• Përshëndetje Vizitor!

    Nëse j’u shfaqet ky mesazh, do të thotë se ju nuk jeni regjistruar akoma. Edhe pse nuk jeni regjistruar, ju arrini të shihni pjesën më të madhe të seksioneve dhe diskutimeve të forumit, por akoma nuk gëzoni të drejten për të marrë pjesë në to dhe në avantazhet e të qënurit anëtar i këtij komuniteti. J’u lutem:REGJISTROHUNI që të dërgoni postime dhe mesazhe në Forum-Al.

    Regjistrohu !

Konkursi i letersise per muajin dhjetor 2025

Konkursi i letersise per muajin dhjetor 2025


  • Numri i votuesve
    18
  • This poll will close: .

Rrelse

🍁It's Okay to Not Be Okay🍁
Staff member
Anëtar
Jun 18, 2020
Postime
30,282
Pikët
113
  1. Në Heshtjen e Orës 23:00
“Dashuritë e mëdha dukur qeshur fillojnë si vetë komeditë, pastaj qajnë papushim si të gjitha tragjeditë…”

-Booom!
Dhoma u drodh. Radioja e vjetër u thërrmua në dysheme dhe melodia, përçudi vazhdoi ende si një vajtim i zgjatur.
E ëma hyri menjëherë.
-Çfarë ndodhi?
-Asgjë ma, më fal, më ra nga duart, tha ajo pa e parë në sy.
Nga frika se do ti zbulohej gënjeshtra, uli kokën.
E ëma e vështroi me sytë e saj kritikë, por nuk tha gjë thjesht u largua.
Ajo u shtri në krevat. Nata e ftohtë e nëntorit i rëndonte në kraharor.
Mendimi i njëjtë, i përhershëm iu kthye prapë:
“Si nuk zure mend…?”

Nofullat i shtrëngoheshin nga inati ndaj vetes. Dhe prapë në kokë i jehonte ai refren: “dashuritë e mëdha…”
-Ptu, të dhjefsha dashurinë… i tha vetes.
Ndjeu djegien prapa syve por nuk la veten të qante.
Skishte më lot.
U ngrit veshi hoodien e preferuar, xhinset, dhe doli pa bërë zë nga shtëpia.
Lagjja ishte e zbrazët. Dëgjohej vetëm ndonjë lehje qeni larg.
Nxito, i tha vetes. Se bëhesh vakt i ndonjë tjetri…
Eci shpejt duke sharë çdo gropë dhe çdo cep të errët të rrugëve të harruara.
Këmba i rrëshqiti në një gropë të qelbur që bashkia e kishte hapur tre vite më parë e ende sembyllte.
-Ptu, të q… këtë shtet që su bë kurrë ulëriti e tëra nerv.
Rruga ishte bosh. Ajri i ftohtë i priste mushkëritë.
Koka i buçiste me fjalinë e fundit që ai i kishte thënë:
“Të urrej.”

Por ajo urrente veten më shumë.
Eci pa drejtim. Pa shpresë. Në atë qytet ku dikur kishte dikë në krah, e tani kishte vetëm hijet.

Ora ishte 23:00.
Në një rrugicë të ngushtë, u përball me disa djem që rrinin të mbështetur pas murit.
-Hej bukuroshe, ku po shkon?
Ajo uli kokën dhe shtoi hapin.
Frymëmarrja iu rëndua.
-Ej, prit pak…
Nisi të vrapojë. Rruga bosh. Asnjë derë që hapej. Asnjë dritë.

U përpoq të nxirrte telefonin, por duart i dridheshin.
Një dorë e ftohtë e kapi nga krahu.
-Stë bëjmë gjë, vetëm na shoqëro pak.
-Hiqmu sysh!
bërtiti ajo me gjithë ajrin që kishte në gjoks.
-Ooo, qenka e egër…
Frika i ngriti gjakun deri në fyt.
Në mendje i lindi një lutje e dëshpëruar:
“Të lutem… eja… shpëtomë…”
Por ai nuk erdhi.
As hapat e tij.
As zëri i tij.
As dashuria që dikur e kishte bërë të besonte se bota kishte dritë.
Ajo u përpoq, shtyu, bërtiti…Por askush nuk e dëgjoi.Asnjë dritare nuk u hap. Asnjë makinë nuk kaloi.
Errësira u trash edhe pak. Dritat e rrugës dridheshin si të lodhura nga gjithçka kish parë ajo natë.
Ajo qëndroi e shtrirë, mezi duke marrë frymë. Ndonjë kujë e largët ndonjë hap i zbehtë, por askush për të. Askush.
Në mëndje i trokiti prapë ai emër, ai që dikur i kish dukur mbrojtja e botës.

Do vinte… a s’do vinte?
Vetja e dinte përgjigjen por zemra ende priste diçka që nuk do të shfaqej.
-Dashuri… pëshpëriti me buzë të përgjakura.
Emri yt qenka i lehtë… por serdhe kurrë.
Qielli u përkul mbi të. Era e ftohtë i përkëdheli ballin, e fundit prekje e butë që i dha kjo botë.
Ajo mbylli sytë ngadalë si të lodhur nga gjithë pritjet, gjithë plagët, gjithë natat që vinin rrotull si të njëjtat gabime.

