç pa dublimin e filmit që erdhi nga Tirana. Përfaqësuesi ynë, Mihali, informonte me dokumentin nr. 1223: ‘Jutkeviçi nuk është aspak i kënaqur’. Sipas thënies së tij, ‘dublimi shqip i humb 50% të vlerës artistike të origjinalit sovjetik. Veçanërisht nuk është i kënaqur nga ai që zëvendësoi Horavën, në rolin e Skënderbeut. Zëri i tij monoton nuk i përgjigjet as Skënderbeut dhe as Horavës (zëri ishte i Lec Bushatit. Autori). Ai u shpreh kështu: ‘Po t’isha unë qeveria shqiptare, nuk do ta pranoja variantin shqip, po do ta bëja përsëri dublimin e Skënderbeut’. Ai propozoi Naim Frashërin, i cili mund ta dublonte shumë mirë Skënderbeun dhe atë vetë, një tjetër. Megjithatë, duke marrë parasysh skenarin, muzikën etj., filmi do të dalë prapë i mirë. Dhe shokët tanë të kinematografisë që e panë, thonë se ka shumë ndryshime varianti rus me atë shqiptar. Për nisjen e tij nuk ka ndonjë ndryshim”, shkruan Mëhilli në librin “Arti i shtatë në Tiranë”.
Shfaqja
“Më 28 nëntor 1953, njëkohësisht me kinematë kryesore të Moskës dhe në kinematë ‘17 nëntori’ dhe ‘Republika’ në Tiranë, u dha premiera e parë e filmit ‘Skënderbeu’. Te ne u cilësua, me të drejtë, film i madh artistik me ngjyra. Të shumta ishin shkrimet e botuara në gazeta, ku njerëz të ndryshëm shprehnin mendimet e tyre për filmin e parë artistik pas çlirimit me temë shqiptare dhe realizuar nga një bashkëpunim i frytshëm i ‘MOSFILM’-it dhe Kinostudios ‘Shqipëria e Re’…
Ç’është e vërteta, filmi ‘Skënderbeu-Luftëtar i madh i Shqipërisë’, për herë të parë në vendin tonë u shfaq në qytetin Stalin, ku ekzistonte një lagje e tërë me specialistë sovjetikë. Mes tyre ndodhej dhe një azerbajxhanas me emrin Muhamet Behov, ish-veteran i Partisë Komuniste Sovjetike, shok i Leninit, profesor në universitetin ‘Lomonosov’ në Moskë dhe kryeinxhinier në sektorin e naftës në vendin tonë. Vetë ishte mysliman, ndërsa e shoqja, Zinaida, ishte ortodokse ruse. Ata festonin si Bajramin, ashtu edhe Krishtlindjet dhe Pashkët. Ai, në marrëveshje me Ambasadën Sovjetike në Tiranë, solli nga Moska filmin dhe aktorin kryesor, Akaki Horava. Aktori dhe filmi erdhën me avion në Aeroportin e Rinasit dhe prej andej, po me avion, në qytetin Stalin. Filmi u shfaq dhe të nesërmen, Akaki Horava u largua për në Bashkimin Sovjetik. Ai nuk u ndodh më 28 nëntor, në ditën e promovimit. Në Moskë, filmi u shfaq në disa kinema dhe për dy javë nuk mund të siguroje bileta. Aq simpati krijoi figura e Skënderbeut, sa fëmijët, kur luanin shpatash, ndaheshin në dy grupe, si zakonisht, dhe mundoheshin kush e kush të ishte Skënderbeu”.

Pjesëmarrja në festivalin e Kanës
Më 4 prill, “Zëri i Popullit” njoftoi se një ditë më parë, “më 3 prill 1954, në Kanë është duke u zhvilluar Festivali i 7-të Ndërkombëtar i Filmit. Delegacioni sovjetik përbëhej nga G. Aleksandrov, Lubov Orlova, Sergei Jutkeviç, Akaki Horava, Klara Luçko dhe Litvinenko. Gazeta lokale ‘Le Patriot’ shkruan: ‘Interpretim i shkëlqyer i Skënderbeut nga Akaki Horava, shfaqje e mirë e aktorëve të tjerë, muzikë e shkëlqyer dhe teknikë e lartë’. Interesant është fakti se sikundër thotë A. Fiortuzi dhe F. Slatina, filmi ‘Skënderbeu’ u paraqit në emër të Shqipërisë, ndërsa kinematografia sovjetike me një film tjetër, mbasi në Festivalin e Kanës, ato vite, një shtet nuk mund të paraqitej me dy filma. Më 10 prill, nga Parisi u dërguan dy njoftime: Filmi ‘Skënderbeu’ në Festivalin e Kanës pati sukses. Filmi u shfaq më 26 mars. Vetëm delegacioni italian iku nga salla. Çmimi i madh iu dha filmit japonez ‘Porta e Ferrit’. ‘Skënderbeu’ dhe disa filma të tjerë morën çmimin ‘Internacional’. Ai mori çmimin e parë si regjisurë, Jutkeviçi, dhe çmimin e parë teknik nga komisioni i lartë teknik i kinemasë përsa u takon ngjyrave. Përpara fillimit të festivalit, Ambasada Turke në Paris kishte protestuar pranë jurisë që filmi të mos shfaqej. Jehona e tij ishte e madhe. Tri shoqëri franceze kanë kërkuar 40-50 kopje që të shfaqet filmi në Francë, dublazh frëngjisht. Italia kërkon ta blejë me kusht që të bëhen disa shkurtime”.
Përsa u përket pretendimeve nga pala turke, ishte mëse e natyrshme, pasi shteti turk akoma pretendon dhe dëshiron që Gjergj Kastriotin ta quajë turk dhe bile për atë çka bëri, e konsideron tradhtar të atdheut, pra të Turqisë dhe arshivat e tij janë të mbyllura për figurën e Heroit tonë Kombëtar. Edhe pretendimet e palës italiane kanë lidhje me pjesët e ndërhyrjes së Venedikut më politikën tonë të asaj kohe.

