Mikesha e miqt e mi,
Ju falenderoj edhe njehere per urimet plot sterkla ngazellyese. Nje vit qe u mbyll ne me te bukuren forme. Viti qe me dha nje tjeter emer. Te madh, si dashuria qe nje prind mban e percjell nder breza. Zoti me bekoi me nje nipce si drita, si dielli, si engjell e si zemer. Bebi Drin me ka bere qe shpirti te me gurgulloje. Me ka treguar se une mund te dua ne nje tjeter forme . Edhe me te madhe se ajo e nje nene. Drini me ka treguar se dashuria qenka e pafund. Se jeta dhe vazhdimesia e saj jane padiskutim e vetmja arsye e egzistences. Me bekimin e Zotit , sigurisht, kemi per fat te ndjejme kaq shume dhembshuri, deshire,perkujdesje e madje edhe perulje ndaj nje jete te re.
Nuk kam shkruar per nje kohe te gjate. Jo se sâkam dashur, por sepse jeta ka qene kaq shume intense, e furishme. Kam mesuar gjate kesaj kohe te pranoj ciklin e pa evitueshem. Ndonese mundohemi te zoterojme rinine, ajo shperbehet ne pellembe te mbledhura. Krijon nje tjeter epoke e shperthen midis hapesirave te gishtave e na vesh me pjekuri e fisnikeri. Ne petkun e vyer. Paraqitja sâka me te njejtin efekt ne ate qe percjellim. Na shtyn te bejme rolin e metejshem te cka kemi zoteruar deri me tash. Te mbeshtesim femijen ne nje tjeter status. Ate te te qenurit prind. Pergjegjesi. Pasiguri. Por sâka qarĂ© njeriu pa e bere. Si nje ingranazh i fresket qe kerkon material rreshqites per te lancuar karrieren e gjate. Kthehemi ne shembullin qe prindrit tane na kane falur. Pasqyra trashegimtare. E verteta. Me e persosura qe egziston.
Dhe viti rrumbullakoset. Rrota e jetes perparon e mbledh numra. Mbledh edhe histori. Shume dashuri. Sheron plage e mbyll dalje te panevojshme. Jeta merr kuptim. Jeta ka kuptim kur buron ne drejtimin e duhur. Sic merr kuptim nje problem matematikor qe sapo ke zgjidhur. Clirim por edhe deshire per vazhdim.
Sâpo ju lodh me. Desha thjesht tâu tregoj gezimin tim. Arsyen time te bukur qe sâme ka lene kohe te jem e pranishme si me pare. Ngazellimin tim. Ta ndaj me ju . Per ta bere edhe me te madh.
Zoti qofte me cilindo nga ju!
Me dashuri,
Sorkadhja