Frymëmarrja iu bë fije.
Pastaj fije e hollë.
Pastaj asgjë.

Në mendjen e saj në atë çast të fundit, kaloi një fjali e qetë, pothuaj e heshtur: -Ndryshe nga dashuria… unë të paktën erdha deri në fund.
Dhe errësira e mori me vete pa zhurmë, pa britma, pa askënd.

As dashuria nuk erdhi.
As shpresa.
As duart që priste.

Vetëm qetësia e një fundi që nuk e pyeti njeri.


2.*Vijë jete*

Është një vijë në jetë për të cilën njëriu nuk do mundet kurrë të përgatitet.
Një vijë e panjohur për të gjithë.
Ku nuk e din kush është para teje dhe kush vjen pas për të mbajtur rradhën.
Zgjohesh një ditë duke menduar se po fillon rutinën tënde të përditshme, duke pirë kafen e mëngjesit, duke sistemuar shtëpinë e duke u nxituar për të ikur në punë.
Përshëndet në rrugë njerëz që fytyrat ua sheh për herë e të jan kthyer në familje.
Buzëqesh me fëmijët që ecin duke lozur me njëri - tjetrin teksa arrijnë në pragun e shkollës.
Shkëmben biseda me të panjohur nëpër trotuaret e qytetit që nuk heshtin kurrë nga zërat.
Ndoshta këto nuk të bëjnë më përshtypje.
Ndoshta nuk të lumturojnë më.
E ke marrë si të mirëqënë rutinen tënde , të është bërë si një kasetë që e ke harruar në një kuti me shumë kujtime të tjera te cilat i viziton rrallë herë.
Do të kuptosh që është një vijë në jetë, ku asgjë nuk kthehet më pas.
Ku askush nuk do e vëjë re më mungesën tënde, jeta do vazhdojë edhe pa ty.
Do vraposh duke menduar se po fillon një ditë të re dhe nuk do kthehesh më kurrë.


3. I love you

Ti nuk je dikush qe une nje dite do e lej te shkoje apo te te zevendesoj me dike tjeter.

Skam nevoje te ta them se sa shume te dua o se sa shume ke rendesi per mua sepse pavaresisht gjithçkaje,pavaresisht se kush do jete tjeter pjese e jetes time,pavaresisht se me kend kaloj kohe o pavaresisht me kend flas,asnje nuk do te te “TY” ne jeten time. Kurre nuk do lejoj qe dikush tjeter te zeje vendin tend ne jeten time. Ti je speciale. Nese kam nevoje gjate momenteve te mira dhe te keqija te miat je e para qe do telefonoj. Do mendoj gjithe kohes per TY sepse ti je shume e rendesishme per mua,speciale dhe nje pjese e bukur e zemres time.

TE DUA
 

4. Arome sjelljesh​

Alidemsin kisha nja 2 vjet pa e takuar. Flitej se mardheniet ndermjet meje dhe tij, ishin ftohur, Si Amerika me Kuben dikur. Mirpo ja qe ne bote po frynin erera te reja. Iu duhej pershtatur ketyre rrymave. Ne fakt ftohja nuk kish kaluar ne bronshit. I telefonova, dhe Kuba ter gezim e mirpriti takimin. Tek Bryli, nje lokal pallati i lezeçem, u ulem dhe beme porosine. Nxorra nga çanta nje shishe Vermuthi, ngjyre te bardhe me shijen e Martinit. Muhabeti kalonte sa nga tema e veres, tek tema e Politikes, e deri tek tema e formalizimit te ekonomise, disiplinimit te saj, gje per te cilen edhe ai vete ishte dakord.
- Po ti vete Alidemso, si po e shtyn, a ke veshtersi me jeten ketu, a merr diçka.
- Po nuk ankohem, shtyhem si gjithe te tjeret, me japin si ish ushtarak diçka, por nuk eshte muhabeti tek kjo, se ne jemi mesuar me pak, por tek dinjiteti jon si ushtarak. Sot as duan t'ia dine se kush ke qene, shko ne te gjitha zyrat, e deri tek ato te lagjes, nuk duan t'ia dine, kjo te vret me shume, ca vajza te reja qe te konsiderojne sikur je nje lypes, nje numer, kjo te vret me shume, munges respekti... - vazhdonte te fliste ai, nderkoh qe mua mu kujtua perendimi jone i fillimit ku ti perplaseshe vertet me vajza te reja qe as donin te dinin se kush ishe ti. Vertet nje mungese totale respekti. Siç duket edhe Shqiperia po perendimorizohej me shume seç duhej. Vendin e ndjenjave, mirkuptimit, arsyes, po e zinte dokumentacionizimi, numerizimi, dosierezimi e kompjuterizimi, ku çdo gje po behej me e veshtire per qytetarin dhe me e lehte pe shtetin.
- Si shpjegohet qe vera franceze ruan akoma rekordin ne kualitet, megjithse edhe vendet e tjera po hyjne me sukses ne tregun europian.
- Po francezet , kane traditen ne radhe te pare per prodhimin e veres, plus qe ndikon edhe lloji i tokes, pozicioni i saj, varieteti i saj, megjithse i njejti varietet ne dy vende te ndryshme kane sjell dy verera te ndryshme, se ketu hyjne edhe faktore te tjere, pozicioni ndaj diellit, lloji i dheut, se kemi edhe rakine e Skraparit psh, qe del e mire, pse, mos valle ata jane me mjeshtra se te tjeret ne jug apo ketu ne Shqiperine e mesme, jo. Ka ketu ne Tirane mjeshtra me te zote se ata, mirpo atje eshte lloji i tokes, pjerrtesia e saj, qe e ben varietetin te dali i shkelqyer, si dhe rakine te shkelqyer. Keshtu eshte edhe me veren.
U çuam . I thashe te gjenim nje qese per te mbuluar shishen.
- Jo ore, une do e maj si flamur kete Vermutin, ta shohin ore te gjithe, ne ketu e kemi per mburrje kur na sjellin noi gjo, - qeshi ai duke u larguar me shishen ne dore.

