Guest viewing is limited
  • Përshëndetje Vizitor!

    Nëse j’u shfaqet ky mesazh, do të thotë se ju nuk jeni regjistruar akoma. Edhe pse nuk jeni regjistruar, ju arrini të shihni pjesën më të madhe të seksioneve dhe diskutimeve të forumit, por akoma nuk gëzoni të drejten për të marrë pjesë në to dhe në avantazhet e të qënurit anëtar i këtij komuniteti. J’u lutem:REGJISTROHUNI që të dërgoni postime dhe mesazhe në Forum-Al.

    Regjistrohu !

Leku bëhet ‘buldozer’. Merr përpara të gjitha monedhat e huaja

Do e cojne euron 0,50 qe rrogat te kapin ato te BE lol

Me 75,000 All do i hapemi bythesh italjonve qe marrim 1500 eur n'muaj 😂
 
E shqiptova, se ke të drejtë logjikisht por shtetin e kontrollon Edi Rama realisht dhe në bashkëpunim me Genc Sejkon kanë vendosur ta mbiforcojnë Lekun duke nxitur ekonominë informale të betonit.
Nëse, jeton në Tiranë mendoj se ke vënë re nëpër shtylla reklamime që blejmë prona (shtëpi ) me para cash në këtë apo atë ZONË.
Dhe këto të duken rastësi!!!!!!????
Aq e pamundur qenka për strukturat shtetërore për të investiguar raste të tilla!!!
Luan, mos kalojmë nga dega në degë për të iu shmangur tematikës duke u marr me vitet dhe shpërndarjen e fajit gjetkë.

-Shoqatat e biznesit janë të kontrolluar nga Nikolin Jaka dhe antari socialist i këshillit bashkiakë të Tiranës.

Ja disa pika ku mendoj se forcimi i LEKUT ka avantazhet dhe disavantazhet e saja.

-Mallrat e importit zhvlerësohen duke rritur fuqinë blerëse të tyre, ndërkohë mallrat e eksportit po ashtu zhvlerësohen kur i dërgon jashtë nga ku sjell më pak të ardhura për prodhuesin.
Prodhuesi dëmtohet, ç'ka sjell një zinxhir tek të punësuarit e prodhuesit.
A kanë rënë çmimet e importit?
Pjesërisht mallrat serbe, ku mund ti blesh me 20% apo më lirë me ato shqiptare?
-Fasoneria për shkak të kontratave me € dhe rritjes së kostos përpunuese për shkak të mbivlerësimit të LEKUT duhet të kërkoj alternativa të reja ose rritje të vlerës nga kontratuesi, përndryshe shkon në kolaps ( njëra nga këto kompani gjermane Jozef Sibel u tërhoq nga Shqipëria duke i dërguar në Indi mallrat e para për ti qepur)
-Shqiptarët që sjellin remitancat (disavantazh i tyre) më pak fuqi blerëse në treg, nëse kanë patur dhe kanë akoma luhatje për ti tërhequr familjet jashtë kjo veç sa i nxit ato.
Kjo shpie në shpopullim dhe ulje konsumi, më tej vazhdon me më pak të ardhura.
Të punësuarit në Shqipëri iu rritet vlera e monedhës kur dalin jashtë Shqipërisë dhe në dukje rrogat i afrohen mesatares së Eu, por realisht dëmtohen për shkak të parasë informale që qarkullon nga burimet e paligjshme.
Përfundimi; forcimi i LEKUT veçse do nxis edhe më tepër braktisjen e Shqipërisë.

Alarmi i prodhimit, industria dhe bujqësia hyjnë në recesion​

Sektori prodhues në vendin tonë ka hyrë në një fazë të gjatë recensioni. Të dhënat e fundit të INSTAT tregojnë se bujqësia ra për të katërtin vit radhazi me 2024, ndërsa industria ra për të dytin vit. Prodhimi bujqësor ra me -1.1% më 2024 nga -1.8 më 2023, ndërsa sektori i industrisë shënoi rënie me -6.7%, më e forta që nga pandemia 2020.

Në sektorin e bujqësisë ishin të punësuar 32.2 për qind të totalit të punonjësve dhe në industri rreth 13.4%. Të dy këto sektorë kontribuuan në 45.7 për qind të totalit të punësimit me 2023, sipas INSTAT. Që nga viti 2019 kontributi i bujqësisë në punësim erdhi më rënie me 4 pikë për qind, ndërsa industria mbajti të njëjtën peshë.

