• Përshëndetje Vizitor!

    Nëse j’u shfaqet ky mesazh, do të thotë se ju nuk jeni regjistruar akoma. Edhe pse nuk jeni regjistruar, ju arrini të shihni pjesën më të madhe të seksioneve dhe diskutimeve të forumit, por akoma nuk gëzoni të drejten për të marrë pjesë në to dhe në avantazhet e të qënurit anëtar i këtij komuniteti. J’u lutem:REGJISTROHUNI që të dërgoni postime dhe mesazhe në Forum-Al.

    Regjistrohu !

Fjalë të urta - thënie të miat

Ok
 

Attachments

  • audience-clapping-smiley-emoticon.gif
    audience-clapping-smiley-emoticon.gif
    32.5 KB · Views: 0
Po shikoj nga kto .....Crime Story qe kane ndodhur ne HENE(apo usa).Ne nje nga kto serialet(yoko,ti i vre me pasion baby) qe titullohet: mekataret e vdekjes apo zemerthyesit,nje femer u SHPREH: te dashura vajza apo femra=KUJDES nga maskulet qe.....EGON e kane me te MADHE se zemren e TYRE.

Me PELQEU.

PS....me thote TELEPATIA qe............ nje ose dy i KEMI ne forum.
 
THËNIE TË HUAZUARA - më pëlqyen

Erion Kristo - Shkrime dhe Lexime

Shkruar nga Luan Laze:

1. Burrat që martohen disa herë duhet të jenë në kërkim të vetes e jo të gruas ideale.
2. Hani shumë që të rroni më pak. Hani pak që të rroni më shumë.
3. Tani i kuptoj dhe i jap të drejtë më shumë atyre që më këshillonin të heshtja, se atyre që më nxisnin të flisja.
4. Sa më të larta katet e një pallati, aq më shumë është shtresa e marrëzisë që vegjeton në to.
5. Pasaporta jonë është pasqyra që na tregon, jo se cilët jemi, por ata të cilët nuk jemi.
6. Thuhet se i zoti e nxjerr gomarin nga balta. Po kur i zoti është vetë gomar?
7. Të parët njerëz që historia i mohon nesër, janë pikërisht ata që e shkruan atë dje, sipas qejfit.
8. Alibia është një lloj gënjeshtre mjeshtërore, e cila në të vërtet diku tjetër po ndodh.
9. Dikur digjnin në turrën e druve Xhordano Brunon, tani mendimet me heshtje.
10. Në një fjalëkryq lexova edhe përgjigjen, se vajza e Pikasos quhej Xhevrije.
11. Futbolli është i vetmi profesion ku nga këmbët e lojtarëve, fitojnë miliona të tjerë.
12. Nuk përdor njeriu kompjuterin, por ky përdor njeriun.
13. Kemi pleh kimik, organik dhe njerëzor. Të tria lulëzojnë gjallesat.
14. Nëse do deshifronim shfrimet e kafshëve të punës, do të dëgjonim këtë rënkim për të zotin: ky është kafshë!
15. Sikur të eksportoheshin budallallëqet, Shqipëria do të bënte para të madhe.
16. Një kolegu im ka këtë parim me femrat: Më trego të mbathurat të të them se cila je.
17. Nuk njoh asnjë VIP. Për habi njoh shumë PIV.
18. Mos u merrni me psikologji nëse nuk dëshironi të zbuloni injorancën tuaj.
19. Dy vetë u vranë për një fjalë. Fjala rron ende, njerëzit jo.
20. E gjithë jeta është një Big Brother. Dhe fitues dalin gjithnjë ata që na vëzhgojnë.
21. Zhgënjimi juaj për dikë është si të shohësh nudo gënjeshtrën e tij.
22. Edhe Zoti ka menduar që ne të mos ja shpifim njëri-tjetrit. Prandaj na dha flokët.
23. Për fat unë nuk kam asnjë sozi. Kjo ka ardhur se më ngjajnë të gjithë.
24. Në 10 këshilla për marrëdhënien seksuale mjeku nuk na tha se si duhet ta bëjmë atë.
25. Si duroj dot femrat, bërtiste një lesbike. E kishte fjalën për ato që nuk ishin si ajo.
26. Një eurodeputet më tha se Ballkani është si prostatë për Evropën. Nëse është kështu e përfytyroj çfarë forme ka ky kontinent.
 
THËNIE IMJA
( që sapo më lindi si ide )

Kur dikush të lavdëron dikë që ti e njeh para tij dhe më mirë se ai, shëmbëllen sikur burri i dytë i gruas së lëshuar (divorcuar) i thotë të parit:
- More "nusja" kish një nishan, në filan vendin ( ku të tjerët s'e shohin )
dhe ky tjetri/i pari me mirësjellje i përgjigjet:
- pa hulumto edhe pak se së paku do t'i gjesh edhe 2-3 nishane të tjerë!
 
