• Përshëndetje Vizitor!

    Nëse j’u shfaqet ky mesazh, do të thotë se ju nuk jeni regjistruar akoma. Edhe pse nuk jeni regjistruar, ju arrini të shihni pjesën më të madhe të seksioneve dhe diskutimeve të forumit, por akoma nuk gëzoni të drejten për të marrë pjesë në to dhe në avantazhet e të qënurit anëtar i këtij komuniteti. J’u lutem:REGJISTROHUNI që të dërgoni postime dhe mesazhe në Forum-Al.

    Regjistrohu !

A humbet puthja gjate marteses?

L0verman

V.I.P
Anëtar
Nov 29, 2019
Postime
16,993
Pikët
113
il_fullxfull.5820285718_c5lj.jpg

A humbet puthja gjate marteses?
Sepse per seksin e dime: pas kaq vitesh martese eshte zbehur aq shume, sa thuhet se jeton ne vrime te miut dhe del vetem per festa zyrtare, pervjetore ose kur femijet flene jashte.

Sipas nje studimi krejtesisht ne Shqiperi, 8 ne 10 çifte e kujtojne puthjen vetem kur shohin ndonje serial turk. Dy te tjeret nuk u pergjigjen pyetjeve, sepse kishin vite qe flinin me shpinen nga njeri-tjetri.

Ne fillim te lidhjes, gruaja e puth burrin sikur ai eshte mashkulli i fundit qe i ka mbetur planetit. E kap nga qafa, i mbyll syte dhe harron boten. Pas marteses, e puth ne balle si femijen para shkolles dhe i thote: “Mos harro te paguash dritat.”

Dikur puthja zgjaste aq shume sa humbnin sensin e kohes. Sot zgjat me pak se kontrolli i frigoriferit. Dikur ajo thoshte: “Eja ketu.” Sot thote: “Mos u afro se kam vene krem.” Dikur priste te mbeteshin vetem. Sot thote: “Prit sa te fleje femija”, edhe pse femija tashme ka patentë, pune dhe problemet e veta ne çift.

Sipas studimit, grate nuk e humbin aftesine per te puthur. Thjesht, pas marteses, e kalojne ne arkiv bashke me te brendshmet e bukura, mesazhet romantike dhe durimin. Puthja ishte pjese e fushates elektorale. Pasi fitohet mandati, premtimet shtyhen per legjislaturen tjeter.

Por edhe burrat nuk jane viktima te pafajshme. Kerkojne puthjen e fillimit, por kane harruar te jene burri i fillimit. Dikur vinin me parfum, floke te rregulluar dhe barkun brenda. Sot hyjne ne shtepi me shapka, kanatjere, telefonin ne dore dhe pyesin me erotizem te papermbajtshem:

“Ca kemi per te ngrene?”

Pastaj habiten pse gruaja nuk ndizet.

Nuk mund te kerkosh puthje si ne kinema, kur ke hyre ne sallon si teknik lavatriçesh dhe je shtrire ne divan me telekomanden mbi bark.

Megjithate, edhe grate kane pjesen e tyre te krimit. Pas marteses, burri nuk shihet me si mashkull, por si shofer, bankomat, hidraulik, roje nate dhe personi qe nxjerr plehrat. Eshte e veshtire ta puthesh me pasion nje burre, pasi sapo i ke thene
“Mos harro buken, faturat, vajin e makines dhe detergjentin.”

Keshtu puthja nuk vdes menjehere. Nuk ka funeral, as kurora me lule. Vdes ngadale, mes telefonit, lavatriçes dhe nje “jam e lodhur”. Fillimisht mungon nje nate, pastaj nje jave, pastaj askush nuk mban mend se kur ka ndodhur per here te fundit.

Martesa vazhdon normalisht, si administrate shteterore: ka detyrime, ka dokumente, ka ankesa, por sporteli i pasionit eshte mbyllur per rikonstruksion……

Dhe megjithate, puthja eshte termometri i çiftit. Kur ka puthje, ka ende afersi. Kur ka vetem nje “naten e mire” nga ana tjeter e krevatit, dashuria mund te jete gjalle, por mbahet me aparatura.

Prandaj, zonja te dashura, putheni burrin here pas here edhe pa i kerkuar para, favor ose pazarin. Qe te mos i duket vetja sikur jeton me drejtoreshen e tatimeve

Dhe burra te dashur, para se te ankoheni se gruaja nuk ju puth me si dikur, shikoni veten ne pasqyre dhe pyesni:
“Jam ende burri qe ajo donte te puthte, apo jam kthyer ne nje pajisje shtepiake qe ben zhurme dhe kerkon darke?”

Pyetja per popullin:

Kush e vrau puthjen ne martese: gruaja qe pushoi se puthuri, burri qe pushoi se joshuri, apo rutina qe i adoptoi te dy dhe i rriti si vella e moter?
 
Jo more zoteri , absolutisht jo.

Perkundrazi , puthja gjate marteses behet me gjakatare..🦊
 
Love mos u marto vella…po edhe pa martuar kur ikin vitet nuk vdes kush pas teje per te te puthur dhe perkedhelur 😂😂😂😂😂
 
C’do date 10 me vin mua niki 😅
Ateher jyn rroga ktu 😂

Cigarja suhet eleminuar xha tani ..
Ja shif thomain qe leket e cigares i harxhon te ato lokalet e nates 😅
As me pak as me shume se njerezit e tjere
Ate fat do kemi dhe ne, mos u tremb 😎
 
Humbet kur njeri apo te dy partneret e shikon partneren-in thjesht si pjesetar familje. Asgje nuk humbet rastesisht. Shpesh degjon te behet burri apo gruaja si moter e vella. Po ndodh kur cifti s’ben asnje perpjekje te shprehi dashurine ndaj njeti-tjetrit apo te kalojne kohe bashke pervec krevatit qe dhe ajo te kthehet si nevoje biologjike, jo pasionante. Pastaj ka dhe raste me te renda kur s’ka respekt, ka perbuzje, neglizhence, ka dhune, etj. Ne keto raste s’duhet te jene me bashke. Puthjen harroje.
 
Shumica prej tyre as nuk flen bashk noten leje mo te puthen me njeri-tjetrin 🤷🏻‍♀️

Ska asnje justifikim per kete pervecse ka mbaru dashuria e ka vdek ndjesia .
 
Martesa eshte gjosende e modhe sa deti, nuk i dihet se çfare gjen e çfare humbe aty. Per nje puthje me pak e me shume, nuk e numeron njeriu.
 
Back
Top