Guest viewing is limited
  • Përshëndetje Vizitor!

    Nëse j’u shfaqet ky mesazh, do të thotë se ju nuk jeni regjistruar akoma. Edhe pse nuk jeni regjistruar, ju arrini të shihni pjesën më të madhe të seksioneve dhe diskutimeve të forumit, por akoma nuk gëzoni të drejten për të marrë pjesë në to dhe në avantazhet e të qënurit anëtar i këtij komuniteti. J’u lutem:REGJISTROHUNI që të dërgoni postime dhe mesazhe në Forum-Al.

    Regjistrohu !

A eshte lumturia çeshtje ndergjegjesimi?

Cerebral Cortex

▲M..... of the T.....▼ ▌G+▐
Anëtar
Apr 30, 2023
Postime
5,445
Pikët
113
Vendndodhja
Betelgeuse(Alpha Orionis)
Lexojme se bashku nje fraze te Dostojevskit shkeputur nga nje prej kryeveprave te tij, 'Demonet' ku nepermjet personazhit Kirillov na flet mbi lumturine.

Ekziston nje fije e holle peri ndermjet ankthit dhe paqes shpirterore dhe eshte Ndergjegjesimi.
Lumturia nuk eshte gjithmone e lidhur me fitoret dhe arritjet ne jete por eshte nje zgjedhje radikale e çastit e ndergjegjes tone e cila eshte e afte te dalloje 'te miren' ne çdo gje.

Ne lidhje me kete Dostojevskij nepermjet fjaleve te Kirillovit na servir nje reflektim te thelle mbi natyren e lumturise njerezore.

"Gjithçka eshte e mire....gjithçka.
Njeriu vuan sepse nuk e di qe eshte i lumtur.Vetem kjo eshte arsyeja, kjo eshte e verteta, vetem kjo!
Kush e kupton kete gje do ndjehet menjehere i lumtur, menjehere, pikerisht ne çastin qe ndergjegjesohet se eshte keshtu.
Gjithçka eshte mire per ate qe eshte i ndergjegjshem se gjithçka eshte mire.
Nese njerezit do te ndergjegjesoheshin se jane mire do te ndjeheshin mire por deri ne momentin qe nuk e dine kete gje ata ndjehen dhe do ndjehen keq.

Kjo eshte e verteta, kjo, asgje tjeter veç kesaj"

Keto fjale , ne dukje te thjeshta e te rendomta permbledhin mendimin rrenjesor qe prek zemren e dilemes se njerezimit.
Lumturia nuk eshte qellim apo aspirate ku duhet patjeter te arrijme por eshte nje vendim i mendjes dhe ndergjegjesim i asaj qe jemi brenda nesh.

Njeriu nuk vuan sepse i mungon lumturia por sepse nuk eshte i afte ta njohe ate ne perditshmerine e tij.

Kirillovi pohon qe lumturia eshte e bashkengjitur dhe e nderthurur me jeten e njeriut por njeriu nuk e di kete gje.

Ky mendim na rikujton shume tradita filozofike dhe shpirterore, qe nga ato te lindjes (koncepti i iluminimit te budizmi) deri te idealizmi perendimor.

Bindja qe vuajtja vjen nga injoranca dhe jo nga nje mungese reale e nevojave tona eshte nje ide qe ka shoqeruar gjithmone mendimin filozofik njerezor.

Shoqeria e sotme me kerkesen e saj te pareshtur per sukses dhe pasuri eshte deshmi e gjalle e mendimit te Kirillovit.

Ne shpesh e kerkojme lumturine ne te ardhmen tone, duke e identifikuar me arritjen e objektivave dhe sukseseve personale pa e kuptuar qe lumturia ekziston ne perditshmerine tone sepse jemi ne qe zgjedhim si ta perceptojme realitetin.

Kirillovi eshte nje personazh emblematik qe misheron perplasjen mes racionalitetit dhe abisit shpirteror.

Vizioni i tij mbi lumturine duket si nje paradoks ne krahasim me ankthin dhe autolesionismin qe karakterizon "Demonet".
Dostojevskij perdor Kirillovin si nje ze qe del jashte korit, nje njeri qe ka arritur ndergjegjesimin absolut e per kete arsye ndjehet i izoluar dhe i perjashtuar nga nje bote qe nuk pranon thjeshtesine e te vertetes se tij.

Mendimi i tij filozofik ka edhe nje aspekt nihilist-
Nese gjithçka eshte mire atehere asgje tjeter nuk ka rendesi.
Ky qendrim ekstremist e çon ne nje konkluzion tragjik duke e shndrruar ne nje nga personazhet me komplekse te literatures dostojevskane.
Mendimi i tij filozofik bie ndesh me fatin e personazheve te romanit te shkaterruar nga ideologjiz revolucione dhe bindje personale.

