Lucida Sidera
V.I.P
Në pikëpamje të parë duket sikur Edi Rama është hajdut; ne shohim veshjet e shtrejnta, makina luksoze, shtëpinë në Surrel. Ne shikojmë pamjen e jashtme të Edi Ramës, por nuk mund të provojmë dot nëse ai është hajdut, nëse realisht ka vjedhur. Kjo i përket SPAK. Pyetjet që do ngre këtu janë të thjeshta; si do e vërtetojmë se Edi Rama ka vjedhur ? Si do e vërtetojmë që ai ka shkelur ligjin dhe të dënohet në proporcion me krimin e kryer (nëse ka një të tillë) ? Prokuroritë e vendit asnjëherë nuk kanë ngritur akuza ndaj tij, kurse populli po. Ne besojmë se ai është kriminel, por për çdo njeri, për çdo politikan flet vetëm prokuroria dhe gjykata. Pse kryebashkiak dhe minstra dhe ish-ministra janë futur në burg kurse Edi Rama është jashtë ? Kush janë faktet që kemi ne si popull që ai është përfshirë në afera korruptive ? Si mund ta provojmë ne në gjykatë se Edvin Kristaq Rama po e vjedh shtetin ? Përse populli nuk ngre padi për Edi Ramën por vetëm e akuzon si hajdut dhe mashtrues ? Është e vërtetë që ai gënjen, por a nuk është kjo politika ? A nuk përmban politika intriga dhe lojra pushteti ? Edi ka thënë; do futemi në 2027 në BE por unë jam i bindur se ka gënyer, nga ana tjetër, na është thënë nga populli se ai është hajdut. Pse ky popull nuk ndjek rrugën ligjore; prokurorinë ? Përse zgjedh protestën dhe jo gjykatën ? Sepse nuk mundet apo sepse nuk do ?