Me plaken drejt Kuksit, nuk e kishte pare akoma autostraden. U habit kur per dy ore e gjysem ishte ne Kukes. Ishte akoma mengjez. Lymi po na priste. I thame se do mirrnim nga nje byrek kuksi per ta provuar, dhe ashtu beme. Ca byreqe katrore, si fleta formati A4 te holla si brisku, ishin tradita e tyre si duket. Ne shtepi te Lymit gjetem hallen e plakur, nderkoh qe burri i saj kish marre lejen e zakonshme pergjithmon. Edhe Lymi i shkrete, nga stresi qe i kish sjell Rilindja, per pak kish ikur nga kjo bote, por nje nderhyrje kirurgjikale e kish sjelle perseri ne jete. Rilindja e kishte ringjallur, si duket per te vuajtur edhe ca.
Ngaqe kisha telefonin me oferte, i lidha se bashku hallen me xhaxhain ne Fier. Kishin vite pa e pare njeri-tjetrin. U kenaqen ne telefon me njeri-tjetrin, duke treguar secili dhimbjet e veta ne trup. Ai po i shpjegonte se kish gjetur nje metode origjinale per mos ndalimin e zemres, apo sa here kish dhimbje apo shterngim ne zemer, me tharse flokesh. "Kam gjetur derman, sa here me shterngon zemra, marr tharsen e flokeve te gruas dhe e afroj afer zemres, me qeteson", i thosh ai.
Kur pa pritur Lymit i ra telefoni. E njoftonin nga seksioni i Arsimit te qytetit te paraqitej urgjentisht. Dolem te dy. Ndonse ishte e shtune, punonjesit e shtetit punonin. Me erdhi mire per kete gje, si dhe per komunikimin me telefon, tamam si ne perendim. Une prita poshte, ndersa ai u ngjit siper. Veç se kur doli pas gjysem ore. E kishin caktuar mesues ne nje fshat. Gjysma e se keqes. Ishin thirur disa mesues, te papune, te cileve iu ishte gjetur nje pune ne fshat. Lymit i vinte inat, se kishte dipllom masteri, nderkoh qe ne qytet punonin me nivel me te ulet se ai. Me duhej ta qetesoja perseri, duke i injektuar doza humori, dhe qe ta shihte jeten jo kaq dramatike, se kish edhe me keq. Kjo sikur e qetesoi ca, dhe filluam te bonim shaka, sikur tu beja nje vizite ne shkolle si inspektori nga Tirana.
- He pse te thiren - e pyeti halla e ngrire.
- Eh, me caktuan mesues ne ....
- Ehh, po shyqyr, paskeni qene me kembe te mbare, - ajo nuk e kuptonte se nxenesit si duket kishin ngelur pa mesues/e e pa ate lenden mesimore qe programi e kishte.
Pasi beme dhe dy-tre vizita aty, u nisem perseri per Tirane.
Ndigjoja me kenaqesi radio-televizionin OraNews, e cila ishte objektive. Mbanin nje qendrim kritik ndaj te metave te qeverise, biles permendnin premtimet e Palloshit para zgjedhjeve dhe i krahasonin me rezultatet e ketij viti. Qeveria kish bere vertet disa ndryshime pozitive, por varferia ishte akoma e theksuar, per te mos thene se ishte thelluar. Ndoshta duhej pritur viti tjeter per te pare rezultatet e ketyre reformave. Nuk kuptohej se, pse qeveria nuk fillonte me reformen sociale, e cila punesonte mijra njerez, gje qe perkthehej ne zbutje te varferise. Mos valle nuk ishin te afte, apo nuk donin qe populli shqiptar te jetonte ne mirqenie. Kjo ishte nje pyetje kardinale, qe te gjithe e shtronin dhe bisedonin nder miq, ku nje pjese mendonte se Rilindja ishte e paafte dhe pjesa tjeter mendonte se ashtu ishte loja e pinjollve, te diskretitonte kapitalizmin dhe indirekt te ngrinte socializmin. Si do qe te ishte, e para apo e dyta, kjo qeveri, e kishte humbur kredibilitetin tek shumica e shqiptarve, e per kete gje me vinte mjaft keq.
Aty afer Selvies, pa dale tek rruga e Barrikadave ose 9-kaçeve siç quhej, ishte nje pike funerali. U futa brenda dhe pashe nje femer. Rrudha buzet. Kisha pare gjithmon nje burre te vjeter dhe shpresoja ta konsumoja seriozisht muhabetin e vdekjes me te.
- Me se mund t'ju ndihmoj- me zgjoi nga hutimi ajo.
- Eee, si ta them, nuk eshte ketu ai burri.
- Po ai vjen me vone, nese ke noi gje urgjente ma thuaj mua, se te ndihmoj une, per ke e ke.
- Ne fakt e kam per plaken, por plaka eshte ende gjalle- pashe qe ajo nga serioze po çelej e po buzeqeshte.
