Guest viewing is limited
  • Përshëndetje Vizitor!

    Nëse j’u shfaqet ky mesazh, do të thotë se ju nuk jeni regjistruar akoma. Edhe pse nuk jeni regjistruar, ju arrini të shihni pjesën më të madhe të seksioneve dhe diskutimeve të forumit, por akoma nuk gëzoni të drejten për të marrë pjesë në to dhe në avantazhet e të qënurit anëtar i këtij komuniteti. J’u lutem:REGJISTROHUNI që të dërgoni postime dhe mesazhe në Forum-Al.

    Regjistrohu !

A ja vlen te japesh nje pjese te vetes njeriut qe do?

Meshkujt kot bejne sikur do falnin pa kerkuar asgje ne kembim. Mjafton te shikosh si terbohen kur i lene femrat qe marrin se presin besnikeri te perjetshme pastaj vetem pse i hoqen nga “varferia” . Edhe pse femra mund ta leri per arsye dhune, keqtrajtimi, etj qe s’kane lidhje me materializmin.
 
Mire eshte qe nese zgjedh t’ja shpetosh jeten, beje pa kushte. Po nese kjo ngjarja eshte e vertet, eshte e pafalshme menyra si e ka bere bllok nga jeta e tij kur fare mire mund te ndahej me mirekuptim, te pakten nga ana e vet. Vetem nese ajo e ka kercenuar dhe ai eshte ndjere i detyruar ta shkepusi komplet nga jeta e tij.
Po ne keto detaje nuk i dime.
Dijme vetem qe nje vajze e lenduar ka dhene versionin e saj.
 
Shume dakort! Tema me siper nuk tregon asgje per vajzen! Dhe patjeter qe nese dikush te don e ben dhe nuk pendohet! Mua me ben te dua me shume kafshet sesa njerezit me tilla histori
Mendja dhe shpirti i njeriut jane shume komplekse, prandaj eshte me e lehte te duash kafshet dhe thjeshtesine e tyre.
 
Po ne keto detaje nuk i dime.
Dijme vetem qe nje vajze e lenduar ka dhene versionin e saj.
E vertet por duhet te pranojme qe ai/-ajo qe ankohet , qahet jo gjithmone eshte viktima. Kam parasysh ato rastet e Me zener te hapur, vete mashkulli ankohet se i ka ik gruaja e del qe ai eshte dhunues, cope-cope per vete si mashkull dhe si prind.
 
Meshkujt kot bejne sikur do falnin pa kerkuar asgje ne kembim. Mjafton te shikosh si terbohen kur i lene femrat qe marrin se presin besnikeri te perjetshme pastaj vetem pse i hoqen nga “varferia” . Edhe pse femra mund ta leri per arsye dhune, keqtrajtimi, etj qe s’kane lidhje me materializmin.
Po por ti sot ke sjelle shembullin e nje vajze qe eshte terbuar dhe viktimizuar sa ka bere publike nje histori qe, ne dhimbjen e saj, duhet te mbetej intime.
Pra po flet kunder meshkujve duke sjelle shembull nje femer.
 
Sipas meje dhembshuria dhe deshira per te ndihmuar dike qe vuan eshte nje nga format me te larta te dashurise, sepse shprehet me vepra dhe jo vetem me ndjenja.
Kur tregojme meshire, nepermjet dhurimit te nje organi, ne rastin konkret te veshkes, vendosim mireqenien e tjetrit perpara interesit tone. Lidhjet dashurore ne 50% te rasteve nuk finalizohen, gjasat jane qe ne mos ai, ajo do e lere. Por kjo s’ka lidhje fare me veshken.
Nqs historia eshte e vertete atehere ajo vajza patjeter qe i eshte mirenjohese atij per jete. Dashurite vijne e ikin. Zemra sherohet lehte.
 
E vertet por duhet te pranojme qe ai/-ajo qe ankohet , qahet jo gjithmone eshte viktima. Kam parasysh ato rastet e Me zener te hapur, vete mashkulli ankohet se i ka ik gruaja e del qe ai eshte dhunues, cope-cope per vete si mashkull dhe si prind.
Kete po them, qe nuk e dime kush eshte viktima ketu.
Une kam vetem nje parim- beje nje te mire dhe harroje.
 
Po por ti sot ke sjelle shembullin e nje vajze qe eshte terbuar dhe viktimizuar sa ka bere publike nje histori qe, ne dhimbjen e saj, duhet te mbetej intime.
Pra po flet kunder meshkujve duke sjelle shembull nje femer.
Nuk fola kunder meshkujvr, thjesht desha te theksoja qe jo gjithmone ai/-ajo qe ankohet ka te drejte. Thashe meshkujt se te zemer te hapur te pakten ata ishin qe vinin me shume dhe dilte qe ata ishin arsyeja e largimit te femres. Pra mund te jete dhe kjo femra arsyeja qe ai u largua.
 
E rendesishme eshte qe ai ka shpetuar nje jete duke rrezikuar te tijen. Te tjerat jane llogje Kavaje.
 
Gjerat teke i kom per vete, tek ato cift si veshkat ps.larg qofte , a ni cope melci a , i cope jo ma shume, do me genjehej mendja se gjynof😂😂😂
 
Organet veshtire jepen, do preferoj ti ruaja per femijet e mi ne rast se do ken nevoj!!!

Shes veshken 360.000€
Per me shume me kontaktoni.
 
Nje çik si rast ekstrem ky shembulli. Neqoftese ky nuk e donte kte dhe do ishte ndopak njerëzor, nuk do e pranonte ktë lloj ndihmë.
 
Back
Top