Të dhëna më të detajuara tregojnë se, bujqësia është në trajektore rënëse kryesisht për shkak të zhvillimeve negative në fermat familjare së fortë të sektorit të blegtorisë. Në dekadën e fundit numri i kafshëve për qumësht dhe mish gati është përgjysmuar prej falimentit të fermave të vogla.
Rënia e popullsisë në fshatra dhe plakja e saj ka bërë që fermat e vogla familjare me kafshë të shuhen. Për të njëjtat arsye ka rënë edhe prodhimi bujqësor në fushë. Fermat familjare për vetë-konsum janë në faliment të vazhdueshëm nga pakësimi dhe plakja e popullsisë në fshat.
Prodhimi bujqësor po organizohet në formë biznesesh me sera për eksport. Për shkak të këtij tranzicioni tani fermerët që prodhonin për vetë-konsum janë kthyer në konsumatorë që nxisin rritjen e importeve të prodhimeve bujqësore nga jashtë. Në bashkitë e vogla pothuajse nuk ka ma tregje fshatarësh.

Prodhimi bujqësor është ndikuar negativisht edhe nga mungesa e subvencioneve dhe bllokimi i fondeve IPARD. Këtë vit financimet nga skema e kombëtare janë rreth 75 milionë euro nga të cilat 70 për qind janë shpenzime operacionale dhe vetëm 30 për qind e fondit është investim që shton prodhimin.​

Sakaq, sektori i industrisë hyri në vitin e dytë të rënies me 2024 prej faktorëve që lidhen kryesisht me rënies e vlerës së euros dhe rritjes së kostove te brendshme. Rënia e euros nga niveli 122 lekë më 2021 në më pak se 100 lekë vitin e kaluar uli të ardhurat e eksportuesve duke bërë që shumë kompani të mbyllin aktivitetin.
Vetëm fabrikat e veshjeve dhe këpucëve kanë shkurtuar gati një të pestën e vendeve të punës vitin e kaluar sipas të dhënave nga statistikat afatshkurtra.
Modeli ekonomik i vendit po zhvendoset nga shpejtësi nga prodhimit te shërbimet dhe tregtia, pas një përpjekje për dekada për të krijuar produkte “Made in ALbania”. Ekspertë të ekonomisë mendojnë se prodhimi përgjithësisht integron ekonomitë në zinxhirët e lartë të vlerës. Psh gjatë pandemisë Covid-19, ku bota u vendos nën masa kufizuese vendet që kishin ekonomi prodhuese shënuan rënie me të ulët se ato që ishin të bazuar në shërbime sidomos turizëm./ Monitor
Po citoj vetëveten, për të treguar se parashikimi im mbi industrinë është mjaft I saktë.
Diku, diku kam cituar edhe bujqësinë
"Me Pardhinë & shokun Edberr Shqipërinë do e bëjmë beterr"
 
Prodhimi në krizë, bujqësia në tkurrje për të pestin vit, industria për të tretin​

Sektorët prodhues në vend, industria dhe bujqësia, baza e zhvillimit të qëndrueshëm dhe gjenerues të punësimit, janë në një krizë të thellë.

