• Përshëndetje Vizitor!

    Nëse j’u shfaqet ky mesazh, do të thotë se ju nuk jeni regjistruar akoma. Edhe pse nuk jeni regjistruar, ju arrini të shihni pjesën më të madhe të seksioneve dhe diskutimeve të forumit, por akoma nuk gëzoni të drejten për të marrë pjesë në to dhe në avantazhet e të qënurit anëtar i këtij komuniteti. J’u lutem:REGJISTROHUNI që të dërgoni postime dhe mesazhe në Forum-Al.

    Regjistrohu !

Leku bëhet ‘buldozer’. Merr përpara të gjitha monedhat e huaja

95% e sipermarjeve ne Shqiperi punesojne me pak se 5 vete. A mund te flitet per industri ne kete vend? Pervec ndertimit qe nuk ndalet se mbjelluri beton asnje sektor tjeter nuk prodhon mjaftueshem per te rritur eksportet dhe numrin e punetoreve. Ky vend prodhon plehra me shumice.
 
Eshte modeli gjerman ne kohen e Baces Hitler.
1-ndal degjenrimin e popullsis.
2-ndal shfrytezimin, parazitizmin.
Efektet do te ndjehen me nje here edhe ne Cerrikun e @Xha Tani

Pasi nuk behet, Lavdi Zotit qe do bej te mundur luft te madhe kete vit.
Ti e permend Cerrikun sikur e njeh pellembe per pellembe, nderkohe qe vetem ne Harte e ka hasur ate...
 
E shqiptova, se ke të drejtë logjikisht por shtetin e kontrollon Edi Rama realisht dhe në bashkëpunim me Genc Sejkon kanë vendosur ta mbiforcojnë Lekun duke nxitur ekonominë informale të betonit.
Nëse, jeton në Tiranë mendoj se ke vënë re nëpër shtylla reklamime që blejmë prona (shtëpi ) me para cash në këtë apo atë ZONË.
Dhe këto të duken rastësi!!!!!!????
Aq e pamundur qenka për strukturat shtetërore për të investiguar raste të tilla!!!
Luan, mos kalojmë nga dega në degë për të iu shmangur tematikës duke u marr me vitet dhe shpërndarjen e fajit gjetkë.

-Shoqatat e biznesit janë të kontrolluar nga Nikolin Jaka dhe antari socialist i këshillit bashkiakë të Tiranës.

Ja disa pika ku mendoj se forcimi i LEKUT ka avantazhet dhe disavantazhet e saja.

-Mallrat e importit zhvlerësohen duke rritur fuqinë blerëse të tyre, ndërkohë mallrat e eksportit po ashtu zhvlerësohen kur i dërgon jashtë nga ku sjell më pak të ardhura për prodhuesin.
Prodhuesi dëmtohet, ç'ka sjell një zinxhir tek të punësuarit e prodhuesit.
A kanë rënë çmimet e importit?
Pjesërisht mallrat serbe, ku mund ti blesh me 20% apo më lirë me ato shqiptare?
-Fasoneria për shkak të kontratave me € dhe rritjes së kostos përpunuese për shkak të mbivlerësimit të LEKUT duhet të kërkoj alternativa të reja ose rritje të vlerës nga kontratuesi, përndryshe shkon në kolaps ( njëra nga këto kompani gjermane Jozef Sibel u tërhoq nga Shqipëria duke i dërguar në Indi mallrat e para për ti qepur)
-Shqiptarët që sjellin remitancat (disavantazh i tyre) më pak fuqi blerëse në treg, nëse kanë patur dhe kanë akoma luhatje për ti tërhequr familjet jashtë kjo veç sa i nxit ato.
Kjo shpie në shpopullim dhe ulje konsumi, më tej vazhdon me më pak të ardhura.
Të punësuarit në Shqipëri iu rritet vlera e monedhës kur dalin jashtë Shqipërisë dhe në dukje rrogat i afrohen mesatares së Eu, por realisht dëmtohen për shkak të parasë informale që qarkullon nga burimet e paligjshme.
Përfundimi; forcimi i LEKUT veçse do nxis edhe më tepër braktisjen e Shqipërisë.

Gratë e sektorit fason paguajnë një çmim të lartë për forcimin e lekut​

Gratë e sektorit fason paguajnë një çmim të

Nazmia punon në sektorin e tekstileve prej vitit 2017, fillimisht në qytetin bregdetar të Durrësit dhe më pas në Tiranë, duke prodhuar rroba për eksport. Gjithsesi gjatë muajit të fundit, 58-vjeçares dhe kolegeve të saj u është thënë në disa raste që të mos shkojnë në punë, pasi nuk ka asgjë për të bërë.
“U ktheva të hënën, por nuk e di se si do të shkojë,” thotë ajo.
Për gratë shqiptare si Nazmia, industria fason është një punëdhënës i rëndësishëm, por i goditur nga rritja e vlerës së monedhës shqiptare, Lekut. Në vitin 2016, një euro vlente 140 lekë; në janar të vitit të kaluar vlente 117 lekë, ndërsa këtë javë zbriti në rekordin e 104 lekëve.
Disa kritikë thonë se forcimi i lekut është pasojë e sasive të mëdha të parave të pista në euro që pastrohen në Shqipëri, ku pjesa më e madhe e rritjes ekonomike është e nxitur në sektorët e ndërtimit dhe pasurive të patundshme, të cilët janë tejet të prirur për pastrim parash.
Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko e ka përjashtuar mundësinë e ndërhyrjes për të fenuar rritjen e lekut, ndërsa qeveria i tha BIRN se ishte “në proces negociatash” me bankat për lëshimin e një garancie sovrane prej 4 miliardë lekësh për të mbështetur kompanitë fason që kanë nevojë për kredi.
Ndërkohë, gratë e punësuara në industrinë e tekstilit po paguajnë një çmim të lartë.