Nje nga aspektet me interesante te frazes se tij eshte karakteri i saj paradoksal.
Nese lumturia eshte thjeshte çeshtje ndergjegjesimi atehere perse vetem shume pak njerez ndjehen vertete te lumtur?
Kjo dileme eshte ne qender te shume mendimeve filozofike.
Shopenhaueri psh e interpretonte jeten si dhimbje dhe pakenaqesi nderkohe qe Niçe fliste per rendesine e pranimit te fatit(amor fati) per te kapercyer vuajtjen.

Dostojevskij nepermjet Kirillovit sugjeron qe lumturia eshte çeshtje besimi, kush zgjedh te besoje se gjithçka eshte mire automatikisht do ndjehet i lumtur.
Ky mendim te sjell ndermend stoicizmin qe e fton njeriun te ndryshoje perceptimin e tij mbi realitetin dhe jo te perpiqet ta ndryshoje ate.

Por ky vizion na çon te nje dileme rrenjesore-

A eshte e mundur te bindesh veten qe je i lumtur apo kjo bindje vjen vete spontanisht?

Sot fjalet e Kirillovit jane me aktuale se kurre.Jetojme ne nje epoke ku perpjekja per te qene te lumtur eshte shndrruar ne obsesion, e ushqyer nga media sociale, reklamat dhe deshirat irealiste.

Paradoksi eshte i qarte-
Sa me shume ta kerkojme lumturine jashte vetes sone aq me te paafte jemi ta gjejme ate.

Dostojevskij na fton te ndryshojme perspektive-E nese jemi vertete te lumtur por nuk e dime as vete?
Kjo nuk do te thote te mohosh veshtiresite e jetes por te kuptosh qe shume shpesh vuajtjet tona vijne si pasoje e perceptimit te gabuar te realitetit.

Te pranosh realitetin pa pasur pritshmeri utopike mund te jete çelsi per nje lumturi te vertete dhe reale.
Fraza e Kirillovit eshte nje ftese per te reflektuar mbi menyren se si e konceptojme lumturine.

Dostojevskij nuk na jep nje zgjidhje definitive por ma detyron te perballemi me nje ide interesante-
Nese lumturia eshte ndergjegjesim atehere jemi ne vete pergjegjesit e gjendjes tone shpirterore.
Ky mendim mund te jete çlirues por njekohesisht edhe shqetesues sepse arrin ne perfundimin qe ankthi dhe mungesa e lumturise eshte zgjedhje dhe vendim yni.
Çfare nese vertete do mjaftonte vetem nje moment ndergjegjesimi per te qene te lumtur?

Si mendoni?
A ka Kirillovi te drejte?
Argumentoni mendimin tuaj
 
Jeta eshte vetem nje dite

kemi lindur nje dite

Jetojme ne diten e vetme qe ekziston

Dhe do vdesim nje dite

Dhe gjithshka do ndodhe nje dite

Ne diten e sotme ndodhet jeta jone

Dita e djeshme nuk ekziston me, shume vone

Dhe dita e neserme, nuk ekziston akoma, shume shpejt

Gjitshka qe kemi eshte sot

Sot eshte gjjthshka qe ekziston

Nuk eshte vec nje pjese e jetes, sot eshte gjithshka qe ekziston

Gjithshka

Prandaj , duhet te jemi mire sot,

Jo me vone ,

Nuk mund te themi qe duam nje jete te lumtur,

Eshte nje iluzion

Por te pakten te jemi te lumtur sot,

Si sot jemi te lumtur athere kemi nje jete te lumtur

Jeta eshte vec sot , vec tani, vec e tashmja,,
prandaj cdo dite jetoje si te jete e fundit
 
Te gjithe jemi ne kerkim te lumturise dhe kur e kemi, s’mjaftohemi. Pyesim veten,”A eshte kjo lumturia apo dicka me shume?” E keshtu vazhdojme kerkojme.
 
Nuk jam shume e qete te artikuloj mendimin por kam pershtypjen qe nuk eshte lumturia çeshtje ndergjegjesimi. Eshte qetesia, paqja, ekuilibri. Vetem keto mund te gjej njeriu duke arritur vetedijen se cdo gje ndodhet brenda tij.
Lumturia eshte dicka tjeter. Eshte vibrim i shpirtit e nuk ka asgje te vetedijshme ne te.
 