- A ha, une kujtova se mos kishe ndonje te familjes qe sapo kishte ndrruar jete.
- Jo-jo, por ngaqe plaka rri me mua ne emigracion, thash te interesohem se sa shkon e gjith shpeza per varrimin e plakes nese vdes atje.
- Me vjen mire qe interesohesh - buzeqeshi ajo,- qe pregatitesh me sakte, po ne radhe te pare thuaj nena, pse i thua plaka, tani per çfar do te dish konkretisht, se varrimi luhatet, m'varet si e kerkon.
- Po ja ta fillojme me arkivolet, sa kushton ai i pari atje, e deri tek i fundit ketu afer xhamit.
- Ai i pari kushton 300 mij leke te vjetra (215 euro), po ti jap ne te vjetra, apo ne te reja.
- Nuk prish pune, ne te vjetra, se une i kthej ne euro.
- Ne rregull, ndersa ky ketu eshte 1 milion leke (715 euro).
- Qenka shume i shtrenjte ky, por qenka shum i bukur, megjithse robi po vdiq, s'merr vesh se ku e hedh.
- Keta te tjeret variojne, ke me 400 mij (285 euro), ke me 500 mij (357 euro), m'varet nga lloj i drurit dhe punimi.
- Po si ky i shtrenjti edhe ai i liri, 300 mijshi ....
- Jo kemi edhe me te lire, 250 mije (178 euro),- me nderpreu ajo.
- Jo ta kisha llafin si ky i shtrenjti edhe ai i liri, 250-çja, nen toke, dekompozohen njesoj.
- Kuptohet, nen toke çdo gje dekompozohet, prishet,- buzeqeshi ajo,- ketu varet ana estetike, dikush e do keshtu e dikush ashtu, ne fund te fundit si e the dhe ti, njeriu po vdiq nuk merr vesh se ke arkivol i zgjedh, rendesi ka qe respektin t'ia bejme sa eshte gjalle.
- Natyrisht-natyrisht, kjo dihet, nuk ka shum rendesi seç arkivol i zgjedhim,- po kerkoja me sy per arkivolin 250 mijsh,- nuk keni nga ai 250 mijshi.
- Ja njesoj si ky 300 mijshi eshte,- hapi kapakun e arkivolit ajo,- veçse nuk e ka kete copen brenda arkivolit.
- E he, po si shum i madh me duket nga permasat mua, se plaken, nonen,- e korrigjova shpejt,- e kam te vogel.
- Tani keto jane permasat, ndoshta te duken ty te medhaja,- buzeqeshi ajo.
- E s'ka rendesi, kur te vije ai moment do kemi mundesi te zgjedhim, por ajo qe me intereson mua eshte se sa shkojne shpenzimet e tjera, dhe si organizohet, se ja supozojme me vdiq plaka mua atje, une ju telefonoj juve, ju ç'beni.
- Ne dergojme makinen tone te funeralit atje tek ty dhe e marrim trupin e te ndjeres dhe e sjellim ketu, ne dhomat tona.
- Sa kushton ky udhetim i trupit, kjo vajtje-ardhje.
- Kjo kushton ndermjet 1500 euro deri ne 2000 euro, se kryen formalitetet edhe atje, po ju mund ta sillni edhe me avion, dhe nga aeroporti e deri ne varreza kujdesemi ne, e mund te kushtoje me lire ndoshta.
- Pasi trupi hyn ne token shqiptare, ç'behet me tej dhe kush jane pagesat e tjera.
- Po ja e ke ketu listen, - me zgjati nje cope leter ku ishin te shtypura te gjitha.
- E para qenka arkivoli, po e shkruajm, 300 mij (215 euro), e dyta thote Funerali.
- 50 mij leke (36 euro)
- Kurora, mos jane ato atje.
- Po por ka te ndryshme me çmime te ndryshme, por sheno 15 mije (11 euro).
- Po kjo pagesa e Bashkise ç'eshte.
- Kjo eshte nje pagese qe behet ne fillim, 210 mij (150 euro) por qe te kthehen.
- Afishimi, ne sa vende e afishoni dhe sa kushton.
- 10 mij leke (7 euro) e afishojme ne disa vende, dhe nese do qe te afishohet edhe ne media, nese nena juaj ka bere.....ee...
- Ka qene dikushi me emer doni te thoni.
- Po, dhe lajmerohen edhe me media, athere ka tarifa me te larta.
- E he, jo-jo, nona nuk ka bo asigjo me shume se dy djem dhe keta me nje goditje.
- Aha, qenkeni binjake me vellain,- po qeshte ajo, nderkoh qe une pohojsha me koke.
- Autobuzi sa qenka.
- 50 mij leke (36 euro).
- Po kjo Pregatitja e Xhenazese, ç'kuptohet me kete.
- Edhe kjo 50 mij, dhe eshte sherbimi qe i behet te ndjerit ose ndjeres, larja e trupit, mbeshtjellja ose veshja, m'varet se kujt besim i perket.
- Po ne qoftese je gjysem i krishtere e gjysem mysliman, siç eshte gjysma e popullates, si veprohet.
- M'varet se si e ka lene e ndjera ose i ndjeri.