“Gratë që punojnë në sektorin fason janë shpesh të ekspozuara nga rreziku i varfërisë,” thotë Xhuljane Uku nga Instituti i Kritikës dhe i Emancipimit Social, ICSE, i cili do të publikojë një studim mbi fenomenin më 8 Mars, Ditën Ndërkombëtare të Gruas.
“Ndërprerja e punës dhe orët e reduktuara të punës mund të shkaktojnë probleme në aftësinë për të mbuluar shpenzimet bazike të jetesës,” shtoi ajo për BIRN.
“Kjo mund ta përkeqësojë situatën e tyre ekonomike, duke sjellë mosmarrëveshje financiare dhe pasiguri për gratë dhe familjet e tyre dhe duke i futur ato në një cikël nga i cili vështirë se mund të dalin sërish”.
Për gratë e qyteteve të vogla, vështirësia është edhe më e madhe.
“Mbyllja e fabrikave fason apo reduktimi i numrit të punonjësve në zonat periferike nënkupton që këto punonjëse mund ta kenë të vështirë të gjejnë një punë tjetër krahasuar me qytetet e mëdha si Tirana, Durrësi, Vlora apo Shkodra, të cilat ofrojnë më shumë diversitet në tregun e punës,” shtoi Uka.
Industri e paqëndrueshme
Sipas të dhënave qeveritare, sektori fason punëson rreth 43 mijë persona. Por PROEKSPORT ALBANIA, e cila përfaqëson rreth 700 kompani të prodhimit të rrobave dhe këpucëve vlerëson se numri është rreth 70 mijë.
Vetëm gjatë këtij viti, 4 mijë prej tyre e humbën vendin e punës, i tha BIRN Edvin Prençe, kreu i organizatës.
“Sektori i prodhimit të rrobave dhe këpucëve është duke u përballur me një kohë të vështirë dhe me porosi të reduktuara, pasi me kostot e shtuara tashmë e ka humbur konkurrueshmërinë në krahasim me vendet e tjera prodhuese,” tha ai.
“Mendoj se një qeveri e përgjegjshme, në kohë normale, krijon politika ekonomike për të mbështetur dhe dhënë shtysën e nevojshme sektorëve eksportues,” shtoi Prençe.
“Ajo që nevojitet është lehtësimi i politikave fiskale, mbështetje me likuiditet për rinovimin e impianteve prodhuese, likuiditet për blerjen e lëndëve të para, certifikimi i produkteve dhe promovimi në panairet ndërkombëtare”.
I pyetur për ndikimin social, Prençe tha se zonat rurale janë më të goditurat për shkak se punësimi varet nga sektori fason.
“Më të prekur janë punonjësit në prag të pensionit me produktivitet dhe aftësi profesionale të ulëta dhe shumica e këtyre fabrikave janë në zonat rurale, ku nuk ka mundësi të tjera të zhvillimit ekonomik,” tha ai.
Në mungesë të ndërhyrjes së shtetit, impakti social do të përkeqësohet, paralajmëroi Prençe, ndërsa bëri thirrje që çështja të shihet si një “problem kombëtar dhe jo si një problem sektorial”.
Eksportuesit e prodhimeve tekstile kanë bërë thirrje të vazhdueshme për mbështetje qeveritare. Në shkurt, qeveria rishikoi buxhetin për të miratuar një garanci sovrane prej 4 miliardë lekësh, rreth 38.5 milionë euro, për kreditë bankare të kërkuara nga sektori fason.
“Oferta e qeverisë nuk është e mjaftueshme,” tha Zef Preçi, drejtor i Qendrës Shqiptare për Kërkim Ekonomik, një think tank me bazë në Tiranë.
“Masat e prezantuara nga qeveria janë jo vetëm të pamjaftueshme, por edhe jashtë kontekstit, pasi industria tekstike nuk është një industri e zhvilluar, por një industri në mbijetesë,” tha Preçi, ndërsa shtoi se qeveria duhet të zhvillojë politika për ta ndihmuar atë që të prodhojë lëndën e parë në vend si dhe në kualifikimin e fuqisë punëtore.
 
Last edited:

Rritja e kostove dhe rënia e euros çon industrinë përpunuese në pikiatë​

Dy sektorët kryesorë prodhues të vendit, industria dhe bujqësia, kontribuuesit më të mëdhenj në punësim, shënuan rënie të fortë vitin e kaluar, duke sinjalizuar një tranzicion me pasoja drejt shërbimeve.
Të dhënat mbi rritjen ekonomike të vitit 2023 treguan se industria përpunuese shënoi rënie vjetore me 6.1%, më e forta e dekadës që nga viti 2012.
Industria përpunuese është kryesisht e përqendruar në prodhimin për eksport dhe përfaqësohet nga industria automotive, ajo e veshjeve dhe këpucëve dhe industria ushqimore.
Sektori i industrisë, që po lulëzonte deri në mes të vitit 2022, përmbysi arritjet e një dekade nga zhvlerësimi i euros dhe rënia e kërkesës nga jashtë pas luftës në Ukrainë.
Fabrikat e mëdha janë në mbijetesë, teksa njësitë e vogla të përpunimit deri në 130 punonjës po mbyllen në seri në këtë fillim viti.
Fabrikat pohojnë se faktori kryesor lidhet me rënien e fitimeve, e krijuar nga kursi i këmbimit. Euro u këmbye mesatarisht me 108.7 lekë në 2023, duke zbritur në verë afër 100 lekëve, nga 118 lekë që ishte mesatarja e 2022.

Rritja e kostove dhe rënia e euros çon industrinë

Eksportuesit pohuan se kostot e rënies së euros kanë gërryer fitimet e biznesit, pasi ato nuk mund të transferohen në çmime. Në të njëjtën periudhë, paga minimale arriti në 40 mijë lekë në tremujorin e parë 2023, nga 34 mijë lekë që ishte në vitin 2022.
Në anën tjetër porositë nga jashtë për veshje dhe këpucë ranë mE shpejtësi në vitin 2023 pas një kërkese të fortë pas pandemisë në vitin 2021. Lufta në Ukrainë dhe inflacioni i lartë që krijoi ndikuan në rënien e konsumit në artikuj të tjerë jo të domosdoshëm.
Fabrikat pohojnë se kjo krizë, më e forta e 15 viteve, i ka vënë bizneset para zgjidhjeve të vështira. Njësitë e vogla po mbyllen dhe po shkojnë drejt sektorëve të tjerë si turizmi, aktivitetet e pasurive të paluajtshme dhe industria ushqimore, ndërsa fabrikat e mëdha po përshtaten, duke kaluar në segmente më të lartë të prodhimit dhe duke shkurtuar kostot e brendshme, nëpërmjet rritjes së produktivitetit.
Më të cenuarit duket se janë punonjësit, të cilët kanë kaluar në mbi 20 vite duke qepur këpucë dhe e kanë të vështirë të përshtaten në sektorë të tjerë.
Të dhënat të INSTAT tregojnë se në fabrikat e prodhimit të këpucës ishin të punësuar rreth 20 mijë persona në vitin 2022, por të dhënat nga industria tregojnë se një pjesë e madhe, më shumë se 40% e tyre kanë humbur punën muajt e fundit./ Monitor.al
 
Drama e eksporteve sa vjen e thellohet, tkurren 22.3% për 3 mujorin! Demoralizohet industria e tekstileve e këpucëve pas rënies së thellë​

Për tekstilet e këpucët, grupi kryesor i eksporteve dhe një nga punëdhënësit më të mëdhenj në vend, tkurrja sa vjen e po thellohet, duke dhënë efektin kryesor në ecurinë negative të marsit. Ndërkohë, për herë të parë në shumë vite, të gjitha grupet ishin me rënie, që ishte dyshifrore, përveç ushqimeve e pijeve që e kishin tkurrjen njëshifrore.