Last edited:
Thënie nga Sigmund Freud!



1- Qytetërimi zuri fill kur një person i zemëruar hodhi fjalën në vend të gurit.
2- Sa i guximshëm bëhet njeriu, kur është i sigurtë se e duan.
3- Një qytetërim që lë një numër kaq të madh të pjesëtarëve të tij të pakënaqur dhe i çon ata në revoltë nuk e ka merituar dhe nuk e meriton të ekzistojë.

4- Njeriu nuk ia arrin t’i eleminojë komplekset e tij, por pajtohet me to: ato ligjërisht e drejtojnë veprimtarinë dhe sjelljen e tij në botë.
5- Të jesh tërësisht i ndershëm me veten është një ushtrim i mirë.
6- Fëmijët janë krejtësisht egoistë; ata i ndiejnë nevojat e tyre intensivisht dhe përpiqen mizorisht që t’i kënaqin.
7- Ëndrrat janë shpesh më të thella kur ato duken më të çmendura.
8- Nëse dikush ka qenë i përkëdheluri i padiskutueshëm i nënës së tij ai ushqen gjatë jetës një ndjenjë triumfuese, besimin në sukses, i cili jo rrallë sjell me vete suksesin.
9- Iluzionet na mbisundojnë ne, sepse ato na kursejnë në dhimbje dhe na lejojnë të shijojmë kënaqësinë në vend të saj. Prandaj ato duhet t’i pranojmë pa ankime kur ato nganjëherë përplasen me realitetin përballë të cilit shndërrohen në thërrime.
10- Njerëzit janë më moralë se sa mendojnë dhe shumë më tepër imoralë se sa përfytyrojnë.
11- Njeriu është shumë i çmendur kur është i dashuruar.
12- Qëllimi i gjithë jetës është vdekja.
13- Pyetja më e madhe, së cilës nuk i është dhënë kurrë përgjigje dhe së cilës nuk kam mundur t’i jap përgjigje, pavarësisht tridhjetë viteve të kërkimeve në shpirtin e femrës është: “Çfarë do një femër?”
14- Ne nuk jemi kurrë aq të pambrojtur ndaj vuajtjes sa kur dashurojmë.
15- Sa kemi përparuar. Në Mesjetë do të më kishin djegur në turrën e druve. Tani ata mjaftohen të djegin librat e mi.
16- Qëllimi i personalitetit të njeriut është i përcaktuar nga përmasat e problemit, që arrin ta shtyjë atë njeri të lajthisë.
17- Para se të diagnostikoni veten me depresion ose vetëbesim të ulët, sigurohuni që nuk jeni të rrethuar nga budallenjtë.
18- Detyra për të bërë njerëzit të lumtur nuk është pjesë e planit të Krijimit.
19- Mungesa e plotë e seksit është e vetmja gjë që mund të konsiderohet si devijim seksual. Çdo gjë tjetër është vetëm çështje shijeje.
20- Në atë moment kur njeriu fillon të mendojë kuptimin dhe vlerën e jetës, atëherë mund ta konsideroni atë të çmendur.
21- Dashuria e përjetshme, ideale, e spastruar nga të gjitha format e urrejtjes, ekziston vetëm mes të droguarit dhe drogës tij.
22- Sa më shumë i përsosur që është një person së jashtmi, aq më shumë demonë ka brenda vetes.
23- Kur njerëzit më kritikojnë, unë e di se si të mbroj veten. Por unë jam i pafuqishëm përballë lëvdatave.
 
  • Like
Reactions: JAM
Per sa i perket pikes 23 do te thoja se nje njeri i zgjuar duhet te ruhet me teper nga levdatat e pamerituara se sa nga nje kritike e merituar.

Vecse pjesa me e mire e magallomaneve nuk eshte ne gjendje t'a kuptoje.

Gati sa e shqeva hallen e burrit e cila pasi kishte degjuar nje thashethem se une nuk merrja KURRE komplimente vendosi te me jape kompliment pikerisht ne ate dite qe kisha veshur nje pallto leshi, te shemtuar dhe me kopsa ne forme dhemb peshkaqeni.


El

PS. Freud eshte pervers.
 
Per sa i perket pikes 23 do te thoja se nje njeri i zgjuar duhet te ruhet me teper nga levdatat e pamerituara se sa nga nje kritike e merituar.

Vecse pjesa me e mire e magallomaneve nuk eshte ne gjendje t'a kuptoje.

