• Përshëndetje Vizitor!

    Nëse j’u shfaqet ky mesazh, do të thotë se ju nuk jeni regjistruar akoma. Edhe pse nuk jeni regjistruar, ju arrini të shihni pjesën më të madhe të seksioneve dhe diskutimeve të forumit, por akoma nuk gëzoni të drejten për të marrë pjesë në to dhe në avantazhet e të qënurit anëtar i këtij komuniteti. J’u lutem:REGJISTROHUNI që të dërgoni postime dhe mesazhe në Forum-Al.

    Regjistrohu !

A do ti hiqet imuniteti dhe do të arrestohet Balluku?

A do ti hiqet imuniteti dhe të arrestohet Balluku?


  • Numri i votuesve
    4
  • Poll closed .

“Belinda Balluku në qendër të skandalit 123 mln euro të Bankers”/ Kallëzim i ri në SPAK për ish-zv/kryeministren, Adriana Kalaja: Të hetohet edhe Petrit Malaj​



Ish-zëvendëskryeministrja Belinda Balluku është tashmë në qendër të hetimeve të SPAK edhe për çështjen “Bankers”, pasi kallëzimi i ri penal i depozituar nga avokatja Adriana Kalaja është bashkuar me dosjen bazë që po hetohet nga Prokuroria e Posaçme. Në kallëzimin e saj, Kalaja ka përfshirë gjithashtu ish-ministren e Financave Anila Denaj dhe ministrin aktual të Financave Petrit Malaj. Ajo i akuzon për shpërdorim detyre, ushtrim të ndikimit të paligjshëm, korrupsion pasiv dhe vepra të tjera penale, të cilat, sipas saj, lidhen me mënyrën se si është trajtuar çështja “Bankers”.


Sipas avokates, veprimet dhe mosveprimet e zyrtarëve kanë shkaktuar një dëm prej 123 milionë eurosh për shtetin shqiptar, shumë që ende nuk është arkëtuar.

Kalaja bëri të ditur se oficeri i policisë gjyqësore i ka konfirmuar se kallëzimi i saj është bashkuar me dosjen ekzistuese të SPAK për çështjen “Bankers”, ndërsa kërkoi që hetimet të zhvillohen mbi bazën e provave, ligjit dhe Kushtetutës, pa ndikime politike.

Deklarata e plotë e Adriana Kalasë para SPAK:

Ish-ministren e Financave Anila Denaj dhe ministrin aktual të Financave, Petrit Malaj, jo vetëm që i akuzoj për shpërdorim detyre, por edhe për kryerjen e veprave të ndryshme penale, si ushtrimi i ndikimit të paligjshëm, korrupsioni pasiv, veprime arbitrare, pastrimi i produkteve të veprave penale, përfitimi i interesave të paligjshëm e të tjera. Të gjitha këto, në kuadrin e një grupi të strukturuar kriminal, veprime të cilat lidhen me çështjen Bankers.

Çështje e cila i ka kushtuar shtetit shqiptar një humbje prej 123 milionë eurosh, shumë e cila jo vetëm që nuk është arkëtuar ende, por edhe vonesa në arkëtimin e saj ka sjellë një dëm të konsiderueshëm në buxhetin e shtetit.

Ndërkohë, nga oficeri i policisë gjyqësore m’u konfirmua se kallëzimi im penal, lidhur me këtë çështje, është bashkuar me dosjen bazë të Bankers, për të cilën, në fakt, po kryhen veprimet përkatëse hetimore dhe për të cilat do të vihemi në dijeni në vijim.

Por, nga ana tjetër, unë, ashtu siç e relatova edhe përpara agjentit të BKH-së, theksoj se ka disa kontradikta shumë të forta që lidhen me këtë çështje. Për shembull, kemi një fakt që nuk mund ta shmangin. Në kohën kur Ministria e Financave drejtohej nga ministri Arben Ahmetaj, shkresa ishte urdhëruese dhe brenda kompetencave të ministrit të Financave, ku u kërkohej organeve përgjegjëse të mblidhnin ose të arkëtonin shumën prej 123 milionë eurosh.

