• Përshëndetje Vizitor!

    Nëse j’u shfaqet ky mesazh, do të thotë se ju nuk jeni regjistruar akoma. Edhe pse nuk jeni regjistruar, ju arrini të shihni pjesën më të madhe të seksioneve dhe diskutimeve të forumit, por akoma nuk gëzoni të drejten për të marrë pjesë në to dhe në avantazhet e të qënurit anëtar i këtij komuniteti. J’u lutem:REGJISTROHUNI që të dërgoni postime dhe mesazhe në Forum-Al.

    Regjistrohu !

Qytetarët rrëzuan gardhin në zonën e mbrojtur Pish Poro-Nartë

Te thash qe numri eshte fake, nuk eshte real.
Pergjigja eshte e thjeshte, 50 mije duhen per referendum, pse hezitojne kur i kane? :p
Nuk po e kupton cfare po them....
Mjafton një klikim te SING dhe opala u llogarit si numer.
 
Nuk po e kupton cfare po them....
Mjafton një klikim te SING dhe opala u llogarit si numer.
E kuptova te thash dhe e di si funksionon.
Eshte e thjeshte fare, le te dalin ne cdo qytet me formular dhe te mbledhin se paku 50 mije firma...nuk e bejne dot.
Edhe sikur ti mbledhin do shikojne se sa vota do marrin
 
Last edited:
Tallesh ti ... po ne ja kemi hap portat me lohë , tl gjitha të dhënat tona çifutët i kanë në dorë... po armë nuk na japin se jemi gjaknxehtë, i japin Serbisë ...
Po efhe ne kemi Kajo Karafilin ...
Po serbia nuk po u jep Vlorë për t'a bërë çifute
O edlin duhet qe ti ndash dhe ti kuptosh gjerat se c’do gje shkon per fije te perit dhe perkrah njera tjetres .

Une nuk ja kam friken Izraelit ne lidhje me ne se Izraeli ka Europen mbi koke , plus Izraeli dihet qe eshte Amerika perfshire edhe faktin qe ne historikisht e kemi ndihmuar k’te popull … por jam kam friken Grekut dhe Serbit dhe k’to me sa shikoj une syte dhe kthetrat thelle e thelle i kane akoma tek ne .

Dhe mbaje mend .. nese Shqiperia humbet shansin per te hyre ne EU … God help us .
 

‘Na provokuan mbështetësit e Arlind Qorit’, zv.kryetarja e FRPD-së sqaron konfrontimin në protestë: U acaruan kur thamë ‘poshtë komunizmi’​


‘Na provokuan mbështetësit e Arlind Qorit’, zv.kryetarja e



Anëtarja e Senatit Akademik të Universitetit të Tiranës dhe zëvendëskryetarja e Foruminit Rinor të Partisë Demokratike, Desada Xhetani, ka dalë në një deklaratë publike për lajmin e konfrontimit të disa të rinjve demokratë në protestën e mbajtur sot në Tiranë kundër ndërtimit të resortit luksoz në Zvërnec.

Xhetani thotë se të rinjtë e FRPD-së nuk debatuan me qytetarë të thjeshtë në protestë, por me anëtarë të Lëvizjes Bashkë së Arlind Qorit, pasi, sipas saj, këta të fundit i sulmuan të acaruar nga thirrja: Poshtë komunizmi!
“Të rnjtë e FRPD-së u provokuan nga aktivistët e Arlind Qorrit, të cilët erdhën aty me megafona duke na etiketuar: Këta janë të rinjtë e FRPD-së dhe të largohen nga këtu. Ju them të gjithëve, se kjo është protestë për Shqipërinë. Kjo është protestë për Kombin. Kjo është protestë për Zvërnecin, për Nartën, për gjithë Shqipërinë. Kjo është protestë për Onkologjikun dhe për gjithë shqetësimet që e trazojnë kombin tonë dhe Shqipërinë tonë. E vetmja thirrje që i shqetësoi aktivistët dhe Arlind Qorin ishte thirrja: Poshtë komunizmi”,- deklaron Xhetani.
 