- Ehe, ketu shoh dhe nje pike interesante, Frigoriferi, pra ju keni frigorifer per ruajtjen e trupit.
- Po , se ka raste kur njerzit nuk jane gati, dhe pagesa eshte 5 mij leke (3,6 euro) per 24 ore.
- Kjo qenka gje e mire, se sot njerzit jane shperndare gjithandej, po keto pikat e tjera, Kostum, Guverte, Shami, Qefine, Karrige, Kafe ....
- Leri ato,- me nderpreu ajo me buzeqeshje ne goje,- te bejme ket...,- nderpreu fjalen ajo, duke e rifilluar perseri,- ty te te rroje nena, dhe ben mire qe interesohesh per kete pune, se ne shqiptaret i leme punet per ne fund, kur na ndodh diçka, athere kujtohemi, se vijne ketu plot njerez ne momentin e fundit, te hutuar, s'dine nga t'ia fillojne, dhe ter punen e drejtojme neve pastaj.
- Faleminderit per sqarimin, se u duk ndoshta ne fillim sikur po ushtja vdekjen e nenes,- u perpoqa te mos qesh, qe te mos trembja ate me dhembet e mia.
- Ha ha ha, ne fillim dhe une keshtu pandeha, por jo ti ben mire qe interesohesh per kete pune, se ne fund te fundit, te gjithe per atje jemi.
E falenderova dhe u ndame si miq. U gezova qe e zgjidha kete pune, punen e vdekjes, kur s'kisha bere as 20 metra, filloi zemra dhe frymemarrja. Nje siklet me detyroi te ndaloja prane nje peme per tu mbeshtetur ne rast rreziku. E po kjo pune, thashe me vehte, Po pregatitesha te percillja plaken, e po me percillte ajo mua. Eh bela, ç'mu desh ky interesim. Sapo mbrrita tek plaka, i thashe me ze te mekur;
- Oma, u interesova tek nje pike funerali per ty, dhe larg qofte nese vdes atje tek ne, kostoja shkon nga 2000 deri ne 3000 euro, ter shpenzimet.
- Ou nuk ka me lire.
- Ka, po te te hedh une ne ndonje kanal,- buzeqesha,- me lire del po te vdesesh ketu ne Shqiperi,- u duk sikur e rregullova shakane e pare por e djallosa me keq.
- Athere i bie te shkoj ne azil, ose te jetoj ketu, dhe te vije ndonje mbese ose nip ketu te jetoje me mua.
- Ke bo noi gjo keshtu qe vjen ere e mire.
- Ja skuqa ca qofte, 2 i hengra vete dhe tre ti lashe ty, te tjerat i skuqim neser.
- Haji oma haji, se une ha dhe jashte, nja 7 qofte i hongra qipar, - hapa frigoriferin ku nxorra rakine, gjizen, ullinjt dhe hudhrat.
Nuk mund te largohesha ta takuar edhe kushuriren time M.... qe punonte tek ministria e Finances. Ato dite disa bursa kryesore nderkombetare, kishin vendosur te ngrenin vleren e obligacioneve te CO2 edhe si mjet per te çliruar/gjeneruar disa vlera per te investuar ne drejtim te mjedisit. U afrova tek dera e ministrise, por roja nuk te linte pasi isha me pantallona te shkurtera dhe sandale. I bera nje sms kushurires ku i njoftoja edhe informacionin mbi bursat kryesore. Me ktheu pergjigje se ato ishin çeshtje te njohura per punonjesit e ministrise se Financave. Me lindi vetvehtiu nje pyetje, dhe ia ktheva si pergjigje po me sms; Nese keto çeshtje jane te njohura per juve si staf i ministrise, pse athere mirrni borxh te huaj. Per çudi asnje pergjigje. Mos iu kish ngelur hatri. Po pse.
Te perpiqeshe per nje diçka te mire, nuk ishte e lehte ne kete bote. E kunderta ndodhte fatkeqesisht, te perpiqeshe te beje diçka te keqe, te piset, nje allishverisht, ishte diçka e lehte. Doja dhe kisha deshire, te takoja ndonje qeveritar, apo ndonje shtetar, apo ndonje bankier, te ndaja me ta disa ide, por nuk ishte e lehte, plus qe vullneti ne kete drejtim po me binte. Aty, çdo deshire te shuhej, e çdo vit e me teper neve emigrantet, dukej sikur shkelnim ne dhe te huaj e jo te tonin. Ishte nje ndjenje qe po e provonin shum emigrante, dhe kjo fale qeverisjes, fale politik-berseve aty, fale vendim-marresve aty. Mendova dhe gjykova, se nese ata do te ishin te interesuar, le te me therisnin apo ftonin. Nuk kisha pse te interesohesha gjithmon une, apo neve emigrantet. Neve na dhimbej Shqiperia, ndersa atyre si dukej iu dhimbte xhepi dhe pozita e tyre. Ishte si duket nje diferenc dhe ndryshim i madh ndermjet nesh dhe atyre.