Të dhënat zyrtare të INSTAT tregojnë se bujqësia shënoi rënie vjetore në 3-mujorin e parë 2025 me 2.76 për qind, ndërsa sektori i industrisë përpunuese me -7.46 për qind, rënia më e fortë që nga tremujori i parë i vitit 2020 ku lëvizjet u bllokuan nga pandemia.
Bujqësia hyri në vitin e pestë të rënies më 2025, ndërsa industria në të tretin.
Rënia e bujqësisë dhe industrisë në ekonomi është një sinjal negativ për zhvillimin afatgjatë të vendit, pasi këta dy sektorë përbëjnë një pjesë të rëndësishme të prodhimit, punësimit dhe ekuilibrit tregtar të vendit.
Bujqësia, pyjet dhe peshkimi përbëjnë rreth 16% të PBB-së në Shqipëri dhe është punëdhënësi më i madh në vend me mbi 32 % të totalit me 2023, kjo përqindje është edhe më e lartë veçanërisht në zonat rurale.
Rënia e bujqësisë po krijon varësi më e madhe nga importet e ushqimeve, çka rrit deficitin tregtar dhe ndjeshmërinë ndaj luhatjeve të çmimeve globale.
Ky zhvillim lajmëron rritje të çmimeve të ushqimeve në vijim. Për herë të parë më 2024 Eurostat përllogariti se çmimet mesatare të Ushqimeve në Shqipëri janë më të larta sa mesatarja e vendeve të BE-së.
Eurostat, për herë të parë në 2024, çmimet e ushqimeve në Shqipëri janë më të shtrenjta se në Europë
Të dhëna më të detajuara tregojnë se, bujqësia është në trajektore rënëse kryesisht për shkak të zhvillimeve negative në fermat familjare së fortë të sektorit të blegtorisë. Në dekadën e fundit numri i kafshëve për qumësht dhe mish gati është përgjysmuar prej falimentit të fermave të vogla.
Si po “zhduken” lopët e qumështit, në 10 vite tkurren me 37%, qarqet me rënien më të madhe
Rënia e popullsisë në fshatra dhe plakja e saj ka bërë që fermat e vogla familjare me kafshë të shuhen. Për të njëjtat arsye ka rënë edhe prodhimi bujqësor në fushë. Fermat familjare për vetë- konsum janë në faliment të vazhdueshëm nga pakësimi dhe plakja e popullsisë në fshat.
Gjithashtu sektori i industrisë ka hyrë në një krizë të thellë me rënie për të pestin tremujorin radhazi, teksa industria përpunuese është në vitin e tretë të rënies. Industria (përpunimi, energjia, minierat, etj.) zë afërsisht 10% të PBB-së, duke kontribuar në mbi 13 % të punësimit total me 2023.
Fabrikat kanë hyrë në një krizë pa kthim nga rënia e fortë e euros, rritja e kostove të brendshme nga rritja e pagës minimale e kombinuar më rënie kërkesës nga jashtë.
Rënia e industrisë shënon efekt domino pasi është e lidhur me logjistikën, energjinë, ndërtimin dhe punësimin. Industria, veçanërisht përpunimi, është më e ndjeshme ndaj krizave ekonomike dhe cikleve globale. Rimëkëmbja e fortë pas pandemisë u zëvendësua nga një ngadalësim dhe më pas rënies së theksuar në 2024.
Rënia e bujqësisë dhe industrisë në Shqipëri në vitet e fundit ka një ndikim negativ të drejtpërdrejtë në rritjen ekonomike, në mirëqenien e qytetarëve dhe në aftësinë e vendit për të tërhequr investime afatgjata.
Rritja ekonomike pa themele në prodhim dhe bujqësi rrezikon të mbetet e paqëndrueshme dhe e ndërtuar mbi sektorë jo-produktivë, si ndërtimi apo konsumi i pakontrolluar.
Revista Monitor
 
Do e cojne euron 0,50 qe rrogat te kapin ato te BE lol

Me 75,000 All do i hapemi bythesh italjonve qe marrim 1500 eur n'muaj 😂
Vend ngordhesire v. k.. isha vjet ne nentor.
Shume mjerim dhe varferi atje!
Takova nje shok te vjeter, dikur brilliant, ishte katandisur per faqe te zeze. Se ka lene kurre shqiperine.
 
Eksportet, rënie me 6.9% në nëntor,

11-mujori mbyllet me -7%

Pas një përmirësimi të lehtë në tetor, eksportet e mallrave shqiptare jashtë vendit shënuan rënie vjetore me 6.9% në nëntor, teksa në të gjithë 11 -mujorin tkurrja ishte 7%, sipas të dhënave zyrtare të INSTAT.