Cpo na shohin syte dhe degjojne veshet, restor me spital dhe shkolla. Restor i ushtris izraelite, per gjenocidin e rradhes ne shqiperi.
Zionistet e forumit do ti mbrojne, bossa e tyre me cdo kusht, dhe me cdo lloj intrige. Kur nuk do te pajtohen me shqiptaret.
Qellimi eshte, o me hire tju a marim shqiperin, o me pahir. Plumbin ne lule te ballit ja japin cdo shqiptari per izraelin.
Respekt per ata patrioter vigjilent, qe u treguan shqiptarve, pabesine zioniste...
 
@Mano

Galit Peleg ·
Ndiqe​


Me rastin e Javës së Kulturës së #Izraelit#Tiranë, është e mrekullueshme të shohësh flamujt tanë
🇮🇱
të ekspozuar përgjatë bulevardit.
Kam besim se patriotët e vërtetë shqiptarë që protestojnë këtë javë do të respektojnë simbolin tonë, ashtu siç ne respektojmë tuajin
🇦🇱
.
 
Cpo na shohin syte dhe degjojne veshet, restor me spital dhe shkolla. Restor i ushtris izraelite, per gjenocidin e rradhes ne shqiperi.
Zionistet e forumit do ti mbrojne, bossa e tyre me cdo kusht, dhe me cdo lloj intrige. Kur nuk do te pajtohen me shqiptaret.
Qellimi eshte, o me hire tju a marim shqiperin, o me pahir. Plumbin ne lule te ballit ja japin cdo shqiptari per izraelin.
Respekt per ata patrioter vigjilent, qe u treguan shqiptarve, pabesine zioniste...
do ti pushtoje Isreali, o burra merrni pushket prej druri lol
 

‘Na provokuan mbështetësit e Arlind Qorit’, zv.kryetarja e FRPD-së sqaron konfrontimin në protestë: U acaruan kur thamë ‘poshtë komunizmi’​


‘Na provokuan mbështetësit e Arlind Qorit’, zv.kryetarja e



Anëtarja e Senatit Akademik të Universitetit të Tiranës dhe zëvendëskryetarja e Foruminit Rinor të Partisë Demokratike, Desada Xhetani, ka dalë në një deklaratë publike për lajmin e konfrontimit të disa të rinjve demokratë në protestën e mbajtur sot në Tiranë kundër ndërtimit të resortit luksoz në Zvërnec.

Xhetani thotë se të rinjtë e FRPD-së nuk debatuan me qytetarë të thjeshtë në protestë, por me anëtarë të Lëvizjes Bashkë së Arlind Qorit, pasi, sipas saj, këta të fundit i sulmuan të acaruar nga thirrja: Poshtë komunizmi!
“Të rnjtë e FRPD-së u provokuan nga aktivistët e Arlind Qorrit, të cilët erdhën aty me megafona duke na etiketuar: Këta janë të rinjtë e FRPD-së dhe të largohen nga këtu. Ju them të gjithëve, se kjo është protestë për Shqipërinë. Kjo është protestë për Kombin. Kjo është protestë për Zvërnecin, për Nartën, për gjithë Shqipërinë. Kjo është protestë për Onkologjikun dhe për gjithë shqetësimet që e trazojnë kombin tonë dhe Shqipërinë tonë. E vetmja thirrje që i shqetësoi aktivistët dhe Arlind Qorin ishte thirrja: Poshtë komunizmi”,- deklaron Xhetani.
d.m.th keta kan dal ne proteste kunder imperialisteve kapitalist, jo te kerkojne doreheqjen e klases politike te te dyja kraheve per 35 vjete e fundit?

Kete po thot kjo? se na bet lemsh na bet,pash zotin.
 