Ndryshe nga kjo shkresë e zotit Ahmetaj, shkresat e të kallëzuarave penalisht Belinda Balluku dhe Anila Denaj dilnin jashtë kompetencave të tyre, por, nga ana tjetër, cenonin rëndë edhe kompetencat e Doganave dhe të Drejtorisë së Përgjithshme të Tatimeve. Fillimisht u është thënë se duhej pezulluar kjo gjobë dhe, më pas, kanë filluar e kanë vijuar me ndërhyrje të herëpashershme, siç e thashë në fillim, duke i shkaktuar shtetit shqiptar një dëm të konsiderueshëm, dëm i cili, në fakt, e ka zanafillën kryesore te shitja që i është bërë rafinerisë së Ballshit.

Shitje e cila, në fakt, në shumën prej 21 milionë eurosh, mungon edhe sot e kësaj dite në buxhetin e shtetit. Të gjitha këto transaksione, sipas informacioneve që kam përcjellë në SPAK, lidhen me veprimtarinë e paligjshme të dy ish-ministrave, pra Belinda Ballukut dhe Anila Denajt.

Ndërkohë, për ministrin aktual, problemi që kam ngritur në kallëzimin penal është nëse veprimet e ministrit, duke qenë se janë korrekte në raport me themelin e çështjes, janë kryer në kohën e duhur. Pra, a jemi përpara veprës penale të shpërdorimit të detyrës dhe, nëse po, a i ka shkaktuar vonesa e ministrit Malaj shtetit shqiptar një dëm të mëtejshëm pas çështjes së arbitrazhit, ku vetë Gjykata e Arbitrazhit, në pjesën dërrmuese të çështjes, i ka dhënë të drejtë veprimeve të ndërmarra nga Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve dhe AKBN-ja.

Unë jam besimplotë se kjo çështje, ashtu si edhe çështja e parë, do të hetohet me profesionalizëm. Unë kam vetëm një thirrje: që SPAK-u të hetojë mbi prova, mbi ligj, mbi Kushtetutë dhe jo mbi urdhra politikë.

Ndërkohë, i bëj thirrje edhe prokurorit Dritan Prençi, meqenëse ka në dorë çështjen tjetër të Belinda Ballukut dhe për të cilën, në fakt, që nga 12 marsi nuk kemi asnjë informacion. Nga një logjikë e thjeshtë juridike, në referim të Kodit të Procedurës Penale, i bëj një thirrje publike nëpërmjet televizionit tuaj të nderuar. Këtu e them me keqardhje se, përveç dy televizioneve, po të shikoni, pjesa tjetër, siç duket, nën ushtrimin e ndikimit të paligjshëm dhe të parave të përfituara në mënyrë të paligjshme nga Belinda Balluku, bën që këto media, sepse gazetarët nuk kanë faj, të refuzojnë të transmetojnë deklarime kundër veprimtarisë së Belinda Ballukut.

Kështu që, për prokurorin Dritan Prençi, në interes publik, kam një thirrje: dosja duhej të ishte mbyllur në prill të vitit 2024 dhe, në këndvështrim të ligjit dhe të Kodit të Procedurës Penale, mendoj se ka kaluar afati për mbylljen e dosjes ndaj Belinda Ballukut. Prandaj shtroj pyetjen: a është ky rasti kur SPAK-u po e amniston, nëpërmjet procedurës, të pandehurën Belinda Balluku?

Koha do ta tregojë. Por unë besoj se unë dhe shumë të tjerë, si puna ime, që kemi marrë përsipër ta bëjmë këtë gjë, do t’i shkojmë deri në fund dhe do të referojmë çdo veprim në kundërshtim me ligjin dhe Kushtetutën, qoftë për veprime të ndërmarra nga prokurorë të SPAK-ut apo nga gjyqtarë të GJKKO-
 
Bela do te preferonte t'i hiqeshin rrobat e te dilte cupllak se sa t'i hiqej imuniteti :ROFLMAO:
 
Sërish për Bel(l)a mafian.........

Sipas informacioneve që kam marë në rrugë jozyrtare, por edhe sipas asaj që kuptova ditën që u thirra nga SPAK, për të dhënë deklarime lidhur me kallëzimin tim penal për çështjen Bankers, është se ndaj të pandehurës Balluku jo vetëm po hetohet në disa drejtime, por se po përdoret një tentativë nga ana e SPAK, që këto drejtime, të mos takohen në asnjë pikë me shefin e saj, banditin Kryeministër. Një nga këto drejtime është edhe hetimet që po bëhen lidhur me tenderat dhe jo vetëm, të bërë gjatë kohës që mafiozja Belindë, ka drejtuar shoqërinë “Albcontrol” sh.a (ish ANTA), e konvertuar në entin publik Albcontrol, e njohur si agjensia Nacionale e Trafikut Ajror, por që sipas historikut është shfaqur disa herë e në shumë raste, në lolaps të plotë siç janë rasti i Tërmetit, çështja Becchetti, Covidi apo Air Albania.