Drama e eksporteve sa vjen e thellohet, tkurren 22.3% për 3 mujorin!

Grafiku
TIRANA-
Eksportuesit nuk kanë arritur që ngrenë kokë në muajt e parë të këtij viti, duke parë një rënie të ndjeshme të të ardhurave të tyre, të ndikuara si nga koniunktura e pafavorshme e çmimeve dhe kërkesës në tregjet ndërkombëtare dhe rënies së euros në tregun e brendshëm.
Për tekstilet e këpucët, grupi kryesor i eksporteve dhe një nga punëdhënësit më të mëdhenj në vend, tkurrja sa vjen e po thellohet, duke dhënë efektin kryesor në ecurinë negative të marsit. Ndërkohë, për herë të parë në shumë vite, të gjitha grupet ishin me rënie, që ishte dyshifrore, përveç ushqimeve e pijeve që e kishin tkurrjen njëshifrore.

Sipas INSTAT, Gjatë muajit Mars 2024, në uljen e eksporteve prej -21,0%, negativisht kanë ndikuar grupet: “Tekstile dhe këpucë” me -7,2 pikë përqindje, “Minerale, lëndë djegëse, energji elektrike” me -5,8 pikë përqindje, Materiale ndërtimi dhe metale” me -4,6 pikë përqindje etj.
Tkurrja është e fortë për gjithë tremujorin. Sipas INSTAT, në këtë tremujor eksportet e mallrave arritën vlerën 95 mld lekë, duke u ulur me -22,3%. Grupet që kanë ndikuar negativisht në uljen vjetore të eksporteve, janë: “Minerale, lëndë djegëse dhe energji elektrike” me -11,1 pikë përqindje, “Tekstile dhe këpucë” me -5,6 pikë përqindje, “Materiale ndërtimi dhe metale” me -3,6 pikë përqindje, etj.
Tekstilet dhe këpucët nuk ngrenë kokë, ecuria më negative edhe se në pandemi
Në mars, eksportet e tekstile e këpucë, grupi më i madh eksportues në vend (me 29% të totalit), ranë me 25.6%, nga 15.7%, që ishte tkurrja për shkurtin. Për tremujorin, eksportet e tekstileve- këpucë ishin 27 miliardë lekë, me një tkurrje prej 20% me bazë vjetore.
Prej muajsh industria po kalon një periudhë të vështire e ndikuar nga shumë faktorë si rritja e kostove që ka bërë që partnerët të zhvendosen në Lindjen e Mesme duke ulur porositë dhe sidomos zhvlerësimi i euros, që redukton të ardhurat e tyre kur konvertohen në lekë. Ecuria është më negative edhe se gjatë periudhës së pandemisë, kur ekonomia globale u bllokua përkohësisht.
Florjan Zekja, nga Shoqata e Eksportuesve tha se ka disa arsye për këtë tkurrje të fortë. Së pari, rënia e euros ka demoralizuar tregun dhe ka krijuar mungesë besimi për të ardhmen e klientëve.
Së dyti, rritja e kostove të brendshme dhe të jashtme, si rritja e pagave dhe kostove të tjera siç janë transporti nga Kina si pasojë e luftërave apo dhe apo me vendet e tjera si Gjermania apo Austria me rritjen e taksave rrugore të karbonit.
“Këto çojnë në humbjen e konkurrencës në rajon dhe spostimin klientëve në vende më të leverdishme të cilat kanë fuqi punëtore më të lirë dhe lëndë të parë në vend”, tha Zekja.
Aktualisht një euro këmbehet me më pak se 102 lekë, nga 116 lekë që ishte në shkurt-mars 2023.
Kjo situatë po detyron shumë fabrika të mbyllen, sipas njoftimeve nga Shoqata e Eksportuesve. Falimentet më të mëdha kanë ndodhur në rrethe dhe në fabrika që kishin të punësuar nën 120 punonjës, që punonin kryesisht me nënkontraktim, të cilat kishin norma më të ulëta fitimi dhe nuk ishin në gjendje të përballonin krizën.
Materiale ndërtimi dhe metale vijojnë tkurrjen
“Materialet e ndërtimit dhe metalet” ishin grupi i dytë më të madh në vend për tre mujorin, me 19.4% të totalit. Ky grup ndikohet nga ecuria e Kurum, përpunuesit të çelikut, që është një nga eksportuesit më të mëdhenj në vend. Në mars ky grup ra me 23.3%, ndërsa për 3 mujorin tkurrja është 19.3%. Sektori po vuan nga kërkesa e dobët rajonale dhe tkurrja e çmimeve.
Minerale, lëndë djegëse, energji me rënie të fortë
“Minerale, lëndë djegëse, energji” ishte grupi i tretë më i madh në vend, me 19.2% të totalit, si rrjedhojë e tkurrjes së fortë në muajt e parë të vitit. Në mars grupi i reduktoi shitjet me 27.2%, ndërsa për 3 mujorin rënia është 43%, e ndikuar nga ecuria negative në janar dhe shkurt. Ecuria e këtij grupi është e varur nga shitjet e Bankers Petroleum, eksportuesi më i madh në vend dhe nga tregtimi i energjisë elektrike, që lidhet me motin.
Ushqime pije e duhan shënon rënie
“Ushqime pije e duhan”, një nga grupet me ecurinë më të mirë vitet e fundit iu rikthye rënies në mars, pas një rritjeje modeste në dy muajt e parë të vitit. Në mars, eksportet e këtij grupi ranë me 4.2%, pas rritjes së dobët prej 1.5% në shkurt. Pavarësisht potencialeve, sektori po ndikohet nga rritja e kostove, që po e bëjnë atë më pak konkurrues në rajon si dhe nga ecuria e motit. Negativisht ka ndikuar dhe rënia e çmimeve të produkteve të eksportuara.
Makineri, pajisje, pjesë këmbimi dëmtohen nga euro
“Makineri, pajisje, pjesë këmbimi” ishin grupi tjetër që shfaqi ecuri të mirë vitet e fundit, si rrjedhojë e hyrjes së fabrikave që montonin pjesë për industrinë automotive. Por edhe ky grup po vuan nga zhvlerësimi i euros, rritja e kostove dhe mungesa e fuqisë punëtore. Në mars eksportet ranë me 11.6%, ndërsa për 3 mujorin tkurrja është 10.6%.
Sipas INSTAT, Në Mars 2024 eksportet e mallrave arritën vlerën 33 miliardë lekë, duke u ulur me -21,0%, në krahasim me të njëjtën periudhë të një viti më parë dhe duke u rritur me 3,4%, në krahasim me Shkurt 2024. Importet e mallrave arritën vlerën 75 miliardë lekë, duke u ulur me 7,0%, në krahasim me një vit më parë dhe duke u rritur me 1,3%, në krahasim me Shkurt 2024. Deficiti tregtar i këtij muaji është 42 miliardë lekë, duke u rritur me 8,3%, krahasuar me Mars 2023 dhe duke u ulur me -0,4%, në krahasim me Shkurt 2024.
Në këtë tremujor eksportet e mallrave arritën vlerën 95 miliardë lekë, duke u ulur me -22,3%, ndërkohë importet e mallrave arritën vlerën 209 miliardë lekë, duke u rritur me 0,4%, krahasuar me një vit më parë. Deficiti tregtar arriti vlerën 114 miliardë lekë, duke u rritur me 32,8%, krahasuar me të njëjtën periudhë të 2023.
Eksportet bien me Italinë e Kosovën, rriten me Maqedoninë e Veriut e Mbretërinë e Bashkuar
Në muajin Mars 2024, vendet me të cilat Shqipëria ka pasur rritje më të madhe të eksporteve, në krahasim me Mars 2023 janë: Maqedonia e Veriut (8,5%), Mbretëria e Bashkuar (39,7%). Ndërsa vendet me të cilat eksportet kanë pasur uljen më të madhe, janë: Italia (10,9%), Kosova (15.1%) dhe Greqia (22.6%). Gjatë këtij tremujori, vendet me të cilat eksportet kanë pasur uljen më të madhe, janë: Italia (11,7%), Kosova (7,3%) dhe Greqia (37,5%).
Në muajin Mars 2024, vendet me të cilët Shqipëria ka pasur rritjen më të madhe te importeve, janë: Turqia (7,1%), Kina (0,9%) dhe Gjermania (7,2%). Ndërsa vendet me të cilat importet kanë pasur uljen më të madhe, janë: Italia (1,5%), SHBA (26,6%) dhe Maqedonia e Veriut (27,5%). Gjatë këtij tremujori, vendet me të cilët Shqipëria ka pasur rritje më të madhe të importeve, në krahasim me një vit më parë, janë: Turqia (21,6%), Greqia (25,8%) dhe Gjermania (10,5%). Ndërsa vendet me të cilat importet kanë pasur uljen më të madhe janë: Italia (3,1%), Kina (10,0%) dhe Spanja (5,2%)
Shkëmbimet tregtare me vendet e BE-së zënë 60,3%, të gjithë tregtisë. Në Mars 2024, eksportet drejt vendeve të BE-së zënë 72,3% të eksporteve gjithsej dhe importet nga vendet e BE-së zënë 54,9% të importeve gjithsej. Partnerët kryesorë tregtarë janë: Italia (31,0%), Turqia (8,9%), Greqia (7,2%) dhe Gjermania (7,0%).
Shkëmbimet tregtare, për tremujorin e parë 2024, me vendet e BE-së zënë 58,8% të gjithë tregtisë. Në periudhën Janar – Mars 2024, eksportet drejt vendeve të BE-së zënë 74,6% të eksporteve gjithsej dhe importet nga vendet e BE-së zënë 51,7% të importeve gjithsej. Partnerët kryesorë tregtarë janë: Italia (29,6%), Turqia (9,6%), Greqia (7,3%) dhe Gjermania (7,1%)./ Monitor
P.s
Ulen eksportet, do të thotë rritet papunësia.
E mbas rritjes së papunësisë, rritet migrimi brenda vendit dhe emigrimi jashtë Shqipërisë.
Sigurisht shteti ka përfituar uljen e borxhit me jashtë, por shqiptarët e punësuar në sipërmarrjet private do përfitojnë lesh dhe kashtë
 