Jehona
Më 13 prill 1954, në Paris, Shoqata e Miqësisë Francë-BRSS, shfaqi në teatrin e madh të Champs Elise filmin “Skënderbeu”, luftëtar i madh i Shqipërisë”, ku mori pjesë dhe Sekretari i Partisë Komuniste Franceze, Zhak Dyklo dhe personalitete të shumta të artit dhe kulturës. Më 24 prill 1954, Presidiumi i Kuvendit Popullor dekretoi kolektivin që mori pjesë në realizimin e filmit “Skënderbeu”….
Më 23 qershor (“Z.P.” nr. 148), bëri të ditur se shtypi francez dhe italian, nëpërmjet gazetave të shumta, midis tyre të datës 29 mars 1954, nën titullin “Skënderbeu, kryevepër e re e kinematografisë sovjetike”, shkruanin: “Rezhis Berzheren i ‘HUMANITE’: ‘Skënderbeu bëri përshtypje të madhe nga bukuria e ngjyrave të filmit, nga cilësia e vënies së tij në skenë, nga ndjenjat që e frymëzojnë, nga fuqia e jashtëzakonshme e subjektit të tij dhe skenave që janë paraqitur’. Koziragi i ‘UNITA’: ‘Skënderbeu, që u shfaq në natën e dytë të festivalit, meriton çmimin e madh. Është një vepër me ngjyra, me 12 kapituj. Janë të 12-të fazat themelore të jetës së heroit, që nga fëmijëria e princit të vogël Gjergj Kastrioti, që ia rrëmbyen familjes së tij dhe e shpunë në Turqi që të bëhej jeniçer i sulltanit’, gjer në pleqërinë e pamposhtur të prijësit. Skënderbeu i ndaloi turqit të mos invadonin Italinë që ata kishin në mendje”.

Ndalimi
Por çfarë ndodhi më vonë me filmin “Skënderbeu”? Ai u ndalua të shfaqej në vendin tonë për dy arsye bajate: e para sepse ishte prodhim i përbashkët me sovjetikët, që tradhtuan Marksizëm-Leninizmin dhe, e dyta, sepse merrnin pjesë dy persona të padëshirueshëm, asistentregjisori Viktor Stratobërdha, që ishte dënuar për shkak të qëndrimit që mbajti në Konferencën e Tiranës në vitin 1956, dhe Adivie Alibali, sepse i shoqi, Jusuf Alibali, jurist, publicist, poet, historian dhe pedagog i Fakultetit të Drejtësisë, jo vetëm që kishte studiuar në Moskë dhe mbulonte faqen mbi politikën e jashtme në gazetën “Zëri i Popullit” dhe për pasojë ishte cilësuar intelektual liberal, por edhe se kishte lidhje me Fadil Paçramin. Qëndrimi armiqësor ndaj tij shtohej sepse dy vëllezër të tij, Xhevati, ish-oficer, u dënua me grupin e Beqir Ballukut dhe Ylli, që kishte studiuar në Poloni dhe martuar me një polake, jo vetëm që punonte në Ministrinë e Tregtisë, por “i shkonte nga mbrapa ministrit Kiço Ngjela”.

Letra dërguar Ministrisë së Punëve të Jashtme të BRSS
“Delegacioni qeveritar shqiptar, i cili aktualisht ndodhet në Moskë, duke i shprehur Ministrisë së Punëve të Jashtme të BRSS nderimet e tij, ka nderin të bëjë të ditur sa më poshtë:
Qeveria e Republikës Popullore të Shqipërisë, duke dashur të bëjë një film artistik mbi jetën e Heroit Kombëtar të popullit shqiptar, mbi Skënderbeun, dhe mbi luftën e popullit të saj kundër okupatorëve otomanë, i lutet Qeverisë së BRSS të ketë mirësinë të pranojë që ky film të realizohet nga kinematografia sovjetike dhe me pjesëmarrjen e artistëve sovjetikë.
Duke marrë parasysh sa më sipër, Qeveria e Republikës Popullore të Shqipërisë i lutet Qeverisë së BRSS që mundësisht, brenda vitit 1949, të dërgohet në Tiranë një shkrimtar sovjetik, i cili, në bashkëpunim me personat dhe institutet tona përkatëse, të paraqesë libretin në bazë të të cilit do të bëhet filmi i përmendur më sipër. Me këtë rast lutemi pranoni nderimet tona të sinqerta”.
Kryetari i Delegacionit
qeveritar shqiptar,
Kryeministër i Republikës
Popullore Shqiptare
Enver Hoxha


Bisedimet me italianët që nga koha e Zogut, në vitin 1929
Prodhimi shqiptaro-sovjetik ishte vetëm plotësimi i një ëndrre. Përpjekjet për realizimin e një filmi për Heroin Kombëtar kishin nisur më parë. Këtë fakt interesant na e sjell Spiro Mëhilli në librin e tij: “Më 28 tetor 1929, ministri i Oborrit Mbretëror i dërgoi kryeministrit një shkresë ku i bënte të ditur se ‘mbas urdhrit të Nalt Madhëris së Tij, Mbret Sovranit t’onë August me një piktor prej Rome i quajtur G. Spellani, na propozon të bëjmë një film kinematografik në të cilin do të riproduktohet koha dhe ngjarjet epike të Skënderbeut. Kjo vepër është me e financue prej princit Giovonelli, që është në Romë dhe me këto kushte me shkruejt edhe poeti D’Annunzio’. Në bazë të atij propozimi, në skenar parashikohej përmbledhja e historisë që do të shkruhej nga piktori G. Spellani e që do të përshkruante një ngjarje patriotike nga jeta e Skënderbeut, që në madhështinë e imagjinatës patriotike do të fillonte nga triumfi turk në Enos, ku dhe u shfaq dëshira e flaktë e Skënderbeut për bijtë e Shqipërisë së robnueme dhe do të mbaronte me epilogun për lumtërinë e Kurorës shqiptare dhe fatbardhësinë e Shqipërisë. Skenari do të mbështetej në fakte historike. Më 31 nëntor 1929 u njoftua Departamenti Ushtarak pranë Oborrit Mbretëror se filmi pranohej. Megjithatë, nuk ka asnjë të dhënë nëse filmi u xhirua sipas propozimit të zotit Spellani”.

Pergatitur nga ALMA MILE
 
A kemi mundësi ta gjirojmi një film për Skenderbeun ?

scanderbeg.jpg


Për Gjergj Kastriotin i mbiquajtur Skenderbeu ku nga shkolla fillore e gati deri ne pleqeri ne shqiptaret kemi mesuar historin ashtu si na e mesuan historianet tane dhe perkthyesit te cilet kane arritur te na sqarojne një gjë të rendesishme por kan mbetur edhe pasaktesi tjera qe duhet gjithnjë hulumtuar e perditesuar sidomos sot me mundesit qe i kemi me pasurimin e mjaftueshem te bibliotekave elektronike ne rrjte per te gjithë.;

Ne duhet ti mesojmi edhe keto hollesi tjera para se t'ia nisim ta gjeirojmi nje film për Skenderbeun, Zoti e di se kur por duhet ta kryejmi kete mision de atje ne Holivud qe te ndalet kjo zhurmë...