Gati sa e shqeva hallen e burrit e cila pasi kishte degjuar nje thashethem se une nuk merrja KURRE komplimente vendosi te me jape kompliment pikerisht ne ate dite qe kisha veshur nje pallto leshi, te shemtuar dhe me kopsa ne forme dhemb peshkaqeni.


El

PS. Freud eshte pervers.
Të faleminderit Elushe.
 
Asnje gje!

Eshte kenaqesi.

Tash a tutje mos mekato me!


El
 
huanzuar nga Alkoma, me ndërhyrje minimale - teknike

Në botë ka vetëm njerëz të urtë, të marrë dhe të ligj.
Njerëzit e urtë karakterizohen nga pranimi i korrigjimit, ata korrigjohen dhe përmirësohen.
Njerëzit e marrë nuk pranojnë kurrë këshilla as korrigjime, u pëlqen të qëndrojnë ashtu si janë. Nuk mendojnë se kanë nevojë të përmiresohen dhe karakterizohen nga krenaria.
Njeriu i lig ështe i lig dhe synimet e tij janë gjthmonë të liga; ai është tinëzar dhe dinak, vepron me dinakëri .
 
Last edited:
60FfYp.gif
 
BUDALLA EDHE NI THES KRYPË ME HANGËR ME DIKË- NUK E NGJEH!
Mixha Sahit, pse thonë: “Pa e hangër nji thes krypë nuk e ngjeh dikan”
- Kjo për budallë asht, o djali i mirë, se nuk asht zor me e ngjoftë njerin, pak me ia vnue veshin e ngjeh ...
- Qysh more ashtu?
- Veç vnoja veshin e ngoe cka po flet, kah po sillet, kan po e përmend... e gjen...
- Ma hupe krejt, mixha Sahit!
- ngo këtu... ( lexoje tekstin poshtë )

dikush ka thënë ...ni thes krypë  52 ditë.jpg
 
THËNIE DHE KONSTATIM IMI

Në rast dhembjeje po dalloshe dy lloje njerëzish: ata që marrin dhembje nga dhembja jote dhe të tillë që po i fërkonin duart!
 
e tHashë te kjo tema ATJE, po e sjell edhe këtu:

THËNIE IMJA

Nuk është madhështi që publikisht ta braktisësh dikë dhe të krenohesh. Madhështia qëndron në atë: ta bësh të braktisurin të ndihet se ai/ajo të braktisi! Po e merrni mend mend si ndihet ai/ajo kur ta kuptojë këtë!
 
THËNIE IMJA

Njerëzit kompleksivë ( egoistë, "krenarë" e mendjemëdhenj ) ka rrezik të bëjnë vetëvrasje nëse heqin dorë nga kompleksiviteti i tyre, sepse e shohin realisht shëmtinë e tyre!
 
- kalxom me ka rri t’kalxoj se kush je!
hahahah. Baci Isë edhe për këtë Demka ka një thënie:

Dikur: tregomë me kë rri, të tregoj kush je!
Sot: tregomë kujt i bën "like" dhe kë e përmend të tregoj cili je.


dhe përfundimisht ka një ankdotë të bukur për këtë.
Ja dhe anekdota:

Gjithkush e njeh ( do ) bandën ( shoqërinë ) e vet

Shkon një magjup ( cigan ) ushtar, në atë kohë, d.m.th. të ish shtetit që u shpërbë. Gjuhë zyrtare ishte gjuha serbo-krote dhe në këtë gjuhë atë magjupin e thërrisnin shkurt “cigo”. Po magjupi ishte problem, kështu një ditë e thërrasin në raport te kapedani.
Pasi e qortoi shumë kapedani, mes tjerash e tha:
- E sheh cigo, kaq muaj je këtu dhe ende s’i njeh eprorët e tu! E njeh kapedan Gashin?
- Jo, - u përgjigj cigo
- Po, major Krasniqin e njeh?
Magjupi ngriti krahët në shnejë mohimi
- Po kolonel Berishën?
- Jo, as këtë s’e njoh!
- Ti s’njeh askë cigo. Ik tash! Shporru!
Sapo bëri magjupi dy tre hapa, u kthye kah kapedani e i tha:
- Shoku kapedan, a mund të të pyes ty diçka?
- Fol, – i tha kapedani.
- A e njeh Remzon?
- Jo, - u përgjigj kapedani.
- Po Hyskon?
- As këtë, - u përgjigj kapedani.
- E Haskon?
Kapedani ngriti krahët dhe shtrembëroi buzët në shenjë mohimi.
- E sheh, shoku kapedan, gjithkush e njeh (do) bandën e vet!

Porosia e anekdotës: Mos u brengos nëse nuk respektohesh nga të gjithë, sespe nuk je universal. Në disa raste ( varësisht nga banda ) ndiju mirë për këtë. Varet kush është tjetri!
 
Last edited:
Back
Top