Ne jemi nje vend qe nuk prodhon asgje,si rrjedhoje nuk ka cfare te shesi pervec burimeve njerëzore. 80 perqint e ushqimeve importohen. Dhe te mendosh qe 40 perqint e popullsise mbahen me bujqesi e blegtori. Catastrophe.
 
Kush e "rrëzoi" euron?!/ Në Shqipëri ka hyrë më pak valutë zyrtarisht në 3-mujorin e parë​

Në tremujorin e parë 2024 kursi mesatar i euros në raportet e këmbimit me lekun arriti në 103.8 lekë, niveli më i ulët historik.
Në krahasim me të njëjtën periudhë të një viti më parë, kur euro këmbehej mesatarisht me 115 lekë, monedha e përbashkët është nënçmuar me 9.7%.
Rënia e euros teorikisht do të thotë që në vend ka hyrë zyrtarisht më shumë valutë dhe ka dalë më pak, duke shtuar në këtë mënyrë ofertën për monedhën e përbashkët. Burimet e hyrjes së valutës në vend janë eksportet, shpenzimet e turistëve të huaj, prurjet e emigrantëve, të ardhurat nga shërbimet etj.
Ndërsa shpenzimi më i madh është për blerjen e mallrave të importit, nga të cilat po bëhemi gjithnjë e më shumë të varur, si rrjedhojë e vështirësive që po kalon prodhimi vendas.
Por, të dhënat zyrtare në tremujorin e parë të bilancit të pagesave, që mat transaksionet e hyrjes dhe daljes së valutës në vend treguan se shifrat zyrtare nuk e shpjegojnë forcimin e lekut.
Deficiti i llogarisë korrente pësoi një rritje të fortë për tremujorin e parë 2024 dhe arriti nivelin më të lartë të regjistruar ndonjëherë për këtë periudhë të vitit.

Kush e rrëzoi euron?!/ Në Shqipëri ka hyrë

Burimi: BSH
Statistikat e Bankës së Shqipërisë tregojnë se deficiti i llogarisë korrente arriti vlerën e -371 milionë eurove, në rritje me 190% krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar. Në të njëjtën periudhë të një viti më parë, deficiti ishte -135 milionë euro, pothuajse në përgjysmim me vitin e mëparshëm.
Teorikisht, një përkeqësim i deficitit të llogarisë korente duhet të ndikonte në zhvlerësimin e monedhës vendase dhe anasjelltas. Në 2024 ka ndodhur e kundërta. Leku është forcuar ndërkohë që deficiti i llogarisë korrente është përkeqësuar.
Ecuria e deficitit të llogarisë korente dhe kursit (shiko grafikun: Deficiti i llogarisë korrente dhe kursi mesatar lek/1 euro në tremujorin e parë) e shpjegon forcimin e lekut vetëm në periudhën 2022-2023, kur deficiti i llogarisë korente shfaqi shenja përmirësimi.
Bilanci i llogarisë korrente ka pësuar një përmbysje të shpejtë krahasuar me vitin e kaluar, kur deficiti arriti nivelin më të ulët historik, madje në tremujorin e tretë të vitit ky bilanc pati rezultuar pozitiv.
Rritja e deficitit i detyrohet kryesisht thellimit të deficitit tregtar në mallra, që këtë herë nuk është balancuar dot mjaftueshëm nga bilanci pozitiv i shërbimeve dhe nga të ardhurat dytësore.
Për tremujorin e parë, deficiti tregtar në mallra arriti vlerën rekord të 1.24 miliardë eurove, në rritje me 39% krahasuar me vitin e kaluar. Ndërkohë që importet u rritën me 18%, eksportet e mallrave pësuan rënie me 20%.
Bilanci tregtar në shërbimeve vijoi të përmirësohej, por në një masë të vogël. Suficiti në llogarinë e shërbimeve arriti në 629 milionë eurove, në rritje me 11.5% krahasuar me tremujorin e parë të vitit të kaluar.
Kush e rrëzoi euron?!/ Në Shqipëri ka hyrë

