• Përshëndetje Vizitor!

    Nëse j’u shfaqet ky mesazh, do të thotë se ju nuk jeni regjistruar akoma. Edhe pse nuk jeni regjistruar, ju arrini të shihni pjesën më të madhe të seksioneve dhe diskutimeve të forumit, por akoma nuk gëzoni të drejten për të marrë pjesë në to dhe në avantazhet e të qënurit anëtar i këtij komuniteti. J’u lutem:REGJISTROHUNI që të dërgoni postime dhe mesazhe në Forum-Al.

    Regjistrohu !

Çfarë ju ka mësuar jeta? II

Qe duke qene politikisht korrekt me te tjeret rrezikon t'i hysh ne hak parimeve te tua.
 
Ne pune shkojme per te fituar buken e gojes...jo per te krijuar shoqeri
 
Jepu te drejte te tereve ,por be si di vete...
 
Ata qe jane me poshte se ty .. jane ata qe do perpiqen me shume te te ulin..ruaj qetesine dhe jepu te drejte...ti e di me mire se c'vlen
 
- Nuk është shkrimtarë çdokush që e mban lapsin.
- Nuk është autor çdokush që shkruan shumë.
- Nuk është filozof çdokush që shprehë të pa përceptuarën.
- Nuk është dijetarë çdokush që bukur i shpjegon gjërat.

Çdokush i cili aq shpejtë i lëvizë buzët nuk është falënderues ndaj Allahut.

- Nuk është i devotshëm çdonjëri që jeton në mjerim.
- Nuk është kalorës çdokush i cili kalëron.
- Nuk është hoxhë çdokush që mban ahmedinë (shallin).
- Nuk është mashkull çdokush që ka mustaqe.
- Nuk është modest çdokush i cili e mban kokën të ulur, e as që është fatlum çdokush i cili buzëqeshë.

* Sikur mençuria të matet me aftësinë e të folurit, atëherë llomotitësit do të ishin njerëz më të mençur në botë.

* Sikur dituria të matej me mbamendjen e numrit të madhë të pyetjeve, atëherë nxënësi do të ishte më i ditur se mësuesi i tij.

* Sikur autoriteti dhe pozita e lartë në shoqëri të maten përmes dashamirësisë, atëherë njerëzit e këqinjë nuk do të kishin kurrfarë pjese në të.

* Sikur pasuria të matej me dituri, atëherë dijetarët do të ishin njerëzit më të pasur, ndërsa budallenjtë do të ishin njerëzit më të varfër.

* Sikur lavdi i përhershëm të matej me ndihmën ndaj njerëzve, atëherë gjakpirësit, tiranët, shumica e mbretërve dhe e udhëheqësve nuk do të kishin kurrfarë lavdi.


Tregtia e cila nuk do të shkatërrohet

Kush i kërkon dhuratat e Allahut në orët e fundit të natës - dhurata të cilat Ai ia dhuron robërve të mirë të Tij, kush i përkushtohet nënshtrimit ndaj Tij, kush kërkon kënaqësin e Tij duke kërkuar falje nga Ai, besimtari i atillë tregton me Atë i Cili asnjëherë nuk do të shkatërrohet dhe bashkëpunon me atë i Cili asnjëherë nuk e thyen marrëveshjen, do të kursejë tek Ai i Cili asnjëherë nuk falimenton.

Mos të vijë keq për sjelljen tënde të mirë!

Mos të vijë keq për shkak të sjelljes tënde të mirë, madje edhe nëse të ofendojnë njerëzit dhe kanë sjellje jo korrekte ndaj teje, sepse më mirë do të ishte që t'i të kesh sjellje të mirë e ata të sillen në mënyrë të shëmtuar, se sa edhe t'i të posedosh ato sjellje negative, ashtu sikurse ata.

Fjalët urrejtëse të atyre njerëzve

Bëhu i durueshëm ndaj atyre, të cilët flasin fjalë të këqija kundër teje dhe të cilët të urrejnë ty, e pastaj përcilli se ç'flasin ata, atë përmirësojë te ti, e nëse ajo që e flasin ata është gënjeshtër, atëherë assesi mos dysho se Allahu i Lartëmadhëruar do ta nxjerrë të vërtetën në shesh, madje edhe nëse kalon ndonjë periudhë kohore:


- Mos urrejë askënd, sepse urrejtja më shumë të dëmton ty se sa armikun tënd.

- Urrejtja i largon miqtë e tu prej teje, ashtu siç i tubon armiqtë e tu përreth teje.

- Urrejtja i zbulon mangësitë e tua të fshehura.

- Njeriun e shndërron nga një njeri i mençur në të marrë.

- Urrejtja zemrën tënde e bën të errët, fytyrën tënde të mjeruar, ndërsa mëlçinë tënde e ngushton
Mu më ka mësu.. wë një edhe një bëjnë dy dhe pikë, por ndonjëherë bëjnë edhe tre
 
🤣🤣🤣🤣🤣 lot patriot

Po mbrapa kujt mos rri kur ecën rrugës, se nuk i besohet
me kujtove nastadinin qe i hyp gomarit mbrapsht teksa kishte ca njerz mbas tij qe udhetonin drejt njefar vendi🤣
 
  • Haha
Reactions: par
Merru me punet tuja dhe mos nderhy tek jeta dhe gjerat e askujt
 
Mos te kem besim te njerzit.

Nuk ma mesoi jeta, ma mesoi burri 🤣
 
...qe mos te pretendoj qe te tjeret janë si unë. Ka shume njerëz dinak out there.
 
Back
Top