Si mendoni?
A ka Kirillovi te drejte?
Argumentoni mendimin tuaj

Medoj se Kirillovi i afrohet më shumë Kantit, i cili nuk na rekomandon të bëjmë përpjekje për lumturinë. Sipas Kantit, është qesharake të duash të jesh i lumtur sepse lumturia do të thotë plotësimi i të gjitha nevojave. Dhe njeriu nuk ka një nevojë të përgjithshme për plotësimin e të gjitha nevojave. Prandaj, lumturia është çnjerëzore.
Njeriu nuk mund të jetë i kënaqur sepse njeriu është krijuar në atë mënyrë që të zhvillohet përmes dhimbjes. Dhimbja është impulsi që e çon njeriun përpara. Dhe njeriu duhet të ecë përpara.
Tani unë si Kantiane e flaktë e kuptoj në thelb qëndrimin e tij mbi lumturinë si fenomen, por mungon një përcaktim më i detajuar mbi ‘dhimbjen’ si motivim. Por pasi që është një pjesë e vogël e antropologjisë së Kantit në perspektivë pragmatike, do e lë me kaq.
 
Guximi moral si motivin nepermjet dhimbjes? BERTHAMORE ne se eshte e domosdoshme?
...
"Sfida është t'i rezistosh rrethanave. Çdo idiot mund të jetë i lumtur në një vend të lumtur. Por kërkohet guxim moral për të qenë i lumtur në një ferr."
— Joyce Carol Oates
 
Lumturia eshte ceshtje shpirti,arsyetimi, menyre.
p.s dikend e ben te lumtur dhe nje lule, nje fjale e mire, nje vleresim i sinqerte, e dikend nuk e ben te lumtur asgje ne bote, sepse ashtu ka shpirtin dhe ashtu i sheh gjerat besoj une.
 
Cfar e bente te lumtur Skenderbeun?
Vleresim i sinqert? Jemi kaq te ditur dhe pa ego? Gati per cdo vleresim te sinqert?
 
Medoj se Kirillovi i afrohet më shumë Kantit, i cili nuk na rekomandon të bëjmë përpjekje për lumturinë. Sipas Kantit, është qesharake të duash të jesh i lumtur sepse lumturia do të thotë plotësimi i të gjitha nevojave. Dhe njeriu nuk ka një nevojë të përgjithshme për plotësimin e të gjitha nevojave. Prandaj, lumturia është çnjerëzore.
Njeriu nuk mund të jetë i kënaqur sepse njeriu është krijuar në atë mënyrë që të zhvillohet përmes dhimbjes. Dhimbja është impulsi që e çon njeriun përpara. Dhe njeriu duhet të ecë përpara.
Tani unë si Kantiane e flaktë e kuptoj në thelb qëndrimin e tij mbi lumturinë si fenomen, por mungon një përcaktim më i detajuar mbi ‘dhimbjen’ si motivim. Por pasi që është një pjesë e vogël e antropologjisë së Kantit në perspektivë pragmatike, do e lë me kaq.
Kant thoshte se lumturia nuk është një ideal i arsyes por një imagjinatë. Që do të thotë se lumturia është një projeksion personal dhe aspak një koncept racional.
Unë do shtyesha me tej. Lumturia është një iluzion i të shkuarës. Në çfarë kuptimi? Vetëm kënaqësia dhe komoditeti ekziston sipas meje. Lumturia ndoshta është thjesht nostalgji. Në momentin që e përjeton lumturinë ty nuk të duket qe je i lumtur, por vetëm i kenaqur. Vetëm me kalimin e kohes të krijohet iluzioni i lumturisë së një ngjarje të shkuar.
As nuk di ta ndash, ishte lumturi apo nostalgji.
 
Kjo gje qe thua ti eshte meditim, por lumturia eshte e castit, e jeton dhe aq,besoj une!
 
Kant thoshte se lumturia nuk është një ideal i arsyes por një imagjinatë. Që do të thotë se lumturia është një projeksion personal dhe aspak një koncept racional.
Unë do shtyesha me tej. Lumturia është një iluzion i të shkuarës. Në çfarë kuptimi? Vetëm kënaqësia dhe komoditeti ekziston sipas meje. Lumturia ndoshta është thjesht nostalgji. Në momentin që e përjeton lumturinë ty nuk të duket qe je i lumtur, por vetëm i kenaqur. Vetëm me kalimin e kohes të krijohet iluzioni i lumturisë së një ngjarje të shkuar.
As nuk di ta ndash, ishte lumturi apo nostalgji.
Ka perkufizim preciz, konkret per lumturin?
 
Back
Top