Pse e quanin Iskandar Beg ?

Cili është i pari qe e quajti me kete emer ?

Nga e mori Gjergji emrin Skenderbe dhe pse ?

Pra miq te nderuar do mundohemi se bashku ti sqarojmi edhe disa hollësi tjera qe kanë rëndësi para se të angazhohemi qe ti derdhim miliona dollar rreth ketij projekti për realizimin e filmit qe ndoshta një ditë do e shohi dritën edhe ne Holivud, pse jo, nese janë pjekur kushtet por...!

Mundohemi ketu të gjejmi së bashku ndonjë shenjë, ndonjë burim të sakët rreth periardhjes së emrit Skenderbe por ne tekstet shkollore asnje faqe shqiptare në internet nuk kam gjetur rezultate te mjaftueshme, andaj fillova kerkimin e me tejshëm ...

Dihet se Gjergji luftote si luan, syri nuke i trembej në asnjë luftë si komandant i ushtrise turke, kur ishte i ri, asgjë nuk e ndalonte hovin e tij as muret e keshtjellave të pamposhtuna të Azisë së Vogël ku turqit prore benin fushata për të dominuar tërë ato qyteza që kishin mbetur ende ne dor të krishterve.

Disa qyteza rreth Nikomedisë së atëhershme ende i rezistonin ushtrise turke e nder këto keshtjella të vogla ishte edhe Otrea ku banorët mbronin muret e qytetit të tyre legjendar si edhe më parë, dikur para 1600 vitësh atëhere kur aty pari edhe ushtria maqedone kishte kaluar mbi muret e ketij qyteti me komandantin e famshëm Aleksandrin e Madh !

Mirëpo ti kthehemi Gjergjit njëhere, jemi aty rreth vitit 1429, në një nje luftë të ashpër komandanti i ri Gjergj Kastrioti hidhet me shpat në dor mbi muret e keshtjelles së Otres dhe më tiparet të një djaloshi të pashëm dhe guximtar, arrijti ti mposhti kundershtarët ! Posa e shohin mbrojtesit e keshtjelles figuren e tij mbi mure të keshtjelles pernjëherit të gjithë luftetar dhe banor të kësaj qyteze papritmas gjunjezohen para tij, ata belbëzonin emrin Iskandar ! Iskandar ...pa e kuptuar as vet Gjergji se ç'dodhi keshtu?

Pse u dorzuan dhe u gjunjëzuan para tij sikur te ishte një perendi ?
Klithjet vijonin gjithnje e më shumë, Iskandar, Iskandar !

Lufta nderprehet, të gjithë banorët dorzohen dhe i perkushtojne nderim heroit të tyre të legjendave Aleksandrit te Madh ! Qe nga ky moment pra pas kesaj fushate e tere azia kisht ndegjuar per ringjalljen e Aleksandrit....

Me ne fund ky akt heroik i shkon ne vesh edhe deri tek Sulltan Murati II- të i cili e pagezon po keshtu, pas kesaj betejes së otres, Iskandar Beg, qe do thot Aleksandri i Madh.

Pra si e shofim, nuke eshte Sulltani qe i pari e quajti Skender Beg Scander beg apo Scanderbeg, as shoekt e tij nuke ia dhan kete emer por një qytet i tere banoret e te cilit kishin ruajtur edhe ata ende ne kujtes heroizmin e Aleksandrit te Madh se si luftonte me trimeri te rralle hipur mbi muret e atyre qyteteve qe i sulmonte... keshtu permes ketij heroit te panjohur qe ata as vete nuke e dinin nga vinte e kush ishte ky hero i ri per një çast ktyre banorve iu paraftyrua vetem shenjat e heroizmit te atehershem te epokes se Aleksandrit te Madh dhe u nenshtruan Gjergjit, njesoj si dikur para Lekes se Madh, pra ringjallja e herojit legjendar ndoshta ishte ngulitur thellë në shpirtin dhe besimin e tyre nder shekuj ku tani si për te pershendetur kthimin e idolit te tyre legjendar ata iu perulen Gjergjit me brohoritje; Aleksander ! Aleksander !

Më siguri se Gjergji ne moshen e re nuk mbante mjekërr pra duhej ti ngjante Aleksandrit te Madh aqë shumë si me trimeri por edhe ne pamje si e pame me siper ai ngjalli kujtesen tek banoret e Otres duke e marrur per Aleksandrin e Madh e qe kete figur do ta ringjallte ne kinema edhe njehere vetem se ndonjë aktor i famshëm si Erik Bana, pse jo ?

Skenari i ketij filmi hapet pra keshtu ;

Komandanti Skenderbeu ne krye te një garnizoni turke sulmon një fortifikat, Otre, afër Nikomedias, ku pas rrethimit te qytezes ai hyp mbi muret qytetit dhe kur banoret e shofin një luftetar te ri me shpat në dor, me fustanel e floket kaçurrela, menjehere banoret e kesaj qyteze gjunjezohen para tij...

Banoreve te rrethuar kur e shofin figuren e Skenderbeut menjehere iu eshte paraftyruar Aleksandri i Madh i cili edhe ai kishte pushtuar kete keshtjelle dikur, 1700 vite me parë..i paharruar ky akt heroik kishte ngelur ne memuarin e tyre pergjithemon si legjend paraftyrimi i Aleksandrit !

Ne sheshin e vjeter te Otres ishte vendosur busti i Aleksandrit te Madh qe per banoret vetem se ky ushtar i ri e i panjohur mund te ishte ringjallja e tij e vertete, si me pamje poashtu edhe me guximin e tij te veçantë...

Ky paraftyrim do ishte i deomosdoshem qe ne fillim te filmit.

Te emocionuar nga akti heroik i ketij heroi te ri, ku edhe 1700 vite pas Aleksandrit te Madh, tani banoret e Otres (vend ne turqi) e quajten Iskandar= Aleksander, kuptohet ne kete rast ata banore mendonin se iu është qfaqur para tyre imazhi i Aleksanrit te Madh dhe i dhan emrin ketij heroi te panjohur Iskandar por qe turqit e perkthyen me vonë ne Iskandar beg e pasatj Scanderbeg...qe do thot princi Aleksanderi i Madh !

Pra kjo tablo eshte fondamentale per kete film, 5 minutat e parë do i japin hovin tërë filmit me çka shikuesi ka një ide në mendjen e tij rreth emrit qe i lidh Skenderbeun me Aleksandrine Madh dhe strategjis se heroit si komandant i shquar qe lufton edhe me tej ne beteja tjera si dhe dyluftime neper arena neper Azië.