5. Praga më foli me zërin tënd.​

U nisa drejt Pragës një pasdite të ftohtë, kur qielli varej mbi qytet si një perde e rëndë plumbi. Nuk e dija se pse po më tërhiqte ajo udhë, ndoshta po ikja nga vetja, ndoshta koha po më çonte aty ku duhej të rikthehesha. Por Praga… ah, Praga më priti që në hapin e parë si një portë e vjetër drejt një bote që nuk e kisha takuar, por që e njihja prej kohësh.

Dhe sapo shkela mbi Urën e Karlos, ndërsa era e akullt më shponte faqet si një kujtim i lashtë, ndodhi ajo që më ndali frymën:
pashë një kafene me dritare të mëdha, të avulluara nga ngrohtësia, fiks si ajo e Korçës tënde.

Në atë dritare të Pragës, pashë siluetën tënde.
Jo siç ishe dikur, as si mund të ishe sot, por si një dritë e butë që rikthehet vetëm kur zemra është gati të kujtojë me ndjeshmëri të thellë.

Dhe mua… më ra bora e kujtimeve mbi shpinë.

M’u kujtuan netët tona në Korçë, kur bora binte mbi çatitë e gurtë dhe ti më vije pranë me atë shikimin që nuk kërkonte leje për të hyrë brenda meje. Korçaret, e dija që atëherë, nuk i frikësohen dashurisë.
Jo.
Ato e shohin drejt, e marrin në duar si një gotë të tejdukshme, e ngrenë drejt dritës dhe e pinë ngadalë, pa u trembur nga thellësia e saj.

Ti ishe kështu:
e butë në lëvizje, e thellë në shpirt,
por pa frikë, as nga ndjenja, as nga trupi, as nga e panjohura.

Mbaj mend si futeshim në kafenenë tonë të preferuar, duke dëgjuar borën të shkrihej mbi supet tona.
Si uleshe pranë dritares dhe mbaje filxhanin me të dy duart, sikur të doje të më ngrohje edhe mua me të.
Si më shikoje, ai shikim i qetë, i vendosur, i një vajze që e di ç’do me zemër dhe nuk e fsheh.

Ngroheshim duke u puthur,
duke e kërkuar njëri-tjetrin në heshtje,
duke tërhequr thellë nxehtësinë që lind mes dy trupash kur jashtë bie borë.

Praga, atë çast, u bë pasqyra e Korçës.
Si dy motra të lindura në vende të largëta, por me të njëjtën qetësi, të njëjtën elegancë, të njëjtën bukuri që digjet poshtë sipërfaqes.

Tek shihja gratë çeke që kalonin buzë lumit, me palltot e tyre të gjata dhe qetësinë prej skulpture të gjallë, kuptova se pse ato po më dukeshin të njohura:
të gjitha mbanin në sy atë ndriçimin që mbaje ti, ndriçimin e vajzave që nuk kanë frikë të dashurojnë.

Në to shihja finesën tënde, kulturën tënde, guximin tënd për të dashuruar pa maska.
Sepse korçaret, e dija tani më shumë se kurrë, janë vajza që e mbartin dashurinë si një stinë të brendshme, jo si një rastësi të jetës.

Hyra në kafenenë pranë urës dhe aroma e kafesë më goditi si duart e tua dikur mbi qafën time.
Sikur më mbështeteshe pas shpine, siç bëje në netët me borë, kur më përqafoje fort, derisa e ndjeja frymën tënde të ngrohtë që më ngjitej ngadalë poshtë lëkurës.

Ti dije të më pushtoje pa zhurmë.
Dije të më ndizje pa më prekur shpërfillshëm.
Dije të më prekje atje ku njeriu dridhet,
jo nga i ftohti, por nga pritja e puthjes.

Më kujtohet si më tërhiqje pas një dere të fshehtë, aty ku bora nuk arrinte kurrë.
Si më puthje në errësirë,
me buzë të ftohta dhe trup të nxehtë,
si një kontrast që vetëm dashuria e vërtetë mund ta krijojë.