Burimi: BSH
Kontributin kryesor në llogarinë e shërbimeve e dha përsëri turizmi, që solli të ardhura neto në vlerën e 267 milionë eurove, në rritje me 41% krahasuar me tremujorin e parë të vitit të kaluar.
Megjithatë, ritmet e larta të rritjes së të ardhurave nga turizmi nuk kanë mjaftuar për të mbyllur “gropën” e madhe në tregtinë e mallrave. Kjo edhe për faktin se zërat e tjera të llogarisë së shërbimeve, si fasoneria apo shërbimet e tjera pësuan rënie të të ardhurave krahasuar me një vit më parë.
Në veçanti, të ardhurat nga shërbimet për përpunim të inputeve fizike të zotëruara nga të tjerët (fasoneria) pësuan rënie të të ardhurave me 3% krahasuar me tremujorin e parë të vitit të kaluar.
Një efekt pozitiv dha edhe në tremujorin e parë edhe zëri i të ardhurave dytësore, që përbëhet kryesisht nga dërgesat e emigrantëve. Vlera e remietncave gjatë tremujorit të parë arriti në 242 milionë euro, në rritje me 13% krahasuar me një vit më parë.
Megjithëse deficiti i llogarisë korrente është zgjeruar ndjeshëm, llogaria financiare dhe sidomos investimet e huaja direkte vazhdojnë të sjellin flukse të konsiderueshme, që edhe në tremujorin e parë kompensuan pjesën më të madhe të deficiti të llogarisë korrente. Investimet e huaja direkte kishin vlerën e 354 milionë eurove, shumë kjo sa 95% e vlerës së deficitit të llogarisë korrente./ Monitor.al
 
Miremengjesi.

Kisha nje pyetje...
Sa eshte diferenca ne leke, midis bankes shteterore dhe pikave te.....kembimit per valutat e huaja?
 
banka nuk eshte shteterore, edhe ne usa nuk eshte edhe ne...
Nuk ta bone pytjen tina,por me CITO pa merak.
E bona pytjen se ne troje THONE....12 MILIARD= EURO kon HY vitin e shkuar ne pikat e shkembimit.

Une(per tyna e di)NUK kom kaq shume te modhe ne disponim se do e bosha ne = VETE pastrimin.

Shqiperia ESHTE bere...MAFIA=VETE.

ENDE.
 
Shqiperia eshte ajo qe ka qen. VRIM HALEJE. INFERIORET nuk mund te behen MAFIA. Shqiptaret inferior mund te jen vetem sherbetor.
 
Hajde sqaroja atij hallexhiut atje ne fshat, apo qytetarit te thjeshte mesatar te ketij vëndi, kete togfjaleshin ketu :

"Presionet mbiçmuese nga rritja e ofertës valutore këtë vit ndoshta po forcohen më shumë nga shtrëngimi i ofertës së Lekut, për shkak të tipareve shtrënguese të politikës monetare dhe fiskale, karakterizuar nga normat më të larta të interesit, ngadalësimi i kreditimit dhe një suficit i lartë buxhetor"

🤣😑😏
Cfare thuhej në RTSH në kohen e diktatorit eNVER?
“Realizimi i normave u rrit 160% në korrjen e grurit në krahasim me vitin e kaluar?!”

Ngritja e moralit dhe Perparimi i vendit kane qene kode kyçe e cdo sistemi.

Atehere behej fjale për Grurë, ndersa sot për Monedha. Nuk ka ndryshim principi e formula, veçse emri i ingredientit ndryshon.

Ça u bë se u tha Grurë, apo Lekë, apo shpëlarje Truri, apo shpëlarje Leku siç tha @BABA nga DURRSI - akti eshte po i njejte.

Dhe aq më mire eshte kur fshatari apo pensionisti nuk kupton, se veprohet pa marrje-leje tek ata njerez te vobektë.
Gjithesesi rendesi ka qe kjo avalançe nuk mund te ndalohet po morri yrrysh 😵‍💫😭💥
 
  • Like
Reactions: par
Shumë blegtorë po përpiqen të mbyllin ciklin dhe nga ana tjetër, përpunuesit e qumështit po furnizohen me lëndë të parë (qumësht) kryesisht nga Serbia dhe rajoni.
Ky shkrimi duhet lexuar nga ata që kundërshtojnë argumentin se Shqipëria nuk ka blektori dhe se mbi 50% e konsumit vjen nga Serbia.
Sepse edhe lufra që është fabrikë prodhuese , prodhimin e ka nga lënda e parë që vjen nga produktet serbo malazeze si qumështi pluhur etj
 
Last edited:

Eksportet nuk ndalin rënien, tkurren 12% për janar-korrik/ Tekstilet e këpucët, në situatë të vështirë​

Eksportet kanë vijuar me ecurinë negative edhe gjatë muajit korrik, të ndikuara nga rezultatet e dobëta të grupeve të mineraleve e lëndëve djegëse, produkteve ushqimore dhe të tekstileve e këpucëve, të ndikuara nga nënçmimi i euros dhe nga rënia e çmimeve nga mbiprodhimi në Europë për produktet bujqësore. Rënia e thellë është amortizuar disi nga ecuria e mirë e grupit të materialeve të ndërtimit.
Sipas të dhënave të INSTAT, Në Korrik 2024 eksportet e mallrave arritën vlerën 33 mld lekë, duke u ulur me -12,0%, në krahasim me të njëjtën periudhë të një viti më parë dhe me -4,1%, në krahasim me Qershor 2024.