Ta imagjinojmi njehere aktorin Eric Bana ne arenen e Nikomedias si gladiator duke luftuar kunder dy persianve gjignt qe me shpata dhe arme te ndryshme thyhen qe te dy nga karahu i fuqishm i

Skenderbeut mu para syve te Sulltanit qe shihte kete dyel ?
Ne tri arena te asaj kohe, Gjergji i ri luftoi si luan duke i ve per toke te gjithe kundershtaret e tij, skit, persan e mongol...

Pytja shtrohet; a kemi edhe ne mundësi sot te gjirojmi një film artistik qe i kushtohet Skenderbeut me mjetet tona ?
 
Përgjigje e: A kemi mundësi ta gjirojmi një film për Skenderbeun ?

Më habiti njehere një Oper e shekullit XVIII-të ku autori Lamotte Skenderbeut ia mvesh nje ngjarje dashurie, gjoja se heroi derisa ishte ne oborrin e sulltanit ai dashurohet ne vajzen e tij Ataliden mirepo kur u arratis heroi kjo Atalida e dashuruar vendos ne çdo menyre ta ktheje Skenderbeun ne turqi, lidh marrveshje te fshehta, (intriga ehte ketu) me Mehmetin pra vllaun e saj qe t'ia sjelli te gjalle Skenderbeun..

Pra e pamujtur është qe heroi yni te jet aq i famshëm ne ushtrin turke e te mos kete një te dashur, pse te mos ia gjejmi një dashnore në këtë film ?

Kjo është e pa shmangshme. Si eshte e mujtur qe deri ne moshen 40 vjeçare, gati si një plakush Skenderbeu e te mos kete fare deri ne kete mosh as grua e as dashnore ?

Pra edhe Holivudi do sakrifikoje mitet për ngjarje dashurie....qe ne nuk ia kishim kujdesin kur eshte bere filmi i vitit 1953 por sot gjithçka ka ndryshuar edhe mentaliteti i njerzëve eshte ndryshe...

Skena të duhura për një film të paharruar;

Për Skenderbeun thonë, ishte i madhësisë se madhe" kishte bel të lartë, shpatullat e gjera, i fryrë nga gjoksi, kembet e lehta, krenar dhe ne hecje teatral, qafa e tij ishte e gjerë dhe e gjatë, kreu i tij i vogël, ballin e lartë, sytë ovale ngjyrë kafe me damarë te zjarrt ngjyrë gjaku, fytyra e tij e këndshëme si te një gruaje, flokët e tij te natyrishme te zeza te dredhura, me kaçurrela në qafë, lëkurën e tij me ngjyrë të bardhë dhe i pastër nga gjaku i tij i maleve te lindjes, sytë e tij të butë dhe të guximshëm, pa sjellje e te patrembshem, por me një veprim te vogël rrahje te çerpikve, zëri i tij degjohej nga një distancë e madhe, si barinjtë e vendit të tij, që degjoheshin mes tyre nga një luginë me një tjetërin. Ai fliste gjuhën shqipe, greke, turke, arabe, italiane, pa dallim. Ai këndonte i shoqëruar më fyell si Epirot ne të gjitha këto gjuhë.


Epiroti i ri Gjergj Kastrioti zotëronte gjuhët greke, turke, arabe, italiane, sclavone. Por suksesi i një tjetër lloj ishin të interesuar fort si një Murati pushtues ishte zhdërvjelltësi e Skënderbeu me mjeshtri zhdervjellte shpaten, gjuante mirë me hark dhe shtizë, guximi i tij hipur mbi kalë ishte i shkelqyer, pasioni tij ishte për të gjitha lojrat e e diciplinat e luftës, gëzimi i tij ishte gjithmonë kur fitonte në turnire me luftetar nga te gjitha anët.

Skënderbeu mori nene komandën e tij një ushtri me qëllim për të mposhtur rebelët e provencave te Tmolusit ku të dyja fushatat e mbyllen ekspeditën me triumfin e Gjergjit. Pushtime të disa vendeve të rëndësishme dhe zona të mëdha qe ende ishin jashtë sundimit osman.

Në atë kohë, dhe veçanërisht në Lindje, baruti nuk kishte hyre ende me kohë për të ndryshuar artin e luftës: i rezistonte ndonjë trimëri personale, por forca fizike gjithmonë ka luajtur rolin kryesor në dramën ushtarake, dhe sfidat e përdorimit te njeriut ndaj njeriut ishte shumë e shpeshtë, si në Iliada dhe Odisea qe sillte kohen si te ishte Jeruzalemi i trimerive per keta heronjë qe ofronin pamje të shpeshta ne keto anë neper Arena te Azisë së Vogël.

Këto duele nuk bëheshin vetëm në kohën e luftës në mes të dy luftëtarëve të armikut të armatosur, por në paqe, ku një i huaj, një udhëtar është paraqitur në një qytet, duke e quajtur vehten si "azil kerkues", emocionuese e tyre nga provokimet e sotme do të ishin absurde, por dikur kishte gjetur një jehonë, sepse ajo ishte koha e fames dhe trimerisë. Vendosur nën mbrojtjen e guximit dhe nderit, pushtues të huaj nuk i frigonte asgjë pasi qe ata mundin kundershtarin e tyre. Ai qe triumfonte kudo kishte të drejtë azilit.

Pasi kthehet Skenderbeu ne Andrinopojë, një Skif me trup te një kolosi afrohet ne msin e një ceremonije qe mbahej ne sheshin e qytetit dhe filloi ti sfidoje te gjithë luftetaret dhe personalitet per rrethe Sulltan Muratit.

Ai Skifi kerkonte nga te pranishmit qe te dalin dy veta në fushë te Arenes tersishte te zhveshur, te armatosur vetem me thikë ne një rrethe aqe te ngusht sa qe dilet vetem me fitore. Këtë propozim te Skitit aqë te egeresuar as një turk nuk qe i zoti ti pergjigjet, edhepse Sulltani kishte ofruar terheqje te një shperblimi te madh per fitimtarin.

mirepo asnjeri nuk levizte. Ne anen tjeter Skifi vijonte te kercente me provokimet e tij ne Arenen perplotë njerez, i trimeruar nga suksesi i tij qe askush nuk guxonte te matej me te, per një çast Skenderbeu doli ne Arenë dhe iu versul pa armë fare barbarit Skif duke ia kapur me doren e tij te majtë, krahun e djathtë te Skitit qe mbante thiken dhe ia drejton ne fytë dhe e len ne tokë te vdekur Skifin.

E tere Arena ishte ngritur në këmbë duke leshuar brohoritje ne shenjë guximi dhe admirimi per ngadhnjyesin. Skenderbeu pastaj ia kput koken skifit gjigant dhe ia leshon para këmbëve te Sulltan Muratit si trofe.

