• Përshëndetje Vizitor!

    Nëse j’u shfaqet ky mesazh, do të thotë se ju nuk jeni regjistruar akoma. Edhe pse nuk jeni regjistruar, ju arrini të shihni pjesën më të madhe të seksioneve dhe diskutimeve të forumit, por akoma nuk gëzoni të drejten për të marrë pjesë në to dhe në avantazhet e të qënurit anëtar i këtij komuniteti. J’u lutem:REGJISTROHUNI që të dërgoni postime dhe mesazhe në Forum-Al.

    Regjistrohu !

“Nuk mund të jesh edhe me UÇK-në edhe me Albinin” – Behrami për votuesit e Kurtit

Llapi

V.I.P
Anëtar
Dec 22, 2011
Postime
27,927
Pikët
113
“Nuk mund të jesh edhe me UÇK-në edhe me Albinin” – Behrami për votuesit e Kurtit
Demokracia
19:45 | 06 Korrik 2026
Artan-Behrami-3.jpg

Share:
Share
Tweet
Deputeti i zgjedhur i PDK-së, Artan Behrami, ka kritikuar një pjesë të votuesve të kryeministrit Albin Kurti, duke thënë se sipas tij nuk është e mundur të mbështeten njëkohësisht qëndrime politike që lidhen me UÇK-në dhe me Kurtin.
Në emisionin “DPT te Fidani”, Behrami u shpreh se, siç tha ai, disa votues “nuk mund të jenë edhe me UÇK-në, edhe me Albin Kurtin, edhe me Ibrahim Rugovën”.
“Çuditem shumë me një pjesë të votuesve të Albin Kurtit, sepse nuk mundesh me qenë edhe me UÇK-në, edhe me Albinin, edhe me Ibrahim Rugovën edhe me Albinin. Nuk e di a po e din? Nuk funksionon bashkë. Dhe kjo është dëshmi e saj. Ju kujtohet mbas luftës se si është përqeshur PDK-ja për afërsinë e saj me Turqinë. Po sot Albin Kurti 24 orë është i lidhur me Turqinë, që është në rregull. Por kjo fotografi çfarë tregon? Ky nuk ka lidhje me shtetin e Greqisë, sepse unë mendoj që do të ishte pozitive sikur kjo foto do të bëhej me ministrin e Punëve të Jashtme të Greqisë. Po ne e kishim siguruar, unë njohim me kryeministrin e Greqisë, me ministrin e financave, me ministrin e bujqësisë me ardhë në Kosovë me investu. Do të thotë ky ka shkuar aty në një forum ideologjik i cili është shumë i dyshimtë”, tha mes tjerash Behrami.
 

Në Llashticë përurohen “Tri Shkronjat e Arta” të UÇK-së, ftohen qytetarët për pjesëmarrje​

NACIONALE
10 orë më parë
11:03
Në fshatin Llashticë të Komunës së Gjilanit, më 29 korrik 2026, në orën 18:00, do të mbahet ceremonia e përurimit të monumentit “Tri Shkronjat e Arta” të UÇK-së.
Projekti është realizuar falë kontributit të donatorëve nga Llashtica, bizneset, kompanitë dhe mërgata, në nderim të luftës çlirimtare dhe vlerave të lirisë.
Në këtë ngjarje janë të ftuar qytetarët, familjet e dëshmorëve dhe martirëve, veteranët e invalidët e luftës, përfaqësues të institucioneve, mediat dhe mysafirë nga të gjitha trojet shqiptare.
Pas ceremonisë do të ketë program artistik dhe koktej për të pranishmit.

1785182019567.png
 
agim-zogaj.jpg


Përndjekja e çlirimtarëve​

27 korrik 2026| 12:01
Shkruan: Prof. Agim R. ZOGAJ

Persekutimi i qëllimshëm i komandantëve të UÇK-së

lg.php
Kaluan plot 27 vjet nga çlirimi i Kosovës, nga lufta heroike e popullit tonë nën udhëheqjen e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës ndërkohë, sikur në Gjykatën Speciale në Hagë, ashtu edhe në Gjykatat e shtetit të Kosovës, vazhdojnë gjykimet e padrejta, të inskenuara, qëllimkeqe ndaj çlirimtarëve, ndaj, ish komandantëve të UÇK-së, ndaj atyre të cilët, janë meritor për shtetndërtimin e Kosovës, për zhvillimin e komunave, ndër të cilat është edhe komuna e Skenderajt! Të gjitha rastet e përndjekjes së shpifur kundër çlirimtarëve, janë shkelje e lirisë dhe e drejtave të njeriut, në rastet konkrete, me aktakuza të fabrikuara nga EULEX-i, i cili, kurrnjëherë nuk u mor me protagonistët e gjenocidit të Serbisë ndaj popullit shqiptar në Kosovë, por, me luftën çlirimtare të popullit tonë, me çlirimtarët! Përkundrazi, EULEX-i, që nga vendosja e tij në Republikën e Kosovës, instaloi politikat e përndjekjes, në stilin e gjykatave serbe, kundër çlirimtarëve tanë, kundër atyre personaliteteve të cilët, ishin në ballë të luftës sonë çlirimtare nga sundimi serb, ishin protagonist, prijës të luftës çlirimtare, luftës kundër pushtuesit, agresorit serb!