Ndërsa ecja nëpër rrugicat e Pragës, e ndieja veten sërish ai djaloshi që dridhej nën borë, jo nga acari, por nga afërsia jote.

Praga më tregoi se kujtimet kanë trup.
Se prekjet e vjetra ngelen nën lëkurë si një gjurmë e butë, si një urdhër i zemrës për të mos harruar.

Dhe tani, ndërsa nata përhapet mbi qytet dhe fenerët ndizen një nga një, e ndiej praninë tënde:

Në çdo gur të urës.
Në çdo frymë të erës.
Në çdo flokëz bore që më prek supin si gishti yt dikur.

Dhe kuptoj se ti nuk je me mua, por je në mua.

Je nxehtësia që nuk shuhet.
Je puthja që nuk mbyllet.
Je drita që nuk fiket.
Je trupi i një dashurie që s’guxoi të vdesë.
Je ai zjarr i heshtur që vetëm korçaret dinë ta mbajnë gjallë.

Dhe kështu, e dashura ime nga Korça,
bora e Pragës m’i hapi sërish portat sekrete të shpirtit.
Dhe më tha qartë:

Disa dashuri nuk ikin kurrë.
Ato thjesht bëhen stinë.
Bëhen hije ngrohtësie.
Bëhen frymë.
Bëhen ti.



6. Më thuaj se më do.

- Më thuaj se më do.
- Ti e di që të dua.
- Por e thua vetëm kur unë të pyes.
- A nuk është e njëjta gjë?
- Jo!
- Po thua së unë nuk të dua?
- Unë e di se ti më do.
- Por, fjalën nuk e do vetëm si një përgjigje.
- Më duket sikur e kërkoj me pahir.
- Sikur unë po ta fsheh?
- Sikur ti po ma kursen.
- Vetëm fjalën!
- Por jo dashurinë?
- Jo dashurinë.

Të dy buzëqeshën, shikimet depërtonin njeri-tjetrin.

- Nuk mendon së, ndonjëherë kam nevojë ta dëgjoj fjalën?
- Kam frikës se, po të kuptosh vërtet sa të dua, do të mërzitesh me mua.
- Ti e di që nuk ka për të ndodhur kurrë. Nuk ke besim në dashurinë time për ty?
- I frikësohem dashurisë time për ty.
- Si munden dy fjalë, të minojnë fushën në të cilën jetojnë vetë?
- Sepse, nuk janë vetëm dy fjalë:
Janë një drogë për mendjen që jeton në frikën më të bukur që mund të përjetosh, nevojë artificiale e një dëshire, që i ka rrënjët në frikën se mund të humbësh atë që do më shumë.
Janë një ushqim i panevojshëm në bollëkun e ndjenjave.
Janë vlerë e panevojshme në pasurinë më kuptimplotë të jetës tonë bashkë.
Përsëritja e tyre, krijon midis ndjenjës një mbulesë false; ngjyrat e saj njollosin imagjinatën me dëshira, të bukura, por të pavërteta. Ndërkohë verbon sytë për të parë atë që vërtetë ka kuptim në ndjenjën tonë.
- Që është?

Ai e mblodhi në krahë, pa thellë në sytë e ndezur; buzëqeshën dhe ndanë një puthje të zjarrtë, në heshtje; bisedën e vërtetë të dashurisë së vërtetë.
Në fushën ku ato fjalë ishin të heshtura por kuptimplotë.

7. Ajo
Hëna ngrihet, nata flet,
Sytë e tu, si yjet mbi det.

Buzëqesh ti, qielli shkëlqen,
Era vallëzon, si nje refren.

Shikimi jot, dritë mbi terr,
Mendimet si një oqen i thellë .

Pemet heshtin, cdo tingull ndalon,
Zeri jot natyrën e pushton.

Hëna s’guxon, veten me ty ta krahasoj,
Ti je drita që diellin mund ta zvendesoj.

Era këndon, flet pa fjalë,
Te adhuron si margaritar.

Nata e gjatë, qielli i thellë,
Ti je ëndrra, që sjell përseri diell.

8.Kam dy endrra te bukura

Kam dy endrra te bukura
Nje e kam per vete , nje e kam per ty
Kaq shume i doja kto endrra
Saqe ato u dashuruar

Aq shume u puthen kur u dashuruan
Saqe linden dy femije
Kaq endrra te bukura kishin femijet
Saqe u dashuruan

Kaq shume u puthen kur u dashuruan
Saqe linden kater femije
Kaq endrra te bukura kishin femijet
Saqe u dashuruan

Por , tani kam vetem nje enderr
Eshte e jotja
Per ty
Merre..