Heren tjeter, mirepo në një rast më dinjezor te tij, Skendebeu tregoi guximin e tij te njëjtë dhe pati te njejten knaqësi.

Ai e kishte shoqeruar sulltanin në Prusa (bursa)por edhe sulltanja ishte e pranishme në Bithinië kur aty qfaqen dy kalorës te pasur persanë ku njeri quhej Jahja e tjetri Zampsa, vinin ti ofronin sherbimet e tyre Sulltanit duke deshmuar për trimerit e tyre ata i kerkuan Sulltanit qe ti nxjerri dy trima nga njerzit e tij me te famshem per një dyel, qoftë me heshtë ose me shpata, aty ne sheshine qytetit te Bruses.

Sulltani i pranoi lutjet e ktyre dy persanve dhe u kthye kah Skenderbeu.

"Pse vonohesh o biri im, ty kurrë nuk te ka munguar guximi, edhe çmimi i ktij triumfi te perket ty, shko pra edhe sot e shenoje rinin tende krenare me krahun tend te pa mposhtur edhe me kete fitore" ...!

Skenderbeu pranoi me knaqësi kete propozim por me kushte qe ai vetun t'iu dali perballë dy mercenerve persanë te cilet duhej te sulmonin nje nga nje e jo qe te dyt pernjehere Skenderbeun.

Menjehere Skenderbeu i puthë kembët sulltanit, sipas tradites, merr armet e tij dhe kercen mbi kali dhe hyn ne rrethin e perleshjes !

Së pari i afrohet Jahja hypur edhe ai ne kali i cili kishte ngrehur heshten e tij te mprehët,atehere Skenderbeu hypur ne kali ndeshet me Jahjan ne kalorim ku persani ia ngul shtizen në mburojen e Skenderbeut.

Jahja mundohej qe me bishtin e shtizes ta rrzonte nga kali Skenderbeun por nuk ia arrin, dikur me mundim e terheq shtizen nga mburoja e Skenderbeut dhe me plotë fuqi Jahja e hedh ne drejtim te Skenderbeut duke shenuar vetem koken e tij, por Skenderbeu largon koken dhe i shpeton ketij sulmi.

Tani Jahja zbret nga kali, zbret ne tokë menjehere edhe Skenderbeu dhe i afrohet Jahjas, te dy mbanin ne dor shpatat.

Mirëpo Zampsa, tjetri kundershtar i Skenderbeut, duke thyer konventen(marrveshjen) me vrap shalon kalin e tij ne drejtim te Skenderbeut me shtiz ne dor mirëpo Skenderbeu, duke mos humbur fare kohen më këte dinakeri te kundershtarit te tij per ta denoncuar para publikut, ai ia fut shpaten e hekurit mu ne fyt ku menjehere ra i vdekur para kembeve te kalit te tij.

Kur e shef Jahja shokun e tij te vdekur per toke, leshon një klithje te tmerrshme dhe versulet ne drejtim te Skenderbeut hipur ne kali. Shpata e Jahjas gati sa nuk e qellon koken e Skenderbeut por me guximin e tij i perballon sulmet e kundershtarit persan. Nga te dy anet ishin te barabaret derisa dikur Skenderbeu me një te qelluar ne qafë e godet Jahjan dhe teju i palles se tij i shkon gati tek kofshet, ashtu qe kali i Jahjas e terhjekë trupin e te zotit te tij te pergjakur i cili pas disa qastesh rrokulliset per toke pa shpirtë.

I knaqur nga keto eksplorime gjithnje me fitore te një gladiatori te famshem, Sulltan Murati e merrte gjithnje pas veti Skenderbeun, ne te gjitha fushatat e reja.

Ishin se bashku edhe në rrethimin e Pruses të Nikomedisë dhe te Otresë.

Ne sulmin e kesaj te fundit, pra në Otre, Gjergji u sul i vetem mbi muret e kesaj keshtjelle, nguli flamurin e Sulltanit dhe ashtu i vetmuar hyri mbrenda ne keshtjellë.

Mirëpo kur e panë banorët e rrethuar këtë hero qe luftonte me nje trimeri te rrallë, një djalosh floket kaçurrela qe mbante shpaten ne dor, atyre banorve iu kujtua komandanti legjendar, Aleksandri i Madh, te gjithë ran per tokë te gjunjezuar dhe iu dorzuan me thirrjet Aleksander, Aleksander !

A duhet ta shpalosim edhe dashurin e Skenderbeut ne këtë film ? mendoj se duhet patjeter, jo vetem per hir te shikuesit por është një qeshtje që heroit tonë i duhet edhe dashuria per femren. Në një rast, kur per here te pare Skenderbeu nê moshen e re 20 vjeçare si gladiator në këtë dyluftim perballê një tatari me emrin Ozerkan, ku Sulltan Murati e organizoi kete turnir ne sarajin e tij ku ne pytje ishte një shperblim i madh per fituesin, aty para dyelit sulltani i premton Skenderbeut titullin Sanxhakbeg=kryekomandant, dhe një prej femrave me te bukura qe kishte ne sarajin e tij nga penget qe i kishte marrur neper vendet e pushtuara. Kêtë dyluftim e kishin pergatitur dhe sulltani kishte zgjedhur qe te zhvillohej naten, ngase kisht shumë frikê nga pamja aqë e eger dhe e zhvilluar e kundershtarit te Sknderbeut keshtuqe naten mendonte se do i ikte frika edhe Skenderbeut por ky i pergjigjet sulltanit " Më mjafton vetem dielli juaj per te ndriquar krhun e tatarit" ku per rreth kesaj arene spahijet kishin shperndar me s 200 ushtare qe mbanin llampa per te ndriçuar arenen e dylyftimit. Po kesaj sulltani i premton Skenderbeut edhe njê shperblim tjetër, ta zgjedhi femeren me te bukur qe posedonte dh e i thotë Skenderbeut; Keni plote merita nese fitoni per një shperblim të rrallë për një guxim tê rrallë"...