Të gjitha këto “çuditërisht”, në kohën që kjo shoqëri, drejtohej nga e pandehura Balluku, apo edhe vila në Palasë, si kundërshpërblim 146 mijë euro për një tendër 1 milion euro dhe, duke e imagjinuar se sa përfitime ka patur kjo mafioze në tenderimet prej 10 miliardë euro.

Po kështu, kemi parë në gjithë ëkto vite sesi punonjës të kësaj shoqërie, u detyruar të shkojnë deri në grevë urie (rasti i kontrollorëve ajrorë), apo rasti sesi në shkelje të Kodit të Punës dhe në shpërdorim të detyrës, për mbi 2.5 vite, punonjësve të kësaj shoqërie, u është paguar gjysma e pagës, me rastin e Covidit (ku 8 orëve në punë, u shtoheshin edhe 2 orë vajtje-ardhje në trafik dhe në fund të muajit mernin gjysëm page), ndërkohë që shoqëria rezultonte me fitim dhe se një pjesë e këtyre, kanalizoheshim për shpenzime luksi apo shlyerje detyrimi ndaj Bechettit.

Meqenëse dje, u mbushën 10 vite nga dita kur u miratua dhe u vu në jetë Reforma e PADrejtësisë dhe se, unë bëj pjesë në ato individë që kam ngritur ndër të parat zërin se produkti do të ishte ky që po paguajnë qytetarët sot:
 Mungesë aksesi në drejtësi;
 Zgjatje afatesh gjykimi në ekstrem;
 Ulje cilësie në vendimmarrje;
 Rritje të kostove të shtetit për çështjet e fituara në GJEDNJ (edhe për ata magjistratë që shkarkoi motra e të
pandehurës Balluku që quhej vetting).

Ajo që sot shohim pas 10 vitesh, përveç se ashtu siç e pohoi dhe mbrojtësi më i madh i kësaj mafioze Altin Dumani, se korrupsioni është rritur disa herë me ngritjen e SPAK, hetimet e fëmijëve të munguar të mafiozes Yuri Kim në gjithë këto vite, treguan se;
 Vettingu me vettingashët e partisë, nga motra e Ballukut e deri te ata që sot kanë kapur sistemin e drejtësisë,
e kthyen atë në një luftë klasash;
 U harxhuan gjysëm miliardë USD, për ta çuar drejtësinë në kolaps total;
 0 para janë parandaluar të grabiten apo të kthehen në Buxhetin e Shtetit pasi u grabitën nga banditët në
pushtet.

Nga ana tjetër, unë nuk ka reshtur të depozitoj në SPAK çdo aferë korruptive dhe kriminale, por sidomos
antishqiptare (të hënën bëhet numri 100), të konsumuar nga këta banditë dhe, kësisoj të jap ndihmesën dhe mbështetjen time për rikthimin e Shtetit Ligjor të së Drejtës, të cilën do vijoj ta bëj, ashtu si në rastin konkret.

Në këtë kuptim, pyetjet ndihmëse dhe të bazuara në prova të cilat shumë shpejt do i përcjell pranë SPAK lidhen me faktin që përveç sa është ushtrimi i ndikimit të paligjshëm të të pancdehurës Balluku në këtë veprimtari antiligjore:
1. Sa fonde ka paguar Albcontrol për çështjen Bechetti, ndërkohë që punonjësve u mbahej paga?
2. A ishin këto pagesa që detyruan qeverinë kriminale të kthente shoqërinë Albcontrol në entin publik
Albcontrol?
3. Sa fonde nga Albcontrol kanë dalë për Aeroportin e Kukësit që sot do bëhet park fotovoltaik?
4. Çfarë përfitoi shoqëria Albcontrol nga këto pagesa për Aeroportin e Kukësit?
5. Sa është shpenzuar për Kullën e Lëvizshme të Aeroportit të Kukësit?
6. Sa është dëmi i shkatuar Albcontrol nga shoqëria Air Albania që përdorte për udhëtime private banditi
Kryeministër?
7. Si është zhvilluar procedura e tenderit “Blerje dhe instalim Radari Mode-S Enhanced”, me vlerë
231,143,196 lekë, pra mbi 2 Milion Euro?
8. Si është zhvilluar procedura e tenderi të pastrimit, me shpenzime që shkonin 20,000 euro në muaj?
9. Si është zhvilluar procedura e tenderit të Sigurimit të Riskut nga të tretët dhe aksidentet ajrore dhe a jemi në kushtet e rrezikimit të ekzistencës së tij?
10. A mund të lihet pa siguruar Albcontrol, dhe se a duhej vënë në dijeni Eurocontrol për rriskun që mund të përfshinte në çdo moment hapësirën ajrore shqiptare?