Ritmet e rënies janë përshpejtuar sërish në raport me qershorin, kur tkurrja ishte 8.9%. Në maj, tkurrja me bazë vjetore ishte 12,4%. Në Prill 2024 eksportet e mallrave ishin rritur për herë të parë pas shumë muajsh me 1,8% me bazë vjetore. Në mars eksportet ishin tkurrur me 21%, në shkurt me -16.1% dhe në janar me 29.2%.
Gjatë muajit Korrik 2024, në uljen e eksporteve prej -12,0%, kanë ndikuar grupet: “Minerale, lëndë djegëse dhe energji elektrike” me -11,3 pikë përqindje, “Tekstile dhe këpucë” me -4,0 pikë përqindje, “Ushqime, pije, duhan” me -0,7 pikë përqindje, etj. Pozitivisht kanë ndikuar grupet: “Materiale ndërtimi dhe metale” me +3,0 pikë përqindje, “Produkte kimike dhe plastike” me +1,4 pikë përqindje, etj.
Për shtatë mujorin eksportet kanë shënuar një tkurrje të fortë. Sipas INSTAT, Në këtë shtatëmujor eksportet e mallrave arritën vlerën 233 mld lekë, duke u ulur me -14,5%.
Për 7 mujorin, Grupet që kanë ndikuar në uljen vjetore të eksporteve, janë: “Minerale, lëndë djegëse dhe energji elektrike” me -6,0 pikë përqindje, “Tekstile dhe këpucë” me -5,2 pikë përqindje, “Materiale ndërtimi dhe metale” me -2,2 pikë përqindje, etj. Pozitivisht ka ndikuar grupi: “Produkte kimike dhe plastike” me +0,1 pikë përqindje, etj.

Eksportet nuk ndalin rënien, tkurren 12% për janar-korrik/ Tekstilet e

Burimi: INSTAT

Tekstilet dhe këpucët në vështirësi​

Në korrik, eksportet e tekstile e këpucë, grupi më i madh eksportues në vend ranë me 13.2%. Për 7 mujorin, eksportet e tekstileve- këpucë ishin 65.3 miliardë lekë, me një tkurrje prej 17.8% me bazë vjetore.
Industria po vijon të vuajë pasojat e shumë faktorëve si rritja e kostove që ka bërë që partnerët të zhvendosen në Lindjen e Mesme duke ulur porositë dhe sidomos zhvlerësimi i euros, që redukton të ardhurat e tyre kur konvertohen në lekë.
Për periudhën janar-korrik 2023, një euro u këmbye mesatarisht me 112 lekë, sipas kursit të Bankës së Shqipërisë, ndërsa për të njëjtën periudhë të këtij viti këmbehet me 102 lekë, ose gati 10% më pak.
Kjo situatë po detyron shumë fabrika të mbyllen, sipas njoftimeve nga Shoqata e Eksportuesve.

Minerale, lëndë djegëse bien ndjeshëm​

“Minerale, lëndë djegëse, energji” ishte grupi i dytë më i madh në vend. Në korrik, ky grup iu rikthye tkurrjes së fortë me 44.1%. Ky grup ndikohet nga ecuria e Bankers Petroleum, eksportuesi më i madh në vend dhe nga tregtimi i energjisë elektrike, që lidhet me motin. Për 7 mujorin, ky grup shënoi eksporte me vlerë gati 44 miliardë lekë, me tkurrje 27%. Në korrik, eksportet drejt Spanjës që është destinacioni kryesor i Bankës Petroleum u tkurrën me 53%.
Eksportet nuk ndalin rënien, tkurren 12% për janar-korrik/ Tekstilet e

Burimi: INSTAT

Materiale ndërtimi dhe metale me rritje të fortë​

“Materialet e ndërtimit dhe metalet” ishin grupi i tretë më të madh në vend për 7 mujorin. Ky grup ndikohet nga ecuria e Kurum, përpunuesit të çelikut, që është një nga eksportuesit më të mëdhenj në vend. Në korrik ky grup përmirësoi ndjeshëm shitjet, me një rritje prej 21.3%. megjithatë për 7 mujorin, sektori është me një rënie prej 8.4%.

Tkurrje e fortë për Ushqime pije e duhan nga rënia e çmimeve​

“Ushqime pije e duhan”, një nga grupet me ecurinë më të mirë vitet e fundit ka shënuar ecurinë më negative edhe në korrik, ndonëse me ritme më të ngadalësuara, duke rëne me 5.6% në korrik, nga 32% që ishte tkurrja në qershor. Për 7 mujorin, ky grup ka rënë me 9.4%.
Eksportuesit pohojnë se tkurrja lidhet kryesisht me rënien e çmimeve për shkak të mbiprodhimit, ndërsa sasitë e eksportuara vijojnë të jenë të larta. Këtë vit ka pasur superprodhim në të gjithë Mesdheun, të nxitura nga çmimet e larta dhe moti i favorshëm, duke bërë që të ketë ofertë të lartë në Europë.

Makineri, pajisje, pjesë këmbimi dëmtohen nga euro​

Eksportet nuk ndalin rënien, tkurren 12% për janar-korrik/ Tekstilet e

Burimi: INSTAT
“Makineri, pajisje, pjesë këmbimi” ishin grupi tjetër që shfaqi ecuri të mirë vitet e fundit, si rrjedhojë e hyrjes së fabrikave që montonin pjesë për industrinë automotive. Por edhe ky grup po vuan nga zhvlerësimi i euros, rritja e kostove dhe mungesa e fuqisë punëtore. Në korrik eksportet ranë me 4.5%, ndërsa për 7 mujorin tkurrja është 7.7%.

Thellohet deficiti​

Në këtë shtatëmujor eksportet e mallrave arritën vlerën 233 mld lekë, duke u ulur me -14,5%, ndërkohë importet e mallrave arritën vlerën 526 mld lekë, duke u rritur me 3,2 %, krahasuar me një vit më parë. Deficiti tregtar arriti vlerën 293 mld lekë, duke u rritur me 23,6%, krahasuar me të njëjtën periudhë të 2023.
Në Korrik 2024 eksportet e mallrave arritën vlerën 33 mld lekë, duke u ulur me -12,0%, në krahasim me të njëjtën periudhë të një viti më parë dhe me -4,1%, në krahasim me Qershor 2024. Importet e mallrave arritën vlerën 85 mld lekë, duke u rritur me 21,1%, në krahasim me një vit më parë dhe 11,5%, në krahasim me Qershor 2024. Defiçiti tregtar i këtij muaji është 52 mld lekë, duke u rritur me 59,6%, krahasuar me Korrik 2023 dhe 24,3%, në krahasim me Qershor 2024.