A duhet ta shpalosim edhe dashurin e Skenderbeut ne këtë film ?
Mendoj se duhet patjeter, jo vetëm për hir të shikuesit por është një qeshtje që heroit tonë i duhet edhe dashuria per femren. Në një rast, kur per here te pare Skenderbeu nê moshen e re 20 vjeçare si gladiator në këtë dyluftim perballê një tatari me emrin Ozerkan, ku Sulltan Murati e organizoi kete turnir ne sarajin e tij ku ne pytje ishte një shperblim i madh per fituesin, aty para dyelit sulltani i premton Skenderbeut titullin Sanxhakbeg=kryekomandant, dhe një prej femrave me te bukura qe kishte ne sarajin e tij nga penget qe i kishte marrur neper vendet e pushtuara. Kêtë dyluftim e kishin pergatitur dhe sulltani kishte zgjedhur qe te zhvillohej naten, ngase kisht shumë frikê nga pamja aqë e eger dhe e zhvilluar e kundershtarit te Sknderbeut keshtuqe naten mendonte se do i ikte frika edhe Skenderbeut por ky i pergjigjet sulltanit:
"Më mjafton vetëm dielli juaj per të ndriquar krahun e tatarit" ku për rreth kësaj arene spahinjët kishin shperndar me s 200 ushtare qe mbanin llampa per te ndriçuar arenen e dylyftimit. Pos kesaj, sulltani i premton Skenderbeut edhe një shperblim tjetër, ta zgjedhi femeren me te bukur qe posedonte dh e i thotë Skenderbeut; "Keni plote merita nese fitoni per një shperblim të rrallë për një guxim tê rrallë"...
 
Përgjigje e: A kemi mundësi ta gjirojmi një film për Skenderbeun ?

A duhet ta shpalosim edhe dashurin e Skenderbeut ne këtë film ?

Mendoj se duhet patjeter, jo vetem per hir te shikuesit por është një qeshtje që heroit tonë i duhet edhe dashuria per femren. Në një rast, kur per here te pare Skenderbeu nê moshen e re 20 vjeçare si gladiator në këtë dyluftim perballê një tatari me emrin Ozerkan, ku Sulltan Murati e organizoi kete turnir ne sarajin e tij ku ne pytje ishte një shperblim i madh per fituesin, aty para dyelit sulltani i premton Skenderbeut titullin Sanxhakbeg=kryekomandant, dhe një prej femrave me te bukura qe kishte ne sarajin e tij nga penget qe i kishte marrur neper vendet e pushtuara. Kêtë dyluftim e kishin pergatitur dhe sulltani kishte zgjedhur qe te zhvillohej naten, ngase kisht shumë frikê nga pamja aqë e eger dhe e zhvilluar e kundershtarit te Sknderbeut keshtuqe naten mendonte se do i ikte frika edhe Skenderbeut por ky i pergjigjet sulltanit " Më mjafton vetem dielli juaj per te ndriquar krhun e tatarit" ku per rreth kesaj arene spahijet kishin shperndar me s 200 ushtare qe mbanin llampa per te ndriçuar arenen e dylyftimit. Po kesaj sulltani i premton Skenderbeut edhe njê shperblim tjetër, ta zgjedhi femeren me te bukur qe posedonte dh e i thotë Skenderbeut; Keni plote merita nese fitoni per një shperblim të rrallë për një guxim tê rrallë"...

Posa vjen nata, te dy luftetarët paraqiten në mes të arenes para sulltanit e Kanit të madh te Tatareve si dhe 4 ambasadorve, kurse sulltan Murati II-tê nga saraji i tij kishte nxjerrur femrat me te bukura qe i kishte si dhe Sulltanen e mdhe t tij qe ishte Milica serbe, qe eshikonin duke ia ngulur syt trimit shqiptar i hypur mbi një kali të zi si atlet mbante dy shtiza si dhe mburojen e shpaten. Dyluftimi kishte filluar dhe shikusit shterngonin grushtat nga çasjet e guximshme t heroit shqiptar, si gladiator ne keet aren jeta tij isht vene ne rrezik paar nje tatari tjet te rrezikshëm mbi kali te bardh. Papritmas kali i Skenderbeut rrexohet por ngritet shpejte Skenderbeu ne kembë, rrokê mburojen dhe shpaten, tatari mendonte se mbaroi, Skennderbu e fton te shkeli edhe ai token, dhe posa zbret tatari i sulet dhe lagos Skenderbeun, klithja e nje femre qe ishte ulur afer sulltanit e zgjon refleksin dhe me nje te rame me shpatene tij i kput koken tatarit qe i rrokolliset te kambet, ve koken e tij mbi shtiz si trofe dhe ia dhuron sulltanit, nga ana tjeter Kani tatar lëshon arenen më ambasadoret të turperuar.

Mirepo plaga e Skenderbeut ne krahune tij te majte ishte ende e hapur ku i rridht gjaku dhe menjehere Skenderbeu posa pershendetet me publikun vendoset ne nje sallon te posaqem te sulltanit.

Aty ne mbremje ne der të dhomes ku pushonte Skenderbeu, troket një lajmëtar i fshehur dhe i prezenton një letër, derguar nga sulltanja Milica ku i thote Skenderbeut në këtë letër se;
"Aty prane saj ne aren ishte nje femer e bukur qe e quajnë Alzelide, ende ne oborrin e sulltanit deri me sot nuk ka mbrri femer me e bukur se kjo, prandaj sa here qe ti ishe ne rrezike nga tatari, kjo shperthente ne vaj nga frika, shterngonte grushtat, me sa e kemi diktua kjo është tepër e dashuruar ne ty, ô Skenderbeg, pra përmes ketij lajmëtari duhet patjeter te tkohesh me Alzeliden... ajo ju ju ka zgjedhur juve, besoj se edhe ty do pelqeje"- kështu i shkruan sulltanja Milica Skenderbeut.

Derisa princi mirrej më të dashuren e tij Sulltan Murati merr lajmin e vdekjes së Gjon Kastriotit, mbretit të Shqiprisë, që kishte vdekur nga pleqria. Pasi që Sulltani ishte çliruar nga dy djemt e tij të mdhenjë, më dinakëri i fshehë Skenderbeut vdekjen e babait të tij dhe kerkoi nga pasha i Maqedonisë që të merrte në dor Shqipërinë, i cili edhe veproi ashtu pa vështirsi, mori nën sundim edhe qyteza tjera të Shqipërisë pa rezistencë, njashtu si kishte vepruar edhe më Krujën, më pretekstin së sulltani donte t'ia ruante Vendet Skenderbeut, të birit të mbretit Gjon. Ekspedita që ndermori, pa jehonë, sulltani e pushtoi tërë Vallakinë Transalpine dhe Vojvoda detyrohet të dorzohët. Pas kësaj ekpedite, sulltani e kishte vendosur që të shkonte vet në Rashkië e Serbië.

Skenderbeu e merr vesh këtë pergatitje nga vet Sulltani, dhe ishte i detyruar ta percillte.