Referuar provave që disponoj dhe atyre që do i vë në dispozicion të SPAK, pyetja kryesore dhe që i drejtohet ish drejtuesit të SPAK Altin Dumani, ndryshe mbrojtësi më i flaktë i saj është se pse pas kallëzimeve që janë bërë lidhur me shkeljët e cituara në tre pikat e fundit sa më sipër (ka edhe për të tjera),
- Ka vendosur kalimin për kompetencë lëndore dhe tokësore në prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë?

Lidhur sa më sipër, jo vetëm që kontrata e mëparshme përfundoi në datën 08.02.2025, ndërsa e rradhës u lidh në datë 18.07.2025, ku siç evidetohet, për 5 e muaj dhe 10 ditë, Albcontrol sh.a, ka qenë në rrezik ekzistencial dhe potencial, i cili mund të shkaktonte në çdo moment një dëm për sigurinë kombëtare (periudhë e pasigurimit të Albcontrol sh.a, përkon edhe me zgjedhjet e 11 majit 2025), por Shefi i Prokurimeve (megjithëse jurist), ka
shkelur në mënyrë sistematike ligjin, pasi është në konflikt të pastër interesi, pasi bashkeshortja e tij, punon te Albsig sh.a, ku Albsig sh.a, është një nga operatoret e Bashkimit Ekonomik fitues të kësaj procedure.

Gjithashtu, me pikëpyetje të mëdha është shoqëruar edhe financimi i për rikonstrusionin e Spitalit Francez pranë QSUT, ndërkohë që situate financiare pas pagesave periodike ndaj Bechettit ishte e rëndë (pa përmendur një tapet Persian për zyrën e saj me kosto 80 mijë euro).

Deri sa të japë përgjigje, por edhe ligjore mbrojtësi më i zjarrtë i të pandehurës Balluku, shkurtimisht po ju jap disa fakte të reja të cilat duhet të ndihmojnë hetimet e SPAK si:
 Sa janë shpenzuar nga kjo shopqëri për bileta avioni dhe turne jashtë vendit, për udhëtime pune por edhe
për udhëtime “qefi”?
 Sa është përfitimi në aspektin profesional dhe ligjor nga këto udhëtime (që shkojnë në miliona euro)?
 Pse janë blerë në moment të fundit sipas situatës financiare këto bileta?
 A janë udhëtime të programuara më parë e që hidhen në sistem në moment të fundit për t'u fituar nga
operatori i paracaktuar apo janë udhsëtime të vendosura në moment të fundit?
 Sa nga këto fonde që ka përfituar operatori i paracaktuar, a ja ka kthyer një pjesë për udhëtime luksi
drejtuesve aktualë dhe të mëparshëm në Albcontrol?