Ditë më parë, Gjykata Themelore në Prishtinë, pikërisht me një Aktakuzë të stërvjetëruar, të improvizuar, të llojit të atyre të EULEX-it, sërish, për të satën herë, e trajtoi, rastin e padrejtë, të shpifur ndaj, njërit nga çlirimtarët, Sami Lushtakun! Sami Lushtaku, dje, ish komandant trim i UÇK-së, një ndër bashkëluftëtarët e Kryetrimit, Adem Jashari, sot, një ndër Kryetarët më të respektuar, të suksesshëm të komunave të Kosovës, Skenderajt, në mbrojtjën e tij ndër tjera tha se: “… që 13 vjet persekutohem nga EULEX-i, pa argumente dhe pa fakte… Unë e ndiej veten qe 13 vjet i penalizuar dhe i përndjekur nga Gjykata e EULEXI-t! Asnjë gjykatë vendore, jo vetëm në rastin përkatës, Gjykata Themelore në Prishtinë, nuk mund të ketë justifikim të argumentuar, përse, mbi shpifjet, montimet e EULEX-it, vazhdon ta persekutoj qytetarin e lirë, kryetarin e Komunës së Skenderajt, ish-komandantin e UÇK-së, personin i cili ka kontribut të përditshëm në shtetndërtimin e Republikës së Kosovës, të institucioneve tona demokratike, z. Sami Lushtakun! Vendimi i vetëm dhe i drejtë, juridikisht, i Gjykatës Themelore në Prishtinë duhet të jetë vendimi për shpalljen e pafajësisë e z. Sami Lushtaku! Kjo, aq më parë, sepse, Aktakuza aktuale e Gjykatës Themelore në Prishtinë, siç e tha vetë Sami Lushtaku “… iu ka mveshur Gjykatës themelore në Prishtinë si dëshmi e hekurt nga EULEX-i…!”.

Drejtësia, për çlirimtarët do të triumfojë!

Në rastin përkatës, dhe në cilin do rast tjetër, gjykatat e Republikës së Kosovës nuk duhet të ndikohen nga, cilado Aktakuzë mashtruese apo nga vendime gjyqësore tendencioze, të qëllimshme të EULEX-it, të Serbisë. Duhet të përfundojë ajo histori e padrejtë, që, çlirimtarët, të përndjekjen me dekada, sipas aktakuzave të fabrikuara, pa fakte, pa prova, me montime nga gjykatat e EULEX-it! Fjala është, nga ato vendime gjyqësore të EULEX-it, të cilat asnjëherë nuk kanë pasur bazë juridike, përkundrazi, kishin qëllime politike, kundër UÇK-së, de facto ishin, përpjekje për, ekuilibrim mashtrues midis luftës çlirimtare të popullit të Kosovës dhe luftës pushtuese, gjenocidit të shtetit serb kundër popullit tonë! Ky mashtrim i madh, në të cilin ka hise edhe vet EULEX-i, gjithsesi edhe Serbia, ka ndodhur edhe me rastin e ngritjës së Aktakuzës shpifëse, të Gjykatës Speciale kundër çlirimtarëve tanë. Ndaj, është koha, është çasti i të vërtetës së vetme, lidhur me përndjekjet e çlirimtarëve tanë, shpallja e pafajësisë së tyre, duke u nisur nga Gjykata Themelore në Prishtinë e deri te Gjykata Speciale në Hagë! Sami Lushtaku, me të drejtë, me vetbesim, i argumentuar, në foltoren e Gjykatës Themelore në Prishtinë tha:“Kam kërkuar vetëm drejtësi!”.

Sami Lushtakun, çlirimtarët e syrgjynosur, pa të drejtë, në paraburgim në Hagë, i mbron lufta çlirimtare e popullit, e UÇK-së, i mbron, çlirimi, liria e Kosovës, themelimi i shtetit të pavarur, Republikës së Kosovës! Gjykatat tona, të Republikës së Kosovës, përfundimisht, duhet ta mbyllin kapitullin, kur ngritnin aktakuza, edhe me pamfletet, me inskenime tendencioze, që mbajnë aromë antishqiptare, anti UÇK, me shenjat e EULEX-it, apo edhe të propagandës, të trillimeve që vijnë nga Serbia çentike!

Ndërsa, sa i përket EULEX-it, Gjykatës Speciale në Hagë, BE-së, por edhe Gjykatës Themelore në Prishtinë, ju sugjerojmë të merren me deklaratën e sotme, të presidentit serbomadh, antishqiptarit të Serbisë, Vuçiq, i cili, në ceremoninë e përurimit të gjeneratës më të re të oficerëve të Ushtrisë së Serbisë tha: “Kosova është pjesë e Atdheut tonë, pjesë e Serbisë , sipas Kushtetutës dhe sipas drejtësisë së Zotit!?! Për çdo heshtje, ndaj kërcënimeve fashiste, hegjemoniste të Serbisë, BE-ja merr vetëpërgjegjësi, jo vetëm morale!
 
Back
Top