Pas një kohe Alzelidja ishte permirsuar nga shëndeti, prijsi i thotë asaj se sulltani ishte në dijeni për shendetin e saj permes vizirit dhe se sulltani priste me padurim që sa më shpejtë te martohej, i bindur se më asgjë nuk do te vononte martesen e Skenderbeut me Alzeiden.

Edhe kjo, pas këtij lajmi, u qetsua, edhepse ia kishin fshehur urdherat e sulltanit, qe do ta shqetsonin, Skenderbeu duke kenë mbeshtetësi i saj , një ditë kur e gjeti të hareshme Alzeiden iu afrua dhe i thotë;

Zonjë, nëse nuk do jua kisha shtuar dhimbjet, kisha patur deshirë të më tregoni fundin e rrefimit tuaj.

Më plotë deshirë, ia kthen ajo, ftohet edhe Fatimja dhe princesha bullgare Balbinka vijon rrefimin e aveturave te saja.


P.S; Mund te permendet edhe një rrefim tjeter ne lidhje me aventurat e dashurisë qe pati Skenderbeu, njera ndër to ishte edhe e bija e Sulltan Muratit te dytë Altaida, e cila sipas njê opere te famshme të shekullit XVII-të, me çdo kushtë mundohet se si ta ktheje Skenderbeun edhe njëhere në Andianopojë, prandaj lidh marrveshjen më të vllaun e saj, Mehmetin, i cili percjell sulltanin deri në Krujë por qellimi i tij ishte ta sjelli te gjallë Skenderbeun, si e kishte porositur motra Altaida.
 
Përgjigje e: A kemi mundësi ta gjirojmi një film për Skenderbeun ?

Egziston nje Peticion i hapur ne internet qe ka si synim mbledhjen 10,000 firmave. Sipas Autoreve te peticionit kjo shifer mjafton per tiu drejtura Hollivudit me nje Kerkes per rrealizimin e Filmit. Hidhini nje sy "peticionit" ne kete adres:

http://www.thepetitionsite.com/1/skenderbeg-the-movie/

P.S une e kam hedh firmen ndoshta 1 vjet e gjyse me pare dhe fatkeqesisht me sa duket numri nuk eshte rritur ashtu sic duheshte. Eshte turp qe nuk mund te mbledhim as 10,000 firma per nje ceshtje te tille. Mbase nuk eshte perhapur mjafte;))
 
Përgjigje e: A kemi mundësi ta gjirojmi një film për Skenderbeun ?

Une s'e hedh firmen.
Po sikur Hollywood-i te beje nje film low budget e te duket figura e Skenderbeut si e d'Artagnanit te Dumas?! No way!!!

Une per vete refuzoj. Por po u prodhua ndonje film i tille me firmat tuaja, une do e shoh mceftas. :)
 
Përgjigje e: A kemi mundësi ta gjirojmi një film për Skenderbeun ?

Egziston nje Peticion i hapur ne internet qe ka si synim mbledhjen 10,000 firmave. Sipas Autoreve te peticionit kjo shifer mjafton per tiu drejtura Hollivudit me nje Kerkes per rrealizimin e Filmit. Hidhini nje sy "peticionit" ne kete adres:

http://www.thepetitionsite.com/1/skenderbeg-the-movie/

P.S une e kam hedh firmen ndoshta 1 vjet e gjyse me pare dhe fatkeqesisht me sa duket numri nuk eshte rritur ashtu sic duheshte. Eshte turp qe nuk mund te mbledhim as 10,000 firma per nje ceshtje te tille. Mbase nuk eshte perhapur mjafte;))

Sapo e hodha një firmë Maqellarjot, shpresoj të hedhin dhe të tjerët...gjithmon nqs kanë dëshirë.
 
Përgjigje e: A kemi mundësi ta gjirojmi një film për Skenderbeun ?

Problemi ështê se holivudi nuk rrezikon te prodhoje nje film me titullin "Skenderbeu" siç propozojmi ne, sepse nuk tingllon si duhet dhe bota nuk e njehe sa duhet, prandaj duhet rrezikuar per nje titull universel si ky qe propozova "Gladiatori i Findit"...perndryshe Holivudi nuk ka llgari e beje nje film vetem per ne enkas..ose pse jo, te bejmi ne vet filmin me mjetet tona e pastaj ndoshta holivudi do nxitet dhe eje nej remek...vetem keshtu mund te arrihet perndryshe do vetknaqemi per ter e jeten me versionin 1953 te Moskva filmit...nuk kemi ketu qka te humbasim ...
 
Përgjigje e: A kemi mundësi ta gjirojmi një film për Skenderbeun ?

Mundesi kemi,nuk kemi aftesi.
 
Përgjigje e: A kemi mundësi ta gjirojmi një film për Skenderbeun ?

Po perse nuk krijojme nje llogari te ngrire, me nje emer corporate te caktuar, qe te mbledhe nje shume te konsiderushme prej te gjithe atyre qe jane te interesuar qe kjo te ndodhe....ndofta eshte minimumi qe mund te bejme per heroin tone kombetar si dhe ndofta reklama me e mire per vepren e tij si per kombin tone ashtu edhe per ate Europian.
 
Përgjigje e: A kemi mundësi ta gjirojmi një film për Skenderbeun ?

Jam pak ashume dakort me Kreksin ne kete rast. Se pari: Jemi jemi ne te paret qe duhet ta nderojm Skenderbeun...por ja qe kjo nuk ndodh ne Shqiperi. Sote e kesaj dite 22 vjet mbas "Renies" se Dikatures akoma shfaqen Filmat Propagandistike te asaj kohe 24 ore ne dite 7 dite te javes pa nderprerje. Filma qe propagandojn lavdine e komunizmit dhe diskretitojn Pronaret e tokave si Kriminela. Geket sote i kerkojn shqiperise te nderroj tekstet historike sepse jane me motive Nacionaliste:) :) :). Duhet ti plotesohet kjo deshire Grekeve, pastaj ata mund te na lene te bejm nje filem per Georgus Kastriotus, Mbretin e Epirit ndoshta mund te permendet edhe djali i tij Jani Kastriotus!

Cfar mund te presesh nga nje Shoqeri e tille.

Nese Hollivudi pranon te bej nje film per Skenderbeun, edhe une mendoj se ai do te trajtohet si dukush tjeter dhe jo si Gjergj Kastrioti. Lloby Grek do te bej te pamunduren per ta luftuar kete film. Duhet te gjejm nje menyre per te lidhur ate me Ceshtjen Cifute-mendon-...perndryshe Hollivudi eshte veshtire se e prek:)
 
Përgjigje e: A kemi mundësi ta gjirojmi një film për Skenderbeun ?

