• Përshëndetje Vizitor!

    Nëse j’u shfaqet ky mesazh, do të thotë se ju nuk jeni regjistruar akoma. Edhe pse nuk jeni regjistruar, ju arrini të shihni pjesën më të madhe të seksioneve dhe diskutimeve të forumit, por akoma nuk gëzoni të drejten për të marrë pjesë në to dhe në avantazhet e të qënurit anëtar i këtij komuniteti. J’u lutem:REGJISTROHUNI që të dërgoni postime dhe mesazhe në Forum-Al.

    Regjistrohu !

A mund të falësh nëqoftëse s'mund të harrosh?

Po ja dhe e fale ça do ndryshoj! Problemi eshte qe falja te jete e ndergjegjshme dhe gabimi te mos perseritet me.. e veshtire me duket mua se njerzit nuk ndryshojne ne pergjithesi .
 
Njeriu nuk fal asnjehere tjetrin.
Meson te fale veten per heret qe ka lejuar te tjeret ta lendojne. E nuk harron jo sepse nuk do, por sepse i eshte aktivizuar nje mekanizem mbrojtes, qe eventualisht do e ndihmoje te mbijetoje.
 
Varet.
Njerzit e afert duhen fal.
Te tjeret se kane nevoje as faljen as harresen tende.
Keshtu qe disa dyer hapen,disa mbyllen ne jete.
I shoshit koha dhe jeta vazhdon.
Besoj qe ne jete jane domozdoshmeri kufinjet dhe shkeputja aty ku lidhja infektohet.
E ciles do natyre qofte njohja.
 
Koha te ben te harrosh, dhe rrjedhimisht bie ne paqe me veten. Falja ndodh pasi ke arritur paqen, por varet dhe per cfare lendimi behet fjale.
 
Nuk ka pike rendesie falja, ka rendesi te besh gjene e duhur e te jesh ne paqe dhe harmoni me veten tende. Gjithcka fillon e mbaron te vetja jone, por shumica kte gje nuk e kuptojne kurre.
 
Mendoj se po,
jeta te perball me shume veshtiresi e ne varesi te personit/situates e vendit qe ze ai/ajo ne zemren tende,per hir te se shkuares apo edhe te ardhmes fal: ndoshta nuk do harrosh kurre por ja qe te tille jemi gatuar.
E thjeshte te prishesh gjithecka ama duhet pyetur nese ja vlen tè mbahet ajo nyje e lidhur, e nese po,atehere sduhet kthyer koka pas.
 
Back
Top