Në këtë 11-mujor, eksportet e mallrave arritën vlerën 319 mld lekë, duke u ulur me 24 miliardë lekë ose 7%.
Më herët, INSTAT kishte raportuar se vlera zyrtare e eksporteve ishte rritur me 3.5% në 8-mujor. Kjo rritje kishte ardhur tërësisht për shkak të përfshirjes në llogaritje të mallrave që kalojnë nga Shqipëria tranzit drejt Kosovës, çka pothuajse dyfishoi artificialisht shitjet drejt Kosovës, duke ndikuar dhe në përmirësimin e shifrës totale.
Por, rritja e fortë e eksporteve me Kosovën kishte të bënte me faktin se që nga 1 janari 2025 tranzitet e karburantit drejt Kosovës raportohen edhe si ri eksporte, duke ndikuar në zgjerimin e fortë të eksporteve në vlerë, konkretisht të grupit minerale, lëndë djegëse dhe energji.
Sipas të dhënave të rishikuara të INSTAT, ndikimin në tendencën rënëse si në shtator dhe për 11 mujorin e ka dhënë grupi materiale ndërtimi e metale, si rrjedhojë e mbylljes së aktivitetit të Kurum dhe më pak minerale, lëndë djegëse e energji. Eksportet e tekstileve e këpucë u rikuperuan në shtator dhe për 11 mujorin janë me një rënie -1.2%.
Si njëmbëdhjete mujor, importet janë ulur me 1,0%, krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit 2024
Gjatë muajit Nëntor 2025, në rënien e eksporteve prej 6,9%, negativisht kanë ndikuar grupet: “Minerale, lëndë djegëse, energji elektrike” me -4,0 pikë përqindje dhe “Tekstile dhe këpucë” me -1,0 pikë përqindje. Pozitivisht kanë ndikuar grupet: “Makineri, pajisje dhe pjesë këmbimi” me +0,4 pikë përqindje dhe “Produkte kimike dhe plastike” dhe “Materiale ndërtimi dhe metale” me nga +0,3 pikë përqindje.
Deficiti tregtar arriti vlerën 488 mld lekë në 11 mujor, duke u rritur me 3,4%, krahasuar me të njëjtën periudhë të 2024.
Eksporte e tekstile e këpucë në rënie të vazhdueshme
Eksportet e tekstile e këpucë kanë shënuar luhatje të shumta përgjatë muajve të parë të këtij viti, me rënie e rritje të lehta.
Në nëntor eksportet në këtë grup ranë me -3.2%, pas rritjes se lehtë në shtator. Bizneset e sektorit pohojnë se situata po bëhet gjithnjë e më vështirë nga rënia e kërkesës në tregjet ndërkombëtarë dhe rritja e kostove të brendshme që po largon klientët nga Shqipëria. Për 9-mujorin tendenca është negative e lehtë, me një rënie prej -1.2% me bazë vjetore.
Sektori është në vështirësi dhe falimentet po shtohen dita e ditës. Sipas tyre prodhimi i veshjeve dhe këpucëve në të gjithë Europën dhe në Shqipëri është në vështirësi për shkak të konkurrencës së veshjeve nga aplikacionet Kineze Shein dhe TEMU.
Materiale ndërtimi i kthehen rritjes
“Materialet e ndërtimit dhe metalet” pas një rënie të vazhdueshme këtë vit u rriten në tetor dhe nëntor. Gjatë muajit të kaluar eksportet në këtë grup u rriten me 2.7%. Për 10–mujorin, ky grup ra me 27.6%. Sektori po vuan nga kërkesa e dobët rajonale dhe tkurrja e çmimeve.
Ushqime pije e duhan me rënie në nëntor
“Ushqime pije e duhan”, një nga grupet me ecurinë më të mirë vitet e fundit po shënon rritje, por në nëntor edhe eksportet në këtë grup ranë me -5.2%. Fermerët pohuan se sezoni i ngrohte në Rajon ka ulur kërkesën për prodhim nga vendi ynë. Në janar-nëntor, ky grup u rrit me 5.8%, teksa në nëntor eksportet në këtë grup ranë. Eksportet e ushqimeve dhe pijeve u rriten në sasi më shumë se në në vlerë në janar -nëntor me rreth 5.8 për qind më shumë se njëjta periudhë e vitit të mëparshëm, për shkak të shtimit të shitjeve jashtë vendit të shalqirit. Rritja e eksporteve të bostanorëve shtoi sasinë por jo vlerën, pasi një kilogram prej tyre shitet me lirë se sa një kilogram perime.