Jam pak ashume dakort me Kreksin ne kete rast. Se pari: Jemi jemi ne te paret qe duhet ta nderojm Skenderbeun...por ja qe kjo nuk ndodh ne Shqiperi. Sote e kesaj dite 22 vjet mbas "Renies" se Dikatures akoma shfaqen Filmat Propagandistike te asaj kohe 24 ore ne dite 7 dite te javes pa nderprerje. Filma qe propagandojn lavdine e komunizmit dhe diskretitojn Pronaret e tokave si Kriminela. Geket sote i kerkojn shqiperise te nderroj tekstet historike sepse jane me motive Nacionaliste:) :) :). Duhet ti plotesohet kjo deshire Grekeve, pastaj ata mund te na lene te bejm nje filem per Georgus Kastriotus, Mbretin e Epirit ndoshta mund te permendet edhe djali i tij Jani Kastriotus!

Cfar mund te presesh nga nje Shoqeri e tille.

Nese Hollivudi pranon te bej nje film per Skenderbeun, edhe une mendoj se ai do te trajtohet si dukush tjeter dhe jo si Gjergj Kastrioti. Lloby Grek do te bej te pamunduren per ta luftuar kete film. Duhet te gjejm nje menyre per te lidhur ate me Ceshtjen Cifute-mendon-...perndryshe Hollivudi eshte veshtire se e prek:)

hahahahaha e lidhim Skenderbeun me ceshtjen cifute thote. hahahahaha

Po mire, e bejme Kastron gjirokastrit dhe u zgjidh problemi. Se cifutet dhe gjirokastritet s'kane dallim nga njeri tjetri. ;))
 
Përgjigje e: A kemi mundësi ta gjirojmi një film për Skenderbeun ?

hahahahaha e lidhim Skenderbeun me ceshtjen cifute thote. hahahahaha

Po mire, e bejme Kastron gjirokastrit dhe u zgjidh problemi. Se cifutet dhe gjirokastritet s'kane dallim nga njeri tjetri. ;))

Nuk mjafton me kaq...duhet tia bejm origjinen Pe Korce. Kam degjuar se Korcaret jane me Kurrnace se te gjithe. (Mos e lini Helen-Of-Troy ne kete tem, se po pa postimint time na beri rrezil fare:d) Pra origjina e tij Pe Korce pashkangjitur nje portreti me Profilin e tije teper Interesant:d, mund edhe te bej dicka! buk e di... eshte vetem nje Mendim.

Nejse...sa per shaka se nuk dua te ofendoj ndo nje qe mund te jete Cifut ne kete forum. Bej shaka me dashamiresi:)
 
Përgjigje e: A kemi mundësi ta gjirojmi një film për Skenderbeun ?

Mundësi ka, por nuk ka mirëkuptim për kulturë Kinematografike tek udhëheqësit tanë që punojnë pa vizion për të ardhmen.
 
Përgjigje e: A kemi mundësi ta gjirojmi një film për Skenderbeun ?

Nuk mjafton me kaq...duhet tia bejm origjinen Pe Korce. Kam degjuar se Korcaret jane me Kurrnace se te gjithe. (Mos e lini Helen-Of-Troy ne kete tem, se po pa postimint time na beri rrezil fare:d) Pra origjina e tij Pe Korce pashkangjitur nje portreti me Profilin e tije teper Interesant:d, mund edhe te bej dicka! buk e di... eshte vetem nje Mendim.

Nejse...sa per shaka se nuk dua te ofendoj ndo nje qe mund te jete Cifut ne kete forum. Bej shaka me dashamiresi:)

Ne fakt, jane dibranet me sarafet ne Republike! hahahaha
 
Përgjigje e: A kemi mundësi ta gjirojmi një film për Skenderbeun ?

per kornac kini gjirokastritet qe su a kalon kush.

Kurse per temen jame dakort te behet nje film per keno beun, por kete rradhe te jete origjinal dhe jo me genjeshtra ashtu si na mesonin ne kopesht e shkolle.
Ky film do tju vlej shume te krishterve dhe muslimanve shqiptar. Te krishtert do te njohin luftetarin e vertet te kryqit, ose sic e quan edi rama aleat i krishtit, kurse muslimnet shqiptar do te njofin msakruesin e stergjysherve te tyre.
Keno Beu, eshte nje hero i shpikur ne mendjet e shqiptarve.
 
Përgjigje e: A kemi mundësi ta gjirojmi një film për Skenderbeun ?

Perse nuk eshte krijuar film per Skenderbeun nga Hollywood-i? ku qendron problemi dhe pse bota kerkon te na fshijne nje Histori dhe nje legjend sikur Skenderbeu.
 
Filmi "Skënderbeu" ridublohet në gjuhë letrare

Skanderbegfilm.jpg


Tiranë, 23 tetor - Filmi "Skënderbeu" 59 vite pasi është prodhuar ridublohet në variant të ri me parametra bashkëkohorë dhe në gjuhën letrare, ndryshe nga ai që jemi mësuar të shikojmë në variantin gegë, bën të ditur ABCnews. Figura e Skëndërbeut është realizuar nga Rikard Larja dhe ky është varianti i ri i Skënderbeut te vitit 2012

Regjisori i relaizimit të dublimit Esat Mysliu na bën me dije se për realizimin e personazheve emblematike janë zgjedhur mbi 60 aktor më të njohur të skenës. Ky version i ri do të sjellë dialogje të reja, gjithashtu muzika dhe efektet do të tingullojnë ndryshe.

Ideja e restaurimi dhe dublimi të regjisorit Piro Milkani tashmë është realitet dhe mbetet nje ngjarje e rendesishme, e cila siguron jeten e filmit edhe per 100 vjet te tjera, duke ruajtur edhe kopjen origjinale. duke ruajtur edhe kopjen origjinale. “Restaurohen gërvishtjet, plakjet, destabiliteti i figurës që lëviz. Dialogjet do të jenë të reja, muzika do të tingullojë ndryshe, por edhe efektet, troku i kalit, përplasja e shpatave, rrëzimi i kalorësve”

“Skënderbeu” i vitit 2012 pritet të shfaqet në prag të festës së 100-vjetorit të Pavarësisë.
 
Përgjigje e: Filmi "Skënderbeu" ridublohet në gjuhë letrare

pun boshe..

paskan gjet variant me rrrujt ca miliona ki pirro m.utkani me shok..

eshte vec ksaj dhe nje fyerje per ata qindra artiste e organizator e skenariste te viteve 50-ta qe e ben at film plot dashuri e perkushtim..
 
Përgjigje e: Filmi "Skënderbeu" ridublohet në gjuhë letrare

une nuk e kam pare asnjehere kete film
 
Back
Top