Ulen eksportet me Italinë dhe Spanjën​

Në muajin Korrik 2024, vendet me të cilët Shqipëria ka pasur uljen më të madhe të eksporteve, në krahasim me Korrik 2023 janë: Italia (9,0%), Spanja (53,4%), Maqedonia e Veriut (8,7%), etj. Ndërsa vendet me të cilat eksportet kanë pasur rritjen më të madhe, janë: Kosova (9,8%), Greqia (0,3%), Gjermania (0,8%), etj.
Eksportet nuk ndalin rënien, tkurren 12% për janar-korrik/ Tekstilet e

Burimi: INSTAT
Gjatë këtij shtatëmujori vendi me të cilët Shqipëria ka pasur uljen më të madhe të eksporteve, në krahasim me një vit më parë, është: Italia (14,1%), Greqia (21,6%), Gjermania (11,9%), etj. Ndërsa vendet me të cilat eksportet kanë pasur rritjen më të madhe, janë: Kosova (0,1%), Kina (25,7%), etj.
Në muajin Korrik 2024, vendet me të cilët Shqipëria ka pasur rritjen më të madhe te importeve, janë: Italia (5,7%), Kina (29,6%), Turqia (19,9 %), etj. Ndërsa vendet me të cilat importet kanë pasur uljen më të madhe, janë: SHBA (5,2%), Spanja (8,3%), Kroacia (13,0%), etj.
Gjatë këtij shtatëmujori, vendet me të cilët Shqipëria ka pasur rritje më të madhe të importeve, në krahasim me një vit më parë, janë: Turqia (17,1%), Greqia (19,3%), Gjermania (6,0%), etj. Ndërsa vendet me të cilat importet kanë pasur uljen më të madhe janë: Italia (2,9%), Kina (3,7%), Maqedonia e Veriut (9,4%), etj.
Shkëmbimet tregtare me vendet e BE-së zënë 56,9%, të gjithë tregtisë. Në Korrik 2024, eksportet drejt vendeve të BE-së zënë 71,8% të eksporteve gjithsej dhe importet nga vendet e BE-së zënë 51,1% të importeve gjithsej. Partnerët kryesorë tregtarë janë: Italia (28,1%), Kina (9,2%), Greqia (7,3%) dhe Turqia (6,3%).
Shkëmbimet tregtare, për shtatëmujorin e parë 2024, me vendet e BE-së zënë 57,9 % të gjithë tregtisë. Në periudhën Janar – Korrik 2024, eksportet drejt vendeve të BE-së zënë 71,5% të eksporteve gjithsej dhe importet nga vendet e BE-së zënë 51,9% të importeve gjithsej. Partnerët kryesorë tregtarë janë: Italia (28,6%), Turqia (8,2%), Kina (7,7%) dhe Greqia (7,3%)./ Monitor.al
 
E shqiptova, se ke të drejtë logjikisht por shtetin e kontrollon Edi Rama realisht dhe në bashkëpunim me Genc Sejkon kanë vendosur ta mbiforcojnë Lekun duke nxitur ekonominë informale të betonit.
Nëse, jeton në Tiranë mendoj se ke vënë re nëpër shtylla reklamime që blejmë prona (shtëpi ) me para cash në këtë apo atë ZONË.
Dhe këto të duken rastësi!!!!!!????
Aq e pamundur qenka për strukturat shtetërore për të investiguar raste të tilla!!!
Luan, mos kalojmë nga dega në degë për të iu shmangur tematikës duke u marr me vitet dhe shpërndarjen e fajit gjetkë.

-Shoqatat e biznesit janë të kontrolluar nga Nikolin Jaka dhe antari socialist i këshillit bashkiakë të Tiranës.

Ja disa pika ku mendoj se forcimi i LEKUT ka avantazhet dhe disavantazhet e saja.

-Mallrat e importit zhvlerësohen duke rritur fuqinë blerëse të tyre, ndërkohë mallrat e eksportit po ashtu zhvlerësohen kur i dërgon jashtë nga ku sjell më pak të ardhura për prodhuesin.
Prodhuesi dëmtohet, ç'ka sjell një zinxhir tek të punësuarit e prodhuesit.
A kanë rënë çmimet e importit?
Pjesërisht mallrat serbe, ku mund ti blesh me 20% apo më lirë me ato shqiptare?
-Fasoneria për shkak të kontratave me € dhe rritjes së kostos përpunuese për shkak të mbivlerësimit të LEKUT duhet të kërkoj alternativa të reja ose rritje të vlerës nga kontratuesi, përndryshe shkon në kolaps ( njëra nga këto kompani gjermane Jozef Sibel u tërhoq nga Shqipëria duke i dërguar në Indi mallrat e para për ti qepur)
-Shqiptarët që sjellin remitancat (disavantazh i tyre) më pak fuqi blerëse në treg, nëse kanë patur dhe kanë akoma luhatje për ti tërhequr familjet jashtë kjo veç sa i nxit ato.
Kjo shpie në shpopullim dhe ulje konsumi, më tej vazhdon me më pak të ardhura.
Të punësuarit në Shqipëri iu rritet vlera e monedhës kur dalin jashtë Shqipërisë dhe në dukje rrogat i afrohen mesatares së Eu, por realisht dëmtohen për shkak të parasë informale që qarkullon nga burimet e paligjshme.
Përfundimi; forcimi i LEKUT veçse do nxis edhe më tepër braktisjen e Shqipërisë.
Të nënvizuarat janë parashikime të para 18 muajsh.
Dhe faktet po na tregojnë se parashikimet i paskem patur të sakta.
Nëse diçka prodhonim, sot prodhojmë më pak se diçka.
Sepse ATË e dëmtoj mbivlerësimi i LEKUT, që automatikisht sjell më pak të ardhura kur e eksporton.
Prina PARDHI!
Dhe diçka që mos harroj
Ju që sillni € në Shqipëri për të mbajtur familjen dhe ndihmuar të afërmit & familjarët mos harroni t'na votoni PARDHINË ose Arlindin & Tikun me Erion Velinë!
Këshillë miqësore.

Më poshtë shkrimi i monitor.al

Drama e eksporteve/ Në 2024-n u shënua rënia më e fortë në 3 dekada, fasoni drejt falimentit​

Të tre grupet kryesore “Tekstile dhe këpucë”, “Minerale, lëndë djegëse, energji”, “Materiale Ndërtimi, metale” ka shënuar rënie dyshifrore, teksa të gjitha grupet, përfshirë “Ushqime, pije, duhan” dhe “Makineri, pajisje, pjesë këmbimi”, që morën hov vitet e fundit, ishin negative.

Drama e eksporteve/ Në 2024-n u shënua rënia më e fortë

Të dhënat
TIRANË-
Zhvlerësimi i euros, rritja e kostove dhe konjuktura e pafavorshme ndërkombëtare kanë bërë që eksportet të shënojnë një rënie me 15.4% në 2024-n, sipas të dhënave të INSTAT. Në vitin 2024, eksportet në vend kanë shënuar rënien më të madhe të paktën që nga viti 2005, kur raportohen të dhënat më të hershme nga INSTAT. Ky është viti i dytë radhazi me ecuri negative, teksa në 2023, shitjet jashtë vendit ishin tkurrur me 10%, duke pasur një ecuri më negative edhe se periudha e pandemisë në 2020-n (-9%).
Të tre grupet kryesore “Tekstile dhe këpucë”, “Minerale, lëndë djegëse, energji”, “Materiale Ndërtimi, metale” ka shënuar rënie dyshifrore, teksa të gjitha grupet, përfshirë “Ushqime, pije, duhan” dhe “Makineri, pajisje, pjesë këmbimi”, që morën hov vitet e fundit, ishin negative.