Minerale, lëndë djegëse, energji, përmbyset rritja!
Deri për 8 mujorin, INSTAT raportoi një rritje prej 51% për grupin e mineraleve, lëndëve djegëse e energjisë, që në fakt u ndikua nga llogaritja e ri eksporteve drejt Kosovës, si eksporte shqiptare.
Pas rishikimit të shifrave, për 11 mujorin, INSTAT raportoi që shitjet e këtij grupi, që realisht ndikohen kryesisht nga nafta e Bankers Petroleum dhe energjia elektrike, kanë rënë me -8.6%, duke u kthyer në realitet. Në nëntor eksportet në këtë grup shënuan rënie vjetore me -25.6%.
Makineritë e pajisjet rriten në nëntor
Grupi “Makineri, pajisje, pjesë këmbimi” iu kthye rritjes në nëntor me 3.5%, ndërsa për 11 mujorin zgjerimi është 5.5%. Ky grup po vuan zhvlerësimi i euros, rritja e kostove dhe mungesa e fuqisë punëtore.
Rritet deficiti tregtar
Deficiti tregtar i këtij muaji është 49 mld lekë, duke u rritur me 5,4%, krahasuar me Tetor 2024 dhe me 1,6%, në krahasim me Shtator 2025. Në këtë dhjetëmujor eksportet e mallrave arritën vlerën 291 mld lekë, duke u ulur me 7,0%, ndërkohë importet e mallrave arritën vlerën 737 mld lekë, duke u ulur me 0,8%, krahasuar me një vit më parë. Deficiti tregtar arriti vlerën 445 mld lekë, duke u rritur me 3,8%, krahasuar me të njëjtën periudhë të 2024.
Bien eksportet me Italinë dhe Kosovën
Në muajin Nëntor 2025, vendet me të cilët Shqipëria ka pasur uljen më të madhe të eksporteve, në krahasim me Nëntor 2024 janë Italia (7,6 %), Gjermania (22,1 %), Spanja (17,6%), etj.
Ndërsa vendet me të cilat eksportet kanë pasur rritjen më të madhe, janë: Kosova (6,9%), Greqia (6,2%), Kina (0,1), etj. Gjatë këtij njëmbëdhjetëmujori vendet me të cilët Shqipëria ka pasur uljen më të madhe të eksporteve, në krahasim me një vit më parë, janë: Italia (10,7%), Kosova (11,2%) dhe Kina (0,1%).
Ndërsa vendet me të cilat eksportet kanë pasur rritjen më të madhe, janë: Greqia (6,7%) Gjermania (2,3%) dhe Spanja (23,6%).
Në muajin Nëntor 2025, vendet me të cilët Shqipëria ka pasur uljen më të madhe te importeve, janë: Italia (1,5%), Greqia (2,8%), Gjermania (8,9%). Ndërsa vendet me të cilat importet kanë pasur rritjen më të madhe, janë: Kina (7,4%), Turqia (17,0%), SHBA (10,3%) etj.
Në Nëntor 2025, eksportet drejt vendeve të BE-së zënë 74,8% të eksporteve gjithsej dhe importet nga vendet e BE-së zënë 51,8% të importeve gjithsej.
Në periudhën Janar-Nëntor 2025, eksportet drejt vendeve të BE-së zënë 73,1% të eksporteve gjithsej dhe importet nga vendet e BE-së zënë 51,3% të importeve gjithsej. Partnerët kryesorë tregtarë janë: Italia (27,2 %), Kina (10,4%), Greqia (7,7%) dhe Turqia (7,3%).
Ulen importet nga Turqia dhe Italia rriten nga Kina
Gjatë këtij 11–mujori, vendet me të cilët Shqipëria ka pasur uljen më të madhe të importeve, në krahasim me një vit më parë, janë: Italia (1,8%), Turqia (12,5%) dhe Gjermania (6,2%). Ndërsa vendet me të cilat importet kanë pasur rritje më të madhe janë: Kina (22,6%), Greqia (3,5%) dhe Kosova (2,2%).
Monitor
P.s
Akoma nuk e kanë kuptuar midhjetantët se rënia e prodhimit të brendshëm, çon në kolaps ekonomik.
Nuk mbahet shoqëria me import (pra me taksë doganore) por me të kundërtën e asaj.
Kur vlerat e eksportit të tejkalojnë atë të importit, duhet pranuar se shoqëria është në zhvillim e përparim.
Ahhhhhhhh, harrova
Ne eksportojmë qenie njerëzore, të rinjët
E pafalshme.
 