9.Ne lufte me fatin

Kur jeta vendos te na sfidoje, nuk vjen me teori vjen me furtune. Vjen si nje porte e mbyllur, si nje ore qe troket ndryshe. Si nje peshe e padukshme mbi supet qe s'dine as pse po rriten. Fati nuk kerkon leje, ai ulet ne jeten tone si te ishte ne konakun e tij. Ai guxon gjithmone
Dhe pikerisht te guximi i tij, fshihet edhe thirrja jone e forces
Ne mesojme te ecim duke besuar se jemi autore te historise
Derisa nje dite dikush tjeter e merr penen, dhe nis e shkruan per ne
Ne ate moment behemi lexues te frikes dhe pasigurise te pyetjeve pa pergjigje
Por aty ne ate minute kur zemra rri pezull lind transformimi
Nuk eshte Herkuli, as ndonje hero tjeter mitologjie apo realiteti ai qe na shpeton
Esht forca qe ti zbulon, kur ske me asnje zgjedhje veçse te ecesh perpara

Lufta me fatin eshte shpesh e heshtur. Ajo s'ka audience, s'ka duartrokitje s'ka medalje
Ka vetem nje arene te brendshme ku shpirti perballet me hijet e veta
Dhe ne ate duel çdo hap i vogel peshon sa nje revolucion
Forca nuk eshte gjithmone nje britme
Shpesh ajo eshte nje qetsi qe te peshperin ne vesh "edhe sot do cohem, do perpiqem"
Por te ngrihesh nuk do të thote te kesh fituar
Të ngrihesh do te thote ti kesh thene universit

" S'ma shkruan ti fundin!"

Ka nete kur lodhja ulet ne karrige dhe pret
Por ka mengjese qe ngrihen edhe pa arsye, thjesht nga kembengulja jone. Çdo beteje i vjen nje dite qe i mbarohet fryma, kurse njeriut i mbetet shpresa
Fati mund te godase, mund te perpiqet te te mbylle ne erresire.
Por nuk ka pushtet mbi ate qe ti ushqen brenda vetes driten brenda vetes ke vetem ti pushtetin ta ndezesh vetem ti e shtyp ate celes
Ka njerez qe ngrihen jo sepse jane me te forte se te tjeret. Por sepse zgjedhin te mos e humbin betejen me veten
Dhe kjo eshte fitorja me e madhe...

.....


" Kur vjen fati me vule edhe me shkrim
une gris letren e bej cop e cik, e bej fillim
Se zemra nuk lexon ç'eshte caktuar
ajo njeh vetem forcen e patreguar


Edhe po u rrezua dielli sot
Ai neser lind serish, edhe une gjithashtu
S'am apel I yjeve qe bien, ndaj mos me thirr kot
jam nje zjarr i vogel, jo atje por ketu "





Përshëndetje të dashur miq të letërsisë!
Edhe këtë muaj hapet konkursi i letërsisë.

Falënderojmë të gjithë pjesëmarrësit dhe u urojmë shumë sukses!
 
Last edited:
@Mandi vëre në ballinën kryesore të lutem
Te lumshin dockat @Rrelse , 10 per sot. 💢💢💢

U hodha nje sy shpejt e shoejt dhe , cuditerisht , mu duken te bukura pothuaj te.GJITHA. .

Nuk e di , por ne kte Konkurs paska nje kualitet te larte Artistik , a thua sikur gjithseicili prej Shkrimtareve kshin sjelle krijimet e tyre me te bukura..

Jam i bindur se do ta kem te veshtire te perzgjedh njeren , por kuptohet , pasi ti lexoj me nge nje e nga nje , do votoj me te bukuren.

Urime te gjitheve , pa perjashtim..🌻🌻
 
Qe te mos lodhem , eshte ndonjera me fugon duke ik per Kukes ? Ose duke ardhe..
Lere , filloi me Alidemsin
 
Pse je kaq e sigurte ti? Mund tkesh noi fans te fshehte qe ska mund te ta thot dot drejtperdrejt dhe ta ka thene me shkrim.

Mua smë bën njëri dedikim dashurie në ktë formë njëri as ktu as në jetë përveç teje ..
E mos e thuaj më se është turp ..

Fansat mund të shprehin pëlqim vlerësim por kurrësesi një deklaratë të tillë ..
Të lutem mos repliko !
 
Mua smë bën njëri dedikim dashurie në ktë formë njëri as ktu as në jetë përveç teje ..
E mos e thuaj më se është turp ..

Fansat mund të shprehin pëlqim vlerësim por kurrësesi një deklaratë të tillë ..
Të lutem mos repliko !
Ky burri jot se ve trunin npun najher kur flet 😐
Gjynah, sille nvete
 
Vota ime është për

6. Më thuaj se më do


Krijim i përsosur në: dtejtëshkrim, formësim dhe rrjedhë. Harmoni mes formës pyetësore dhe ‘konkludimit’ në përmbyllje.

Një bravo nga unë! 🥰

Suksese të gjithëve!🐞
 
I lexova dhe i adhurova ..
Ju uroj suksese ..
Copëza shpirti i quaj shkrimet ..
Mua më goditi që në titull "Praga më foli me zërin tënd" ..
Suksese!
 
Si kam lexuar akoma te gjithe, por me dhane shume emocione, shkrime shume te bukura, aq te bukura saqe nuk e di a do me zeri gjumi sonte. Pergezime te gjithve qe kan marre pjese dhe fitofte ai qe ka me shume shoqeri.
 
Back
Top