Parti e re nga protesta? Studentja jep lajmin nga sheshi: Do të mobilizohemi të gjithë dhe do të dalim në zgjedhje​


Parti e re nga protesta? Studentja jep lajmin nga sheshi: Do të



Në ditën e nëntë të protestës në bulevardin dëshmorët e Kombit, duket se protestuesit po arrijnë të mobilizojnë qytetarët për t’u konkretizuar në një forcë opozitare të pandikuar nga partitë aktuale politke. Në një lidhje me Off the Record me Andrea Dangllin në A2 CNN, studentja dhe aktivistja Laura Kërtalli, tha se protesta ka njohur rritje të vazhdueshme si në pjesëmarrje ashtu edhe në frymën opozitare.

“E fuqishme dhe e suksesshme. Ka pasur një evoulim nga dita e parë deri më sot duke filluar nga pakënaqësitë kundrejt projektit të Zvërnecit, por arritëm edhe me mesazhet kundrejt kryeministrit për dorëheqje. Gjëja më e rëndësishme që është realizuar nga kjo protestë është që ajo çfarë kryeministri mund të kishte pasur më tepër frikë që ka dalë haptazi propaganda e tij e 80 e kusur mandateve që gjoja ka mazhorancën në Shqipëri. Sepse ne këtu e shikojmë shumë qartë që jemi të mbledhur, që jemi një opozitë faktike, thjesht nuk jemi të organizuar në një forcë të vetme dhe do të thoja që dita ditës ka pasur rritje në numër, por gjithashtu dhe rritje në frymë. Mendoj që është një pikë kyçe që mund të konkretizohet dhe të finalizohet në një mënyrë tjetër. Unë e kam shprehur edhe në një fjalim që mbajta herën e kaluar që si studente, ne po përpiqemi që të mobilizohemi dhe po përpiqemi që të arrijmë të krijojmë një forcë opozitare që nuk është e ndikuar nga partitë politike aktuale, sepse ato vetëm kanë prishur punë”, tha studentja në Off the Record me Andrea Dangllin në A2 CNN.
Sipas saj hapi i parë do të jetë mobilizimi dhe organizimi i studentëve për të ndërtuar një alternativë të re opozitare.
“Kjo forcë politike do ketë disa faza që mund të vazhdojë. Si fillim duhet të mobilizohemi të gjithë studentët për ta diskutuar në një mbledhje, pra për të hedhur mendimet tona se çfarë do të bëjmë. Por duke qenë se unë kam qenë dhe më afër tyre pak a shumë e kam një ide. Është ambicioze si ide, por duke qenë se ne kemi qenë opozita më e madhe deri më sot, mendojmë që kështu mund të krijojmë dhe një forcë shumë të madhe opozitare, pse jo të transmetuar dhe të transformuar edhe në një parti politike, e cila nuk ka asnjë ndikim rrënjë të së shkuarës së komunizmit siç kanë qenë partitë për mendimin tim dhe për mendimin e shumicës së analistëve që e kanë akoma partitë aktuale në Shqipëri", u shpreh studentja në Off the Record me Andrea Dangllin në A2 CNN.
Sipas studentes Kërtalli, objektivi afatgjatë është që kjo lëvizje të marrë pjesë edhe në zgjedhje.
“Të jetë një parti me ideale demokratike, e pandikuar dhe idealisht edhe të dalë në zgjedhje me Edi Ramën. Ne përderisa kemi kërkuar dorëheqjen, në qoftë se nuk realizohet me kaq ditë protesta, faktike është që vendi ka pakënaqësi dhe ne këtë do ta kërkojmë vazhdimisht. Në qoftë se nuk jemi mobilizuar tani, në një moment të dytë ne do të mobilizohemi. Kjo është e sigurt”. (A2 Televizion)
 
Ja po krijohet edhe partia e MR.ZEID
Ka tentuar disa here ne vite po nuk ka care dot, ta provojne edhe njehere.
 
Back
Top