E ke thene fiks, ne nuk exportojme asgje me shume se veten tone, e kjo ne Iliri tani e 2300 vite te pakten.
Te kuptosh per çfare flas, mjafton nje udhetim me avion per 2/3 ore...
Qe ne momentin kur ngrihesh ne ajer, ne tokat tona sheh karikatura si ato te gazetave komuniste, pa nje rend, te thara, te shkrira, te shemtuara...
Mjafton te dalesh perballe nesh 90km ne Bari e fillon e sheh ara e toka te sistemuara, te lëvruara, toka jeshile e plot energji e jete..
E ky spektakel natyre vazhdon deri ne Skandinavi, deri aty ku debora mbulon token 6 muaj.
Jemi popull budalla, po aq budalla ama, saqe ata qe na qeverisin e rrjepin per se gjalli na levdojne per inteligjencen tone, e ne nuk kemi pike dyshimi qe ata kane te drejte.
 
  • Like
Reactions: par

Alarmi i prodhimit, industria dhe bujqësia hyjnë në recesion​

Sektori prodhues në vendin tonë ka hyrë në një fazë të gjatë recensioni. Të dhënat e fundit të INSTAT tregojnë se bujqësia ra për të katërtin vit radhazi me 2024, ndërsa industria ra për të dytin vit. Prodhimi bujqësor ra me -1.1% më 2024 nga -1.8 më 2023, ndërsa sektori i industrisë shënoi rënie me -6.7%, më e forta që nga pandemia 2020.

Në sektorin e bujqësisë ishin të punësuar 32.2 për qind të totalit të punonjësve dhe në industri rreth 13.4%. Të dy këto sektorë kontribuuan në 45.7 për qind të totalit të punësimit me 2023, sipas INSTAT. Që nga viti 2019 kontributi i bujqësisë në punësim erdhi më rënie me 4 pikë për qind, ndërsa industria mbajti të njëjtën peshë.

Të dhëna më të detajuara tregojnë se, bujqësia është në trajektore rënëse kryesisht për shkak të zhvillimeve negative në fermat familjare së fortë të sektorit të blegtorisë. Në dekadën e fundit numri i kafshëve për qumësht dhe mish gati është përgjysmuar prej falimentit të fermave të vogla.
Rënia e popullsisë në fshatra dhe plakja e saj ka bërë që fermat e vogla familjare me kafshë të shuhen. Për të njëjtat arsye ka rënë edhe prodhimi bujqësor në fushë. Fermat familjare për vetë-konsum janë në faliment të vazhdueshëm nga pakësimi dhe plakja e popullsisë në fshat.
Prodhimi bujqësor po organizohet në formë biznesesh me sera për eksport. Për shkak të këtij tranzicioni tani fermerët që prodhonin për vetë-konsum janë kthyer në konsumatorë që nxisin rritjen e importeve të prodhimeve bujqësore nga jashtë. Në bashkitë e vogla pothuajse nuk ka ma tregje fshatarësh.

Prodhimi bujqësor është ndikuar negativisht edhe nga mungesa e subvencioneve dhe bllokimi i fondeve IPARD. Këtë vit financimet nga skema e kombëtare janë rreth 75 milionë euro nga të cilat 70 për qind janë shpenzime operacionale dhe vetëm 30 për qind e fondit është investim që shton prodhimin.​

Sakaq, sektori i industrisë hyri në vitin e dytë të rënies me 2024 prej faktorëve që lidhen kryesisht me rënies e vlerës së euros dhe rritjes së kostove te brendshme. Rënia e euros nga niveli 122 lekë më 2021 në më pak se 100 lekë vitin e kaluar uli të ardhurat e eksportuesve duke bërë që shumë kompani të mbyllin aktivitetin.
Vetëm fabrikat e veshjeve dhe këpucëve kanë shkurtuar gati një të pestën e vendeve të punës vitin e kaluar sipas të dhënave nga statistikat afatshkurtra.
Modeli ekonomik i vendit po zhvendoset nga shpejtësi nga prodhimit te shërbimet dhe tregtia, pas një përpjekje për dekada për të krijuar produkte “Made in ALbania”. Ekspertë të ekonomisë mendojnë se prodhimi përgjithësisht integron ekonomitë në zinxhirët e lartë të vlerës. Psh gjatë pandemisë Covid-19, ku bota u vendos nën masa kufizuese vendet që kishin ekonomi prodhuese shënuan rënie me të ulët se ato që ishin të bazuar në shërbime sidomos turizëm./ Monitor
Po citoj vetëveten, për të treguar se parashikimi im mbi industrinë është mjaft I saktë.
Diku, diku kam cituar edhe bujqësinë
"Me Pardhinë & shokun Edberr Shqipërinë do e bëjmë beterr"
Shqipëria importon mbi 70% të produkteve bujqësore e blegtorale. Një vend bujqësor me 50% të popullsisë në fshat nuk siguron dot as ushqimet. Kaq mjafton për të kuptuar se në çfarë gjendje është katandisur ekonomia. Vetëm ndërtimi e mban gjallë në aparencë ekonominë por me një kosto që shqiptarët do ta paguajnë gjatë edhe pas 100 vjetësh. Rroftë droga se për misër e grurë kemi maru
 