Sipas INSTAT, gjatë vitit 2024 eksportet e mallrave arritën vlerën 373 mld lekë, duke u ulur me -15,4 %, krahasuar me një vit më parë. Grupet që kanë ndikuar negativisht në uljen vjetore të eksporteve, janë: “Minerale, lëndë djegëse, energji elektrike” me -5,3 pikë përqindje, “Tekstile dhe këpucë” me -4,8 pikë përqindje, “Materiale ndërtimi dhe metale” me -4,1 pikë përqindje.
Tkurrja u thellua në dhjetor. Sipas INSTAT, në Dhjetor 2024 eksportet e mallrave arritën vlerën 26 mld lekë, duke u ulur me -31,7 %, në krahasim me të njëjtën periudhë të një viti më parë. Gjatë muajit Dhjetor 2024, në uljen e eksporteve prej -31,7 %, kanë ndikuar grupet: “Materiale ndërtimi dhe metale” me -18,9 pikë përqindje, “Minerale, lëndë djegëse, energji elektrike” me -6,6 pikë përqindje, “Tekstile dhe këpucë” me -4,8 pikë përqindje etj.
Ndërsa pozitivisht kanë ndikuar grupet: “Ushqime, pije, duhan” me 0,3 pikë përqindje.
Sipas INSTAT, në nëntor 2024 eksportet ishin ulur me -8.5 %, në krahasim me të njëjtën periudhë të një viti më parë. Trendi u përmirësua në raport me tetorin, kur rënia ishte 15.2%. Në shtator tkurrja ishte 8.5%, në gusht rënia ishte 18%, në korrik tkurrja ishte 12% dhe në qershor ishte 8.9%. Në maj, tkurrja me bazë vjetore ishte 12,4%. Në Prill 2024 eksportet e mallrave ishin rritur për herë të parë pas shumë muajsh me 1,8% me bazë vjetore. Në mars eksportet ishin tkurrur me -21%, në shkurt me -16.1% dhe në janar me- 29.2%.
Në dhjetor eksportet e tekstile e këpucë, grupi më i madh eksportues në vend ranë me 20%, nga 10.7% që ishte tkurrja për nëntorin. Për gjithë vitin, eksportet e tekstileve- këpucë ishin 105 miliardë lekë, me një tkurrje prej 17% me bazë vjetore.
Edvin Prençe kryetari i Shoqatës ProEksport Albania tha për Monitor se, “vështirësitë në sektor janë krijuar nga rënia e vazhdueshme e monedhës europiane euro që redukton të ardhurat e tyre kur konvertohen në lekë. Në kahun tjetër ai thotë se kërkesa në Europë është ulur, sidomos në muajt e dimrit rënie e kontratave ndihet më shumë.
“Vështirësitë për sektorin ishin me të forta përgjatë muajit dhjetor. Deri në mars të 2025 trendi do të vijojë të jetë i njëjtë. Rritja e kostove pamundëson shumë drejtues të fabrikave të kenë likuiditet të lartë për investime” tha ai.
Sipas shoqatës nga muaji nëntor i vitit 2023 deri në muajin nëntor 2024, në sektor llogariten mbi 10 mijë vende pune të shkurtuara dhe rreth 50 biznese që kanë mbyllur aktivitetin.
Prençe thotë se, në muajin janar 2025 rënia do të jetë edhe me e fortë, pasi disa klientë priten të mbyllin vitin që të ndërprisnin kontratën në Shqipëri. Sipas tij ky janari do të jetë më i vështiri vitit të fundit.
Minerale, lëndë djegëse rënie 25%
Eksportet në grupin “Minerale, lëndë djegëse, energji” ranë me 32% në dhjetor. Ky grup ndikohet nga ecuria e Bankers Petroleum, eksportuesi më i madh në vend dhe nga tregtimi i energjisë elektrike, që lidhet me motin. Për 12 mujorin, ky grup shënoi eksporte me vlerë gati 70 miliardë lekë, me tkurrje 25%.
Materiale ndërtimi dhe metale, mbylla e Kurum ul eksportet me 71% në dhjetor
“Materialet e ndërtimit dhe metalet” ishin grupi me rënien më të fortë në dhjetor. Ky grup ndikohet nga ecuria e Kurum, përpunuesit të çelikut, që është një nga eksportuesit më të mëdhenj në vend dhe që në gusht mbylli fabrikën për shkak të vështirësive pas rritjes së kostove.
Në nëntor, ky grup ra thellë me 71%, pas tkurrjes me 43%, në nëntor. Për 12 mujorin, sektori është me një rënie prej 22%.
Ushqime pije e duhan me rritje të lehtë në dhjetor
“Ushqime pije e duhan”, shënuan një rritje të lehtë në dhjetor prej 2%, pas zgjerimit me gati 18% në nëntor. Për 12 mujorin, ky grup ka rënë me -4.3%.
Eksportuesit pohojnë se sasitë e eksportuara vijojnë të jenë të larta, ndërsa rënia e muajve të mëparshëm ka qenë e lidhur kryesisht me çmimet e ulëta.
Makineri, pajisje, pjesë këmbimi i rikthehen rënies
“Makineri, pajisje, pjesë këmbimi” ishin grupi tjetër që shfaqi ecuri të mirë vitet e fundit, si rrjedhojë e hyrjes së fabrikave që montonin pjesë për industrinë automotive.
Por edhe ky grup po vuan nga zhvlerësimi i euros, rritja e kostove dhe mungesa e fuqisë punëtore. Në dhjetor grupi ra me 5.9%, pasi ishte zgjeruar me 15% në nëntor.
Për 12 mujorin, grupi është tkurrur me rreth 4%. Përfaqësues të kompanive automotive që prodhojnë fasoneri të thjeshtë në vendin tonë pohojnë se ka një rënie të kërkesës apo shitjeve për shkak të situatës së përgjithshme në tregun e automobilave në Europë.
Sipas tyre kompanitë e mëdha europiane si Stellantis, Renault Group, Volkswagen kanë reflektuar rënie kërkese. Një faktor tjetër është edhe rritja e ofertës dhe konkurrencës nga makinat elektrike të markave kineze.
Rënia e eksporteve dhe rritja e importeve thellojnë ndjeshëm deficitin tregtar
Ndërsa shitjet jashtë vendit kanë rënë, blerjet e mallrave nga importi janë rritur, duke theluar ndjeshëm deficitin tregtar.
Sipas INSTAT, Gjatë vitit 2024 eksportet e mallrave arritën vlerën 373 mld lekë, duke u ulur me -15,4 %, krahasuar me një vit më parë, ndërkohë importet e mallrave arritën vlerën 894 mld lekë, duke u rritur me 2,5 %, krahasuar me një vit më parë. Deficiti tregtar arriti vlerën 522 mld lekë, duke u rritur me 20,7 %, krahasuar me vitin 2023./ Monitor
 
Last edited:
Back
Top