Ju që me keni mbështetur dhe njohur gjithë këto vite (aq më shumë edhe SPAK), e dini shumë mirë që pyetjet e mia bazohen vetëm në fakte dhe prova........, prandaj në këtë kuadër, mirë është që nga ana e SPAK të hetohen udhëtimet e qefit në Tajlandë e jo vetëm, të paguara nga buxheti i kësaj kompanie, udhëtime në të cilat mernin pjesë jo vetëm miq e familjarë të të pandehurës Balluku, por edhe familjarë të njerëzve me pushtet që punonin padrejtësisht në Albcontrol si:
- Viola Haxhiademi (ish Sekretare e Përgjithsme te e pandëhurës Balluku, sot Drejtuese e KESH);
- Joana Bushi (bashkëshortja e Eno Bushit);
- Anila Malaj (ish shefe prokurimesh te e pandehura Balluku por më gjërë sqarimet më poshtë te PS);
- Irma Dobroniku (mike e afërt me të pandëhurën Balluku, deri vonë në krye të KPP);
- Laureta Omeri (ish Shefe e Kabinetit të pndehurës Balluku, ish nënkryetare e Bashkisë Vorë, ish Drejtoreshë e
Përgjithshme në Albcontrol dhe bashkëshortja e Petrit Drini, ndaj të cilit janë paguar shumë shpenzime për
“fizioterapi’);
- Ogren Balluku (vëllai i të pandehurës Balluku);
- Neda Balluku (bashkëshortja e Ogren Ballukut);
- Sokol Balla (bashkëshorti ndaj të cilit e pandehura Balluku ka paguar shuma të mëdha për “reklama”);
- Dritan Isaku, Drejtori kukull aktualisht (vijon ta drejtojë e pandehura Balluku);
- Ana Shkëmbi (Mbesa e bashkëshortes së Fatmir Xhafës);
- Norbis Qazimi (vëllai nga nëna i Fatmir Xhafës);
-Ledio Ruçi (djali i Gramoz Ruçit);
- Tomi Agaçi (familjar i Ëngjëll Agaԭitt);
- Mirlinda Karçanaj (ish anëtare e Bordit dhe ish drejtuese e AKSHI);
- Sulo Hadëri (ish Dekan i fakultetit Ekonomik i cili u ka dhënë në kundërshtim me ligjin “doktoratura” dhe
dypunësime si pedagogë rilindasve të partisë)
- Redi Fino (djali i Bashkim Finos);
- Florjan Gjiknuri (djalë xhaxhai me Damjan Gjiknuri);
- Adela Hasani (kushërirë e parë e të pandehurës Balluku);
- Uelki Çashku (kushëriri i parë e të pandehurës Balluku);
- Blerta Tusha (gruaja e Kryetarit të Bashkisë Krujë, Artur Bushi);
- Ardit Çollaku (shoku i ngushtë i Olsi ramës);
- Kledi Ushe (djali i shoferit që e bëri kontrollor e pandehura Balluku);
- Alketa Pano (sekretare e të pandehurës Balluku, dhe me lidhje me ish drejtorin Maksim E`themaj ndaj të cilëve kam Referuar kallëzim në SPAK);
- Lorela Reçi (kushërirë e parë e të pandehurës Balluku e cila thonë se megjithëse është larguar, vijon e mer rrogën në Albcontrol);
- Adela Hasani (kushërirë e parë e të pandehurës Balluku);
- Eda Vëngu (bashkëshorte e Piro Vëngut);
- Evis Mamaj (mike e afërt me të pandëhurën Balluku, deri vonë në shefe finance në ministri).

Siç lehtësisht evidentohet, një nga personat që ka ndjekur “këmba këmbës” të pandehurën Balluku, jo prej dëshirës së saj, por si vëzhguese nga bandit Kryeministër, është Viola Haxhiademi (sot si drejtuese e KESH ka hapur etnderin
për 20 milion euro për tigrat e Vlorës, fakte të cilat do përcillen së shpejti në SPAK).

Çudia më e madhe që shoqëron të gjithë këto skandale, është se pjesa dërmuese e këtyre Lajeve e Zeqineve të partisë
të çdo gjinie, kanë qenë pjesë e stafit pranë Bashkisë Tiranë në periudhën që drejtohej nga banditi Kryeministër.

Rastësiht vallë?
Do e shohim në vijim.....

Ndërkohë, sa më sipër, SPAK ka shumë punë për të bërë, që nga hetimet sesi mereshin punonjës të Albcontrol nga Laureta Omeri (me shkelje të rënda me të akuzuarin prej meje Ceno Klosi por që do meremi në bijim), e çoheshin me autobuza e me detyrim në fushatë në Vorë, Ju siguroj se kush prokuror apo gjyqtar do amnistojë këta banditë antishqiprtar, shumë shpejt do i zërë vendin para drejtësisë.

Ju e dini që unë e mbaj fjalën.

Kush e ka rradhën?

Më ndiqni të hënë.
Ora dhe vendi i takimit nuk ka ndryshuar.

Çfarë do të bëjë SPAK, të ghithë rrugët të çojnë te banditi dhe antishqiptari Kryeministër.

PS: Bashkë me celularët e ish Drejtorit të Bel(l)a Mafias në komunikimet me bashkëshorten apo tëv dashurën, SPAK duhet të hetojë edhe celularin e Anila Malaj (ish shefe prokurimesh te e pandehura Balluku), që sipas informacioneve që kam, numrin e telefonit që e kishte rregjistruar në emrin e vet në fakt, E PËRDORTE, E PANDEHURA BELINDË ;)

Nga Adriana Kalaja
 
Back
Top