Last edited:
E shqiptova, se ke të drejtë logjikisht por shtetin e kontrollon Edi Rama realisht dhe në bashkëpunim me Genc Sejkon kanë vendosur ta mbiforcojnë Lekun duke nxitur ekonominë informale të betonit.
Nëse, jeton në Tiranë mendoj se ke vënë re nëpër shtylla reklamime që blejmë prona (shtëpi ) me para cash në këtë apo atë ZONË.
Dhe këto të duken rastësi!!!!!!????
Aq e pamundur qenka për strukturat shtetërore për të investiguar raste të tilla!!!
Luan, mos kalojmë nga dega në degë për të iu shmangur tematikës duke u marr me vitet dhe shpërndarjen e fajit gjetkë.

-Shoqatat e biznesit janë të kontrolluar nga Nikolin Jaka dhe antari socialist i këshillit bashkiakë të Tiranës.

Ja disa pika ku mendoj se forcimi i LEKUT ka avantazhet dhe disavantazhet e saja.

-Mallrat e importit zhvlerësohen duke rritur fuqinë blerëse të tyre
Shumë pak, ose aspak ulje çmimesh të mallrave të importuara.
, ndërkohë mallrat e eksportit po ashtu zhvlerësohen kur i dërgon jashtë nga ku sjell më pak të ardhura për prodhuesin.
Prodhuesi dëmtohet, ç'ka sjell një zinxhir tek të punësuarit e prodhuesit.
Video më poshtë argumenton shkrimin tim të para tre viteve.
A kanë rënë çmimet e importit?
Pjesërisht mallrat serbe, ku mund ti blesh me 20% apo më lirë me ato shqiptare?
-Fasoneria për shkak të kontratave me € dhe rritjes së kostos përpunuese për shkak të mbivlerësimit të LEKUT duhet të kërkoj alternativa të reja ose rritje të vlerës nga kontratuesi, përndryshe shkon në kolaps ( njëra nga këto kompani gjermane Jozef Sibel u tërhoq nga Shqipëria duke i dërguar në Indi mallrat e para për ti qepur)
Njëjtë me argumentin e sjellur më lart. Pra ulje të prodhimit, automatikisht më pak të ardhura e më shumë të papunë.
-Shqiptarët që sjellin remitancat (disavantazh i tyre) më pak fuqi blerëse në treg, nëse kanë patur dhe kanë akoma luhatje për ti tërhequr familjet jashtë kjo veç sa i nxit ato.
Kjo shpie në shpopullim dhe ulje konsumi, më tej vazhdon me më pak të ardhura.
Të punësuarit në Shqipëri iu rritet vlera e monedhës kur dalin jashtë Shqipërisë dhe në dukje rrogat i afrohen mesatares së Eu, por realisht dëmtohen për shkak të parasë informale që qarkullon nga burimet e paligjshme.
Përfundimi; forcimi i LEKUT veçse do nxis edhe më tepër braktisjen e Shqipërisë.
Prandaj fasulet tona kushtojnë 4-5 euro për kg, dhe ajo nga Egjipti 1.5-2 euro për kg.
Po hajde shpjegoua patronazhistëve, hajde!
 
Euro zbriti 95 lekë si kurrë më parë
Të gjitha parashikimet i mija tek kjo tematikë kanë dalë.
1) Fasoneria me mijëra të larguar nga puna, bujqësia me rënie të theksuar eksporti
2) Mallra importi që KURRË nuk u zhvlerësuan për shkak të rënies së euros.
3) Mijëra e mijëra shqiptarë që sjellin remitancat në Atdhe të dëmtuar rëndë prej zhvlerësimit të euros.
4) Rritje e fortë e KOSTOS së jetesës.
 
Kjo eshte me te futme se kur u be leku me i forte se euro dhe dollari 🤦‍♀️ pastrim parash nga hajdutet .. atje ca ste pret ! mjere njerzit e shkrete si ia dalin !
 
Tan Dulaku kur u pyet a do ulen çmimet e apartameteve u pergjigj: JO, me arsyen qe eur dhe dollari pritet te bien akoma me shume kundrejt lekut.
 
Back
Top